Mbi/titull:
Duke reflektuar Historinė e Shtypjes kundėr Shqiptarėve dhe Rezistencėn e
tyre
(Njė udhėtim pėrmes Malit tė Zi, Maqedonisė dhe Kosovės)
Titulli:
XHOE DIOGUARDI: ĖSHTĖ RADHA E BREZNISĖ SONĖ PĖR TĖ BĖRĖ GJITHĒKA QĖ KOMBI
SHQIPTAR TĖ ĒLIROHET NJĖHERĖ E PĖRGJITHMONĖ !
Nėn/titulli:
Sot, ndėrkohė qė sheshi i cili do tė na e japi fitoren, sheshi i burrave
ėshtė nė Uashington, ne ende kemi nevojė pėr trimėrinė dhe vendosmėrinė e
Sulltanės, zgjuarsinė dhe fuqinė e Gjergj Kastriotit dhe pėr kujtesėn e fortė
e kėrkesėn e pafundme pėr drejtėsi tė Azem Hajdinit. Ajo qė ndryshon tani
ėshtė arma pėr tė cilėn ne kemi nevojė pėr ta fituar kėtė betejė pėrfundimtare.
Shpata e Skėnderbeut, gėrshėrėt e Sulltanės dhe armėt e UĒK-sė nuk do tė
na hyjnė tani nė punė.
Nga Hon. Joseph J. DioGuardi
Qėllimi kryesor i delegacionit tė Ligės Qytetare Shqiptaro-Amerikane nė
Ballkan, ishte qė tė vizitonte Malin e Zi pėr herė tė parė me njė zyrtar
tė lartė, Anėtar tė Kongresit tė SHBA. Ne morėm bashkė me ne Kongresmenin
Tom Lantosh (Tom Lantos) dhe Anetėn, bashkėshorten e tij, pėr tė parė dhe
dėgjuar nė mėnyrė tė drejpėrdrejtė luftėn e vazhdueshme tė popullsisė Shqiptare
qė sa po vjen e po shuhet nė Ulqin, Tuz, Krajė, dhe Plavė- e-Guci, pėr tė
mbrojtur identitetin e tyre kombėtar, trashėgiminė kulturore deri tek tė
drejtat e pronės tė trashėguar brez pas brezi nėpėr shekuj e mijėvjeēarė.
Rreth historisė sė shqiptarėve nė Mal tė Zi dhe pėr aspektin mė tė rėndėsishėm
tė delegacionit tonė do tė flitet shumė mė tepėr nė reportazhin e hollėsishėm
tė Shirli Kllojis, Kėshilltarja jonė e Ēėshtjeve tė Ballkanit. Qėllimi i
kėsaj shqyrtimi tė shkurtėr tė situatės nė terren nė udhėtimin tonė tė kohėve
tė fundit, pėrfshirė fotografitė e bėra, ėshtė qė tė japim mendimin tonė
pėr historinė e shtypjes qė i bėhet Kombit tonė Shqiptar dhe rezistencės
sė tij kundėr kėsaj shtypjeje, ēka mė krijoi mua mbresa tė thella gjatė udhėtimit
pėrmes Malit tė Zi, Maqedonisė dhe Kosovės.
Mes/titull:
Masakra e Tivarit, pararendėse e asaj tė Srebrenicės
Kur unė vizitova kėshtjellėn e lashtė ilire nė Ulqinin e bukur, pėrfytyrimi
i parė qė mė erdhi nė mendjen time ishte ai i tė parėve tanė duke luftuar
kundėr romakėve pėr tė mbrojtur lirinė e tyre. Duke kaluar mė vonė nėpėr
Tivar tashmė plot me sllavė rrugės pėr nė Tuzin shqiptar, njeriu mund tė
pėrfytyrojė masakrėn brutale tė 4300 shqiptarėve tė zėnė nė pritėn e ushtrive
serbe dhe tė malazeze nė mbarim tė Luftės sė Dytė Botėrore. Kjo masakėr ishte
njė pararendėse e brutalitetit tė paparė tė Srebrenicės mė 1995. Brutaliteti
Masakrės sė Tivarit ėshtė konfirmuar nga Azem Hajdini, njė nga pak tė mbijetuarit
e mbetur tė kėsaj masakre, kur ne e takuam nė Prishtinė njė javė mė vonė.
Ndėrkohė qė Azem Hajdini na fliste pėr marshimin e dhunshėm tė trupave shqiptare
pėr nė Tivar, mua m?u kujtua se nė njė mėnyrė tė ngjashme aq shumė amerikanė
janė vrarė nga duart e ushtrisė japoneze nė marshimin e vdekjes tė Batonit.
