top of page
  • Writer's pictureAACL

ALB - Congressional Resolution In Honor Of Gjergj Castrioti Scanderbeg

Updated: Aug 5, 2018

Dona Rohrabacher Dhe Tom Lanos Paraqesin Rezolutë Kongresi


DONA ROHRABACHER DHE TOM LANTOS PARAQESIN REZOLUTË KONGRESI NË SHENJË NDERIMI DHE PËRKUJTIMI PËR 600-VJETORIN E LIDNJES SË GJERGJ KASTRIOTIT SKËNDERBEUT


DONA ROHRABACHER DHE TOM LANTOS PARAQESIN REZOLUTË KONGRESI NË SHENJË NDERIMI DHE PËRKUJTIMI PËR 600-VJETORIN E LIDNJES SË GJERGJ KASTRIOTIT SKËNDERBEUT


Shirley CloyesDioGuardi: “Lufta e Skënderbeut për 27 vjet ka shërbyer si mburojë e Evropës Perëndimore duke shtruar themelet e zhvillimit të saj si një organizëm shtetesh të lira dhe demokratike”.


UASHINGTON, 28 TETOR 2005 – Me sugjerim të Lidhjes Qytetare Shqiptaro-amerikane, anëtari i Komitetit të Kongresit për Marrëdhënie me Jashtë, Dana Rohrabacher dhe Tom Lantos, demokrat i rangut të lartë pranë këtij komiteti, paraqitën Kongresit një rezolutë në shenjë nderimi për 600-vjetorin e lindjes së Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, burrështetasit, diplomatit dhe gjeniut ushtarak shqiptar të shekullit XV, që është hero kombëtar i shqiptarëve në Ballkan dhe në mbarë botën.


Me ndihmën e disa profesorëve shqiptarë, presidenti i Lidhjes Qytetare Shqiptaro-amerikane, Joe DioGuardi dhe Shirley Cloyes ofruan prova për ta bindur Rohrabacehrin dhe Tom Lantosin që ta paraqesin Rezolutën e Kongresit më 28 tetor 2005 , në të cilën përmendën disa nga bëmat kryesore të Gjergj Kastriotit.


Rezoluta përmbyllet me thirrjen drejtuar përfaqësuesve të Kongresit që ta angazhohen papushim që administrata e presidentit Bush “të punojë bashkë me partnerët evropianë për përshpejtimin e integrimit të Shqipërisë dhe të Kosovës së Lirë në Bashkimin Evropian, në shenjë mirënjohjeje për kontributin madhështor dhe sakrificat e Gjergj Kastriotit dhe të popullit shqiptar në shpëtimin e Evropës Perëndimore nga dominimi Otoman”.


Ajo përshkruan shkurtas të dhënat për jetën e Skënderbeut dhe okupimin që populli shqiptar përjetoi mbi supet e tij për 425 vjet pas vdekjes së tij, deri sa ai mori fund më 28 nëntor të vitit 1912, kur Ismail Qemali ngriti flamurin mbi Shqipërinë e Lirë që në atë kohë përfshinte Kosovën dhe tokat shqiptare në Maqedoni, në Mal të Zi, në Preshevë dhe në Çamëri.


Joe DioGuardi theksoi se “Kastrioti është figura kryesore nga të gjitha figurat e mëdha historike të popullit shqiptar. Shqiptarët me të drejtë duhet të jenë krenarë për historinë dhe trashëgiminë e tyre që në kohën më të vonë ka filluar me Gjergj Kastriotin për të vazhduar në shekullin 21 me shenjtoren Nënë Tereza”. DioGuardi shtoi se “Po t’u dha detyra të emërosh edhe vetëm dy figura të tjera të mëdha, nuk mund ta harrosh kurrë urtësinë, kurajën dhe dashurinë e kauzës kombëtare shqiptare të Ismail Qemalit dhe të Peshkopit dhe Premierit Fan Noli. Ne duhet të vazhdojmë t’i nderojmë këta dhe të gjithë heronjtë dhe përpjekjet e tyre titanike për çlirimin e të gjithë shqiptarëve”. Këtë, tha DioGuardi, duhet ta bëjmë nëse duam ta ruajmë besën e popullit shqiptar për vete dhe për brezat pas nesh.


Sipas Shirley Cloyes DioGuardi “Hyrja e Rezolutës së Kongresit që i kushtohet Skënderbeut është një kontribut i rëndësishëm që Amerikës i bën të njohur dhe të qartë rolin që kanë luajtur shqiptarët në formësimin e historisë Perëndimore.


