top of page
Writer's pictureAACL

ALB - AACL News Advisory

LQSHA FTOJNË QEVERINË AMERIKANE DHE ORGANIZMAT HUMANITARE NDËRKOMBËTARE TË KE¨RKOJNË LIRIMIN E 14 SHQIPTARËVE NË MALIN E ZI


LQSHA kërkon pezullimin e hetimeve dhe një deklaratë formale të qeverisë malazeze, në të cilën të sqarohen akuzat kundër katërmbëdhjetë shqiptarëve si dhe aryeja për prolongimin e paraburgosjes së tyre edhe per tridhejtë ditë të tjera. Lidha Qytetare fton po ashtu të bëhen hetime të plota për shkeljen e të drejtave civile dhe njerëzore të këtyre të burgosurve


——–


Lidhja Qytatare Shqiptaro -Amerikane (www.aacl.com) ka shpërndarë deklaratën e Firmës Ligjore “Preleviq” dhe të përfaqësuesve të tjerë mbrojtës lidhur me keqtrajtimet psiqike dhe fizike të klientëve të tyre: Katërmbëdhjetë të burgosurve shqiptarë, tre prej të cilëve qyetarë amerikanë, që u arrestun në Mal të Zi më 9 shtator 2006, nën dyshimin për aktivitet terrorist.


Këtë deklaratë, avokatët malazezë ia dërguan më 12 tetor përfaqësuesve të Amnesty International, Human Rigjhts Watch, Këshillit të Evropës dhe medias malazeze, të cilën Lidhja Qytetare Shqiptaro-Amerikane ia përcolli menjëherë liderëve të Kongresit amerikan për politikën e jashtme.


Deri sot, ministria e Malit të Zi për Punë të Brendshme nuk ka nxjerrë asnjë provë të vetme dhe nuk ka ngritur asnjë akuzë formale kundër këtyre të burgosurve shqiptarë. Lidhja Qytetare së bashku me anëtarët e familjeve të të burgosurve ftojnë qeverinë amerikane dhe organizatat humanitare ndërkombëtare të kërkojnë lirimin e menjëhershëm të këtyre të burgosurve, pezullimin e hetimeve dhe një deklaratë formale të qeverisë malazeze, në të cilën të sqarohen akuzat kundër katërmbëdhjetë shqiptarëve si dhe aryeja për prolongimin e paraburgosjes së tyre edhe per tridhejtë ditë të tjera.


Lidha Qytetare fton po ashtu të bëhen hetime të plota për shkeljen e të drejtave civile dhe njerëzore të këtyre të burgosurve./MB/EB


DEKLARATË PUBLIKE

E PËRFAQËSUESVE LIGJORË TË PERSONAVE

TË PRIVUAR NGA LIRIA NË AKSIONIN E MINISTRIES SË

BRENDSHME TË REPUBLIKËS SË MALIT TË ZI “FLUTURIMI I SHQIPONJËS”,

MË 9 SHTATOR 2006

Podgoricë, 12 tetor 2006


Duke marrë për bazë presionin e menjëhershëm dhe të pamasë të medies, të drejtuar kundër klientëve tanë që, veç të tjerash, paraqet shkelje të parasupozimit të pafajësisë së tyre si dhe shkeljen masive të të drejtave të tyre të njeriut gjatë procedurës penale të ndërmarrë deri më tani, po detyrohemi që, me gjithë konsideratën tone të plotë ndaj konfidencialitetit të procedurës penale, t’i informojmë organizmat kompetentë të shtetit dhe opinionin e gjerë publik, me sa vijon më poshtë:


1. Gjatë kohës së mbajtjes nën gjendjen e ndalimit nga policia, klientët tanë, që të gjithë pa dallim, janë maltretuar fizikisht dhe psiqikisht. Gjatë tre ditë ndalimi ata u janë nënshtruar rrahjeve, kërcënimeve, poshtërimit e madje edhe mohimit të ushqimit dhe ujit të pijes.


