KONGRESISTËT LANTOS DHE ROS-LEHTINEN PARAQESIN REZOLUTËN E KONGRESIT 36 (H.RES. 36)
NË MBËSHTETJE TË PAVARËSISË SË KOSOVËS NË KONGRESIN E 110-të të SHBA-ve
Duke komentuar veprimin e kongresistëve të nderuar amerikanë, Shirley Cloyes, ka deklaruar:“Tani që Komuniteti Ndërkombëtar shtyri vendimin për statusin final të Kosovës deri pas zgjedhjeve serbe të 21 janarit dhe ndërkohë dërgoi mesazhe të paqarta dhe dykuptimëshe për rezultatin përfundimtar, është jashtëzakonisht e rëndësishme që kongresistët Lantos dhe Ros-Lehtinen reaguan me shpejtësi për t’i dërguar Ballkanit dhe pjesës tjetër të botës mesazhin se Kongresi amerikan qëndron fuqishëm në përkrahje të pavarësisë së Kosovës, si mënyra e vetme për t’i kthyer Evropës juglindore paqen dhe stabilitetin”.
12 janar, Washington, DC
Lidhja qytetare shqiptaro-amerikane ka kënaqësinë të njoftojë se kongresisti Tom Lantosi (D-CA), kryetar i Komitetit të Kongresit për Çështje të jashtme dhe kongresistja Ileana Ros-Lehtinen, anëtare e lartë e këtij Komiteti nga radhët e republikanëve (R-FL), kanë paraqitur një rezolute e cila fton Shtetet e Bashkuara të Amerikës ta mbështesin pavarësinë e Kosovës.
Siç patën theksuar kongresisti Lantos dhe ish-kryetari Henri Hajd Henry Hide) me rastin e paraqitjes së rezolutës 24 në Kongresin e fundit “mënyra e vetme për t’iu qasur problemit politik, ekonomik dhe jostabilitetit shoqëror që ka pllakosur Ballkanin dehe mënyra e vetme për të parandaluar rindezjen e dhunës në rajon, është trajtimi i çështjes së statusit final të Kosovës, pa humbur kohë”.
Në seancën e majit të vitit 2005 kushtuar Kosovës, Lantosi pat deklaruar: “Besoj se sa më shpejt që të merremi me këtë problem, aq më mirë do të jetë për paqen dhe stabilitetin e rajonit … Thënë thjesht, nuk mund të vazhdojmë me përuljen dhe skllavërimin e vazhdueshëm të popullit shqiptar në Ballkan”.
Shirley Cloyes DioGuardi, këshilltarja e LQSHA për çështje të Ballkanit, përshëndet rikonfirmimin e mbështetjes së ShBA-ve për pavarësinë e Kosovës nga liderët e punëve të jashtme pranë Dhomës së Përfaqësuesve. Me këtë rast ajo deklaroi: “Tani që Komuniteti Ndërkombëtar shtyri vendimin për statusin final të Kosovës deri pas zgjedhjeve serbe të 21 janarit dhe ndërkohë dërgoi mesazhe të paqarta dhe dykuptimëshe për rezultatin përfundimtar, është jashtëzakonisht e rëndësishme që kongresistët Lantos dhe Ros-Lehtinen reaguan me shpejtësi për t’i dërguar Ballkanit dhe pjesës tjetër të botës mesazhin se Kongresi amerikan qëndron fuqishëm në përkrahje të pavarësisë së Kosovës, si mënyra e vetme për t’i kthyer Evropës juglindore paqen dhe stabilitetin”.
DioGuardi: “Liderët politikë të Kosovës ta mbrojnë rezolutën 36 në mënyrë publike
Sipas ish-kongresistit Joe DioGuardi, president i LQSHA, “Paraqitja e kësaj rezolute për pavarësinë e Kosovës nga kryetari Tom Lantos dhe kongresistja Ros-Lehtinen është edhe i punës tetëmbëdhjetë vjeçare të Lidhjes Qytetare Shqiptaro – Amerikane.
I përshëndes të dy ish-kolegët e mi për largpamësinë dhe kurajën e tyre në trajtimin e kësaj çështjeje të vështirë dhe me rëndësi për pawen dhe stabilitetin në Ballkan në kohën kur lufta në Irak është çështje që përbën shqetësim të veçantë për Kongresin dhe për të gjithë amerikanët. I ftoj të gjithë politikanët e Kosovës t’i bashkojnë forcat për mbrojtjen në mënyrë publike të rezolutës Lantos/Ros-Lehtinen për pavarësinë e Kosovës.
