top of page
Writer's pictureHon. Joseph DioGuardi

ALB - Kosova! Why America and Why Now?

Updated: Aug 5, 2018

Kosova! Pse Amerika dhe Pse Tani?

Isha zgjedhur në Kongresin Amerikan më 1984 dhe fillova mandatin ne Janar 1985. Disa muaj më vonë, shqiptarë etnik nga Kosova që jetonin në distriktin tim kongresional zbuluan faktin që babai im, I cili kishte emigruar në SHBA nga Italia më 1929, fliste shqip. (Njerzit e babait tim kishin lënë Shqipërinë pas ripushtimit të saj nga Otomanët në shekullin e pesëmbëdhjetë dhe kishin kërkuar strehim në vendin që atëherë ishte Mbretëria e Napolit). Jeta ime ka ndryshuar përgjithmonë që atëherë.


Qindra shqiptarë nga I gjithë Ballkani vizituan zyrën time në Washington, dhe disa edhe patën ardhur në shtëpinë time në New Rochelle, NY, për të më treguar për një vend që kurrë nuk e kisha dëgjuar më parë – Kosova. Shumë shpejt pastaj kuptova se thuajse askush në Kongres, si në Dhomën e Përfaqësuesëve si në Senat, nuk dinte asgjë për këtë province autonome në Jugosllavi—njërën prej tetë njësive juridike dhe konstituive në Federatën Jugosllave, me të drejta të barabarta votimi me Serbinë në presidencën federale. Por, kishte një përjashtim, një kongresist që njihte Kosovën dhe popullin shqiptar—një hebrejo-amerikan që kishte lindur në Hungari dhe I kishte shpëtuar Holokaustit si adoleshent. Ky ishte Tom Lantos, bashkëthemelues dhe kryetar I Komisionit të Kongresit për të Drejtat e Njeriut, që kishte një interes të vecant për t’iu ardhur në ndihmë të gjithë popujve të shtypur.


Rezoluta jonë e parë Kongresionale për të drejtat e njeriut për popullin e shumëvuajtur të Kosovës ishe paraqitur në Qershor 1986. Rezoluta e dytë ishte paraqitur më 1987 dhe kishte mëse pesëdhjeteshtatë bashkësponzorues, dhe dëgjimi I parë kongresional për këtë cështje ishte mbajtur në Tetor 1987. Kosova tani më ishte në listen e cështjeve kongresionale me të cilat do të merrej Kapitol Hilli—mu në kohën kur ish-diktatori serb, Slobodan Milosheviq, po merrte pushtetin në Beograd dhe po fillonte shtypjen brutale kundrejtë dy million shqiptarëve të Kosovës, që solli edhe okupimin brutal të Kosovës nga armata serbe në Mars 1989.


Kishte disa dështime në politikën tonë të jashtme që nga fillimi I administrates së Bushit (babait të Bushit të tanishëm), duke filluar me Sekretarin e Shtetit James Baker, që nuk kishte kuptuar drejt qëllimet e Milosheviqit dhe në mënyrë indirekte I kishte dhënë atij dritën jeshile për pushtim drejt Sllovenisë e Kroacisë duke thenë se “ne nuk kemi ndonjë interes në këtë punë” dhe se “ne do të mbajmë Jugosllavinë e bashkuar për cfarëdo cmimi.” Senatorët Joe Biden dhe Claiborne Pell mbajtën një dëgjim kongresional në Komitetin për Punë të Jashtme të Senatit në bazë të kërkesës sime më 21 Shkurt 1991, në të cilën edhe unë dëshmova. Në këtë rast, unë ekspozova taktikat Naziste dhe racizmin anti-shqiptar të Milosheviqit dhe paraardhësve të tij që nga fundi I Luftës së Dytë Botërore.


Po ashtu, kisha deklaruar se ishtë dëshira e Milosheviqit për Serbi të Madhe që do të ndante Jugosllavinë, dhe jo shqiptarët që vetëm po kërkonin statusin e një republike të plotë sikur që kishte Kroacia, Maqedonia, Serbia, Bosnia, Sllovenia, dhe Serbia, përbrenda Jugosllavisë në atë kohë. Edhe atëherë, ishte e kjartë për mua dhe popullin shqiptar se Milosheviqi dhe përkrahësit e tij serb ortodoksë kishin një plan brutal për të spastruar etnikisht Kosovën nga mëse 90 përqind e popullatës së saj shqiptare shumica e të cilëve janë muslimanë sekularë (që gjithëherë kanë jetuar në harmoni të plotë edhe me katolikët, krishterët, dhe hebrejtë për gjenerata të tëra.) Dhe këto qëllime të Milosheviqit u kuptuan edhe nga bota mbarë pak para se të fillonte fushtat ushtarake e NATO-s kundër Serbisë nën drejtimin e SHBA-ve më 1999.


Pra, sic e tregon edhe historia tani, brutaliteti nuk I solli gjë as Adolf Hitlerit, e as Milosheviqit. Edhe pas humbjes së Sllovenisë e Kroacisë, Milosheviqi përkrahu serbët në Bosnje, të udhëhequr nga komandatët serb Ratko Mladiq dhe Radovan Karagjiq, për të spastruar etnikisht Bosnjen nga muslimanët. Kjo coi në 300,000 civil të pafajshëm të vdekur, duke përfshirë edhe 7,000 burra dhe djemë të vrarë në tragjedinë e tmerrëshme të Srebrenicës më 1995. Përgjerësa Milosheviqi u akuzua për gjenocid dhe u sollë në Tribunalit Ndërkombëtar për Krime në Hagë më 2001, Mladiqi dhe Karagjiqi, që gjithashtu janë të akuzuar për gjenocid ende bredhin të lire nëpër Serbi (ja sa funksionon sundimi I ligjit në Serbi!).


