top of page
Writer's pictureShirley Cloyes DioGuardi

ALB - U.S. House International Relations Committee Hearing On The Future Of Kosova - SC Testimony

Updated: Aug 7, 2018

Raport i 21 Majit, 2003


Mbi/titulli:

LQSHA: Raport i 21 Majit, 2003 në seancën dëgjimore në Komitetin për Marrëdhënie

Ndërkombëtare të Dhomës së Përfaqësuesve


Titulli:

E ARDHMJA E KOSOVËS: UNCONDITIONAL INDEPENDENCE OF KOSOVA NOW ? PAVARËSI

PA KUSHTE E KOSOVËS TANI


Nën/titull:

KONGRESMENI TOM LANTOSH: Kosova e meriton pavarësinë për të njëjtat arsye

që e kanë fituar pjesët e tjera autonome të ish Republikës Jugosllave. Siguria,

demokracia dhe drejtësia e pastër e kërkon këtë gjë?.Ne duhet që t?i japim

Kosovës pavarësinë e saj, dhe ne duhet që t?ja japim tani.?


KONGRESMENI REPUBLIKAN DANA ROHRABACHER: ?E sa tetë pikësha të tillë kanë

plotësuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës përpara se ato të fitonin pavarësinë

e tyre? Nëse Shteteve të Bashkuara të Amerikës do t?u duheshin që të plotësonin

tetëpikësha të tillë, edhe sot e kësaj dite ato nuk kishin për ta fituar

pavarësinë prej Kurorës Britanike.?


Nga Shirli Kllois DioGuardi


Më 21 Maj seanca dëgjimore ?E Ardhmja e Kosovës? në Komitetin për Marrëdhënie

Ndërkombëtare të Kongresit u thirr prej Kongresmenit Henri Hajd (Henry Hyde),

që është Kryetar i Komitetit për Marrëdhëniet Ndërkombëtare të Kongresit,

dhe Kongresmenit Tom Lantosh (Tom Lantos), pjesëtar i këtij Komiteti, me

kërkesën e Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane, që udhëhiqet prej ish Kongresmenit

Xhoe DioGuardi (Joe DioGuardi) dhe Këshilltarja për Çështjet Ballkanike e

LQSHA Shirli Kllois DioGuardi (Shirley Cloyes DioGuardi). Kjo seancë dëgjimore

ishte rezultat i më tepër se një viti pune e Lidhjes Qytetare, e cila filloi

përmes paraqitjes të Rezolutës 28 të Kongresit (House Resolution 28), që

i kërkonte qeverisë së SHBA që të deklaronte qysh tani mbështetjen e saj

për pavarësinë pa kushte të pavarësisë së Kosovës. Kongresmeni Ben Gillman

(Ben Gilman), tani në pension dhe Tom Lantoshi e paraqitën këtë Rezolutë

nga fundi i Kongresit që shkoi. Kongresmenët Lantosh dhe Hajd e riparaqitën

këtë rezolutë në hapjen e re të Kongresit të 108-të më 27 Janar 2003. Në

hapjen e seancës dëgjimore Kryetari Hajd verbalisht e njohu rolin që ka luajtur

Xhoe DioGuardi për Rezolutën e 28 të Kongresit. (H.Res. 28).

Seanca dëgjimore e 21 Majit, që u mbajt me një audiencë të plotë, ishte një

ngjarje shumë e rëndësishme në historinë e çështjes së Kosovës për pavarësinë

dhe lirinë e Shqiptarëve. Kongresmenët Hajd dhe Lantosh, që përfaqësojnë

respektivisht krahun Republikan dhe Demokrat, të politikës së jashtme të

Shteteve të Bashkuara në Dhomën e Përfaqësuesve, edhe një herë demonstruan

angazhimin e tyre përballë realitetit të ri në Kosovë. Ata treguan vullnetin

e tyre të mirë përballë kërkesës së Stejt Departamentit të politikës së ?standarteve

përpara statusit?, e cila u paraqit në këtë seancë dëgjimore nga Zëvendës

Asistentja e Sekretarit të Shtetit për Europën dhe Çështjeve të Euroazisë

Janet Bogue, e cila u mbështet nga Drejtori i Institutit Amerikan të Iniciativave

të Paqes në Ballkan Daniel Sërver (Daniel Serwer).