—
KONGRESI I 110 – SESIONI I PARË
Rezoluta e Kongresit (- H. Res.) 36
Që shpreh mendimin e përfaqësuesve të Kongresit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet ta deklarojnë mbështetjen e tyre për pavarësinë e Kosovës.
____________________________
Në dhomën e përfaqësuesve -
5 janar, 2007
Z. Lantos paraqiti rezolutën e mëposhtme, në emër të tij dhe të zonjës Ros-Lehtinen, e cila më pas iu dërgua Komitetit për çështje të Jashtme.
______________________________
Rezolutë
E cila shpreh mendimin e përfaqësuesve të Kongresit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet ta deklarojnë mbështetjen e tyre për pavarësinë e Kosovës.
Duke pasur para sysh që Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe komuniteti ndërkombëtar pranojnë se e drejta për vetëvendosje është e drejtë fundamentale e të gjithë popujve;
Duke e pasur para sysh që Kosova është definuar në rrugë ligjore dhe kushtetuese si territor sovran në Konferencën e parë Nacionalçlirimtare për Kosovë më 2 janar të vitit 1944 dhe ky status u konfirmua në Kushtetutën e Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë të miratuar në vitin 1946 dhe kushtetuta e amenduar jugosllave të miratuar në vitin 1974 e avancoi statusin autonom të Kosovës në nivelin “De facto”, republikë;
Duke e ditur faktin se para dezintegrimit të ish-Jugosllavisë, Kosova ishte entitet i veçantë politik dhe ligjor me institucione të posaçme financiare, me forcë të veten policore, me sistem të sajin arsimor, juridik dhe gjyqësor, me sistem shëndetësor, spitale dhe me organizime të tjera të pavarura;
Duke e pasur para sysh që në vitin 1987 diktatori Sllobodan Millosheviqi erdhi në pushtet mbi platformën e ultra-nacionalizmit dhe racizmit antishqiptar, platformë kjo e cila angazhohej për dhunë dhe hasmëri kundër të gjithë popujve josllavë, me theks të veçantë shqiptarët e Kosovës;
Duke e pasur të ditur tashmë se menjëherë pas kësaj, Slloboodan Millosheviqi i hoqi Kosovës veadministrimin që gëzonte deri atëherë pa pëlqimin e popullit të Kosovës;
Duke e pasur para sysh që Kuvendi i Kosovës, i gjendur përballë akteve të tilla të patolerueshme, miratoi deklaratën e pavarësisë më 2 korrik 1990, me të cilën shpalli Republikën e Kosovës dhe miratoi kushtetutën e 7 shtatorit 1990, bazuar në parimet ligjore ndërkombëtare për vetëvendosje, barazi dhe sovranitet.
Duke e pasur para sysh që me njohjen “de facto” të shpërbërjes së federatës jugosllave, Komuniteti evroppër nian vuri parimet johjen e pavarësisë dhe sovranitetit të republikave të ish-Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë dhe faktin se Kosova i përmbushte këto parime plotësisht si republikë “de facto” brenda federatës;
Duke pasur para sysh që nga 26 deri më 30 shtator të vitit 1991 në Kosovë është mbajtur një referendum popullor, në të cilin ka votuar 87 për qind e popullsisë me të drejtë vote, 99.87 për qind e të cilëve kanë votuar pro shpalljes së Kosovës shtet i pavarur nga Republika Socialiste Federative e Jugosllavisë.
