ALB - The Unfolding Crisis In The Presheva Valley

SHPALOSJA E KRIZES NE LUGINEN E PRESHEVES


Nga Shirley Cloyes DioGuardi


Mijëra shqiptarë të Luginës së Preshevës (në jug të Serbisë) u mbolodhën më 28 Janar në qytetin e Preshevës për të kërkuar lirimin e menjëhershëm të dhjetë shqiptarëve të arrestuar nga forcat e xhandarmërisë serbe muajin e kaluar nën akuza për krime lufte gjatë luftës së Kosovës më 1999. Shumica e të arrestuarëve u torturuan dhe mandej u transferuar në burg në Beograd. Protestuesit po ashtu kërkuar amnesti për luftëtarët lokalë që luftuar kundër forcave serbe në Luginë të Preshevës më 2000 dhe 2001, gjatë një konflikti që përundoi me një marrëveshje të hartuar nga NATO, SHBA-të, dhe OSBE. Ditën para protestës, partitë politike shqiptare në Preshevë lëshuar një deklaratë të përbashkët, duke thirrur komunitetin ndërkombëtar për të “ndërmjetësuar në bisedime ne mes qeverisë së Serbisë dhe përfaqësuesëve politikë shqiptarë për të vlerësuar procesin shtatë-vjecar të paqës dhe për të ndaluar keqësimin e mëtutjeshëm të gjendjes politike dhe të sigurisë.”


Ky është kursi i moralshëm i veprimit, duke patur parasysh dekadat e shkeljeve të të drejtave njerëzore të shqiptarëve në jug të Serbisë. Ky është po ashtu kursi pragmatik i veprimit, sepse arrestimet—gjerësisht të besuara si një përpjekje nga ana e qeverisë së Serbisë për të kriminalizuar shqiptarët gjerësa të bëjnë spastrimin etnik të “heshtur” të Luginës së Preshevës dhe ndarjen e veriut të Kosovës—kërcënojnë stabilitetin e Luginës dhe rajonit. Me luftrat në vazhdim në Afganistan dhe Irak, komunitetit ndërkombëtar aspak nuk i duhet edhe një konflikt i ri në Evropën Juglindore.


Arrestimi dhe Tortura e Shqiptarëve në Luginë të Preshevës: Faktet e Rastit


Më 26 Dhjetor 2008, nga mesnata deri në 2:00, qindra policë e paramilitarë serbë bastisën 17 shtëpi dhe arrestuan dhjetë shqiptarë të Preshevës. Këta burra, së bashku me grate dhe fëmijët e tyre, u terrorizuan para grykës së pushkës, u trajtuan brutalisht, dhe, në shumë raste, u torturuan. Burra, gra, e fëmijë u nxorrën nga shtretërit dhe u detyruan të qëndrojnë jashtë në borë në temperature nën zero gjeri në ora 9 të mëngjesit. Gratë dhe fëmijët që pësuan nga hipertermia dhe lëndimet tjera, më vonë u dërguan andej kufirit nga miqtë e farefisi për t’u kuruar në spitalin e Gjilanit, Kosovë.


Këto familje ishin ndër më të varfërat në rajon. Ato nuk dinin gjuhën serbe. Pasi që nuk kishte prezentë as policë shqiptarë e as përkthyes, ata as që e dinin se pse po sulmoheshin. Sa për të bërë arrestimet të duken se u kryen në mënyrë të rregulltë, policia serbe solli me vete edhe nje ekip xhirimi pas torturës që kishte ushtruar—ku xhirimet tregonin vetëm marrjen e të burgosurve nën pranga. Kjo instancë filmike u transmetua nga televizioni shtetëror serb në mënyrë dramatike.


