Në Zbulim Të Rrënjëve & Gjakut Tim Shqiptar
Mbi/titull :
Me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit
Titulli :
NË ZBULIM TË RRËNJËVE & GJAKUT TIM SHQIPTAR
Nën/titulli :
Ndoshta shpejt kufijtë në Europë do të bëhen të pakuptimshëm, dhe Shqiptarët
do të shfaqen si janë, si një Komb i Madh me pesëmbëdhjetë milionë që shtrihet
në botën mbarë, duke bërë që me praninë e tyre të ndihen si një forcë e fuqishme
ekonomike dhe politike në shekullin XXI. Le të ngrejmë një shëndet dhe ta
urojmë këtë në Ditën e Flamurit Shqiptar, më 28 Nëntor 2003. Gëzuar!
Nga i Përndershmi Xhozef DIOGUARDI
Në vitin 1974 unë e shoqërova tim atë në Greci, një qytet Arbëresh afër Napolit,
të cilin ai e kishte lënë në Marsin e vitit 1929, në moshën pesëmbëdhjetëvjeçare,
për të zbuluar Amerikën, që do t?ia jepte shansin ekonomik. Ky udhëtim ishte
një eksperiencë emocionesh për mua, fëmija më i madh, duke parë lotët që
rridhnin nëpër faqet e tim eti kur ai takohej me shokët e fëmijërisë, takohej
me të afërmit të cilët nuk i kishte parë që prej dyzet e pesë vitesh duke
shkëmbyer fjalë në gjuhën amtare Shqiptare.
Javën që shkoi, gruaja ime, Shirley Cloyes dhe unë drejtuam një delegacion
të Ligës Qytetare Shqiptaro Amerikane (AACL) në Romë me Shqiptaro Amerikanë
nga Kalifornia, Detroiti, Nju Jorku dhe Nju Xhersi, (të cilët kanë lindur
në Mal të Zi, Maqedoni, Kosovë dhe Shqipëri) tek Papa Gjon Pali II në ceremoninë
e lumnimit në Vatikan të Nënë Terezës. Në axhendën e udhëtimit tonë pesë
ditor në Itali ne vendosëm se do të ishte me shumë vlerë nëse do të vizitonim
vendlindjen e atit tim ? e cila ndodhet në skajin më verior dhe është e para
nga pesëdhjetë e një qytete dhe fshatra Arbëreshe të Italisë që ruajnë dhe
flasin gjuhën shqipe. Ndërsa ne u nisëm me autobuz, Shirli, e cila e ka vizituar
tri herë Grecin, qëndroi në Romë për takime shumë të rëndësishme me qëllim
sigurimin e pavarësisë së Kosovës qysh tani.
Tridhjetë vjet pas vizitës time të parë kur shoqërova tim atë dhe nënën time
në ?Katund? (që korrespondon me fjalën Shqip ?fshat?, i cili tani është bërë
emri zyrtar i Greci-it), unë përsëri pashë burra, të cilët ishin pasardhësit
e ushtarëve të Gjergj Kastriotit, që përshëndeteshin me ne me sy të përlotur.
Ata ushtarë u vendosën në ?Katund? më 1461, kur Kastrioti në krye të katër
mijë trupave Shqiptare, mundi Lombardët, të cilët vinin nga ajo pjesë që
tani quhet Franca Jugore për të pushtuar këtë hapësirë, (ku përfshihet “Katundi”)
e cila atëherë quhej Mbretëria e Napolit. Mundja që u bëri Kastrioti Lombardëve,
ishte një përsëritje e asaj që kishte ngjarë tetëmbëdhjetë vite më parë,
më 1443, kur gjenerali dhe heroi më i madh Shqiptar, tashmë i njohur si strategu
më i madh ushtarak, ishte ftuar nga Papa i atëhershëm dhe Mbreti i Napolit
për të zmbrapsur pushtuesit Lombardas.
