top of page

ALB - Kosova & the Road to Peace in the Balkans

Updated: Aug 5, 2018

Kosova & dhe Rruga Drejtë Paqës në Ballkan


Komiteti Kombëtar për Politikën e Jashtëme Amerikane

Kosova & dhe Rruga Drejtë Paqës në Ballkan

23 Prill 2007

Fjala Hyrëse e Moderatorës, Shirley Cloyes DioGuardi,

Këshilltare për Cështje të Ballkanit, Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane


Ju falëmderit Dr. Schwab për fjalën tuaj hyrëse, dhe falëmderime për juve dhe zyrtarëve të Komitetit Kombëtar për Politikën e Jashtëme Amerikane që u angazhuan në organizimin e këtij forumi kaq të rendësishëm sonte.


Koha e mbajtjes së këtij diskutimi nuk do të mund të ishte më e qëlluar. Me dorëzimin në Këshillin e Sigurimit të OKB-së më herët këtë muaj të planit të Martti Ahtisaarit për zgjidhjen e statusit përfundimtar të Kosovës, ne gjendemi në kulminacionin e përpjekjes sonë njëzet-vjecare për të ndërruar politikën e jashtëme të SHBA-ve dhe Evropës në mënyrë që do të ndikonte në zgjidhjen e dimenzionit shqiptar të konfliktit në Ballkan dhe do të sillte paqe dhe stabilitet për të gjithë popujt e Evropës Juglindore.


Asnjë anëtar i tanishëm apo i mëhershëm i Kongresit të SHBA-ve nuk e demonstron këtë përpjekje më mirë se ligjeruesit tonë të sotshëm, Tom Lantos dhe Joe DioGuardi, së bashku me ish-Kongresistin Ben Gilman, që gjithashtu gjenden me neve sonte.


Koha e mbajtjes së këtij forumi është tejet e rendësishme sepse kjo po ndodhë menjëherë pas dëgjimit kongresional para Komitetit për Punë të Jashtëme të Kongresit të udhëhequr nga Lantos, Kryetar Komiteti, javën e kaluar me temë për pavarësinë e Kosovës. Dëshmitari i vetëm në këtë seancë dëgjimore ishte Nën-Sekretari i Shtetit për Cështje Politike Nicholas Burns, dhe dëshmia e tij shënoi një kthesë të madhe në pozicionin e Departamentit të Shtetit, i cili më 1987 i kishte dërguar një letër kryetarit të atëherëshëm të Komitetit për Marrëdhënje me Jashtë të Kongresit, Dante Fascell, në të cilën thuhej se ai nuk duhej të mbante një dëgjim kongresional në lidhje me të drejtat e shqiptarëve në Jugosllavi sepse një gjë e tillë do të mund të irritonte qeverisjen në Beograd, e cila po premtonte të reformohej.


Por, atje nuk ndodhën asfarë reformash, përvec eskalimit të shtypjes ndaj 92 përqind të popullit të Kosovës, shqiptarëve. Për neve në këtë panel si dhe për miliona njerzë anekënd botës ishte i mirëseardhur deklarimi i Ambasadorit Burns të martën e kaluar se Shtetet e Bashkuara “me të drejtë kundërshtuan spastrimin etnik të diktatorit serb Sllobodan Millosheviq mbi mëse një milion shqiptarë të Kosovës në fund të viteve të 1990-ta,” dhe se Shtetet e Bashkuara “me të drejtë mbajtën trupat e tyre krahpërkrah me NATO-n në Bosnjë dhe Kosovë për të siguruar paqën,” dhe “se ne duhet të veprojmë tani dhe së shpejti brenda javëve dhe muajve në vijim për të përfunduar këtë punë duke ndihmuar Kosovën të shkojë drejtë pavarësisë.”


Koha e mbajtjes së këtij forumi është gjithashtu e rëndësishme sepse edhe Kongresi edhe Kombet e Bashkuara do të luajnë një rol kyc në implementimin e rekomandimit të Martti Ahtisaarit për “pavarësi të mbikqyrur” për Kosovën dhe në lansimin e Kosovës si shtet. Sot, një delegacion i Këshillit të Sigurimit të OKB-së pati takime në Bruksel, prej nga do të udhëtojnë edhe për në Beograd e Prishtinë para se të fillon debati për planin e Ahtisaarit në selinë e OKB-së javën e ardhëshme. Ky delegacion ishte ide e Rusisë, e cila sic e dijmë po kërcënon edhe me përdorimin e vetos ndaj planit të Ahtisaarit. Se cfarë rendësie do të ketë kjo revoltë ruse, nuk është ende mjaft e kjartë.


Por, ajo që e dijmë është se një përpjekje diplomatike është duke u zhvilluar për të arritur konsensus maksimal në OKB për të lansuar Kosovën si shtet në mënyrë që të parandalohen trazirat e mundëshme në të ardhmen. Tanimë, Shtetet e Bashkuara vec kanë filluar të punojnë në rezoluten e re që do të zëvendësojë Rezolutën 1244, e cila e ka qeverisur Kosovës si një protektorat i OKB-së që nga fundi i luftës tetë vite më parë, dhe po ashtu kanë bërë të ditur se janë të përkushtuara të njohin pavarësinë e Kosovës pa marrë parasysh atë që Rusia përfundimisht do të bëjë.


Një koment përfundimtar: Pas mëse 500 vite të okupimit Otoman, vijuar edhe me rreth 50 vite të Komunizmit, po shohim ringjalljen e shqiptarëve dhe popujve tjerë në Ballkan në kërkim të demokracisë, lirisë, dhe përparimit ekonomik si pjesë e një kontinenti të sigurtë dhe të bashkuar Evropian. A do të na sjellë më afër këtij qëllimi aprovimi i planit të Ahtisaarit? Dhe, a do të sjellë implementimi i këtij plani lindjen e një kombi të ri, të plotë, të lirë, dhe në paqe? Këto janë pyetjet kryesore.


Me kaq, fjalën ia jap Kongresistit Lantos.

Recent Posts

See All
bottom of page