top of page
Writer's pictureShirley Cloyes DioGuardi

ALB - New York Times Editorial Letter



Letra dërguar redaksisë, e martë, më 17 korrik, 2007


Letër Redaktorit:


Po ju shkruaj në lidhje me artikullin, “Një diplomat amerikan lë të kuptohet se do të vonohet pavarësia e Kosovës” (botuar më 9 korrik). Të vonosh zgjidhjen e statusit përfundimtar të Kosovës deri vitin që vjen, nuk është vetëm një hap mbrapa për udhëheqjen shqiptare të Kosovës. Një veprim i tillë të bën të dyshosh fjalën e Shteteve të Bashkuar.


Data Dhjetor 2006, që kishte caktuar Washington DC dhe Brukseli për zgjidhjen përfundimtare të statusit të Kosovës, u braktis kur Beogradi bindi Perëndimin që të presë deri sa të bëheshin zgjedhjet për qeverinë e re të Serbisë në janar të këtij viti. Prandaj, nuk ka fare kuptim ajo që thonë tani Amerika dhe Evropa se duhet ruajtur status-kuoja, me shpresë se Rusia do të heqë dorë nga përkrahja që i jep Beogradit për të kundërshtuar pavarësinë e Kosovës.


Rusia ka kërcënuar se do të përdorë votën (“veto”) në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuar, që kur NATO-ja ndaloi bombardimet kundër Serbisë tetë vjet të shkuar. Sa kohë që Amerika nuk e kundërshton haptas Rusinë, Evropa e Bashkuar do të vazhdojë të jetë e përçarë, dhe si pasojë statusi i Kosovës nuk do të zgjidhet.


Deri ditën që Kosova të bëhet e pavarur, ashtu si gjithë njësitë e tjera juridike të ish-Jugosllavisë, zor të bëhen realitet paqja dhe stabiliteti në Ballkan.


Ossining, N.Y., 11 korrik, 2007

Shirley Cloyes DioGuardi


Autorja është Këshilltare e Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane për çështjet e Ballkanit.

Recent Posts

See All

Comentários


bottom of page