top of page

ALB - The State Of The Albanian Nation

GJENDJA E KOMBIT SHQIPTAR

Mars 2004

Shkruan: Joe DioGuardi


Më 20 janar të këtij viti, tek po qendroja në Kapitol Hill së bashku me Bordin e Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane, ku po e përcjellnim presidentin Bush ndërsa mbante fjalimin e tij vjetor para kombit, gjatë të cilit ai erdhi në përfundim se shteti i kombit tonë është i fuqishëm, mua më shkonte mendja tek kushtet e mjera ekonomike, politike dhe shoqërore që po vazhdojnë të rendojnë mbi supet e shtatë milionë shqiptarëve që jetojnë përkrah njëri-tjetrit në gjashtë jurisdiksione politike të Ballkanit. Për një çast mendova me vete a thua sikur të ishin këtu sot e të dëgjonin atë që po e shihnja dhe dëgjoja unë, si do ta kishin vlerësuar gjendjen e kombit shqiptar në kontekstin ekonomik dhe politik të botës së sotme, Gjergj Kastrioti dhe Fan Noli?


Nuk kam as më të voglin dyshim se Kastrioti dhe Noli do të vinin në përfundim se gjendja e kombit shqiptar sot është e mjerë. Dhe kjo jo sepse shqiptarët si individë dhe familje nuk janë të fuqishëm, përkundrazi janë shumë të fuqishëm dhe kjo është madje vetë arsyeja që u ka mundësuar atyre t’u bëjnë ballë e t’i mbijetojnë të 2300 vjetët e agresionit dhe okupimeve të huaja, të renditura më poshtë:



Të huajt që e njohin agresionin brutal dhe okupimet e panumërta të të huajve në njërën anë dhe rezistencën e guximshme shqiptare në anën tjetër, gjatë dy mijëvjeçarëve të shkuar mund të numërohen në gishta. Por, për ligjet ndërkombëtare, historia nuk është mjaftë që ta arsyetojë pavarësinë e Kosovës dhe sjelljen e drejtësisë në vend për të gjithë shqiptarët në Ballkan. Ngritja e çështjes dhe kërkesave të tilla në Washington dhe në parlamentet e mbarë botës, varet nga populli shqiptar nga lutjet dhe dëshmitë e tij para SHBA-ve dhe nga vetë interesi ndërkombëtar për një Evropë paqësore dhe stabile.


Dhe kjo është pikërisht ajo që Lidhja Qytetare Shqiptaro-Amerikane po e bën që nga themelimi i saj këtu e pesëmbëdhjetë vite më parë, si vazhdimësi e punës që e pata filluar si kongresmen në vitin 1986 dhe më pas e vazhdova me Shirli Cloyes DioGuardi, si këshilltare e Lidhjes për çështjet e Ballkanit, që nga viti 1994.


Cilat janë kushtet ekonomike dhe politike me të cilat përballet populli shqiptar sot në Ballkan dhe në mbarë botën? Nga aktiviteti dhe angazhimi im gati njëzetvjeçar në mbrojtje të popullit shqiptar në Washington dhe gjëtiu në botë, jam përpjekur ta analizojë madhësinë numërike dhe statusin e popullit shqiptar në mbarë botën dhe rezultatet më kanë dalë si vijon më poshtë:



T’i kthehemi në fund rrëmujës së çakorduar politike dhe ekonomike të quajtur Ballkan. Lidhja Qytetare Shqiptaro-Amerikane, të cilën e themelova pasi e lëshova Kongresin në vitin 1989, vazhdon të përqendrohet në shëndetin politik dhe mirëqenien ekonomike të të gjithë shqiptarëve në Ballkan. Ndërkohë që shqiptarët e kanë të lehtë të flasin për “kauzën kombëtare”, amerikanëve nuk është aspak e lehtë t’u shpjegohet se shtatë milionë shqiptarë jetojnë përkrah njëri-tjetrit në gjashtë pushtete politike, sepse i kishin ndarë në mënyrë shumë të padrejtë nga njëri-tjetri, apo “i kishin mashtruar”, pa pëlqimin e tyre, para, gjatë dhe pas Luftës së Parë Botërore. Prandaj nuk ekziston rrugë tjetër për t’iu qasur e për t’u marrë me kombin shqiptar përveçse duke e shpjeguar edhe mënyrën përmes të cilës shqiptarët e shohin të ardhmen e tyre politike në secilën prej këtyre gjashtë vendeve ku vazhdojnë të jetojnë sot.


E ardhmja e kombit shqiptar në Ballkan



Përfundim


Lidhjen Qytetare Shqiptaro-Amerikane e shqetëson potenciali për një konflikt të ri në Ballkan. U kemi sugjëruar miqëve tanë në Kongresin amerikan se duhet të qendrojnë të angazhuar përkrah nesh në Ballkan, veçanërisht tani kur SHBA-ve nuk u duhet fare edhe një pikë tjetër e nxehtë. Dhe ne kemi insistuar se paqja e drejtë dhe e qendrueshme në Ballkan mund të arrihet vetëm duke i njohur Kosovës pavarësinë, duke përkrahur demokraci të vërtetë në Shqipëri dhe barazi të plotë, të drejta të njeriut dhe drejtësi për shqiptarët në Maqedoni, Mal të Zi, Luginë të Preshevës dhe në Greqinë Veriore. Pa këto të fundit, e them me keqardhje se gjendja e kombit shqiptar prej shtatë milionë banorësh në Ballkan, si dhe respekti ndërkombëtar për diasporën shqiptare prej mesatarisht shtatë milionë banorësh të tjerë, do të vazhdojë të jetë e mjerë.

Recent Posts

See All

ALB - It’s Time to End the Appeasement of Serbia

T’i jepet fund politikës së përkëledhjes ndaj Serbisë Nga Shirley Cloyes DioGuardi dhe Roland Gjoni Më 22 korrik, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GjND) vërtetoi ligjshmërinë e deklaratës së pavarë

bottom of page