Ministri i mbrendshëm serb, Ivica Dacic, lëshoi një deklaratë ku thuhej se policët kishin gjetur “armë dhe prova” që të dhjetit ishin ish-anëtarë të Ushtrisë Clirimtare të Kosovës dhe të UCPMB-së, dhe fajtorë për kidnapimin e 159 civilëve serbë, burgosjen e tyre në Gjilan, dhe vrasjen e 51 prej tyre në mes të Qershorit dhe Tetorit 1999. Duke i quajtur “Grupi i Gjilanit,” Dacic tha se këta njerzë kanë tentuar t’i dëbojnë serbët dhe jo-shqiptarët tjerë gjatë përfundimit të luftës në Kosovë. Akuza po ashtu i involvon këta të arrestuar edhe në ngjarjet sporadike të Marsit 2004, që erdhën si përgjigje e mbytjes së një fëmiu shqiptar në lum në veri të Kosovës.


Sipas një raporti të Agence-France Press, në ditën e arrestimeve, policët dhe prokuroret serbë kishin deklaruar se kishin pritur mëse katër muaj për t’i arrestuar këta të dyshuar, disa prej të cilëve po vizitonin Preshevën nga Kosova dhe Zvicra gjatë pushimeve të Kërshëndellave, dhe se operacioni ishin planifikuar detajisht “për shkak të rrezikut ekstremisht të madh pasi që të gjithë të dyshuarit ishin të armatosur.”


Duke zbatuar urdhërat e prokurorit serb të krimeve të luftës, policia transferoi nëntë nga të arrestuarit (Burim Fazliu, Faton Hajdari, Ferat Hajdari, Samet Hajdari, Ahmet Hasani, Agush Memishi, Sylimon Sadiku, Kamber Sahiti, dhe Nazif Hasani) në paraburgim në Beograd. I dyshuari i dhjetë, Muhamet Nuhiu, ishte rrahur brutalisht gjatë arrestit, dhe mandej ishte akuzuar vetëm për armëmbajtje pa leje dhe ishte liruar pas pagesës së dënimit prej 7,000 Eurove. Mediat serbe raportuan dhe prokuroria po hulumton edhe të paktën shtatë të dyshuar të tjerë, disa prej të cilëve flitet se janë në Kosovë.


Dhjetë të arrestuarit janë lënduar fizikisht kur ishin arrestuar dhe mandej janë deprivuar nga gjumi dhe janë torturuar në mënyra të tjera. Këto të dhëna janë konfirmuar nga të afërmit e katër nga të arrestuarit që kishin vizituar të dashurit e tyre në burg në fillim të Janarit. Që nga atëherë është konfirmuar se këta të burgosur torturohen cdo ditë.


Analiza dhe Përgjigjet ndaj Arrestimeve


Ministri i Mbrendshëm Dacic insiston se arrestimet nuk ishin “akte kundër qytetarëve shqiptarë” por kundër njerëzve të akuzuar për “krime serioze” të cilët duhet të sillen para drejtësisë në Gjyqin e Krimeve të Luftës në Beograd. Por, faktet paraqesin dicka tjetër. Ahmet Isufi, që kishte udhëhequr Zonën e Gjilanit në Ushtrinë Clirimtare të Kosovë gjatë luftës së vitit 1998-99 dhe i cili sot është nënkryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka deklaruar publikisht se “arrestimet janë të bazuara në akuza false. Nuk ka serbë të zhdukur në Zonën e Gjilanit. Akuzat kundrejtë këtyre shqiptarëve të Preshevës janë absolutisht të pavërteta.” Deklarata e tij është mbështetur edhe nga politikanët shqiptarë të Luginës së Preshevës dhe po ashtu përkrahët nga fakti se që nga fundi i luftës e deri më tani, serbët që përbëjnë mëse 5 përqind të popullatës së Kosovës, përbëjnë rreth 16 përqind të popullatës së Gjilanit.


Edhepse akte individuale të dhunës kanë ndodhur kundër serbëve në Gjilan më 1999 dhe 2004, asnjëri nga këta dhjetë të arrestuar (disa nga të cilët janë ish-anëtarë të UCK-së dhe UCPMB-së) nuk ishin të involvuar, sipas burimeve të besueshme shqiptare dhe perëndimore që nuk duan të emërohen. Njëri nga të arrestuarit ishte vetëm pesëmbëdhjetë vjecar më 1999; kurse më shumë se gjysma e tyre ishin civilë që asnjëherë nuk iu bashkangjitën forces popullore të mbrojtjes; dhe disa nga ata as që ishin në Gjilan në kohën për të cilën i rëndon akuza.


