
DONA ROHRABACHER DHE TOM LANTOS PARAQESIN REZOLUTĖ KONGRESI NĖ SHENJĖ NDERIMI DHE PĖRKUJTIMI PĖR 600-VJETORIN E LIDNJES SĖ GJERGJ KASTRIOTIT SKĖNDERBEUT
Shirley CloyesDioGuardi: Lufta e Skėnderbeut pėr 27 vjet ka shėrbyer si mburojė e Evropės Perėndimore duke shtruar themelet e zhvillimit tė saj si njė organizėm shtetesh tė lira dhe demokratike.
UASHINGTON, 28 TETOR 2005 - Me sugjerim tė Lidhjes Qytetare Shqiptaro-amerikane, anėtari i Komitetit tė Kongresit pėr Marrėdhėnie me Jashtė, Dana Rohrabacher dhe Tom Lantos, demokrat i rangut tė lartė pranė kėtij komiteti, paraqitėn Kongresit njė rezolutė nė shenjė nderimi pėr 600-vjetorin e lindjes sė Gjergj Kastriotit - Skėnderbeut, burrėshtetasit, diplomatit dhe gjeniut ushtarak shqiptar tė shekullit XV, qė ėshtė hero kombėtar i shqiptarėve nė Ballkan dhe nė mbarė botėn.
Me ndihmėn e disa profesorėve shqiptarė, presidenti i Lidhjes Qytetare Shqiptaro-amerikane, Joe DioGuardi dhe Shirley Cloyes ofruan prova pėr ta bindur Rohrabacehrin dhe Tom Lantosin qė ta paraqesin Rezolutėn e Kongresit mė 28 tetor 2005 , nė tė cilėn pėrmendėn disa nga bėmat kryesore tė Gjergj Kastriotit.
Rezoluta pėrmbyllet me thirrjen drejtuar pėrfaqėsuesve tė Kongresit qė ta angazhohen papushim qė administrata e presidentit Bush tė punojė bashkė me partnerėt evropianė pėr pėrshpejtimin e integrimit tė Shqipėrisė dhe tė Kosovės sė Lirė nė Bashkimin Evropian, nė shenjė mirėnjohjeje pėr kontributin madhėshtor dhe sakrificat e Gjergj Kastriotit dhe tė popullit shqiptar nė shpėtimin e Evropės Perėndimore nga dominimi Otoman.
Ajo pėrshkruan shkurtas tė dhėnat pėr jetėn e Skėnderbeut dhe okupimin qė populli shqiptar pėrjetoi mbi supet e tij pėr 425 vjet pas vdekjes sė tij, deri sa ai mori fund mė 28 nėntor tė vitit 1912, kur Ismail Qemali ngriti flamurin mbi Shqipėrinė e Lirė qė nė atė kohė pėrfshinte Kosovėn dhe tokat shqiptare nė Maqedoni, nė Mal tė Zi, nė Preshevė dhe nė Ēamėri.
Joe DioGuardi theksoi se Kastrioti ėshtė figura kryesore nga tė gjitha figurat e mėdha historike tė popullit shqiptar. Shqiptarėt me tė drejtė duhet tė jenė krenarė pėr historinė dhe trashėgiminė e tyre qė nė kohėn mė tė vonė ka filluar me Gjergj Kastriotin pėr tė vazhduar nė shekullin 21 me shenjtoren Nėnė Tereza. DioGuardi shtoi se Po tu dha detyra tė emėrosh edhe vetėm dy figura tė tjera tė mėdha, nuk mund ta harrosh kurrė urtėsinė, kurajėn dhe dashurinė e kauzės kombėtare shqiptare tė Ismail Qemalit dhe tė Peshkopit dhe Premierit Fan Noli. Ne duhet tė vazhdojmė ti nderojmė kėta dhe tė gjithė heronjtė dhe pėrpjekjet e tyre titanike pėr ēlirimin e tė gjithė shqiptarėve. Kėtė, tha DioGuardi, duhet ta bėjmė nėse duam ta ruajmė besėn e popullit shqiptar pėr vete dhe pėr brezat pas nesh.
Sipas Shirley Cloyes DioGuardi Hyrja e Rezolutės sė Kongresit qė i kushtohet Skėnderbeut ėshtė njė kontribut i rėndėsishėm qė Amerikės i bėn tė njohur dhe tė qartė rolin qė kanė luajtur shqiptarėt nė formėsimin e historisė Perėndimore.
Lufta e Skėnderbeut kundėr okupimit dhe shtypjes otomane pėr 27 vjet me radhė ka shėrbyer si mburojė e Evropės Perėndimore dhe ka shtruar themelet e zhvillimit tė saj duke arritur sot nė njė organizėm shtetesh tė lira dhe demokratike.