Që të dy Kongresmenët Lantosh dhe Hajd e mbështetën me forcë nevojën për

të deklaruar tani dhe pa kushte pavarësinë e Kosovës dhe e bënë të qartë

mospëlqimin e tyre me politikën e Stejt Departamentit. Kongresmeni Lantosh

e nisi fjalën e tij të hapjes me fjalët se ?një zgjidhje e pastër afat-gjatë

politike dhe stabiliteti ekonomik në Kosovë dhe Ballkan është më e nevojshme

se asistenca e rindërtimit. Kjo gjithashtu kërkon zgjidhjen e statusit final,

që do të thotë pavarësi për Kosovarët.? Pasi përshkroi shtypjen e Shqiptarëve

të Kosovës prej duarve të Serbisë së Sllobodan Milosheviçit, varfërinë e

tashme që zotëron në Kosovë dhe politikat margjinalizuese nën protektoratin

e UNMIK-ut, ai kërkoi që, ?Ata që argumentojnë se duhet që të vendosim ?standartet

përpara statusit? janë duke ushtruar një standart të dyfishtë në Kosovë.

Kosova e meriton pavarësinë për të njëjtat arsye që e kanë fituar pjesët

e tjera autonome të ish Republikës Jugosllave. Siguria, demokracia dhe drejtësia

e pastër e kërkon këtë gjë?.Ne duhet që t?i japim Kosovës pavarësinë e saj,

dhe ne duhet që t?ja japim tani.?


Duke i bërë një kundërshtim kuptimplotë dhe të thellë politikës së administratës,

Kongresmeni Lantosh ilustroi se çfarë ai kupton me ushtrimin e ?standarteve

të dyfishta? për Kosovën, kur ai i kërkoi Zëvendës Asistentes së Sekretarit

të Shtetit Bogue që t?i tregonte atij se çfarë kanë të përbashkët dymbëdhjetë

shtete si Andora, Dominika, Kiribati, Lihtenshtejni, Ishujt Marshall, Monako,

Nauru, Palau, Saint Kitts dhe Nevis, San Marino, Sejshell dhe Tuvalu. Kur

ajo nuk i dha përgjigje, Kongresmeni Lantosh e dha vetë atë duke thënë se:

Që të dymbëshjetë shtetet e lartpërmendura janë të pavarura, janë të njohura

nga qeveria e SHBA, paçka se popullsia e tyre nuk është më e madhe se 100000

(njëqind mijë) banorë, ndërsa Kosova që ka një popullsi prej 2 milionë banorësh

i mungon sovraniteti, por është e gatëshme sikur vendet e përmendura më lart

që t?i njihet pavarësia.


Pastaj Kongresmeni Lantosh e pyeti Zëvendës Asistenten e Sekretarit të Shtetit

Bogue nëse Timori Lindor ka pas pasur një ekip më të mirë se Kosova për të

funksionuar si një shtet i pavarur. Kur Zonja Bogue u vonua që t?i përgjigjet

analizave të thella të tij si dhe të pranishmëve të tjerë, Kongresmeni Lantosh

replikoi se, ?Kosova nuk ekziston në vakuum. Unë me forcë e kam mbështetur

pavarësinë e Timorit Lindor, këtij vendi shumë të vogël për nga popullsia

dhe shumë të varfër, të pakrahasueshëm me popullsinë e Kosovës, prandaj edhe

Kosovën duhet që ta shohim si një vend të pavarur. Shtetet e Bashkuara të

Amerikës kanë një ambasador dhe një ambasadë në Timorin Lindor. Në të njëjtën

kohë, ne ?kemi vendosur një kriter të paarsyeshëm për Kosovën?.


Janet Bogue argumentoi se ? ka një sërë rrethanash unike për Kosovën,? ku

përfshihet edhe ratifikimi i Rezolutës 1244 të Kombeve të Bashkuara e vitit

1999, e cila kushtëzon ?një proces për të vendosur për statusin final të

Kosovës.? Bogue vazhdoi më tutje duke thënë se qeveria e Shteteve të Bashkuara

të Amerikës e mbështet administratorin e UNMIK-ut Mihail Shtajnerin dhe

?tetë pikat bazë? që ai i ka vënë si kusht për ?të ndihmuar zgjidhjen e problemeve

të Kosovës.? ?Ky tetë pikësh do t?i japë Kosovës statusin e saj përfundimtar

?si një faktor stabiliteti dhe jo destabiliteti,? tha ajo.