Duke pasur para sysh që, nga okupimi i Kosovës në vitin 1989 deri në reagimin ushtarak të Organizatës së Traktatit Veri-Atlantik – NATO, kundër regjimit të Millosheviqit në vitin 1999, shqiptarët e Kosovës iu nënshtruqë ian trajtimit më brutal është bërë dikujt në zemër të Evropës që nga epoka naziste, rreth 400 mijë prej të cilëve u detyruan të iknin në Evropën Perëndimore apo në Shtetet e Bashkuara të Amerikës;
Duke pasur para sysh që në pranverë të vitit 1999 ushtria dhe forcat paramilitare serbe dëbuan nga Kosova rreth një milion (1,000,000) dhe vranë, të paktën, 10 mijë shqiptarë të Kosovës;
Duke pasur para sysh që Sllobodan Millosheviqi u akuzua nga Gjykata për Krime të Luftës dhe në qershor të vitit 2001 u ekstradua në Hagë për t’iu bërë gjyq për krimet e luftës. krime kundër njerëzimit dhe gjenocid në Kosovë, në Bosnje dhe në Kroaci;
Duke pasur para sysh që Kombet e Bashkuara shpallën dhe krijuan Kosovën si protektorat nën rezolutën 1244, duke i dhënë fund okupimit serb prej një dekade dhe luftës gjenocidale të Millosheviqit në Kosovë;
Duke pasur para sysh që shqiptare¨t e Kosovës, së bashku me përfaqësuesit e minoritetit serb, turk, boshnjak dhe shkali kanë mbajtur zgjedhje të lira dhe të drejta lokale dhe kombëtare në vitin 2000 dhe 2001 dhe më pas, në vitin 2002 ia dolën me sukses të themelonin parlamentin, i cili nga ana e tij zgjodhi presidentin dhe premierin e vendit;
Duke pasur para sysh që 50 qind e popullsisë së Kosovës është e moshës nën 25 vjeç dhe shkalla aktuale e papunësisë është midis 60 dhe 70 për qind, një e dhënë faktike kjo që shton gjasët që të rinjtë të hyjnë në rrjete të ndryshme kriminale, rrënjët dhe burimi i të cilave gjenden jashtë Kosovës, apo dalja dhe kërkimi i punës jashtë vendit me qëllim të mbetjes gjallë. Kjo gjendje do të vazhdojë gjithë derisa krijimi i vendeve masive të punës nuk lehtësohet dhe mbështetet nga garantimi dhe sigurimi i investimeve të huaja nëpërmjet ecjes së pastër drejt Kosovës së pavarur.
Duke pasur para sysh që parlamenti i Kosovës është i përkushtuar të zhvillojë demokraci të tipit perëndimor, në të cilin do t’u njihen të gjitha të drejtat civile të gjithë qytetarëve, pavarësisht nga përkatësia e tyre etnike dhe Parlamenti dhe institucionet janë të përkushtuara për realizimin e kthimit të të gjithë serbëve që nuk kanë bërë krime dhe të cilët janë larguar nga Kosova gjatë dhe pas luftës dhe
Duke pasur para sysh që ekziston arsye e plotë për të besuar se pavarësia nga Serbia është opsioni i vetëm i arsyeshëm dhe i qëndrueshëm për Kosovën, pasi që më aprë autonomia ka dështuar vazhdimisht dhe pandërprerë:
Prandaj le të merret vendim që Dhoma e Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara mendon se Shtetet e Bashkuara të Amerikës:
(1) Ta kenë të qartë rrezikun që paraqet shtyrja e zgjidhjes së statusit final të Kosovës për qëndrueshmërinë dhe stabilitetin politik dhe ekonomik të Kosovës dhe të fqinjëve të saj dhe rrjedhimisht edhe për të ardhmen e Evropës Juglindore;
(2) Publikisht ta mbështesin pavarësinë e Kosovës brenda kufijve ekzistues, si një shtet demokratik dhe sovran në të cilin do të respektohen dhe zbatohen të drejtat e njeriut, duke përfshirë edhe të drejtat e minoriteteve etnike dhe fetare dhe sundimin e rendit dhe ligjit, si e vetmja mënyrë për një paqe të qëndrueshme dhe për stabilitet në Ballkan;
(3) Të krijojnë një trupë monitoruese në bashkëpunim me OKB-në, me NATO-n dhe me organizata të tjera multilaterale ndërkombëtare për të siguruar që shteti i ri i Kosovës po i realizon standardet e vëna nga Këshilli i Sigurimit, duke përfshirë edhe mbrojtjen e të drejtave të minoriteteve për të gjitha komunitetet kosovare dhe për të ofruar një kalim të rregullt e të qëndrueshëm nga protektorati i Kombeve të Bashkuara në qeveri plotësisht funksionale dhe demokratike;
(4) Të punojnë me Këshillin e Evropës për të zhvilluar dhe implementuar programe kundër-raciste në të gjitha nivelet nga ato federale e deri te ato lokale në gjithë Ballkanin;
(5) Të bashkëpunojnë me Kombet e Bashkuara dhe me NATO-n për të lehtësuar kthimin e shqiptarëve nëpër shtëpitë e tyre të paraluftës në Mitrovicën Veriore dhe të serbëve në Mitrovicën jugore dhe në pjesët tjera të Kosovës;
(6) Të japin pjesën e tyre të asistencës, nëpërmjet tregtisë dhe programeve të tjera për ta mbështetur qeverinë e Kosovës për një Kosovë të pavarur dhe të inkurajojnë zhvillimin e mëtejmë të demokracisë, të sundimit të ligjit dhe të sistemit ekonomik të tregut të lirë në Kosovë dhe në gjithë Ballkanin.
(Përktheu: Musli Bazhdaraj – Përg. për botim Elida Buçpapaj)
Comments