Cloyes shtoi se Tani kur gjendemi nė prag tė fillimit tė bisedimeve pėr statusin final tė Kosovės, Rezoluta Rohrabacher-Lantos ėshtė po ashtu njė pėrkujtues i qėlluar nė kohėn e duhur se zgjidhja e kauzės kombėtare shqiptare, themelet moderne tė tė cilės i ka vėnė Gjergj Kastrioti, ėshtė thelbėsore pėr sjelljen e paqes qė tė qėndrueshme pėr Evropėn si tėrėsi unike dhe tė pandarė. /(Pėrktheu: Musli BAZHDARAJ Pėr.pėr botim Elida BUĒPAPAJ)
Kongresi 109 i
ShBA-ve - Sesioni i parė i Rezolutės sė Kongresit H. RES. 522
SKĖNDERBEU NDALI
PUSHTIMIN OTOMAN TĖ EVROPĖS PERĖNDIMORE
Duke nderuar 600
vjetorin e lindjes sė Gjergj Kastriotit, burrėshtetas, diplomat dhe gjeni
ushtarak, pėr rolin e tij nė shpėtimin e Evropės Perėndimore nga okupimi
otoman, z. Rohrabacher paraqiti nė Kongres rezolutėn e mėposhtme:
------
Duke pasur
parasysh qė Gjergj Kastrioti lindi 600 vjet mė parė, nė vitin 1405 nė
Kėshtjellėn e Bardhė tė Krujės (qė dikur njihej si Kroja) tė Shqipėrisė;
Duke pasur para
sysh qė kur kishte 17 vjeē babai i tij pa dėshirė lejoi shkuarjen e tij me
Sulltanin Turk si kusht pėr paqen;
Duke pasur para
sysh qė Kastrioti shkėlqeu nė studimin e historisė dhe gjuhėve klasike dhe nė
moshė tė re arriti rangun e gjeneralit nė radhėt e ushtrisė sė turqve otomanė;
Duke pasur para
qysh qė kualitetet gjeniale ushtarake tė Kastriotit dhe kualitetet e tij unike
prej lideri i pranoi dhe lavdėroi edhe Sulltani i kohės, Murati, kualitete kėto
qė e bėnė sulltanin ta quante Gjergjin Iskander Bey (tani Skėnderbe), sipas
Aleksandrit tė Madh;
Duke e ditur se
edhe pse ishte larg tokės sė tij tė lindjes, Shqipėrisė, Kastrioti nuk e harroi
kurrė trashėgiminė dhe popullin e tij shqiptar;
Duke e ditur se
mė 28 tetor tė vitit 1443, pas shumė peshimeve e shoshitjeve qė i kishte bėrė
nė fshehtėsinė mė tė thellė, Kastrioti kishte vendosur qė pėrfundimisht tė
kthehej nė shtėpi pėr ta ēliruar popullin shqiptar nga zgjedha otomane;
Duke e ditur se
Beteja e Nishit mė 10 nėntor tė vitit 1443 midis trupave otomane dhe ushtrisė
hungareze, tė udhėhequr nga njė luftėtar tjetėr i lirisė, Janosh Huniadi, i dha
Skėnderbeut rastin ideal pėr pėrmbushjen e planit tė tij pėr kthim;
Duke e ditur se
mė 28 Nėntor tė vitit 1443, Skėnderbeu kthehet nė qytetin e tij tė lindjes, nė
Krujė ku i shoqėruar nga hareja dhe gėzimi i pafund dhe entuziast i popullit tė
tij, ngre sėrish mbi Kėshtjellėn e Bardhė flamurin e tij me shqiponjėn
dykrenore, njė moment historik ky qė pėrshkruhet me aq gjallėri nga poeti
amerikan, Henry Wadsworth Lonfellow nė
poemėn e tij tė gjatė epike Scanderbeg - Skėnderbeu;
Duke e pasur
tashmė tė njohur nė hollėsi sė Skėnderbeu qė prej kėtij ēasti e tutje e mbrojti
popullin shqiptar me sukses nga sulme e ofensiva tė panumėrta tė Perandorisė
Turke, ushtrisė mė tė madhe tė kohės, ku bėn pjesė edhe ekspedita e mbi 150
mijė trupave turke tė prira nga vetė Sulltan Murati nė vitin 1450, e cila pas
njė lufte tė pėrgjakshme tė pėrmasave homerike u mposht nga kėmbėsoria dhe
kalorėsia shqiptare e udhėhequr nga Skėnderbeu nė Kėshtjellėn e Krujės,
megjithėse ishte shumė mė e paktė nė numėr se ushtria pushtuese:
Duke e pasur
