top of page
  • Writer's pictureAACL

ALB - The AACL Responds to the Indictment of Kosova Prime Minister Ramush Haradi

Lidhja Qytetare Shqiptaro Amerikane në përgjigje të akuzës ndaj Kryeministrit të

Kosovës Ramush Haradinaj


Mbititull/Lidhja Qytetare Shqiptaro Amerikane në përgjigje të akuzës ndaj Kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj


Titull/LQSHA: AKUZA NDAJ KRYEMINISTRIT RAMUSH HARADINAJ, NJË TRAVESTI E DREJTËSISË, NJË TRAGJEDI PËR KOSOVËN


Nëntitull/Është koha që bashkësia ndërkombëtare të sjellë në kujtesë se Sllobodan Millosheviçi dhe xhelatët e tij bënë katër luftëra agresionesh në Evropën Juglindore në vitet 1990, rezultat i të cilave ishte shpërngulja me force e katër milionë boshnjakëve, kroatëve, shqiptarëve, romëve dhe vrasja e më shumë se 350000 burrave, grave dhe fëmijëve, përfshirë të paktën 10000 shqiptarë të Kosovës (3000 shqiptarë të Kosovës nuk janë gjetur ende deri sot) nga duart e forcave serbe. Numri i shqiptarëve të vdekur do të kishte qenë shumë here më i madh nëse Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe NATO, udhëhequr nga qeveria e SHBA, nuk do të kishte ndërhyrë. Ne duhet ta dëshmojmë këtë histori dhe të këmbëngulim se vrasja e serbëve pas luftës nga individë shqiptarë të dërmuar psikologjikisht (si dhe nga disa elementë kriminale, shqiptarë dhe serbë), megjithëse nuk duhej të kishte ndodhur, nuk është e barasvlerëshme me genocidin serb kundër shqiptarëve. Ne duhet të këmbëngulim që Perëndimi më në fund të përballet me bashkëfajësinë e tij në luftërat e Ballkanit, të cilat ishin pjesërisht të bazuara në më shumë se njëqind vite të racizmit antishqiptar.


NJU JORK, 10 MARS 2005— Në emër të Ligës Qytetare Shqiptaro Amerikane, Shirley Cloyes DioGuardi, Këshilltare për Çështjet e Ballkanit, lëshuan deklaratën e mëposhtme sot:


Në editorial i New York Times më 9 mars deklaronte se dorëheqja e Ramush Haradinajt nga posti i tij si kryeministër i Kosovës, në vijim të ngritjes së akuzës kundër tij nga Gjykata Ndërkombëtare për Krimet e Luftës në ish Jugosllavi në Hagë, ua dha “shqiptarëve etnikë të Kosovës një shans të ri për të treguar se ata e meritojnë pavarësinë”. Përkundrazi, ngritja e akuzës kundër Ramush Haradinajt do të thotë një shans i humbur për Kosovën dhe për bashkësinë ndërkombëtare për të sjellë paqe dhe stabilitet afatgjatë në Balkan tani dhe jo në një kohë të papërcaktuar në të ardhmen.


Ramush Haradinaj nuk bëri masakra. Ai luftoi për ta çliruar popullin nga pushtimi serb, në vijim të dhjetëve viteve pushtimit më brutal në zemrën e Evropës që nga periudha naziste. Ai është një hero i dekoruar i Luftës së NATO-s të vitit 1999 në Kosovë, ku dhanë jetën dy vëllezërit e tij, Shkelzen dhe Luan. Pas luftës ai luajti një rol kryesor në transformimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në një trupë mbrojtëse dhe pastaj u bë politikan. Ai është një mendimtar përparimtar dhe human që e ndërtoi një parti politike, Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, ishte deputet në të dyja zgjedhjet kombëtare parlamentare, fitoi një grade shkencore si jurist dhe pastaj u mbështet njëzëri nga partia e tij për t’u bërë kryeministër. Në të gjitha këto, Ramush Haradinaj i shëmbëllen Nelson Mandelës, të cilin ne nuk duhet të harrojmë se dikur ishte quajtur “terrorist” nga kundërshtarët dhe denigruesit e tij pse ai përpiqej ta çlironte popullin e tij nga aparteidi.


