Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane
P.O.
Box 70
Ossining, New York, NY 10562
Shtetet e Bashkuara tė
Amerikės
26 Maj 2003
<pėr
publikim tė menjėhershėm nga Shtypi Kosovar>
Liga Qyetare Shqiptaro-Amerikane pas njė
angazhimi shumė tė madh arriti qė tė bėjė Komitetin pėr Marrėdhėnie Ndėrkombėtare
tė Kongresit Amerikan tė diskutojė pėr tė ardhmen e Kosovės nė njė Dėgjim
Kongresional tė thirrur enkas pėr kėtė temė.
Nė raportin e pėrgatitur nga znj. Shėrli
Klojs, nė lidhje me kėtė takim, thuhet se:
Dėgjimi Kongresional nė Komitetin
pėr Marrėdhėnie Ndėrkombėtare tė Kongresit Amerikan i 21 Majit 2003 ėshtė
thirrur nga Kongresmeni Henri Hajd, Kryetar I kėtij Komiteti, dhe Kongresmeni
Tom Lantos, Demokrati numėr njė nė kėtė Komitet, pas kėrkesės insistuese
tė ish-Kongresmenit Xhosef DioGuardi, Kryetar I Ligės Qyetare
Shqiptaro-Amerikane dhe znj. Shėrli Klojs, Kėshilltare pėr Ballkanin pranė
Ligės Qyetare. Ky dėgjim ishte rezultat i punės mėse njė vecare nga ana e
Ligės Qyetare, e cila kishte filluar me prezentimin e Rezolutes 28 para
Kongresit, qė kėrkonte nga Qeveria Amerikane tė shpreh pėrkrahjen e saj pėr
pavarėsinė e pakushtėzuar pėr Kosovėn tash. Kongresmenėt Ben Gilman (tash
i pensionuar) dhe Tom Lantos kishin prezantuar kėtė Rezolutė nė fund tė
mandatit tė Kongresit tė kaluar. Kongresmenėt Lantos dhe Hajd e riprezentuan
tė njejtėn Rezolutė me hapjes e punimeve tė Kongresit tė ri, tė 108-tit me
rradhė, mė 27 Janar 2003. Gjatė hapjes sė Dėgjimit, Kryetari Hajd e
konsideroi lartė rolin kyc qė z. Xhosef DioGuardi ka luajtur nė prezantimin e
Rezolutės Nr. 28 para Kongresit Amerikan.
Dėgjimi i 21 Majit, i mbajtur para njė
audience tė madhe, ishte ngjarje historike nė kėrkimin e pavarėsisė pėr
Kosovėn dhe lirisė pėr Shqiptarėt. Kongresment Hajd dhe Lantos, liderė nga
rradhėt Republikane dhe Demokrate, nė lidhje me debatet e ndryshme tė
Kongresit nė lidhje e politikėn e jashtme tė qeverisė sė SHBA-ve, edhe njėherė
demostruan angazhimin e tyre nė pranimin e realitetit tė ri nė Kosovė. Ata
treguan vullnet dhe gatishmėri pėr tu ballafaquar me politikėn zyrtare tė
Departamentit tė Shtetit tė SHBA-ve, tė njohur si Standardet para Statusit,
politikė kjo e prezantuar nė takim nga znj. Janet Bogue, zėvendės Ndihmės i
Sekretarit tė Shtetit pėr Cėshtjet Evropiane dhe Evroaziatike, dhe e pėrkrahur
nga z. Daniel Serwer, Drejtor i Institutit tė SHBA-ve pėr Iniciative Paqėsore
nė Ballkan.
Tė dy, Kongresmenėt Lantos dhe Hajd
folėn fuqishėm pėr nevojėn e deklarimit tė pavarėsisė tė pakushtėzuar pėr
Kosovėn tani dhe bėnė tė qartė kundėrshimin e tyre ndaj politikės sė
Departamentit tė Shtetit. Kongresmeni Lantos, nė hapjen e fjalimit tė tij,
tha se pėr tė arritur njė stabilitet afatgjate dhe paqėsor si politik dhe
ekonomik nė Kosovė dhe nė Ballkan duhet mė shumė se ndihmė nė rindėrtim.
