top of page
Writer's pictureAACL

ALB - U.S. House International Relations Committee Hearing On The Future Of Kosova - Report

Congressional Hearings

Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane

P.O. Box 70

Ossining, New York, NY 10562

Shtetet e Bashkuara të Amerikës

26 Maj 2003


Raport për Mjetet e Informimit në lidhje me Dëgjimin Kongresional të Kongresit Amerikan mbi të Ardhmen e Kosovës të 21 Majit 2003 e pergatitur nga znj. Sherli Klojs DioGuardi


për publikim të menjëhershëm nga Shtypi Kosovar


Liga Qyetare Shqiptaro-Amerikane pas një angazhimi shumë të madh arriti që të bëjë Komitetin për Marrëdhënie Ndërkombëtare të Kongresit Amerikan të diskutojë për të ardhmen e Kosovës në një Dëgjim Kongresional të thirrur enkas për këtë temë.


Në raportin e përgatitur nga znj. Shërli Klojs, në lidhje me këtë takim, thuhet se:


“Dëgjimi Kongresional në Komitetin për Marrëdhënie Ndërkombëtare të Kongresit Amerikan i 21 Majit 2003 është thirrur nga Kongresmeni Henri Hajd, Kryetar I këtij Komiteti, dhe Kongresmeni Tom Lantos, Demokrati numër një në këtë Komitet, pas kërkesës insistuese të ish-Kongresmenit Xhosef DioGuardi, Kryetar I Ligës Qyetare Shqiptaro-Amerikane dhe znj. Shërli Klojs, Këshilltare për Ballkanin pranë Ligës Qyetare. Ky dëgjim ishte rezultat i punës mëse një vecare nga ana e Ligës Qyetare, e cila kishte filluar me prezentimin e Rezolutes 28 para Kongresit, që kërkonte nga Qeveria Amerikane të shpreh përkrahjen e saj për pavarësinë e pakushtëzuar për Kosovën tash. Kongresmenët Ben Gilman (tash i pensionuar) dhe Tom Lantos kishin prezantuar këtë Rezolutë në fund të mandatit të Kongresit të kaluar. Kongresmenët Lantos dhe Hajd e riprezentuan të njejtën Rezolutë me hapjes e punimeve të Kongresit të ri, të 108-tit me rradhë, më 27 Janar 2003. Gjatë hapjes së Dëgjimit, Kryetari Hajd e konsideroi lartë rolin kyc që z. Xhosef DioGuardi ka luajtur në prezantimin e Rezolutës Nr. 28 para Kongresit Amerikan.


Dëgjimi i 21 Majit, i mbajtur para një audience të madhe, ishte ngjarje historike në kërkimin e pavarësisë për Kosovën dhe lirisë për Shqiptarët. Kongresment Hajd dhe Lantos, liderë nga rradhët Republikane dhe Demokrate, në lidhje me debatet e ndryshme të Kongresit në lidhje e politikën e jashtme të qeverisë së SHBA-ve, edhe njëherë demostruan angazhimin e tyre në pranimin e realitetit të ri në Kosovë. Ata treguan vullnet dhe gatishmëri për t’u ballafaquar me politikën zyrtare të Departamentit të Shtetit të SHBA-ve, të njohur si “Standardet para Statusit”, politikë kjo e prezantuar në takim nga znj. Janet Bogue, zëvendës Ndihmës i Sekretarit të Shtetit për Cështjet Evropiane dhe Evroaziatike, dhe e përkrahur nga z. Daniel Serwer, Drejtor i Institutit të SHBA-ve për Iniciative Paqësore në Ballkan.


Të dy, Kongresmenët Lantos dhe Hajd folën fuqishëm për nevojën e deklarimit të pavarësisë të pakushtëzuar për Kosovën tani dhe bënë të qartë kundërshimin e tyre ndaj politikës së Departamentit të Shtetit. Kongresmeni Lantos, në hapjen e fjalimit të tij, tha se ‘për të arritur një stabilitet afatgjate dhe paqësor si politik dhe ekonomik në Kosovë dhe në Ballkan duhet më shumë se ndihmë në rindërtim. Duhet zgjidhja e statusit final të regjionit, e kjo nënkupton pavarësinë për Kosovarët.’ Pas përshkrimit të shtypjes së Shqiptarëve të Kosovës nga serbët nën Milosheviqin, si dhe të varfërisë ekonomike, dhe margjinalitetit politik të Kosovës së sotshme si protektorat i OKB-së, ai shtoi se ‘Ata që argumentojnë se duhet të vëmë ‘standardet para statusit’ po aplikojnë në standard të dyfishtë në Kosovë. Kosova meriton pavarësinë për të njejtat arsye që pjesët tjera konsituitive dhe autonome të Republikës Jugosllave e fituan atë. Siguria, demokracia dhe drejtësia e dlirë e kërkojnë këtë. Ne duhet t’i japim Kosovës pavarësinë dhe këtë duhet bërë tani!’