para sysh se nė vitin 1453 i biri i Muratit, Sulltan Mehmedi e pushtoi
Kostandinopojėn, duke i dhėnė kėshtu fund epokės sė Bizantit, por nuk ia doli
dot qė edhe nė vitin 1466 dhe nė vitin 1467 ta gjunjėzonte Shqipėrinė,
megjithėse komandonte me ushtrinė mė tė madhe tė kohės, qė nė radhėt e veta
numėronte 300 mijė trupa tė kėmbėsorisė dhe kalorėsisė;
Duke e ditur se
nė vitin 1460 dhe 1461 Gjergj Kastrioti - Skėnderbeu pėr herė tė dytė shkoi me
ushtrinė e tij nė Italinė Jugore nė mbrojtje tė aleatit tė tij, Mbretit Alfons
tė Napolit, qė luftonte kundėr invadimit tė lombardėve tė Francės Jugore;
Duke e pasur tė
qartė se Skėnderbeu - Gjergj Kastrioti e bashkoi popullin shqiptar dhe krijoi
shtetin e lirė tė Shqipėrisė, qė nė kohėt mė tė vėshtira i bėri 25 vjet
jetė;
Duke e ditur se
sipas gjeneralmajorit, James Wolfe, komandant i ushtrisė britanike nė Kuebek
Skėnderbeu ua kalon tė gjithė oficerėve tė lashtė dhe tė kohėrave moderne, nė
drejtimin e njė ushtrie tė vogėl defensive dhe duke e ditur se sipas
historianit tė shquar britanik, Edward Gibon entuziazmi i kalorėsisė dhe
religjionit e kanė renditur princin shqiptar pėrkrah Aleksandrit tė Madh dhe
Pirros;
Duke e pasur tė
qartė se Skėnderbeu vdiq nė qytetin e Shqipėrisė, Lisus - sot Lezha, mė 17
janar tė vitit 1468 dhe shqiptarėt e vazhduan rezistencėn e tyre kundėr
okupimit otoman edhe pėr njėzet vjet tė tjerė, pas tė cilave otomanėt ia dolėn
ta mposhtnin Shqipėrinė, duke shkaktuar kėshtu largimin e dhunshėm tė dhjetėra
mijėra shqiptarėve qė ikėn e gjetėn strehė pėrtej Detit Adriatik, nė Mbretėrinė
e Napolit, ku stėrnipėrit e tyre vazhdojnė tė jetojnė edhe sot e kėsaj dite;
Duke pasur para
sysh se populli shqiptar nėn udhėheqjen e Skėnderbeut parandaloi rėnien e Romės
dhe tė tėrė Italisė nėn sundimin e Perandorisė Otomane, duke i hapur kėshtu
rrugėn Rilindjes - Renesancės italiane;
Duke e pasur tė
njohur faktin se statujat e Skėnderbeut hipur mbi atin e tij me shpatėn nė dorė
sot u japin nur kryeqyteteve tė Italisė, tė Austrisė, Hungarisė, tė Shqipėrisė
dhe tė Kosovės;
Duke e pasur
para sysh se Shqipėria, duke pėrfshirė edhe Kosovėn, fitoi sėrish lirinė e saj
mė 28 nėntor tė vitit 1912, pas 425 vjet okupimi nga Perandoria Otomane dhe sot
Shqipėria dhe Turqia moderne, qė tė dy kėto vende janė aleatė tė vendosur tė
Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės dhe Republika e Shqipėrisė ėshtė e vendosur
qė sa mė shpejt qė tė jetė e mundur tu bashkėngjitet NATO-s dhe Bashkimit
Evropian;
Propozojmė qė tė
vendoset qė Dhoma e Pėrfaqėsuesve - Kongresi
1) Mė 28 tetor
tė vitit 2005 ta pėrkujtojė veprėn e Gjergj Kastriotit Skėnderbeut;
2) Ti pėrgėzojė
shqiptarėt kudo qė janė pėr homazhet dhe nderimet pėr liderin, heroin dhe birin
e tyre trim, Gjergj Kastrioti dhe
3) Ta ftojė qeverinė ShBA-ve qė nė bashkėpunim me partnerėt evropianė ta
pėrshpejtojė integrimin e Shqipėrisė dhe tė Kosovės sė Lirė nė Bashkimin
Evropian, nė shenjė mirėnjohjeje pėr
kontributin e madh dhe sakrificėn e bėrė nga Gjergj Kastrioti dhe nga
populli shqiptar pėr shpėtimin e Evropės Perėndimore nga pushtimin Otoman.
/(Pėrktheu: Musli BAZHDARAJ Pėr.pėr botim Elida BUĒPAPAJ)