Duhet zgjidhja e statusit final tė regjionit, e kjo nėnkupton pavarėsinė pėr
Kosovarėt. Pas pėrshkrimit tė shtypjes sė Shqiptarėve tė Kosovės nga
serbėt nėn Milosheviqin, si dhe tė varfėrisė ekonomike, dhe margjinalitetit
politik tė Kosovės sė sotshme si protektorat i OKB-sė, ai shtoi se Ata qė
argumentojnė se duhet tė vėmė standardet para statusit po aplikojnė nė
standard tė dyfishtė nė Kosovė. Kosova meriton pavarėsinė pėr tė njejtat
arsye qė pjesėt tjera konsituitive dhe autonome tė Republikės Jugosllave e
fituan atė. Siguria, demokracia dhe drejtėsia e dlirė e kėrkojnė kėtė. Ne
duhet ti japim Kosovės pavarėsinė dhe kėtė duhet bėrė tani!
Njė kundėrshim shumė i rendėsishėm
ndaj politikės sė Administratės erdhi edhe nga Kongresmeni Latos i cili
ilustroi se cfarė nėnkuptohet me aplikimin e standardit tė dyfishtė pėr
Kosovėn, kur ai pyeti z. Bogue tė thot se cka kishin tė pėrbashkėt dymbėdhjet
vendet nė vazhdim: Andora, Dominika, Kiribati, Lihtejnshtajni, Ishujt Marshalle,
Monako, Nauru, Palau, St. Kits e Nevis, San Marino, Sisheli dhe Tuvalu. Kur znj.
Bogue nuk ishte nė gjendje tė pėrgjigjejė, kėtė e bėri Kongresmeni Latos:
Tė gjitha kėto vende, tė dymbėdhjetat, janė tė pavarura dhe tė njohura
nga SHBA-te si tė tilla, dhe kanė popullsi qė numėron me pak se 100,000
banorė. Kosova, ndėrkohė, ka njė popullsi prej mėse dy milonėve, pa
sovranitet ende, por tani e gatshme sikur tė gjitha vendet e pėrmendura me
lartė, tė njihet si e pavarur.
Tutje, ai pyeti znj. Bogue nėse Timori
Lindor ishte dic mė mirė i pėrgatitur se Kosova qė tė funksionojė si shtet
i pavarur. Kur ajo shtyu pėrgjigjen nė kėtė pyetje, Kongresmeni Lantos u pėrgjigjė
duke thenė se Kosova nuk ekziston nė njė vakuum. Fuqimisht pėrkrahė
pavarėsinė pėr Timorin Lindor njė vend i vogėl, shumė i varfėr, dhe
entitet i pakrahasueshėm me Kosovėn, por ende njė vend qė ne e kemi pare
si shtet tė pavarur. Shtetet e Bashkuara kanė njė Ambasador dhe Ambasadė nė
Timorin Lindor. Nė tė njejtėn kohė ne krijojmė kritere tė paarsyeshme pėr
Kosovėn.
Znj. Janet Bogue argumentoi se ka njė
sėr kushtesh unike nė Kosovė duke pėrkujtuar ratitikimin e Rezolutės
1244 tė KB, e cila parashehė njė proces pėr vendosjen e statusit final tė
Kosovės. Znj. Bogue vazhdoi pėr tė thenė se qeveria e SHBA-ve pėrkrahė
Administratorin e OKB-sė Mihajl Shtajner dhe planin tetė pikėsh tė tij pėr
tė ndihmuar nė zgjedhjen e problemeve nė Kosovė. Kėto pika (standarde)
do tė bėjnė zgjidhjen e statusit final tė Kosovės njė faktor
stabilizues e jo destabilizues, tha ajo.