Lufta e Skënderbeut kundër okupimit dhe shtypjes otomane për 27 vjet me radhë ka shërbyer si mburojë e Evropës Perëndimore dhe ka shtruar themelet e zhvillimit të saj duke arritur sot në një organizëm shtetesh të lira dhe demokratike”.


Cloyes shtoi se “Tani kur gjendemi në prag të fillimit të bisedimeve për statusin final të Kosovës, Rezoluta Rohrabacher-Lantos është po ashtu një përkujtues i qëlluar në kohën e duhur se zgjidhja e kauzës kombëtare shqiptare, themelet moderne të të cilës i ka vënë Gjergj Kastrioti, është thelbësore për sjelljen e paqes që të qëndrueshme për Evropën si tërësi unike dhe të pandarë”. /(Përktheu: Musli BAZHDARAJ Për.për botim Elida BUÇPAPAJ)


Kongresi 109 i ShBA-ve – Sesioni i parë i Rezolutës së Kongresit H. RES. 522


SKËNDERBEU NDALI PUSHTIMIN OTOMAN TË EVROPËS PERËNDIMORE


Duke nderuar 600 vjetorin e lindjes së Gjergj Kastriotit, burrështetas, diplomat dhe gjeni ushtarak, për rolin e tij në shpëtimin e Evropës Perëndimore nga okupimi otoman, z. Rohrabacher paraqiti në Kongres rezolutën e mëposhtme:


—— Duke pasur parasysh që Gjergj Kastrioti lindi 600 vjet më parë, në vitin 1405 në Kështjellën e Bardhë të Krujës (që dikur njihej si Kroja) të Shqipërisë;

Duke pasur para sysh që kur kishte 17 vjeç babai i tij pa dëshirë lejoi shkuarjen e tij me Sulltanin Turk si kusht për paqen;


Duke pasur para sysh që Kastrioti shkëlqeu në studimin e historisë dhe gjuhëve klasike dhe në moshë të re arriti rangun e gjeneralit në radhët e ushtrisë së turqve otomanë;


Duke pasur para qysh që kualitetet gjeniale ushtarake të Kastriotit dhe kualitetet e tij unike prej lideri i pranoi dhe lavdëroi edhe Sulltani i kohës, Murati, kualitete këto që e bënë sulltanin ta quante Gjergjin Iskander Bey (tani Skënderbe), sipas Aleksandrit të Madh; Duke e ditur se edhe pse ishte larg tokës së tij të lindjes, Shqipërisë, Kastrioti nuk e harroi kurrë trashëgiminë dhe popullin e tij shqiptar;


Duke e ditur se më 28 tetor të vitit 1443, pas shumë peshimeve e shoshitjeve që i kishte bërë në fshehtësinë më të thellë, Kastrioti kishte vendosur që përfundimisht të kthehej në shtëpi për ta çliruar popullin shqiptar nga zgjedha otomane;


Duke e ditur se Beteja e Nishit më 10 nëntor të vitit 1443 midis trupave otomane dhe ushtrisë hungareze, të udhëhequr nga një luftëtar tjetër i lirisë, Janosh Huniadi, i dha Skënderbeut rastin ideal për përmbushjen e planit të tij për kthim;


Duke e ditur se më 28 Nëntor të vitit 1443, Skënderbeu kthehet në qytetin e tij të lindjes, në Krujë ku i shoqëruar nga hareja dhe gëzimi i pafund dhe entuziast i popullit të tij, ngre sërish mbi Kështjellën e Bardhë flamurin e tij me shqiponjën dykrenore, një moment historik ky që përshkruhet me aq gjallëri nga poeti amerikan, Henry Wadsworth Lonfellow në poemën e tij të gjatë epike “Scanderbeg – Skënderbeu”;


Duke e pasur tashmë të njohur në hollësi së Skënderbeu që prej këtij çasti e tutje e mbrojti popullin shqiptar me sukses nga sulme e ofensiva të panumërta të Perandorisë Turke, ushtrisë më të madhe të kohës, ku bën pjesë edhe ekspedita e mbi 150 mijë trupave turke të prira nga vetë Sulltan Murati në vitin 1450, e cila pas një lufte të përgjakshme të përmasave homerike u mposht nga këmbësoria dhe kalorësia shqiptare e udhëhequr nga Skënderbeu në Kështjellën e Krujës, megjithëse ishte shumë më e paktë në numër se ushtria pushtuese:


Duke e pasur para sysh se në vitin 1453 i biri i Muratit, Sulltan Mehmedi e pushtoi Kostandinopojën, duke i dhënë kështu fund epokës së Bizantit, por nuk ia doli dot që edhe në vitin 1466 dhe në vitin 1467 ta gjunjëzonte Shqipërinë, megjithëse komandonte me ushtrinë më të madhe të kohës, që në radhët e veta numëronte 300 mijë trupa të këmbësorisë dhe kalorësisë;


Duke e ditur se në vitin 1460 dhe 1461 Gjergj Kastrioti – Skënderbeu për herë të dytë shkoi me ushtrinë e tij në Italinë Jugore në mbrojtje të aleatit të tij, Mbretit Alfons të Napolit, që luftonte kundër invadimit të lombardëve të Francës Jugore;


Duke e pasur të qartë se Skënderbeu – Gjergj Kastrioti e bashkoi popullin shqiptar dhe krijoi shtetin e lirë të Shqipërisë, që në kohët më të vështira i bëri 25 vjet jetë;


Duke e ditur se sipas gjeneralmajorit, James Wolfe, komandant i ushtrisë britanike në Kuebek “Skënderbeu ua kalon të gjithë oficerëve të lashtë dhe të kohërave moderne, në drejtimin e një ushtrie të vogël defensive” dhe duke e ditur se sipas historianit të shquar britanik, Edward Gibon “entuziazmi i kalorësisë dhe religjionit e kanë renditur princin shqiptar përkrah Aleksandrit të Madh dhe Pirros”;


Duke e pasur të qartë se Skënderbeu vdiq në qytetin e Shqipërisë, Lisus – sot Lezha, më 17 janar të vitit 1468 dhe shqiptarët e vazhduan rezistencën e tyre kundër okupimit otoman edhe për njëzet vjet të tjerë, pas të cilave otomanët ia dolën ta mposhtnin Shqipërinë, duke shkaktuar kështu largimin e dhunshëm të dhjetëra mijëra shqiptarëve që ikën e gjetën strehë përtej Detit Adriatik, në Mbretërinë e Napolit, ku stërnipërit e tyre vazhdojnë të jetojnë edhe sot e kësaj dite;


Duke pasur para sysh se populli shqiptar nën udhëheqjen e Skënderbeut parandaloi rënien e Romës dhe të tërë Italisë nën sundimin e Perandorisë Otomane, duke i hapur kështu rrugën Rilindjes – Renesancës italiane;


Duke e pasur të njohur faktin se statujat e Skënderbeut hipur mbi atin e tij me shpatën në dorë sot u japin nur kryeqyteteve të Italisë, të Austrisë, Hungarisë, të Shqipërisë dhe të Kosovës;


Duke e pasur para sysh se Shqipëria, duke përfshirë edhe Kosovën, fitoi sërish lirinë e saj më 28 nëntor të vitit 1912, pas 425 vjet okupimi nga Perandoria Otomane dhe sot Shqipëria dhe Turqia moderne, që të dy këto vende janë aleatë të vendosur të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Republika e Shqipërisë është e vendosur që sa më shpejt që të jetë e mundur t’u bashkëngjitet NATO-s dhe Bashkimit Evropian;


Propozojmë që të vendoset që Dhoma e Përfaqësuesve – Kongresi


1) Më 28 tetor të vitit 2005 ta përkujtojë veprën e Gjergj Kastriotit Skënderbeut;


2) T’i përgëzojë shqiptarët kudo që janë për homazhet dhe nderimet për liderin, heroin dhe birin e tyre trim, Gjergj Kastrioti dhe


3) Ta ftojë qeverinë ShBA-ve që në bashkëpunim me partnerët evropianë ta përshpejtojë integrimin e Shqipërisë dhe të Kosovës së Lirë në Bashkimin Evropian, në shenjë


mirënjohjeje për kontributin e madh dhe sakrificën e bërë nga Gjergj Kastrioti dhe nga populli shqiptar për shpëtimin e Evropës Perëndimore nga pushtimin Otoman.


(Përktheu: Musli BAZHDARAJ Për.për botim Elida BUÇPAPAJ)

Recent Posts

See All

ALB - It’s Time to End the Appeasement of Serbia

T’i jepet fund politikës së përkëledhjes ndaj Serbisë Nga Shirley Cloyes DioGuardi dhe Roland Gjoni Më 22 korrik, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GjND) vërtetoi ligjshmërinë e deklaratës së pavarë

bottom of page