Një kundërshim shumë i rendësishëm ndaj politikës së Administratës erdhi edhe nga Kongresmeni Latos i cili ilustroi se cfarë nënkuptohet me aplikimin e ‘standardit të dyfishtë’ për Kosovën, kur ai pyeti z. Bogue të thot se cka kishin të përbashkët dymbëdhjet vendet në vazhdim: Andora, Dominika, Kiribati, Lihtejnshtajni, Ishujt Marshalle, Monako, Nauru, Palau, St. Kits e Nevis, San Marino, Sisheli dhe Tuvalu. Kur znj. Bogue nuk ishte në gjendje të përgjigjejë, këtë e bëri Kongresmeni Latos: ‘Të gjitha këto vende, të dymbëdhjetat, janë të pavarura dhe të njohura nga SHBA-te si të tilla, dhe kanë popullsi që numëron me pak se 100,000 banorë. Kosova, ndërkohë, ka një popullsi prej mëse dy milonëve, pa sovranitet ende, por tani e gatshme sikur të gjitha vendet e përmendura me lartë, të njihet si e pavarur.’


Tutje, ai pyeti znj. Bogue nëse Timori Lindor ishte dic më mirë i përgatitur se Kosova që të funksionojë si shtet i pavarur. Kur ajo shtyu përgjigjen në këtë pyetje, Kongresmeni Lantos u përgjigjë duke thenë se ‘Kosova nuk ekziston në një vakuum. Fuqimisht përkrahë pavarësinë për Timorin Lindor – një vend i vogël, shumë i varfër, dhe entitet i pakrahasueshëm me Kosovën, por ende – një vend që ne e kemi pare si shtet të pavarur. Shtetet e Bashkuara kanë një Ambasador dhe Ambasadë në Timorin Lindor. Në të njejtën kohë ne krijojmë kritere të paarsyeshme për Kosovën.’


Znj. Janet Bogue argumentoi se ka ‘një sër kushtesh unike në Kosovë’ duke përkujtuar ratitikimin e Rezolutës 1244 të KB, e cila parashehë ‘një proces për vendosjen e statusit final të Kosovës.’ Znj. Bogue vazhdoi për të thenë se qeveria e SHBA-ve përkrahë Administratorin e OKB-së Mihajl Shtajner dhe planin tetë pikësh të tij për të ‘ndihmuar në zgjedhjen e problemeve në Kosovë.’ Këto pika (standarde) do të bëjnë zgjidhjen e statusit final të Kosovës ‘një faktor stabilizues e jo destabilizues’, tha ajo.


Kur Kongresmeni Latos pyeti për ‘një periudhë të saktë kohore’ për përfundimin e implementimit të ‘standardeve,’ znj. Bogue fatkeqësisht tha se nuk ishte në gjendje të jepte as një përafrim të kohëzgjatjes për përfundimin e këtij procesi. Kongresmeni Dana Rohrabacher, një Republikan përfaqësues e Kalifornisë Jugore, kontriboi me njërën nga idetë më të paharruara nga ky dëgjim, kur pyeti znj. Bogue, ‘Sa nga këto standarde patën plotësuar Shtetet e Bashkuara para fitimit të pavarësisë?’ Ai argumentoi se ‘Sikur standardet të ishin celës për pavarësi, atëherë SHBA-të edhe sot do të ishin nën Britaninë.’ Kongresmeni Rohrabacher përfundoi fjalimin e tij duke thenë se ‘ne po e pronlongojmë konfliktin në Ballkan sepse politika e Departamentit të Shtetit është e zënë ngushtë – në shpinë të popullit të Kosovës – nga frika në lidhje me ndjenjat e opresorëve (shtypësve) dhe Evropës.’ Ndërsa, ai tha, politka jonë ‘duhet bazuar në principet e themeluesve tanë: lirisë, demokracisë, dhe drejtësisë.’;