Kur Kongresmeni Latos pyeti pėr njė
periudhė tė saktė kohore pėr pėrfundimin e implementimit tė standardeve,
znj. Bogue fatkeqėsisht tha se nuk ishte nė gjendje tė jepte as njė pėrafrim
tė kohėzgjatjes pėr pėrfundimin e kėtij procesi. Kongresmeni Dana
Rohrabacher, njė Republikan pėrfaqėsues e Kalifornisė Jugore, kontriboi me
njėrėn nga idetė mė tė paharruara nga ky dėgjim, kur pyeti znj. Bogue,
Sa nga kėto standarde patėn plotėsuar Shtetet e Bashkuara para fitimit tė
pavarėsisė? Ai argumentoi se Sikur standardet tė ishin celės pėr
pavarėsi, atėherė SHBA-tė edhe sot do tė ishin nėn Britaninė.
Kongresmeni Rohrabacher pėrfundoi fjalimin e tij duke thenė se ne po e
pronlongojmė konfliktin nė Ballkan sepse politika e Departamentit tė Shtetit
ėshtė e zėnė ngushtė nė shpinė tė popullit tė Kosovės nga
frika nė lidhje me ndjenjat e opresorėve (shtypėsve) dhe Evropės. Ndėrsa,
ai tha, politka jonė duhet bazuar nė principet e themeluesve tanė: lirisė,
demokracisė, dhe drejtėsisė.
Ish-kongresmeni Xhosef DioGuardi,
kryetar vullnetar i Ligės Qyetare Shqiptaro-Amerikane, nė pėrmbledhje tė
fjalimit tė tij para Komitetit, thekėsoi tradhėtimin ndaj Shqiptarėve dhe
Amerikanėve nga Departamenti i Shtetit, i cili vazhdimisht tenton tė mbajė sėbashku
njė Jugosllavi mbeturinash pėr cfarėdo cmimi, tani nė formė tė Serbisė
dhe Malit tė Zi, pėrsėri nė shpinė tė Shqiptarėve. Ai pėrshkroi kėtė
realitet si pjesė e njė politike tė jashtme tė dėshtuar qė nė planin
afatgjatė vetėm se do tė destabilizojė Ballkanin. Z. DioGuardi kritikoi
derėn rrotulluese nė mes tė Departamentit tė Shtetit dhe sektorit
privat, nė tė cilin zyrtarė tė lartė tė qeverisė, tė tillė sikur
ish-Sekretarėt e Shtetit si Henri Kisinger dhe Laurenc Igėllbėrgėr janė
tė lejuar tė involvohen nė aktivitete komerciale me qeveritė sikur ajo e
Serbisė, pa i prezentuar pėrfitimet financiare pėr firmat e tyre dhe pėrkrahjen
e tyre pas skenash ndaj tė ngjashmėve sikur Slobodan Milosheviqi. Kjo qartazi
nuk ėshtė aspak nė interesin tone kombėtar.
Nė pjesėn e mbetur tė deklarimit tė
tij, kongresmeni DioGuardi bėri njė dallim tė thekshėm nė mes tė
aktiviteteve kriminale tė liderėve politk serbė, si Vasa Cubrilloviq,
Aleksandėr Rankoviq, e Slobodan Millosheviq, dhe tolerances sė popullit
shqiptar, e cila ėshtė epizuar edhe me shpėtimin e tė gjithė Hebrejve qė
kanė patur fatin tė kalojnė nė tokat shqiptare gjatė Holokaustit Nazist. Z.