Riza Halimi, deputeti i vetëm shqiptar në parlamentin serb dhe lider i Partisë për Veprim Demokratik, akuzoi policinë për përdorim të tepruar të forces dhe për “militarizim” të rajonit. Këshilli Organizues i Preshevës lëshoi një deklaratë që thërret politikanët vendorë dhe ndërkombëtarë “të bëjnë gjithëcka që është e mundur për lirimin e menjëhershëm të të burgosurve.” Ata thanë se “nuk kanë besim në gjyqësinë serbe dhe se gjykimet e tyre janë të motivuara politikisht dhe të një-anëshme andaj duhet të trajtohen nga një gjyq ndërkombëtar.”


Zyrtarët tjerë politikë në Ballkan dënuan arrestimet si të motivuara politikisht dhe thjesht si gabim i rradhës i Serbisë për të destabilizuar rajonin, vecanerisht për arsye të minimit të Kosovës si shtet të pavarur. Më 28 Dhjetor, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakupt Krasniqi, insistoi se arrestimet kishin për qëllim “armiqësinë në mes shqiptarëve dhe serbëve dhe provokimin ndaj Kosovës.” Ai kërkoi nga Beogradi që të “lirojë të burgosurit dhe të jetë i përgjegjshëm në këtë moment historik të cilin po e kalon rajoni dhe dy vendet tona.” Ai po ashtu kërkoi nga komuniteti ndërkombëtar të “rrisin presionin e tyre kundrejtë politikës agresive dhe represive që Serbia po e implementon këtyre ditëve.”


Arrestimet duket se janë dizajnuar për të arritur edhe qëlime tjera. Sic i ka thenë edhe Januz Musliu, zëvendës kryetar i Bujanovcit, Agence France-Press më 28 Dhjetor, “i gjithë ky veprim është një invencion i qeverisë serbe me qëllim të largimit të vëmendjes nga problemet e veta madhore dhe transferimit të saj në Luginë të Preshevës.” Jozyrtarisht, disa zyrtarë dhe përfaqësues perëndimorë kanë thenë se nën pretekstin e zbatimit të sundimit të ligjit dhe ndjekjes së kriminelëve të luftës, Beogradi po i përdorë këto arrestime për të hequr vëmendjen ndërkombëtare nga përpjekjet e vazhdueshme të saj për të destabilizuar Kosovën veriore dhe për ta aneksuar atë përfundimisht. Njejtë i rendësishëm është edhe fakti se se këto arrestime janë bërë si pjesë e fushatës së Serbisë për të “spastruar etnikisht dhe heshturazi” Luginën e Preshevës. Duke i akuzuar këtë njerzë për krime të luftës, Serbia shpreson të bllokojë përfaqësuesit e komunitetit ndërkombëtar të ndërmarrin veprime të nevojshme në emër të të burgosurve. Besohet nga unë dhe analistë tjerë se Beogradi do të mirëpriste një përgjigje të dhunëshme nga ana e shqiptarëve të Luginës së Preshevës si mënyrë e mirë për t’i justifikuar arrestimet para komunitetit ndërkombëtar.


Në të njejtën kohë, përmes arrestimit, torturimit, dhe burgosjes së njerëzve të varfër e të margjinalizuar, Serbia shpreson t’i frikësojë shqiptarët e Luginës së Preshevës në mënyrë që ata të largohen nga vatrat e tyre përgjithmonë. Sipas regjistrimit të popullsisë të vitit 2002, ka mëse 70,000 shqiptarë në Preshevë, Medvegjë, dhe Bujanovc. Në realitet, 30-40 perqind e këtij numri jetojnë jashtë Luginës qoftë si punonjës sezonal apo ilegal. Ndërkohë, shqiptarët po e lënë Luginën e Preshevës për cdo ditë e më shumë, qoftë për në Kosovë, apo Perëndim, sepse jeta për shumicën e tyre atje është bërë e padurueshme, pa punë dhe me keqtrajtim të vazhdueshëm nga forcat policore dhe ushtarake serbe.