Por në këtë kohë, pra në vitin 1461, Mbreti Alfons deshi që të shprehte mirënjohjen
ndaj fitores së Kastriotit dhe ushtarëve të tij duke u dhuruar atyre toka
të begatëshme në një qendër tregtare që quhej Greci, e cila ndodhet në majën
e njërit prej maleve më të larta midis Napolit dhe Barit dhe fillimisht ishte
themeluar në vitin 525 pas Krishtit prej fermerëve grekë.
Ishte Mbreti Alfons që i deshi Shqiptarët pranë vetes, duke e bindur Kastriotin
që të linte atje gjysmën e ushtarëve të tij në gadishullin e Italisë si një
masë sigurie kundër sulmeve të mundshme nga Franca, ndërsa vetë Kastrioti
u kthye në Shqipëri për të vazhduar luftën e tij të gjatë kundër Turqve Otomanë,
të cilët atë kohë e kishin pushtuar Ballkanin. (Por Kastrioti vdiq tetë vjet
më vonë, më 1468, pa mundur të rikthehet edhe një herë në Greci; ndërsa ushtarët
e tij nuk u kthyen kurrë më në Shqipëri, e cila pas vdekjes së prijësit,
u mposht nga Perandoria Otomane, duke shkaktuar largimin e dhjetëra mijëra
Shqiptarëve dhe vendosjen e tyre më 1488 në Kalabri.)
Sot, pas pesëqind e dyzetë e dy vitesh që kur Shqiptarët nga Ballkani u vendosën
në Itali, delegacioni ynë u prit shumë ngrohtë nga Kryetarja e Bashkisë së
qytetit të Grecit, Donatella Martino, një grua e re dhe gjithë energji, nga
këshilli i qytetit, nga prifti i Grecit, Frat Luçiano, si dhe nga banorët
e Katundit, duke përfshirë këtu edhe të afërmit e mi nga Tozzi (ana e gjyshes)
dhe familjet DioGuardi.
Pas një udhëtimi të gjatë me autobus nga Roma, ne u pritën në Greci me mikpritjen
e ngrohtë aq të njohur Arbëreshe, e cila u shoqërua me gostitë ku përfshiheshin
ushqimet e traditës dhe verërat . Më të paharrueshme ishin përshëndetjet
dhe fjalët e ngrohta në gjuhën Shqipe, të cilat janë ruajtur në Greci me
përkushtim të madh për më tepër se pesë shekuj.
Këto fjalë ishin shenja më e thellë dhe më e qartë, që dëshmonte se ne e
kishim gjetur ?gjakun tonë të humbur? ose, ?Gjakun tonë të Shprishur? ashtu
si e thoshte im atë kur ai gjatë viteve 1940 dhe 1950 takohej në Bronx me
të huaj që flisnin Shqip.
Përqafimet e forta dhe lotët i kanë shoqëruar gjithnjë gjatë fëmijërisë sime
në Bronx shqiptimin e atyre fjalëve në Arbërisht, dhe e njëjta gjë ngjau
edhe kur delegacioni Shqiptaro Amerikan u takua me vëllezërit dhe motrat
e tij Arbëreshe në Greci më 18 Tetor 2003. Unë besoj se për të gjithë anëtarët
e delegacionit tonë kjo vizitë ka shërbyer si një eksperiencë kulturore dhe
si ditë e rizgjimit kombëtar, apo të paktën ka shërbyer për të rinjohur dhe
rizbuluar në Itali rrënjët historike Shqiptare, që të mbushin me krenari
kombëtare.