Përkundër raporteve të shtypit perëndimor, Ramushi është i respektuar dhe i besuar nga


shqiptarët, nga shumë serbë të Kosovës dhe përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë. Këta e kanë çmuar në mënyrë të përsëritur atë për etikën e tij të shkëlqyer të punës, për aftësinë e tij për të arritur rezultate dhe për shpirtin e tij të pastër demokratik. Kjo është arsyeja pse Soren Jessen-Petersen, kryeadministratori i Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Më 8 mars, shprehu keqardhjen e tij që ai nuk do të “punonte më gjatë me një partner dhe mik të ngushtë”, dhe ai e duartorkiti Haradinajn për “dinjitetin, pjekurinë dhe trimërinë në vënien e interesit të Kosovës mbi interesin e tij” duke dhënë dorëheqjen nga posti i tij dhe duke u dorëzuar vetë vullnetarisht në Hagë.


Beogradi ka drejtuar një fushatë shpifëse në shtyp kundër Haradinajt, pjesërisht sepse ai ishte një nga komandantët më të zotë kundër forcave të Sllobodan Millosheviçit, por para së gjithash për shkak se ai ishte ndoshta i vetmi politikan shqiptar i aftë për t’i bashkuar faktorët e ndarë politikë shqiptarë dhe bashkësitë e pakicave etnike në rrugën për arritjen e shtetit të pavarur. Ai prandaj paraqiti një kërcënim ndaj aftësisë së vazhdueshme të Beogradit për t’i manipuluar serbët e Kosovës dhe për ta destabilizuar rajonin për hir të avantazheve politike të Serbisë.


Nga ana e tij, Ramush Haradinaj në konferencën e tij për shtyp, tha: “Ne kemi bërë një rrugë të gjatë që nga viti 1999 dhe tani jemi afër arritjes së pavarësisë sonë. Të gjithë ne duhet të jemi gati që t’i sakrificat e nevojshme në mënyrë që vendi ynë, pas shekujsh të sakrificave dhe vuajtjeve të populli tone, më në fund të arrij pavarësinë që e meriton. Sot unë jam thirrur të bëjë edhe një sacrifice të cilën kurrë nuk do të besoja se do të më kërkohej. Unë e ndjej veten të fyer nga ky proces. Unë e ndjej se po më largojnë nga puna ime në një kohë kur unë jam duke dhënë maksimumin për vendin tim. Por mua më duhet ta pranoj atë për hir të vendit tim dhe për të mirën e ne të gjithëve.”


Ne besojmë se akuza e padrejtë ndaj Haradinajt dhe dorëheqja e tij vullnetare si kryeministër është një sacrificë të cilën ai kurrë nuk kishte për ta bërë. Ramushi është në burg, sepse Kosova nuk është një shtet sovran, dhe prandaj ish anëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk e kanë të njëjtën mbrojtje si të tjerët. Ndërkohë që kriminelët realë të luftës, si komandantët e serbëve të Bosnjës Ratko Mlladiç dh Radovan Karaxhiç- të cilët janë përgjegjës për vrasjet genocidale të 7000 burrave dhe djemve muslimanë boshnjakë në Srebrenica- mbeten të lirë. Dhe ky është thelbi i çështjes: Nën presionin që të duket si i baraspeshuar politikisht dhe gjithashtu duke u përpjekur ta ledhatojë Serbinë që t’i dorëzojë Mladiçin dhe Karaxhiçin, Gjykata e Hagës e ka akuzuar Ramush Haradinajn. Duke bërë kështu, gjykata ka hequr dorë nga misioni i saj historik për të sjellë drejtësi ndaj viktimave të luftërave në Ballkan. Nëse qëllimi është të arrihet paqa afatgjatë në Evropën Juglindore, atëherë bashkësia ndërkombëtare nuk duhej të jetë pjesëtare në krijimin e një shikimi revizionist të historisë në të cilin viktimat e sundimit të terrorit të Millosheviçit të jenë të ripërcaktuar si krimbërës. Nuk ka barasvlerë morale midis terrorizmit të Serbisë të sponsorizuar nga shteti në duart e një diktatori tani të akuzuar për krime lufte, Sllobodan Millosheviçit, dhe luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët kishin trimërinë të mbronin popullin e tyre kundër padrejtësive të mëdha.


Që nga koha kur Lufta e Kosovës mbaroi në qershor 1999, Beogradi ka qenë duke u përpjekur dëshpërimisht të krijonte një barazi të rreme në mendjet e politikbërësve dhe të

Recent Posts

See All
bottom of page