Afėr Hotel Grandit nė Prishtinė, ku Shirli dhe unė e takuam Azem Hajdinin,
ndodhet shtatorja madhėshtore e Skėnderbeut si njė monument i pėrjetshėm
i 450 vjetėve luftė tė shqiptarėve pėr t?u ēliruar nga sundimi shtypės i
Perandorisė Otomane, sundim qė e detyroi familjen time shqiptare nė Shekullin
XV tė kėrkojė azil nė Mbretėrinė e atėhershme tė Napolit, tani Itali, dhe
nė vitin 1929 tė kėrkojė mundėsi ekonomike nė Shtetet e Bashkuara tė
Amerikės.
Mes/titull:
Nga Skėnderbeu tek Sulltana Saliu
Ndėrkohė qė Shirli qėndroi nė Kosovė pėr ta vazhduar punėn, unė udhėtova
me anėtarėt e delegacionit nė fshatin Qafa, i cili ndodhet pranė qytetit
tė Gostivarit nė Maqedoni, ku familja Jonuzi nga Qyteti Atllantik (Atlantic
City) mė njohu mua me historinė e njė tjetėr simboli tė madh tė luftės kundėr
racizimit sllav: Sulltanėn. Nėntėdhjetė vjet mė parė, njė vajzė tetėmbėdhjetė
vjeēe, me emrin Sulltana Saliu ishte dėshmitare e masakrės kundėr burrave
tė fshatit tė saj, pėrfshirė edhe babain e saj, masakėr e kryer nga ushtritė
serbe dhe maqedone. Sulltana u vu vetė nė krye tė situatės trimėrisht, duke
marrė njė palė gėrshėrė tė mėdha dhe tė mprehta, tė cilat i kishte mbajtur
tė fshehura nėn kėmishėn e saj dhe pastaj, pa ndihmėn e askujt, ajo kishte
vrarė kapitenin e ushtrisė dhe dy ndihmės tė tij. Fjalėt e fundit tė Sulltana
Saliut, thėnė njerėzve tė saj, teksa po jepte shpirt pasi ishte vrarė nga
ushtarėt sllavė, mė kumbojnė nė veshėt e mi edhe sot e gjithnjė: ?Mos u
dorėzoni! Luftoni burrėrisht! Ju mund tė fitoni!?
Mes/titull:
Ne do tė fitojmė !
Unė e mora fjalėn pėrpara mijėra shqiptarėve qė kishin ardhur nė tempullin
e shenjtė nė majėn e malit tė lartė nė Qafė pėr tė pėrkujtuar trimėrinė e
Sulltanės dhe unė pėrdora fjalėt e saj tė fundit pėr tė theksuar se sot ne
shqiptarėt pėrballemi me tė njėjtėn sfidė nė Mal tė Zi, nė Kosovė, Maqedoni,
Preshevė dhe Ēamėri. Sot, ndėrkohė qė sheshi i cili do tė na e japi fitoren,
sheshi i burrave ėshtė nė Uashington, ne ende kemi nevojė pėr trimėrinė dhe
vendosmėrinė e Sulltanės, zgjuarsinė dhe fuqinė e Gjergj Kastriotit dhe pėr
kujtesėn e fortė e kėrkesėn e pafundme pėr drejtėsi tė Azem Hajdinit. Ajo
qė ndryshon tani ėshtė arma pėr tė cilėn ne kemi nevojė pėr ta fituar kėtė
betejė pėrfundimtare. Shpata e Skėnderbeut, gėrshėrėt e Sulltanės dhe armėt
e UĒK-sė nuk do tė na hyjnė tani nė punė. Pena, kompjuteri dhe zėri i fuqishėm
i bashkuar nė rezistencėn e vazhdueshme shqiptare kundėr padrejtėsisė, shtypjes,
asmilimit me forcė dhe genocidit do tė jenė arma jonė nė qoftė se ne do tė
dimė tė mos dorėzohemi kurrė. Lufta e Lidhjes Shqiptaro Amerikane nė Uashtington
pėr pavarėsinė e Kosovės, e cila t?i jepet Kosovės qė tani, ėshtė vazhdim
i luftės vazhdon luftės sonė kombėtare qė nga kohėt e lashta pėr liri dhe
drejtėsi pėr tė gjithė shqiptarėt. Ndoshta, sikurse unė mendova shpesh herė
gjatė udhėtimit tonė historik, pas kaq shumė e shumė vitesh, ėshtė radha
e breznisė sonė pėr tė bėrė gjithēka qė kombi shqiptar tė ēlirohet njėherė
e pėrgjithmonė.
Pėrktheu & pėrgatiti pėr botim: Elida BUĒPAPAJ