Unë gjithashtu besoj se udhëtimi jonë në Greci, ishte një tjetër aktivitet
i rëndësishëm që dëshmon për punën aq të dobishme të Ligës Qytetare Shqiptaro
Amerikane, si Lobi i Shqiptarëve në Washington dhe kudo në të gjithë botën,
që është në mbrojtje për të gjithë Shqiptarët që përfaqësojnë një Komb të
Madh ? një Komb që ka mundur të ruajë rrënjët, gjuhën dhe kulturën e tij
si një kundërvënie për t?iu mbijetuar tragjedive, dhimbjeve të mëdha dhe
vuajtjeve, shkaktuar nga represioni i Turqisë Otomane, Serbisë, Malit të
Zi, Grekëve dhe regjmeve komuniste (duke përfshirë këtu edhe regjimin tiranik
të diktatorit shqiptar Enver Hoxha).
Udhëtimi ynë në Greci Tetorin që shkoi, më bëri mua që të kujtoj tri udhëtimet
e mia të mëparëshme. Udhëtimi im i parë i takon vititi 1987, kur unë solla
këtu dy fëmijët e mi, Kara dhe Xhon, që ata të njiheshin me trashëgiminë
e tyre Shqiptare. (Për një koincidencë magjike, ne u takuam ne At Anton Belushin
(Antonio Belusci), i cili ishte në një nga ato vizitat e tija të rralla në
Greci, që ndodhet disa qindra kilometra larg vendbanimit të tij në Kalabri.)
Udhëtimin e dytë e bëra tetë vite më vonë, në Qershorin e vititi 1995, kur
Shirli dhe unë bëmë vizitën tonë të parë të përbashkët në Greci, udhëtim
që u bë menjëherë pasi kishim marrë pjesë në njëqindvjetorin e lumnimit
të Zonjës Sonë të Shkodrës në Kishën Klementine në Vatikan dhe në meshën
përkatëse që u mbajt në Genanzano. (Në Genanzano ne përjetuam me kënaqësi
të rrallë drekën e paharrueshme me At Belushin, ku patëm rastin që të kujtojmë
takimin tonë të parë në Greci, dhe po ashtu parashikuam për ta rivizituar
së bashku Grecin përsëri.
Udhëtimin e tretë në Greci e ndërmorëm në Qershorin e vitit 1999, dy javë
pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Kumanovës, që i dha fund luftës në Kosovë,
kur Shirli dhe unë çuam atje revistën aq të njohur, të respektuar dhe me
një lexues shumë të gjërë, National Geographic ,numrin përkatës që bënte
fjalë për Shqiptarët e Grec-it.
Në atë kohë, në atë qytet kanë ardhur dhe kanë jetuar edhe Shqiptarë nga
Kosova të cilët i ikën përndjekjes së ushtrisë kriminale serbe të Sllobodan
Milosheviçit gjatë 1998-ës, po ashtu edhe Shqiptarë nga Shqipëria, të cilëve
iu desh që të kërkonin strehim më 1990 nga regjimi komunist i Shqipërisë
i udhëhequr nga Ramiz Alia.
Prej asaj kohe të gjithë Shqiptarët e Kosovës që jetuan një kohë në Greci
janë kthyer në Kosovë, ndërsa Shqiptarët nga Shqipëria janë vendosur nëpër
vendet e Europës Perëndimore dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përveç
një familjeje nga Shqipëria
që ka vendosur të qëndrojë në Greci për të punuar dhe rritur këtu fëmijët
e vet. Delegacioni ynë e vizitoi këtë familje pak përpara se të merrte autobuzin
për t?u kthyer në Romë.
Oh, çfarë historie prekëse. Familja shqiptare që ishte detyruar ta braktiste
Shqipërinë më 1990 (për shkak të regjimit të egër diktatorialo komunist)
ishte pritur në Itali me aq ngrohtësi, po ashtu si ishin pritur stërgjyshërit
e tyre në shekullin 15-të, kur ata u detyruan, që të iknin prej Shqipërie
për shkak të pushtimit Turko Otoman.