Kur Kongresmeni Lantosh pyeti ?për afatet e kohës që do të plotësoheshin

këto tetë pika?, Zëvendës Asistentja e Sekretarit të Shtetit Bogue tha se

ajo nuk mund të bëjë ndonjë përcaktim. Kongresmeni Dana Rohrabacher, një

Republikan që përfaqëson Kaliforninë Jugore, ka dhënë një nga mendimet më

të vlefshme dhe më të paharrueshme të kësaj seance dëgjimore, kur ai e pyeti

Zëvendës Asistenten e Sekretarit të Shtetit Bogue, ?E sa tetë pikësha të

tillë kanë plotësuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës përpara se ato të fitonin

pavarësinë e tyre?? Ai gjithashtu argumentoi se, ?nëse Shteteve të Bashkuara

të Amerikës do t?u duheshin që të plotësonin tetëpikësha të tillë, edhe sot

e kësaj dite ato nuk kishin për ta fituar pavarësinë prej Kurorës Britanike.?

Kongresmeni Rohrabacher i përfundoi fjalën e tij duke konkluduar se, ?Ne

jemi duke e përzgjatur konfliktin në Ballkan sepse politika e Stejt Departamentit

është e robëruar, – ku populli i Kosovës paguan për ndjenjat e pushtuesve

dhe të Europës. Në vend që politika jonë duhet të ishte e bazuar në ?principet

e baballarëve që kanë themeluar kombin tonë, që janë: liria, demokracia dhe

drejtësia.?, përfundoi Kongresmeni Rohrabacher.


Ish-Kongresmeni Xhoe DioGuardi, presidenti vullnetar i Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane,

duke përmbledhur raportin e tij përpara Komitetit, nënvizoi se ?Departamenti

i Shtetit i ka zhgënjyer edhe Shqiptarët, edhe Amerikanët, sepse vazhdon

që të mbrojë me të gjithë kostot një Jugosllavi cunge, që tani ka marrë formën

e Serbisë dhe Malit të Zi duke iu kundërvënë edhe një herë Shqiptarëve.?

Ai e përshkroi këtë realitet si pjesë e një ?politike të jashtme të dështuar

që i shërben vetëm destabilizimit të Ballkanit.? DioGuardi kritikoi ?derën

rrotulluese? midis Departamentit të Shtetit dhe sektorit privat, në të cilin

ish-zyrtarë të niveleve të larta të qeverisë, si ish Sekretarëve të Shtetit

Henri Kisinger dhe Lourens Igëllberger ( Henry Kissinger & Lawrence Eagleburger),

?u është lejuar që të angazhohen në aktivitete tregtare me qeveri si Serbia,

duke i mbajtur të fshehura përfitimet financiare të firmave të tyre dhe mbështetjen

që prej prapaskenave që ata u japin njerëzve të Sllobodan Milosheviçit.

Kjo është fare e qartë se nuk është në interesin tonë kombëtar.?, tha DioGuardi.

Gjatë dëshmisë së tij, ish Kongresmeni Xhoe Dioguardi bëri një kontrast të

thellë midis aktivitetit kriminal të liderëve politikanë të Serbisë, si Vaso

Çubrilloviç, Aleksandër Rankoviç dhe Sllobodan Milosheviç dhe nga ana tjetër

ai vendosi tolerancën e popullit Shqiptar, e cila është personifikuar gjatë

Holokaustit Nazist kur Shqiptarët morën në mbrojtje çdo Hebre. DioGuardi

paraqiti librin Shpëtim në Shqipëri, me një parathënie nga Kongresmenët Tom

Lantosh dhe Ben Gillman, për Arkivin e Kongresit. Ai e mbylli raportin e

tij përmes konkluzionit se, ?Ne nuk kemi nevojë që të përsërisim në Kosovë

gabimet që kemi bërë në Irak, ku dështimi ynë na çoi që të bënim një luftë

të dytë. Qëllimi i kësaj seance dëgjimore është që të zgjojë popullin Amerikan

që të kuptojë se Ballkani rrezikon përsëri për konflikt nëse ne nuk do t?i

japim tani pavarësinë Kosovës.?