Prapavija e Shpalosjes së Krizës në Luginë të Preshevës


Lugina e Preshevës (Presheva, Medvegja, dhe Bujanovci) është e banuar kryesisht me shqiptarë etnikë dhe gjendet në pjesën jugore të Serbisë pranë kufirit me Kosovën dhe Maqedoninë. Në Mars 1992, pas dekada diskriminimi anti-shqiptar dhe represioni, 99 përqind e shqiptarëve të Luginës së Preshevës votuan për të qenë një “rajon special territorial dhe kushtetues,” që do t’i bashkangjitej Kosovës nëse definimi i statusit të saj politik përfundon në ndarjen e pjesës veriore të saj.


As Beogradi e as komuniteti ndërkombëtar nuk e njohën këtë vullnet të njerëzve. Në fund të luftës së Kosovës, trupat serbe në tërheqje përdhunuan, vodhën, dhe dogjën gjatë kalimit nëpër Luginë të Preshevës, duke bërë të ikin mijëra banorë shqiptarë shumica e të cilëve edhe sot e kësaj dite nuk kanë patur mundësi të kthehen në vatrat e tyre.


Kjo, së bashku me përkeqësimin e gjendjes ekonomike (mëse 75 përqind e shqiptarëve në Luginë të Preshevës janë të papunësuar) dhe diskriminimin politik, solli deri tek formimi i UCPMB-së, e cila luftoi kundër forcave serbe të sigurimit nga viti 2000 deri më 2001. Luftimi përfundoi në Mars 2001 kur të dyja palët nënshkruan një marrëveshje demilitarizimi të njohur si Marrëveshja e Konculit. Marrëveshja e Konculit kërkonte reforma madhore nga ana e Beogradit për të sjellur të drejtat e nevojshme njerëzore dhe qytetare për pakicën shqiptare të këtij rajoni, por shumica e ketyre reformave ende nuk janë implementuar. Tutje, një bazë e madhe ushtarake serbe është afër përfundmit së ndërtuari në Cepotin, shumë afër Bujanovcit. Shqiptarët këtë e shohin si një provokim dhe marrje nën kontrollë të Luginës ushtarakisht.


Në një deklaratë publike që dononte arrestimet, më 28 Dhjetor, të shtatë partite politike shqiptare, së bashku edhe me Këshillin për të Drejtat e Njeriut në Luginë të Preshevës, kundërshtuan casjen selektive të Serbisë, “e cila deri më tani nuk ka hedhur aspak dritë mbi krimet kundër shqiptarëve të Luginës së Preshevës” para dhe pas luftës së Kosovës. Ata po ashtu potencuan mosvullnetin e Beogradit për të mundësuar “kthimin e mijëra shqiptarëve të zhvendosur nga Lugina e Preshevës, vecanërisht të anëtarëve të ish-UCPMB-së dhe familjeve të tyre.”


Ata po ashtu theksuan edhe dështimin e Serbisë për të përmbushur obligimet e veta sipas Marrëveshjes së Konculit. Shqiptarët ende jetojnë në varfëri, kanë pak përfaqësim në institucione publike, dhe nuk kanë casje në arsimim të lartë. Më 28 Nëntor 2008, rreth një muaji para arrestimeve, 8,000 protestues nga Presheva, Medvegja, dhe Bujanovci marshuan rrugëve të Preshevës duke kërkuar legalizimin e përdorimit të flamurit shqiptar dhe gjuhës shqipe në publik, hapjen e një universiteti shqiptar në Luginë të Preshevës, dhe largimin e ushtrisë serbe nga rajoni.