Që nga largimi I forcave serbe pas fushatës së bombardimeve të NATO-s të udhëhequr nga SHBA-të në Qershor 1999, Kosova ka qenë nën protektoratin e OKB-së dhe ka patur shumë pak aktivitet ekonomik. Administrata e OKB-së në Kosovë ka bërë shumë pak në përmirësimin e infrastrukturës së shkatërruar nga lufta dhe përveq kësaj ka sjellur edhe korrupsion në Kosovë, sic është rasti I vjedhjes së 4.3 milion eurove nga Joseph Trueschler nga KEK-u. Bile edhe sot, reduktimet e energjisë elektrike janë të tmerrëshme – ndonjëherë katër e ndonjëherë edhe gjashtë orë në ditë pa energji elektrike. Si mund, atëherë, të krijohen vende të punës për popullatën më të re në Evropë (mëse 50% e popullit të Kosovës janë nën moshën 25 vjecare) nën këto kushte të mjerueshme? Që nga Lufta e Dytë Botërore, Kosova nuk ka qenë prioritet për zhvillim në Jugosllavi, por vatër e mos-zhvillimit. Sic I kishte thenë edhe kongresisti Henry Hyde, tani më I ndjerë por atëherë kryetar I Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë të Kongresit, Ambasadorit Nicholas Burns në një dëgjim të plotë kongresional për Kosovën në Maj 2005, “cka po provojmë të bëjmë në Kosovë – të krijojmë edhe një Rrip të Gazës, por kësaj rradhe në mes të Evropës, ku shumica e popullit janë të ri, të arsimuar, pro-amerikan, por nuk kanë tjetër c’të bëjnë pos të gjuajnë gurë?” Unë besoj se ky dëgjim kongresional (ku kishin dëshmuar edhe I ndjeri Mark Sopi, Lush Gjergji dhe Shirley Cloyes DioGuardi) ishte kthesa e duhur në përmirësimin e politikës sonë të jashtme kundrejtë Ballkanit, sepse Presidenti Bush po atë ditë patë deklaruar se tani SHBA-të do të insistojnë në zgjidhjen sa më të shpejtë të statusit final të Kosovës – zgjidhje kjo që do të sjellë liri për popullin e shumëvuajtur të Kosovës si nga Serbia ashtu edhe nga frika për gjenocid e spastrim etnik njëherë e përgjithmonë. Status quo-ja më nuk do të tolerohej.


Pas mëse tri vjetëve nga kjo kthesë në politikën amerikane, zgjidhja tani më ka ardhur me shpalljen e pavarësisë së Kosovës dhe njohjen e saj nga SHBA-të dhe vendet kryesore të evropiane. Pse është kjo me rendësi? Pa shtetësi, Kosova nuk mund të marrë kredi nga Banka Evropiane për Rindërtim për të riparuar infrastrukturën e dobët e të shkatërruar. Vetëm në këtë mënyrë mund të arrihet deri tek fillimi I investimeve private dhe zbutja e papunësisë masive. Serbia, ndërkohë, duhet të ballafaqohet me të ardhmen e saj si pjesë e integruar dhe krejtësisht demokratike e Evropës, dhe së bashku me Kosovën si një fqinjë të barabartë të punojë në rivitalizimin ekonomik të Ballkanit në mënyrë që më në fund edhe Evropa Juglindore të dalë nga statusi I prapambeturisë që ka patur që prej përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.


Dhe, përfundimisht, statusi I Kosovës u dashtë të zgjidhet nën lidershipin e SHBA-ve, mu sikur Woodrow Wilson bëri më 1921 kur njohu shtetin e Shqipërisë, kundrejtë dëshirave të Francës, Rusisë, Britanisë, dhe Gjermanisë së asaj kohe. Evropa gjithmonë ka qenë e ndarë përsa I perkët dimenzionit të cështjes shqiptare në Ballkan, dhe sikur SHBA-të të mos kishin marrë rolin udhëheqës edhe njëherë, do të na duhej që edhe një here të merreshim me zgjidhjen e një problemi më të rëndë sic bëmë me NATO-n më 1999. Dhe, po, zgjidhja e statusit të Kosovës është interes vital I SHBA-ve. Tani më është e dukshme për të gjithë njerzit e arsyeshëm që paqja dhe stabiliteti në Ballkan dhe Evropë mund të arrihet vetëm me njohjen e shtetësisë së Kosovës. Ky akt përmirësoi edhe një padrejtësi historike, kur Kosova ishte ndarë nga Shqipëria dhe I ishte bashkangjitur Jugosllavisë më 1921, duke lënë kështu mëse dy millionë shqiptarë nën një shtet sllav në të cilin ata trajtoheshin si qytetarë të dorës së dyë e tretë – deri më tani. Pavarësia tani u mundëson shqiptarëve që janë shumë punëtorë dhe pro-amerikan të ndërtojnë një të ardhme ekonomike për vetën e tyre dhe të kontribuojnë drejt suksesit të Evropës në ekonominë globale, me shpresë se edhe Serbia dhe pjesa tjetër e Ballkanit do të bëhen partnerë në Evropën e integruar.


6 Mars 2008

Ish-Kongresisti Joseph DioGuardi është kryetar i Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane.

Recent Posts

See All

Comments


bottom of page