top of page
  • Writer's pictureAACL

ALB - Members of the Albanian American Civic League board attend a reception at the St. Regis Hotel

Updated: Aug 5, 2018

LQSHA fushatë për kandidatin republikan John McCain – nga Beqir SINA, Nju Jork, SHBA

DioGuardi: John McCain, president, do të bënte më shumë për Kosovën e çështjen shqiptare NEW YORK CITY : Ndërkohë, që fushata për Shtepinë e Bardhë, po vazhdon me pjesën e parë, e cila tani është e përqëndruar tek “lufta” e kadidatëve brenda partisë, dallohet edhe pjesmarrja e shqiptaro amerikanëve. Deri tani në krye sipas shteteve janë Hillary Rodhman Clinton për partinë demokrate, dhe John McCain për repubikanët. Shqiptaro amerikanët, lobi shqiptar në Amerikë, grupe me interesa të caktuara shqiptarësh këtu, po përpiqen të tërheqin vëmendjen e kandidatëve për president, duke u bërë në shumë raste edhe ata pjesmarrës në veprimtarit e tyre për të grumbulluar (para)fonde për fushatën zgjedhore të kandidatëve që ata kanë zgjedhur. Në Nju Jork, dje, në St. Regis Hotel & Resorts, u zhvillua një darkë për të mbështetur fushatën e kandidatit republikan senatorit të Arizonës John McCain. Në darkë merrnin pjesë një numër politikanësh të njohur amerikanë si ish senatori i Nju Jorkut, Alfons DaMato dhe ish senatori Phill Graham. Në takimin e quajtur mbledhje parash(fundraising), mori pjesë edhe Presidenti vullnetar i Lidhjes Qytetare Xhoe DioGuardi (Joe DioGuardi), bashkëshortja e tij Shirli Klojes(Sherly Cloyes) Këshilltare për Çështjet Ballkanike, me një grup shqiptaro-amerikanë, antar këta nga bordi i Ligës Qytetare Shqiptaro Amerikane, z Agim Aliçkaj,Zef Balaj,David Balaj, Asllan Çekaj,Vncent Saljanin e Peter Saljanin. “Ndjehem mjaft i nderuar dhe i befasur me të vërtetë, nga përkrahja që shqiptaro-amerikanët më dhane mua, për zgjedhjet presidenciale në pjesën e parë, në New Hampshire, Ohaio, Iova dhe North Carolina”, citohet të ketë thënë kandidati republikan, senatori i Arizonës John McCain. Ndërsa, DioGuardi, i cil po udhëheq në krye të Ligës Qyetare, një fushat fondmbledhëse për McCain, thotë se:’ Ne do t’a ndihmojmë të bëhet presidenti i ardhshëm i Shteteve te Bashkuara, atë si një mik i shqiptarëve dhe një ndër senatorët më aktivë të Senatit amerikan, për çështjet e shqiptareve. Ai theksoi se ndjen kënaqësi të madhe nga që në disa shtete ka parë grupe shqiptarësh në fushatë. Diougardi, kujtoi kërkesën e fuqishme në Senat, të McCain për t’i dhënë armë UÇK-së, dhe se ai e mbështeti presidentin Klinton, për të ndërhyrë në mbrojtje të shqiptareve në vitin 1999. Pyetjes sonë se përse Liga Qyetare, ka zgjedhur pikërishtë John McCain?, DioGuardi i përgjigjet:”Kjo, është një drejtë e jona, që të mbështësim ose përkrahim një kandidat, i cili mendojmë se ai është i afërt me ne, dhe ne, e shohim si një zë të fuqishëm të mbrojtjes dhe përkrahjes së çështjes shqiptare në SHBA-së. I tillë është dhe senatori i republikan i Arizonës, John McCain, kandidati për presidenti i ardhëshëm i SHBA-së, dhe veterani e heroi i luftës së Vietnamit. Ne jemi të lumtur, që sot me ne janë bashkuar, edhe shumë shqiptarë të tjerë, dhe po japin kontributin e tyre në këtë fushat fondmbledhëse. Me McCain, ne kemi filluar lidhjet tona, perj vitit 1998, kur shqiptarët e Kosovës nën rregjimin e Millosheviqit, po u kanosej rreziku i çfarrosjes dhe era e luftës po afronte. McCain, na mbështeti në dekleratat e tija dhe e ngriti zërin në senat duke thënë se ” E vetmja ndihmë që mund t’ju japim shqiptarëve është – të armatosim UÇK-ën”.