DioGuardi gjithashtu i kërkoi qeverisë së SHBA të mbështesë thirrjen e Kongresmenit

Lantosh për një hetim rreth ekzekutimit me vdekje të tre vëllezërve Shqiptaro-Amerikanë

Agron, Mehmet, dhe Ylli Bytyçi, pas luftës në Kosovës. Trupat e tyre janë

zbuluar në një varr masiv në Serbi në korrikun e vitit 1999. Xhejms O?Brajën

( James O?Brien), një prej anëtarëve të Grupit Ollbrajt (The Albright Group),

i cili dëshmoi në seancën e dëgjimit dhe që gjatë luftës në Kosovë ka qënë

zyrtar në Zyrën e Planifikimit të Politikës në Departamentin e Shteti, shprehu

mbështetjen e tij për këtë çështje.


Në raportin e saj përpara Dhomës, Shirli Kllois, (Shirley Cloyes) deklaroi

se , ?Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë detyrë imperative morale që

pas Holokaustit Nazist të parandalojnë çdo lloj rishfaqjeje të fashizmit

dhe ultranacionalizmit në Europë, dhe kjo hyn në interesat vitale të qeverisë

së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për përhapjen e paqes dhe demokracisë

në kontekstin e Europës së Bashkuar.? Ajo afirmoi se ?zgjidhja e dimensionit

Shqiptar në konfliktin e Ballkanit, fillon së pari atje ku është pika më

e rëndësishme siç është pavarësia e Kosovës, e cila luan rol esencial për

paqen afatgjatë dhe stabilitetin e Europës Juglindore.? Më tutje, ajo tha

se deri sa ne të njohim pavarësinë e Kosovës, Shtetet e Bashkuara ?do të

vazhdojnë të riciklojnë dështimet në politikën e jashtme të së shkuarës ?

duke rrezikuar një konflikt të ri në Ballkan në një kohë kur ne së paku mund

të shmangim një rezultat të tillë në mes të një krize të kulmuar në Lindjen

e Mesme dhe një jostabiliteti të rrezikshëm në Irak dhe në Afganistan?.

Kllois theksoi se pikënisja e saj për vlerësimin e politikës së jashtme të

SHBA në Ballkan është për ?ndikimin e Amerikës në realitetin me të cilin

Shqiptarët janë përballur në 125 vjet, që kanë qenë vite arrestimesh, torturash,

burgosjesh, pushtimi, spastrimi etnik, shpërnguljesh masive dhe genocidi

të kryer nga regjimet armiqësore sllave.? Ajo foli për rolin e Perëndimit

me heshtjen dhe fshehjen e kësaj historie si dhe në bashkëfajësinë e Perëndimit

në dhjetë vitet e luftërave të Sllobodan Millosheviçit të cilat shkaktuan

mbi 300000 burra, gra dhe fëmijë të vdekur në Ballkan dhe katër milionë të

shpërngulur.


Kllois shpjegoi se qeveria e SHBA është ? duke vepruar në pajtim me mitet

e prodhuara në Beograd për konfliktin Serbo-Shqiptar, mite të cilat shërbejnë

për të demonizuar shqiptarët dhe për të arsyetuar shkatërrimet që kanë bërë

serbët.? Ajo argumentoi më tej: ?Është koha për ta shtruar tashmë pyetjen

kryesore: ?Pse politika e jashtme e SHBA është ende një politikë e përqendruar

në Beograd? Pse nuk po pranojmë ne të përballemi me problemin kryesor – që

është denazifikimi i Serbisë dhe pastaj demokratizimi i Serbisë? Ky ka qenë

problem qëkur Millosheviçi erdhi në pushtet dhe kjo nuk mund të mbahet më

e fshehtë pas vrasjes së Zoran Xhinxhiçit, e cila ka zbuluar më në fund bashkëpunimin

masiv dhe kronik në Serbi midis kriminelëve të luftës, krimit të organizuar

dhe institucioneve qeverisëse të regjimit.?


