top of page
Writer's pictureShirley Cloyes DioGuardi

ALB - Honoring Our Heroes

Updated: Aug 10, 2018

Nderimi Ndaj Heronjeve Tane

Fjalim nga Shirley Cloyes DioGuardi me rastin e Manifestimit të Ded Gjo Lulit

Bronx, New York, 5 Prill 2008


Jemi mbledhur sonte për nderë të Ded Gjo Lulit, njërit nga heronjtë revolucionar shqiptarë të luftës shqiptare për liri. Dhe, jemi mbledhur këtu poashtu vetëm disa ditë pasi që një hero tjetër i madh shqiptar, Ramush Haradinaj, është liruar nga burgimi. Është e rendësishme t’i ndreojmë heronjtë tanë. Por nëse vërtetë duam t’i ndreojmë heronjtë tanë, atëherë mendoj se duhet të kemi kujdes që të mos kurthërohemi vetëm në fjalime për ta dhe për të kaluarën. Por, mendoj se kemi nevojë që shembulli i tyre të na jap energji për të folur për të tashmen dhe sfidat që kemi përpara. Dhe, pas kësaj, duhet të shkojmë përtej fjalimeve dhe të fillojmë të punojmë për të adresuar problemet që doemos duhet zgjidhur për të përmbushur kauzën kombëtare.


Unë jam e sigurtë se të gjithë në këtë dhomë do pajtoheshit me mua kur them se njëra ndër sfidat më të mëdha para neve tani është fakti se shqiptarët në Mal të Zi ende nuk janë të lirë. Në 2001, pasi që Millosheviqi veq ishte transferuar në Hagë, unë vendosa që ishte e domosdoshme që Liga Qytetare të futej në Mal të Zi. (Për një gjë të tillë, as që kishim patur mundësi të mendonim para ekstradimit të Milosheviqit në Hagë, sepse Joe DioGuardit i ishte ndaluar hyrje në këto rajone nga Serbia). E dija se problemet me të cilat ballafaqohen shqiptarët në Mal të Zi, sikurse edhe problemet me të cilat ballafaqohen shqiptarët kudo në Ballkan, nuk do të mund të zgjidheshin pa ndihmën e SHBA-ve, vecanërisht pa ndihmën e Kongresit të SHBA-ve. Gjithashtu e dija se pasi që askush në Kongres në 2001 nuk dinte asgjë për realitetin e shqiptarëve në Mal të Zi, ne duhej të fillonim menjëherë që t’i informonim anëtarët e Kongresit dhe Senatit sikur edhe mediat tona për shtypjen kundrejt shqiptarëve dhe për përpjekjen e tyre shekullore për të tejkaluar valë të ndryshme të përzënies, gjenocidit, asimilimit të dhunshëm, dhe margjinalizmit ekonomik e politik të ushtruar nga ana e regjimeve armiqësore të dominuara nga sllavët.


Nuk ka kohë për të hyrë në detaje sonte, por ajo që ndodhi mëpastaj ishte një punë (që Liga Qyetare e bënë në mënyrë krejtësisht vullnetare; askush nuk paguhet për këtë punë) mëse pesë vjecare që përfshinë shkrimin e një sër artikujsh, lobimin e anëtarëve të Kongresit, organizimin dhe dërgimin e dy delegacioneve kongresionale të sponzorizuara nga Liga Qytetare në trojet shqiptare në Mal të Zi (njëri me Kongresmenin Tom Lantos në 2003, dhe tjetri më Kongresmenin Dana Rohrabacher në 2005), dëgjimin kongresional mbi “Të ardhmen e shqiptarëve në Mal të Zi,” të vazhduar nga përpjekje të parreshtura me Kongresmenin Lantos për t’i kthyer statusin e komunës Tuzit.


Sikur të mos ishte bërë e gjithë kjo punë, realiteti i shqiptarëve të Malit të Zi do të kishte mbetur jashtë agjendave të politikave të jashtme perëndimore. Nuk është habitës fakti se qeveria malaziase na ka luftuar në cdo hap. Por, tragjikisht, surrogatët e tyre në Washington dhe disa kolaboracionistë shqiptarë gjithashtu kanë luftuar hap pas hapi kundër përpjekjeve të Ligës Qytetare për të sjellur liri për shqiptarët në Mal të Zi. Dhe kjo betejë po vazhdon me përpjekjen tonë për të liruar nga burgu katërmbëdhjetë shqiptarët që u arrestuan, torturuan, dhe u burgosën në Mal të Zi në Shtator 2006. Me keqardhje me duhet të them se duket sikur Departamenti ynë i Shtetit po toleron Malin e Zi, edhepse katër nga të burgosurit—Kola Dedvukaj, Rrok Dedvukaj, Sokol Ivanaj, dhe Doda Lucaj—janë shtetas amerikanë.


Prandaj, puna jonë nuk ka mbaruar ende. Dhe, shqiptaro-amerikanët tani kanë një mundësi të vecantë për të ndihmuar, sepse asnjëri nga ne nuk kemi fuqinë e zgjidhjes së problemeve të Malit të Zi në Tuz, Ulqin, Anë e Malit, Krajë, dhe Plavë e Guci, mirëpo ne kemi fuqinë të influencojmë qeverinë e SHBA-ve, pa ndihmën e së cilës as Kosova nuk do të ishte sot e pavarur, dhe as Shqipëria nuk do t’i bashkangjitej NATO-s. Secili nga ne ka fuqinë të bëjë një ndryshim, dhe asnjë përpjekje për liri nuk mund të ketë sukses nëse secili nga ne nuk e demostron këtë cdo ditë. Kjo është mënyra më e mirë për të nderuar Ded Gjo Lulin dhe të gjithë heronjtë tanë.

Recent Posts

See All

Comments


bottom of page