DioGuardi i dorėzoi Komitetit librin Shpėtimi nė Shqipėri me temė nga
shpėtimi i Hebrejve nė Shqipėri, libėr ky parathėnien e tė cilit e kanė bėrė
Kongresmenėt Tom Lantos dhe Ben Gilman. Ai pėrfundoi fjalimin e tij duke thenė
se ne nuk kemi nevojė tė pėrsėrisim nė Kosovė gabimet qė i bėnė nė
Irak, ku dėshtimi ynė qė tė veprojmė me kohė na detyroi tė futemi nė njė
luftė tė dytė me tė. Qėllimi i kėtij dėgjimi ėshtė njohtimi i popullit
Amerikan me mundėsinė e njė konflikti tė ri nė Ballkan nėse nuk i japin
Kosovės pavarėsinė tani.
z. DioGuardi po ashtu kėrkoi nga
Qeveria e SHBA-ve qė tė pėrkrahė thirrjen e Kongresmenit Lantos pėr njė
investigim nė lidhje me ekzekutimin e tre vėllezėrve Shqiptaro-Amerikan:
Agron, Mehmet dhe Ylli Bytyqi, pas luftės nė Kosovė. Trupat e tyre u gjetėn
nė njė varr masiv nė Serbi nė Korrik 1999. James OBrien, anėtar i Grupit
tė Albright-it, i cili poashtu dėshmoi nė kėtė dėgjim dhe i cili ishte i
punėsuar nga Departamenti i Shtetit, Zyra pėr Planifikim tė Politikės gjatė
luftės nė Kosovė, shrehu pėrkrahjen e tij nė kėtė drejtim.
Nė deklaratėn e saj para Komitetit,
znj. Shėrli Klojs tha se Shtetet e Bashkuara ndajnė njė pėrgjegjėsi
morale me tė gjithė botėn qė tė parandalojnė rilindjen e fashizmit dhe
ultranacionalizmit pas Holokausist Nazist nė Evropė, dhe se ėshtė nė
interesat mė vitale tė SHBA-ve tė pėrkahin paqėn dhe demokracinė edhe mė
tutje nė kontekstin e njė Evrope tė bashkuar. Ai vlerėsoi se zgjedhje
e problemit Shqiptar nė Ballkanin konfliktuoz, e cila fillon sė pari dhe
patjetėrsisht me pavarėsinė e Kosovės, ėshtė esencile pėr paqe dhe
stabilitet afatgjatė nė Evropėn Juglindore. Tutje, ajo shtoi se gjerėsa
ne tė njohim sovranitetin e Kosovės, Shtetet e Bashkuara do tė vazhdojnė
riciklimin e politikės sė jashtme tani mė tė dėshtuar nga e kaluara duke
rrezikuar pėrhapjen e konfliktit tė ri nė Ballakan qė tanipėrtani aspak nuk
ka duhet gjerėsa jemi nė mes nė njė krize tė madhe nė Lindjen e Mesme dhe
njė jostabiliteti tė rrezikshėm nė Irak dhe Afganistan.
Klojs tha se pikėnisja e saj pėr tė
vlerėsuar politikėn e jashtme Amerikane nė Ballkan ėshtė impakti i saj nė
realitetin qė Shqiptarėt e kanė pėrballuar pėr mėse 125 vite, pra:
arrestimet, torturat, burgosjet, okupimet, spastrimin etnik, dėbimin masiv, dhe
gjenocidin nga duartė e regjimeve tė dhunėshme Sllave. Ajo diskutoi rolin
e Perėndimit nė shtypjen e kėsaj historie dhe pajtimin me njė decade
luftrash tė bėra nga Slobodan Millosheviqi qė pėr pasojė kanė pasur mėse
300,000 burra, gra dhe fėmijė tė vrarė e mėse katėr milion njerzė tė
zhvendosur nė Ballkan.