Kllois e quajti imponimin e ?standarteve para statusit? ndaj Kosovës një

?pallavër? (?mantra? ) që ka më pak të bëjë me ndërtimin e demokracisë dhe

më shumë ka të bëjë me dëshirën e Evropës për ta shtyrë zgjidhjen e statusit

përfundimtar të Kosovës.? Ajo konkludoi duke thënë se nuk beson që administrata

e Bushit është e përgatitur për t?ua dhënë Shqiptarëve sigurinë e nevojshme

se ata nuk do të rikthehen më në shtetin Serbian të sponsorizuar nga terrorizmi

për t?iu nënshtruar edhe një herë kështu rrezikut të genocidit. ?Fundi i

lojës Amerikane,? tha Kllois, ?duket se është t?i jepet Kosovës një ?autonomi

substanciale? nën Serbinë – një akt që do ta bëjë më të thjeshtë rritjen

e lidhjeve ekonomike dhe politike të Evropës Perëndimore me Beogradin të

cilat janë çimentuar gjatë më shumë se një shekulli të racizmit anti-Shqiptar

dhe të gjakut të derdhur Shqiptar.?


Ish Ambasadori Uilliam Uokër (William Walker ), kryetar i OSBE-së në Misionin

e Verfikimit të Kosovës në vitet 1998-1999, shprehu mbështetjen e tij të

plotë për pavarësinë e Kosovës në fjalën e tij në Komitet. Ai shtoi se ai

?nuk ka besim se udhëheqja aktuale serbe ka nxjerrë mësimet e duhura nga

koha e Millosheviçit. Nëse ata kërkojnë që një popull t?i përkasë shtetit

të tyre, atëherë ata të mos bëjnë çdo gjë që është e mundur për ta poshtëruar,

për ta shtypur dhe për ta çrrënjosur nga faqja e dheut atë popull. Për mendimin

tim, çdo përpjekje e bashkësisë ndërkombëtare për ta rilidhur Kosovën me

Serbinë, sado të dobëta të jenë këto lidhje, pavarësisht se federata nuk

është më, pavarësisht zgjerimit të autonomisë, nuk ka asnjë shans për sukses,?tha

Ambasadori Uokër. Ambasadori Uoker dhe Drejtori Ekzekutiv i Këshillit Kombëtar

Shqiptaro-Amerikan Martin Vulaj i ishin bashkuar grupit dëshmues në seancën

dëgjimore me kërkesën e Kongresmenit Eliot Engel.


Kryetari Henri Haid e mbylli seancën dëgjimore duke deklaruar se dëshmitë

e paraqitura kanë dhënë një kontribut të madh në debatin rreth përcaktimit

tonë që Kosovës t?i jepet pavarësia që tani. Lidhja Qytetare Shqiptaro-Amerikane

beson se seanca dëgjimore e 21 Majit ka dërguar një sinjal krejt të qartë

ndaj bashkësisë ndërkombëtare se liderët e politikës së jashtme në Kongresin

e SHBA mbështetin pavarësinë e pakushtëzuar të Kosovës e cila të jepet që


tani.


BOX/1


ISH KONGRESMENI XHOE DIOGUARDI: ?Ne nuk kemi nevojë që të përsërisim në Kosovë

gabimet që kemi bërë në Irak, ku dështimi ynë na çoi që të bënim një luftë

të dytë. Qëllimi i kësaj seance dëgjimore është që të zgjojë popullin Amerikan

që të kuptojë se Ballkani rrezikon përsëri për konflikt nëse ne nuk do t?i

japim tani pavarësinë Kosovës.?


BOX/2


SHIRLI KLLOIS DIOGUARDI: Është koha për ta shtruar tashmë pyetjen kryesore:

?Pse politika e jashtme e SHBA është ende një politikë e përqendruar në

Beograd? Pse nuk po pranojmë ne të përballemi me problemin kryesor – që është

denazifikimi i Serbisë dhe pastaj demokratizimi i Serbisë? Ky ka qenë problem

qëkur Millosheviçi erdhi në pushtet dhe kjo nuk mund të mbahet më e fshehtë

pas vrasjes së Zoran Xhinxhiçit, e cila ka zbuluar më në fund bashkëpunimin

masiv dhe kronik në Serbi midis kriminelëve të luftës, krimit të organizuar

dhe institucioneve qeverisëse të regjimit.?


Përktheu&përgatiti për botim: Elida BUÇPAPAJ

Recent Posts

See All

Comments


bottom of page