Sot, pas më tepër se pesëqind vjetësh, Shqiptarët e Shqipërisë vazhdojnë
që të mbeten një viktimë e ish Komunistëve (që tani e quajnë veten “Socialistë”),
të cilët janë në krye të një regjimi të korruptuar dhe të falimentuar. Ndërkohë,
që Shqiptarët nga ish Jugosllavia vazhdojnë të mbeten subjekt racizmi nga
regjimet armiqësore Sllave që mbështeten nga Rusia, Greqia dhe Franca.
Por ky model antishqiptar duhet të marrë fund në kohën tonë, dhe unë shpresoj
se të gjithë Shqiptarët do të punojnë fort me Shirlin dhe mua, si drejtues
të lobit Shqiptaro Amerikan në Washington së bashku me miqtë tanë në Kapitol
Hill (Capitol Hill) për të vënë në vend drejtësinë për të gjithë Shqiptarët
në Ballkan.
Përpara se ta mbyll këtë përshëndetje, do të desha t’i referohesha letrës
që At Belushi (Fr.Bellusci) më ka dërguar pas takimit tonë të parë në Greci,
më 1987 dhe përgjigjes time pasi u ktheva në Washington.
Ai ishte i ndërgjegjshëm se një Kongresmen i SHBA me rrënjë dhe gjak Shqiptari
mund ta shikonte me sy tjetër çështjen kombëtare të gjithë Shqiptarëve, dhe
përmes korrespondencës që më dërgonte nga Kalabria, ndikoi tek unë që të
krijoja dhe zyrtarizoja në Washington lobin Shqiptaro Amerikan përmes LQSHA.
Që prej asaj kohe midis nesh është krijuar një lidhje personale dhe profesionale
që vazhdon edhe sot e kësaj dite. Duke e njohur rëndësinë e madhe të veprës
së At Belushit në mbrojtje të Kulturës, historisë dhe gjuhës Shqipe në Itali,
unë e ftova atë bashkë me dymbëdhjetë miq të tjerë nga Kosova në një takim
madhështor më 28 Prill, 1990 në Hotel Sheraton. Fjala e tij e frymëzuar dhe
gjithë shpirt e mbajtur atë ditë historike në tribunën e sallës së hotelit
përpara 2700 Shqiptaro Amerikanëve dhe Shqiptarëve nga të gjitha pjesët e
botës Shqiptare bëri të nisë një kapitull i ri të lobit tonë në Washington
në kërkim të ndërtimit të një ure kuptimplote midis Shqiptaro Amerikanëve
dhe Shqiptarëve kudo ku ata ndodhen.
Vizita e delegacionit të Ligës Qytetare Shqiptaro Amerikane në Greci në Tetor
2003, ishte gjashtëmbëdhjetë vite pas atij takimi vendimtar me priftin dhe
sociologun Shqiptar në Katundi më 1987, që i shërbeu kapitullit të ri të
jetës sime për të ribashkuar Shqiptaro Amerikanët me rrënjët e tyre në Itali,
Ballkan dhe kudo ku ndodhen ata në të gjithë botën. Unë kam besim se do
të rikthehem edhe shumë herë të tjera në të ardhmen në Greci, së bashku me
shumë më tepër Shqiptaro Amerikanë me qëllim që të vazhdojmë të ndërtojmë
këtë urë njerëzore duke shpresuar se një ditë që të gjithë Shqiptarët do
të jenë të bashkuar, si një Komb madhështor me një histori madhështore.
Ndoshta shpejt kufijtë në Europë do të bëhen të pakuptimshëm, dhe Shqiptarët
do të shfaqen si janë, si një Komb i Madh me pesëmbëdhjetë milionë që shtrihet
në botën mbarë, duke bërë që me praninë e tyre të ndihen si një forcë e fuqishme
ekonomike dhe politike në shekullin XXI. Le të ngrejmë një gotë dhe ta urojmë
këtë në Ditën e Flamurit Shqiptar, më 28 Nëntor 2003. Gëzuar!
Përkth. & Përg. për botim: Elida BUÇPAPAJ
コメント