Mirpo, cilat janë arsyet? DioGuardi, thotë: “Pra, duke iu përgjigjur pyetjes suaj – ka shumë arsye argumente, të cilat tregojnë se përse ne jemi vënë me të gjitha forcat tona financiare, dhe jemi duke e mbështetur në fushat fondmbledhëse kandidatin republikan John McCain. Ne jemi shqiptaro amerikan që kemi shumë gjëra të përbashkëta me këtë vend ku jetojmë – SHBA-së, dhe dëshirojmë që ky vend të ketë një lider që t’a bëjë këtë vend sa më fort. Dhe në këtë mes ne kemi zgjedhur atë, i cili i ka shërbyer këtij vendi duke sakrifikuar edhe jetën. Pasi ai është POW(i brugosuri i luftës), njeri qe ka humbur edhe gjymtyrët gjatë vuajtjes se denimit ne burg, nga torturat e rregjimit komunist në Vitenam. Ai është nga ata amerikan që vuri në provë edhe jetën e tij, kundra ideologjisë komuniste. Pra , 1- Ai është hero , 2- njeri me një eksperiencë të madhe për sigurinë kombëtare, kryetar i Komitetit të Sigurisë Kombëtare në Senat,3- është njeriu me karakter të fort, 4- është njeriu që ka më shumë shanca të bëhet president, pasi në kohën që po flasim bashkë ai kryeson në votimet partiake deri tani. Dhe e pesta që është më e rëndësishmja është se presidenti i ardhëshëm, është edhe presidenti që do të forcojë edhe më shumë lidhjet me shtetin më të ri , Kosovën e pavarur e sovarane, me një miqsi të përherëshme me SHBA-së. Lidhur me ndarjen e shqiptarëve në këtë fushatë, DioGuardi është dakord , por thotë se: “Ne do ta mbështesim gjatë kësaj fushate, ashtu si dhe forcat e tjera shqiptare që kanë zgjedhur edhe ata lidere tyre që besojnë se do të bëhet president,John McCain, si senatori i parë që fillojë të mbështeste Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Dhe tani është ai që mbështet dhe do të njohi pavarësinë e plotë të Kosovës.McCain ka dekaluar para dy vjetëve në Bruksel, se :”Pavarësia e Kosovës, është e vetmja përgjigje, që mund të jepet për zgjidhjen e atij problemi” Ne po mbështesim një njeri tek i cili ne besojmë, tek ai që thotë të vërtetën.John McCain , ka vlersuar sot ndihmën që shqiptarët i kanë dhënë atij në Nju Hampshir, Ajova, dhe ne Karolinën e Veriut. Ai është befasur që ka parë kaq shumë shqiptarë të cilët po e mbështesin fushatën e tij.” thote Dioguardi.


BS: Kush është çelsi i mbështetjes ? DiouGradi, përgjigjet se :’Çelsi i pavarësisë së Kosovës, është forcimi i shtetit të ri të Kosovës, gjetja e miqve të vërtet, të fuqive të mëdha me të cilat Kosova do të vendos pas njohjes së pavarësisë lidhjet si shtet. Frocimi ekonomik i saj – dhe ndihma ekonomike që duhet sigurua të bëhet shteti. Dhe kërkesa jona si lobi i parë dhe më i madhi dhe më i fuqishmi në Amerikë, është si tek John McCain dhe tek kongesmenët, senatorët dhe anëtarët e qeverisë amerikane, se “Të bëhet Bondestili një nga bazat e njohuar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e përherëshme në Kosovës – të bëhet edhe tre herë më e madhe”, të bëhet një nga pikat ushtarake amerikane nga më të mëdhat në Europë. Do të kërkojmë ngritjen ekonomike të Kosovës, duke ndjekur një strategji të till që ushtarët të cilët do të largohen nga Iraku, Korea e Jugut, Gjermania të dërgohen në Kosovë, në bazën amerikane.”

Recent Posts

See All
bottom of page