top of page
Writer's pictureAACL

ALB - The Albanian American Civic League Applauds Kosova’s Declaration Of Independence

Updated: Aug 5, 2018

Liga Qytetare Shqiptaro-amerikane Pershendet Deklaraten E Pavaresise Se Kosoves


Hon. Joseph J. DioGuardi

President


Shirley A. Cloyes

Këshilltare për Cështje të Ballkanit


Për Publikim të Menjëhershëm

Për Kontakt: LQSHA, tel: (914) 671-8583



LIGA QYTETARE SHQIPTARO-AMERIKANE PERSHENDET DEKLARATEN E PAVARESISE SE KOSOVES


THERRET SHBA-te PER NJOHJE DHE VENDOSJE TE MARREDHENIE DIPLOMATIKE TE MENJEHERESHME


NEW YORK, 18 Shkurt 2008- Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane e themeluar më 1989 nga ish-kongresisti Joe DioGuardi dhe një bord I shqiptaro-amerikanëve, përshëndetë deklaratën e pavarësisë së Kosovë të bërë dje, dhe thërret SHBA-të për njohje dhe vendosje të marrëdhënie diplomatike të menjëherëshme me shtetin e ri. Liga Qytetare, e udhëhequr nga DioGuardi dhe Këshilltarja për Cështje të Ballkanit Shirley Cloyes DioGuardi, ka punuar për mëse njëzet vite me Kongresin e SHBA-ve për të ndryshuar politikën e jashtme amerikane në favor të pavarësisë së Kosovës dhe të drejtave të barabarta për të gjithë shqiptarët në Ballkan.


Që nga fillimi I okupimit Milosheviqian të Kosovës më 1989 gjerë në ditët e para të luftës së 1998, bota shiqoi dhe priti gjerësa mëse dy milionë shqiptarë të Kosovës po brutalizoheshin dhe mbi ta po ushtrohej gjenocid nga forcat serbe nën diktatorin Slobodan Milosheviq. Gjatë gjithë kësaj kohe, Liga Qytetare në mënyrë të paepur ka sfiduar mosveprimin dhe mossensivitetin e Departamentit te Shtetit në lidhje me krizën në Kosovë përmes shumë rezolutave dhe deklaratave si dhe degjimeve kongresionale, e poashtu edhe shume mitingjeve në Washington dhe para Kombeve te Bashkuara në New York. “Duke punuar me miqët tanë në Kongresin e SHBA-ve, si me Kongresistët Tom Lantos, Henry Hyde, Ben Gilman, e Dana Rohrabacher, si dhe Senatorët Joe Biden dhe John McCain, etj., we parandaluam kriminalizimin e UCK-se, luajtëm një rol të posaqëm në akuzimin dhe padinë kundër Milosheviqit në Tribunalit për Krime të Luftës në Hagë, vumë presion mbi NATO-n për fushatën e bombardimeve që solli deri tek clirimi I Kosovës në Qershor 1999, dhe përfundimisht bindëm Departamentin e Shtetit se pavarësia e Kosovës ishte mënyra e vetme për të sjellur paqe dhe stabilitet në Ballkan,” tha sot Shirley Cloyes DioGuardi.


Ajo shtoi se, “tani që pavarësia u sigurua, shqiptarët e Kosovës më në fund do të ndjehen krejtësisht të lirë nga frika e gjenocidit; serbët e Kosovës do të clirohen nga presioni I Beogradit që conte në izolimin e tyre dhe përfundimisht do të integrohen në shtetin e ri; dhe sikur shumica absolute shqiptare ashtu edhe minoritetet si serbët, romët, turqit, egjiptasit, dhe ashkalinjtë, do të mund t’I përvishen punës së madhe për tejkalimin e varfërisë së vendit.”


Ish-Kongresisti Joe DioGuardi kishte paraqitur rezolutën e parë kongresionale për mbrojtjen e të drejtave të njeriut të komunitetit të madh të shqiptarëve në ish-Jugosllavi, vecanërisht për shqiptarët e njësisë autonome të Kosovës, si Kongresist qysh në vitin 1986, dhe mandej përsëri më 1987, kur Slobodan Milosheviqi erdhi në pushtet përmes një fushate me retorike raciste anti-shqiptare. Më vonë, pas largimit nga Kongresi, ai kërkoi fuqishëm nga administrata e Bushit që të njohë, qysh në atë kohë, pavarësinë e shpallur nga Kosova më 1992, përmes një rezolute kongresionale të sponzorizuar nga, tani më i ndjeri, kryetari i Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë, Tom Lantos.


DioGuardi tha sot se, “deklarata e pavarësisë së Kosovës nga tirania barbare e kriminelit të luftës Milosheviq dhe pasardhësve të tij, që ende janë në pushtet në Serbi, ishte një shembull i zgjedhjes së të drejtës universale për vetëvendosje sipas ligjit ndërkombëtar, gjë që bënë edhe trembëdhjetë kolonitë e para amerikane më 1776 kur u pavarësuan nga tirania angleze e Mbretit George i III-të.”


Tutje ai shtoit se, “deklarata e pavarësisë së Kosovës shënon fundin e shpërbërjes së shtetit të dështuar komunist të Jugosllavisë dhe hapin e parë në një Evropë Juglindore ku të gjithë njerzit trajtohen në mënyrë të barabartë dhe gëzojnë të drejtat që u takojnë si ato njerzore, civile, ekonomike, dhe politike sipas ligjit ndërkombëtar. Kjo nuk është vetëm interes vital I të gjithë shqiptarëve, por gjithashtu është edhe interes i SHBA-ve, që e sheh njohjen e pavarësisë së Kosovës si një fillim të ri për parterin tonë më të madh tregtar, Evropën – si nje Evropë të bashkuar, demokratike, të integruar, të lirë nga tirania njëherë e për gjithmonë.”

Recent Posts

See All

Comments


bottom of page