Ish-kongresmeni Xhosef DioGuardi, kryetar vullnetar i Ligës Qyetare Shqiptaro-Amerikane, në përmbledhje të fjalimit të tij para Komitetit, thekësoi ‘tradhëtimin ndaj Shqiptarëve dhe Amerikanëve nga Departamenti i Shtetit, i cili vazhdimisht tenton të mbajë sëbashku një Jugosllavi mbeturinash për cfarëdo cmimi, tani në formë të Serbisë dhe Malit të Zi, përsëri në shpinë të Shqiptarëve.’ Ai përshkroi këtë realitet si pjesë e një ‘politike të jashtme të dështuar që në planin afatgjatë vetëm se do të destabilizojë Ballkanin.’ Z. DioGuardi kritikoi ‘derën rrotulluese’ në mes të Departamentit të Shtetit dhe sektorit privat, në të cilin zyrtarë të lartë të qeverisë, të tillë sikur ish-Sekretarët e Shtetit si Henri Kisinger dhe Laurenc Igëllbërgër ‘janë të lejuar të involvohen në aktivitete komerciale me qeveritë sikur ajo e Serbisë, pa i prezentuar përfitimet financiare për firmat e tyre dhe përkrahjen e tyre pas skenash ndaj të ngjashmëve sikur Slobodan Milosheviqi. Kjo qartazi nuk është aspak në interesin tone kombëtar.’


Në pjesën e mbetur të deklarimit të tij, kongresmeni DioGuardi bëri një dallim të thekshëm në mes të aktiviteteve kriminale të liderëve politk serbë, si Vasa Cubrilloviq, Aleksandër Rankoviq, e Slobodan Millosheviq, dhe tolerances së popullit shqiptar, e cila është epizuar edhe me shpëtimin e të gjithë Hebrejve që kanë patur fatin të kalojnë në tokat shqiptare gjatë Holokaustit Nazist. Z. DioGuardi i dorëzoi Komitetit librin “Shpëtimi në Shqipëri” me temë nga shpëtimi i Hebrejve në Shqipëri, libër ky parathënien e të cilit e kanë bërë Kongresmenët Tom Lantos dhe Ben Gilman. Ai përfundoi fjalimin e tij duke thenë se ‘ne nuk kemi nevojë të përsërisim në Kosovë gabimet që i bënë në Irak, ku dështimi ynë që të veprojmë me kohë na detyroi të futemi në një luftë të dytë me të. Qëllimi i këtij dëgjimi është njohtimi i popullit Amerikan me mundësinë e një konflikti të ri në Ballkan nëse nuk i japin Kosovës pavarësinë tani.’


z. DioGuardi po ashtu kërkoi nga Qeveria e SHBA-ve që të përkrahë thirrjen e Kongresmenit Lantos për një investigim në lidhje me ekzekutimin e tre vëllezërve Shqiptaro-Amerikan: Agron, Mehmet dhe Ylli Bytyqi, pas luftës në Kosovë. Trupat e tyre u gjetën në një varr masiv në Serbi në Korrik 1999. James O’Brien, anëtar i Grupit të Albright-it, i cili poashtu dëshmoi në këtë dëgjim dhe i cili ishte i punësuar nga Departamenti i Shtetit, Zyra për Planifikim të Politikës gjatë luftës në Kosovë, shrehu përkrahjen e tij në këtë drejtim.


Në deklaratën e saj para Komitetit, znj. Shërli Klojs tha se ‘Shtetet e Bashkuara ndajnë një përgjegjësi morale me të gjithë botën që të parandalojnë rilindjen e fashizmit dhe ultranacionalizmit pas Holokausist Nazist në Evropë, dhe se është në interesat më vitale të SHBA-ve të përkahin paqën dhe demokracinë edhe më tutje në kontekstin e një Evrope të bashkuar.’ Ai vlerësoi se ‘zgjedhje e problemit Shqiptar në Ballkanin konfliktuoz, e cila fillon së pari dhe patjetërsisht me pavarësinë e Kosovës, është esencile për paqe dhe stabilitet afatgjatë në Evropën Juglindore.’ Tutje, ajo shtoi se gjerësa ne të njohim sovranitetin e Kosovës, Shtetet e Bashkuara ‘do të vazhdojnë riciklimin e politikës së jashtme tani më të dështuar nga e kaluara duke rrezikuar përhapjen e konfliktit të ri në Ballakan që tanipërtani aspak nuk ka duhet gjerësa jemi në mes në një krize të madhe në Lindjen e Mesme dhe një jostabiliteti të rrezikshëm në Irak dhe Afganistan.’