Klojs shpjegoi se Qeveria Amerikane ėshtė
duke operuar sipas miteve tė krijuara nga Beogradi nė lidhje me konfliktin
Serbo-Shqiptar qė i shėrbjenė demonizimit tė Shqiptarėve dhe racionalizimit
tė shkatėrrimit tė tyre. Ajo argumentoi se ka ardhur koha tė shtrohet
pyetja kryesore: Pse politika e jashtme e SHBA-ve ėshtė ende e orientuar sipas
Beogradit? Pse ne po refuzojmė tė konfrontohemi me cėshtjen kryesore kėtu qė
ėshtė denazifikimi dhe demokratizimi i Serbisė? Ky ishte problemi qysh prej
kur erdhi Millosheviqi nė puishtet dhe nuk mund qė edhe mė tutje tė
ngelizhohet kur kihet parasysh edhe vrasja tragjike e Zoran Xhinxhiqit, qė ka
treguar qartazi lidhjet nė mes tė kriminelėve tė luftės, krimit tė
organizuar dhe udhėheqjes nė Serbi.
Klojs e quajti tunė mėnyrėn e
zgjidhjes sė statusit tė Kosovės sipas formulės standardet para statusit
tė parashtruar nga OKB, qė ka mė pak tė bėjė me ndėrtimin e demokracisė
dhe mė shumė me dėshirėn e Evropės qė tė shtyejė zgjidhjen e statusit
final tė Kosovės. Ai pėrfundoi fjalimin e saj duke thenė se nuk beson qė
Administrata e Bushit ėshtė e pėrgatitur tju jap Shqiptarėve tė Kosovės
garanci tė majftueshme se ata nuk do tė kthehen nėn regjimin e terrorizmit tė
sponsoruar nga shteti Serb dhe se nuk do tė jenė nė rrezik tė pėrballjes me
gjenocidin pėrsėri. Loja amerikane tha Klojs, duket se po ju jepet
Kosovarėve njė autonomi substanciale nėn Serbi njė akt qė thjeshtė do
tė riforconte lidhjet ekonomike dhe politike tė Evropes Perėndimore pėr
Beogradin tė cilat janė ndėrtuar pėr mėse njė shekull me racismin kundėr-shqiptar
dhe gjakun shqiptar.
Ish-Ambasadori Uilliam Uakėr, udhėheqės
i Misionit Verifikues tė OSBE-se nė Kosovė mė 1998-1999, shprehu pėrkrahjen
e tij tė plotė pėr pavarėsinė e Kosovės gjatė fjalimit tė tij para
Komitetit. Ai shtoi se nuk ishte i sigurtė se lidershipi i sotėm serb ka mėsuar
plotėsisht nga mėsimet e epokės sė Millosheviqit. Nėse doni qė njė popull
ti takojė vendit tuaj, atėherė ju nuk bėni gjithėcka tė mundshme pėr
ti turpėruar, shtypur dhe zhdukur ata. Sipas mendimit tim, cfarėdo tentimi
i bashkėsisė ndėrkombėtare pėr tė rilidhur Kosovėn me Serbinė, sado qė
e hollė mund tė jetė kjo lidhje, sa do qė e lirė mund tė jetė kjo
federate, sa do qė e madhe mund tė jetė kjo autonomi, nuk ka asnjė shancė pėr
sukses. Ambasadori Uakėr dhe Drejtori Ekzekuti i Kėshillit Kombėtar
Shqiptaro-Amerikan z. Martin Vulaj i ishin shtuar rradhės sė dėshmitarėve nė
kėtė dėgjim me kėrkesė tė Kongresmenit Eliot Engėl.
Kryetari Henri Hajd mbylli dėgjimin
duke thenė se dėshmitė, deklaratat e prezentuara kanė dhėnė njė kontribut
tė madh nė debatin nė lidhje me atė se pse ne duhet tė shqyrtojmė pavarėsinė
pėr Kosovėn tash. Liga Qyetare Shqiptaro-Amerikane beson se degjimi
kongresional i 21 Majit ka dėrguar njė signal shumė tė qartė pėr
komunitetin ndėrkombėtar se liderėt e politikės sė jashtme nė Kongresin e
SHBA-ve e pėrkrahin pavarėsinė e pakushtėzuar pėr Kosovėn tani, thuhet
nė fund tė raportit tė znj. Klojs.
Translated by Faton Bislimi