Për gjërat e mësipërme, klientët tanë e kanë njoftuar personalisht gjykatësin hetues në prani të prokurorit të posaçëm të shtetit dhe deklaratat e tyre kanë hyrë në dosjen e seancës dëgjimore të gjykatës. Përveç kësaj, në emrin e tyre kemi ngritur aktpadi penale kundër zyrtarëve të paidentifikuar të policisë për veprat penale që ndërlidhen me nxjerrjen e deklaratave me dhunë (Neni 166, Kodi Penal i Republikës së Malit të Zi) dhe me maltretimin dhe torturën (Neni 167, Kodi Penal i Republikës së Malit të Zi). Duke sqaruar më parë se deri më sot lidhur me këto ankesa nuk është ndërmarrë asgjë, bëjmë thirrje që hetimet të bëhen në përputhje me ligjin dhe shkelësit e tij të ndëshkohen po ashtu në përputhje me atë që parasheh ligji.


2. Të drejtat e klientëve tanë për gjykim dhe mbrojtje të drejtë janë rrezikuar seriozisht nga mosbarazim midis mbrojtjes dhe prokurorit të posaçëm. Përfaqësuesve ligjorë u është mohuar qasja në disa nga dokumentet më të rëndësishëm në kuadër të lëndës dhe prandaj është dëmtuar rëndë dhe është vonuar përgatitja dhe kryerja e mbrojtjes.

Dhe e gjithë kjo po ngjet në kohën kur të pandehurit tash e më shumë se një muaj po vazhdojnë të mbahen të arrestuar mbi bazën e vendimeve që mbështeten nga këto të prova të pazbuluara.


3. Për shkak të veprimeve kundërligjore të forcave të policisë gjatë operacionit të bastisjes dhe arrestimit të klientëve tanë, dosjet e rastit përmbajnë një mori provash të nxjerra në rrugë kundërligjore. Megjithëse kemi kërkuar eliminimin e provave të tilla nga dosjet penale, në përputhje me Kodin e Procedurës Penale të Republikës së Malit të Zi, gjykata nuk ka vendosur asgjë për kërkesën tonë, prandaj provat e nxjerra në rrugë kundërligjore po përdoren ende në procedurën në shqyrtim.


4. Theksojmë po ashtu se periudha e gjatë e kryerjes se masave të propozuara hetimore, aq më shumë në kohën kur të gjithë të pandehurit janë të arrestuar dhe për shumicën prej tyre nuk ekziston asnjë provë e vetme e madje as edhe një indikacion i vetëm se ata mund të kenë kryer ndonjërën prej veprave që u vihen barrë, nuk mund të justifikohet me asgjë. (Asnjëri prej këtyre veprimeve hetuese nuk do të kërkonte në asnjë situatë më shumë se një javë).


Përfaqësuesit ligjorë:


1. Mr. Rajko Bozovic

2. Mr. Miodrag Bojanic

3. Mr. Branimir Jovicevic

4. Ms. Ranka Perovic

5. Mr. Borivoje Djukanovic

6. Mr. Novak Lakovic

7. Mr. Hamid Ganjola

8. Mr. Aleksandar Vojinovic,

9. Mr. Radomir Prelevic, Ph.D.


Të akuzuarit e privuar nga liria më 9 shtator 2006 në operacionin e policisë së Malit të Zi “Fluturimi i Shqiponjës”.


1. Mr. Anton Sinistaj

2. Mr. Djon Devdukaj

3. Mr. Sokolj Ivanovic

4. Mr. Djordje Ivanovic

5. Mr. Marko Ivanovic

6. Mr. Nikola Ljekocevic

7. Mr. Kolja Dedvukaj

8. Mr. Rok Dedvukaj

9. Mr. Pjetr Dedvukaj

10. Mr. Djon Dedvukovic

11. Mr. Viktor Sinistaj

12. Mr. Zef Berisaj

13. Mr. Vaso Koljcevic

14. Mr. Viktor Dr

Recent Posts

See All

Comentários


bottom of page