top of page

ALB - The Civic League Calls For Electoral System in Kosova

Updated: Aug 7, 2018

Liga Qytetare Përkrahë Thirrjen Për Votim Me Lista Të Hapura Në Kosovë


Për Publikim të Menjëhershëm

Kontakti: Shirley Cloyes DioGuardi

(914) 762-5530


Liga Qytetare Përkrahë Thirrjen Për Votim Me Lista Të Hapura Në Kosovë


OSINING, NJU JORK, 27 SHKURT 2004—Gjatë gjithë vitit të kaluar, Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane ka lobuar qeverinë e SHBA-ve për të përkrahur thirrjen e shoqërisë civile në Kosovë dhe disa anëtarëve të Kuvendit të Kosovës për një reform në sistemin elektoral. Nuk i kemi bërë publike të gjitha angazhimet tona në këtë drejtim duke mos dashur të shkaktojmë tërheqjen e vëmendjes së mediave parakohe në një diskutim të rendësisë kritike për të ardhmen e Kosovës në demokraci. Por, tani pasi që Grupi Punues për Zgjedhjet ka dështuar në gjetjen e një koncensusi në përkrahje të listave të hapura, dhe pasi që OSBE-ja, e cila thellësisht i kundërshton listat e hapura, ia ka lënë këtë çështje Administratorit të UNMIK-ut Harri Holkeri për të marrë vendimin përfundimtar, ndihemi të obliguar që të shprehim publikisht pozicionin tonë në këtë çështje.


Kosova ka nevojë për një system më transparent dhe të dizajnuar ashtu që do të rriste përgjegjësinë e zyrtarëve të zgjedhur sidhe nivelin e pjesëmarrjes qytetare në procesin demokratik. Si minimum, sistemi i tanishëm proporcional duhet të përfshijë listat e hapura në zgjedhjet parlamentare të Tetorit 2004, në mënyrë që Kosovarët të kenë mundësinë e votimit për një person, dhe jo vetëm për një parti politike. Votuesit duhet të dijnë se kush janë ligjvënësit e tyre dhe se kujt duhet t’i drejtohen kur kanë ndonjë problem. Sistemi i tanishëm inkurajon lojalitetin ndaj një partie politike dhe veçanërisht ndaj udhëheqësisë partiake, në vend se të inkurajoj përfaqësimin qytetar. Listat e hapura do të sjellnin më shumë përgjegjësi dhe transparentizëm në një sistem që nënkuptohet të jetë demokratik.


Është i dhimbshëm fakti kur mësohet se OSBE-ja kundërshton listat e hapura (sikurse edhe çfarëdo ndryshime tjera në sistemin elektoral të Kosovës) duke argumentuar se një aprovimi i një sistemi të tillë me lista të hapura para zgjedhjeve të Tetorit 2004 do të ishte shumë kompleks dhe i shtrenjtë. Por, edhe tash, kjo nuk është e vërtetë. Listat e hapura do të kërkonin një shumë minimale për edukimin publik të votuesve në lidhje me to dhe fletëvotimet e reja. Fletëvotimet do të kushtonin pak më shtrenjtë dhe numërimi i votave do të mund të merrte më shumë kohë, por e gjithë kjo do të mund të bëhej pa ndonjë injektim të madh të resorseve shtesë.


Ideale do të ishte edhe implementimi i një sistemi të qarkut, të ngjashëm me atë që Shtetet e Bashkuara aplikojnë për zgjedhjen e anëtarëve në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-ve, në mënyrë që votuesit të kenë një përfaqësim më kuptimplotë nga niveli local në atë qëndror qeveritar. Sigurisht se krijimi i qarqeve (distrikteve), jo sikurse krijimi i listave të hapura, do të ishte më kompleks dhe më i shtrenjtë. Sidoqoftë, sikur të kishte resorse të mjaftueshme edhe sistemi i qarqeve do të kishte qenë e mundur të aplikohej për zgjedhjet e 2004.


OSBE-ja lehtë mund të arsyetojë pozicionin e saj duke u thirrur në atë se kinse se po i qëndron besnike misionit të saj në mbajten e shpenzimeve në minimum dhe të sistemit sa më të thejshtë. Por, ky është një pozicion, të mirat e të cilit maten me gram, e jo të mirat me kilogram, për të cilin OSBE-ja do të jep përgjegjësi eventualisht. Kosova, edhepse gjithëmonë ka qenë pro-Përendimore dhe pro-demokratike, ende po mbahet e lidhur nga


mbeturinat e mentalitetit të ish-Jugosllavisë. Ajo padyshim ka mundësi që të çlirohet nga ky mentalitet, por nuk mund të bëjë një gjë të tillë nëse OJQ-të multinacionale si OSBE-ja, e thirrur për të sjellur standarded demokratike Perëndimore në Kosovë, promovojnë një sistem politik që ka mangësi serioze edhe pesë vite pas përfundimit të luftës.


Si rrjedhojë e një rritje të mosbesimit në procesin elektoral, fatkeqësisht vetëm 54 përqind e elektoratit Kosovar ka votuar në zgjedhjet e kaluara, në krahasim me mëse 80 përqind që kishin votuar në zgjedhjet menjëherë pas luftës. Të dyja, listat e hapura dhe krijimi i qarqeve do të inkurajonin Kosovarët për të votuar në numër më të madh. Tash është koha për të aplikuar listat e hapura, së paku, dhe për të lansuar një kampanjë për njohjen e publikut me to. UNMIK-u, OSBE-ja, dhe institucionet tjera ndërkombëtare që kanë investuar aq shumë fonde dhe kohë në Kosovën e pasluftës vetëmse do të përfitonin nga ky veprim. Ato po ashtu do t’ju jepnin më shumë shpresa për të ardhmen Shqiptarëve të Kosovës, ende në rimëkëmbje e sipër nga pasojat e spastrimit etnik, ekspulsionit masiv, gjenocidit, sikurse edhe Serbëve jokriminelë, që duan të jenë pjesë productive në shoqërinë Kosovare. Duke vepruar kështu, këto institucione atëherë do të ndihmonin në arritjen e një demokracie të mirëfilltë dhe të stablitetit në Kosovë dhe rajon.


# # #

Recent Posts

See All
bottom of page