Klojs tha se pikënisja e saj për të vlerësuar politikën e jashtme Amerikane në Ballkan është ‘impakti i saj në realitetin që Shqiptarët e kanë përballuar për mëse 125 vite, pra: arrestimet, torturat, burgosjet, okupimet, spastrimin etnik, dëbimin masiv, dhe gjenocidin nga duartë e regjimeve të dhunëshme Sllave.’ Ajo diskutoi rolin e Perëndimit në shtypjen e kësaj historie dhe pajtimin me një decade luftrash të bëra nga Slobodan Millosheviqi që për pasojë kanë pasur mëse 300,000 burra, gra dhe fëmijë të vrarë e mëse katër milion njerzë të zhvendosur në Ballkan.


Klojs shpjegoi se Qeveria Amerikane është ‘duke operuar sipas miteve të krijuara nga Beogradi në lidhje me konfliktin Serbo-Shqiptar që i shërbjenë demonizimit të Shqiptarëve dhe racionalizimit të shkatërrimit të tyre.’ Ajo argumentoi se ‘ka ardhur koha të shtrohet pyetja kryesore: Pse politika e jashtme e SHBA-ve është ende e orientuar sipas Beogradit? Pse ne po refuzojmë të konfrontohemi me cështjen kryesore këtu që është denazifikimi dhe demokratizimi i Serbisë? Ky ishte problemi qysh prej kur erdhi Millosheviqi në puishtet dhe nuk mund që edhe më tutje të ngelizhohet kur kihet parasysh edhe vrasja tragjike e Zoran Xhinxhiqit, që ka treguar qartazi lidhjet në mes të kriminelëve të luftës, krimit të organizuar dhe udhëheqjes në Serbi.’


Klojs e quajti ‘tunë’ mënyrën e zgjidhjes së statusit të Kosovës sipas formulës ‘standardet para statusit’ të parashtruar nga OKB, që ka më pak të bëjë me ndërtimin e demokracisë dhe më shumë me dëshirën e Evropës që të shtyejë zgjidhjen e statusit final të Kosovës. Ai përfundoi fjalimin e saj duke thenë se nuk beson që Administrata e Bushit është e përgatitur t’ju jap Shqiptarëve të Kosovës garanci të majftueshme se ata nuk do të kthehen nën regjimin e terrorizmit të sponsoruar nga shteti Serb dhe se nuk do të jenë në rrezik të përballjes me gjenocidin përsëri. ‘Loja amerikane’ tha Klojs, ‘duket se po ju jepet Kosovarëve një autonomi substanciale nën Serbi – një akt që thjeshtë do të riforconte lidhjet ekonomike dhe politike të Evropes Perëndimore për Beogradin të cilat janë ndërtuar për mëse një shekull me racismin kundër-shqiptar dhe gjakun shqiptar.’


Ish-Ambasadori Uilliam Uakër, udhëheqës i Misionit Verifikues të OSBE-se në Kosovë më 1998-1999, shprehu përkrahjen e tij të plotë për pavarësinë e Kosovës gjatë fjalimit të tij para Komitetit. Ai shtoi se ‘nuk ishte i sigurtë se lidershipi i sotëm serb ka mësuar plotësisht nga mësimet e epokës së Millosheviqit. Nëse doni që një popull t’i takojë vendit tuaj, atëherë ju nuk bëni gjithëcka të mundshme për t’i turpëruar, shtypur dhe zhdukur ata. Sipas mendimit tim, cfarëdo tentimi i bashkësisë ndërkombëtare për të rilidhur Kosovën me Serbinë, sado që e hollë mund të jetë kjo lidhje, sa do që e lirë mund të jetë kjo federate, sa do që e madhe mund të jetë kjo autonomi, nuk ka asnjë shancë për sukses.’ Ambasadori Uakër dhe Drejtori Ekzekuti i Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan z. Martin Vulaj i ishin shtuar rradhës së dëshmitarëve në këtë dëgjim me kërkesë të Kongresmenit Eliot Engël.


Kryetari Henri Hajd mbylli dëgjimin duke thenë se dëshmitë, deklaratat e prezentuara kanë dhënë një kontribut të madh në debatin në lidhje me atë se pse ne duhet të shqyrtojmë pavarësinë për Kosovën tash. Liga Qyetare Shqiptaro-Amerikane beson se degjimi kongresional i 21 Majit ka dërguar një signal shumë të qartë për komunitetin ndërkombëtar se liderët e politikës së jashtme në Kongresin e SHBA-ve e përkrahin pavarësinë e pakushtëzuar për Kosovën tani,” thuhet në fund të raportit të znj. Klojs.


Translated by Faton Bislimi

Recent Posts

See All

Comments


bottom of page