Rekomandime


1. Dallimi në mes të të drejtave të garantuara për serbët që jetojnë në veri të Kosovës (që përfshinë edhe lidhjet e tyre me institucionet në Serbi) dhe mohimit të të drejtave njerëzore dhe qytetare të shqiptarëve të Luginës së Preshevës (duke përfshirë casjen në institucione në Kosovë dhe Shqipëri) është tmerrësisht jofer, shkelë standardet ndërkombëtare dhe është krejtësisht i paqëndrueshëm. Komuniteti ndërkombëtar duhet të marrë qëndrim publik në përkrahje të të drejtave të shqiptarëve në Luginë të Preshevës dhe të insistojë që Beogradi të përfundojë abuzimet e tij nëse dëshiron pranim në Bashkimin Evropian.


2. Ka patur përgjigje jo të bollëshme nga ana e komunitetit ndërkombëtar në lidhje me arrestimet ilegale të dhjetë shqiptarëve të Luginës së Preshevës dhe torturen e ushtruar mbi ta. Edhe SHBA-të thuajse u gjendën në positë të palakmueshme për të reaguar, pasi që ishin në mes të transferimit të pushtetit nga Bushi tek Obama. Ky tranzicion pushteti zyrtarisht ka mbaruar, dhe për shkak të rrezikut që paraqet situata në Luginë të Preshevës ndaj stabilitetit rajonal, duhen ndërmarrë veprime të menjëherëshme për të hulumtuar bazën e këtyre arrestimeve, për të dënuar publikisht torturën e këtyre të burgosurve shqiptarë, dhe për të kërkuar lirimin e tyre. Këshilli i Evropës duhet gjithashtu të paraqesë një resolute në emër të të burgosurve dhe organizatat e të të drejtave të njeriut në rajon dhe anekënd botës duhet t’i bashkangjiten kësaj nisme.


3. Pasi që shqiptarët e burgosur mund të mbahen në burg para gjykimit deri në gjashtë muaj sipas ligjit serb (masa fillestare e paraburgimit për 30 ditë tani është vazhduar edhe për dy muaj) dhe mandej deri në tetëmbëdhjetë muaj apo dy vite gjatë gjykimit, përpjekje të menjëherëshme diplomatike duhet ndërmarrë për të parandaluar këtë.


4. Serbisë duhet t’i kërkohet të paraqesë evidencë dhe dëshmi për aktivitetin e tyre kriminal apo të anulojë akuzën.


5. Amnestia që i ishte dhënë ish-anëtarëve të UCPMB-së sipas Marrëveshjes së Konculit, së bashku edhe me nenet tjera të kësaj marrëveshje, duhet të respektohet në plotëni.


6. Partitë politike shqiptare dhe Këshilli për të Drejtat e Njeriut në Luginë të Preshevës, duke cituar politizimin e vazhdueshëm të judikaturës serbe, kanë bërë thirrje për një mision ndërkombëtar monitorues për të përcjellur statusin e të dhjetë të burgosurve. Përveq përmbushjes së kësaj kërkese, një raportues special për të drejta të pakicave duhet emëruar për të hulumtuar këto arrestime dhe statusin e shqiptarëve në Luginë të Preshevës, duke përfshirë edhe përpjekjet serbe për të parandaluar kthimin e mijëra shqiptarëve që ishin detyruar të largoheshin për në Kosovë gjatë luftës së Kosovës dhe gjatë konfliktit të vitit 2001 si pjesë e një fushate për të spastruar etnikisht dhe heshturazi Preshevën, Medvegjën, dhe Bujanovcin nga shqiptarët.


7. Partitë politike shqiptare në Luginë të Preshevës duhet të thërrasin një takim me Presidentin Boris Tadiq dhe ambasadorët e vendeve Kuintit (BE-së, SHBA-ve, Japonisë, Australisë, dhe Kanadasë) për të zgjidhur konfliktin.


8. Lidershipi i Luginës së Preshevës duhet të refuzojë kryerjen e detyrave të tyre në kuadër të qeverisjes lokale gjerësa një proces serioz i ndërmjetësimit, që përfshinë shqiptarët, serbët, dhe ndërkombëtarët të fillojë.


28 Janar 2009

Shirley Cloyes DioGuardi është Këshilltare për Cështje të Ballkanit pranë Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane.

© 2020 Albanian American Civic League

Email: jjd@aacl.com   Tel: 914-762-5530