Mbi/titulli: 

 

Delegacioni i Ligės Qytetare Shqiptaro Amerikane sė bashku me 

Kongresmenin Tom Lantosh ndėrmori njė Mision tė Gjurmimit tė Fakteve 

 

Titulli: MALI I ZI: NJĖ SHTET APARTEIDI NĖ ZEMĖR TĖ EUROPĖS 

 

 

Nėn/titull: Tom Lantosh: "Shpreh indinjatėn sesi nė Shekullin XXI ndaj 

njerėzve tė qytetėruar qė jetojnė nė Evropė mund tė ushtrohet njė 

diskriminim kundėr tyre kaq i thellė vetėm pse ata duan tė mbajnė 

gjallė trashėgiminė e tyre gjuhėsore, kulturore dhe etnike."Anet 

Lantosh: "Mali i Zi ėshtė njėqind vjet mbrapa pjesės tjetėr tė Evropės." 

 

Nga Shirley Cloyes DioGuardi Kėshilltare e Ēėshtjeve Ballkanike e LQSHA 

 

Prej 31 korrikut deri mė 4 gusht, Lidhja Qytetare Shqiptaro Amerikane, 

me mbėshtetjen e Shoqatės Patriotike tė Krajės dhe Shoqatėn Ana e Malit, 

ndėrmori njė mision tė gjurmimit tė fakteve nė popullsitė shqiptare nė 

Mal tė Zi me Kongresmenin Tom Lantosh(Tom Lantos) dhe tė shoqen Anet 

Lantosh (Annette Lantos). 

Delegacion ishte nė zbatim tė njė plani tė Lidhjes Qytetare pėr tė 

filluar ndėrkombėtarizimin e gjendjes sė shqiptarėve nė Mal tė Zi qė ka 

marrė pikėnisje mė shumė se njė vit mė parė nė Uashington. 

Nuk u desh shumė kohė pėr tė shpalosur tė vėrtetėn. Sepse shumė shpejt 

ne zbuluam se pėrpjekjet e shumicės sllave malazeze tė sponsorizuara nga 

shteti pėr ta pėrzėnė nga vendi ose pėr ta asimiluar popullsinė 

shqiptare nė Mal tė Zi, nuk ėshtė njė temė e historisė, por njė realitet 

bashkėkohor dhe shokues qė kėrcėnon vetė ekzistencėn e shqiptarėve nė 

Mal tė Zi. Kjo pėrpjekje ėshtė acaruar nga njė racizėm vrastar 

antishqiptar qė kėrcėnon gjithashtu tė ardhmen politike dhe ekonomike tė 

Malit tė Zi si pjesė e Evropės. 

Pas dėgjimit tė dėshmive nga ekspertė dhe veprimtarė shqiptarė nė Ulqin, 

Ana e Malit, Krajė dhe Tuz, Annette Lantosh, e cila punon me Grupin 

Kongresional tė tė Drejtave tė Njeriut (Congressional Human Rights 

Caucus), bėri vėrejten se nė trajtimin e tij racist tė shqiptarėve, 

"Mali i Zi ėshtė njėqind vjet mbrapa pjesės tjetėr tė Evropės." 

Bazuar nė ato qė pa dhe dėgjoi, Kongresmeni Lantosh e pėrshkroi ndjenjėn 

e tij si "njė indinjatė sesi nė Shekullin XXI ndaj njerėzve tė 

qytetėruar qė jetojnė nė Evropė mund tė ushtrohet njė diskriminim kundėr 

tyre kaq i thellė vetėm pse ata duan tė mbajnė gjallė trashėgiminė e 

tyre gjuhėsore, kulturore dhe etnike." Kongresmeni Lantosh deklaroi se, 

bashkė me miqtė e tij Joe DioGuardi dhe Shirley Cloyes, ai ėshtė "i 

pėrkushtuar emocionalisht dhe intelektualisht" pėr ta ndihmuar popullin 

shqiptar nė Malin e Zi. Ai u zotua qė "t"i trajtojė problemet e tyre nė 

nivelet mė tė larta nė Uashington." 

 

Mes/titull: Kongresmeni Tom Lantosh i gatshėm pėr tė ndėrkombėtarizuar 

Ēėshtjen e Shqiptarėve nė Mal tė Zi 

 

Dy qėllimet kryesore tė udhėtimit tonė ishin tė shikojmė, para sė 

gjithash, kushtet nė tė cilat shqiptarėt e Malit tė Zi jetojnė sot dhe 

pėr ta sjellė kėtė informacion nė Kongresin e SHBA, kėshtu qė Lidhja 

Shqiptare, duke punuar me Kongresmenin Lantosh, mund tė ndėrmarrė njė 

zgjidhje qė do t"iu japė shqiptarėve barazinė ekonomike, politike dhe 

ekonomike me sllavėt malazezė. Pikėrisht siē luajti njė rol tė 

rėndėsishėm pėr tė ndėrkombėtarizuar ēėshtjen shqiptare nė Kosovė, Tom 

Lantosh ėshtė tashmė i pėrgatitur pėr tė bėrė tė njėjtėn gjė pėr 

shqiptarėt e Malit tė Zi. 

Anėtarėt e delegacionit pėrfshinin Presidentin e Lidhjes Qytetare 

Shqiptaro Amerikane, ish Kongresmenin Joe DioGuardi, Kėshilltaren e 

Ēėshtjeve Ballkanike Shirley Cloyes DioGuardi, dhe anėtarėt e Bordit tė 

Lidhjes Qytetare Luan Bukolla, Gjergj Dedvukaj, Adem Dukaj, Sadri 

Gjonbalaj dhe Marash Nuculaj; Xhevat Kraja (nėnpresident) dhe Adem Cukaj 

i Shoqatės Patriotike tė Krajės; dhe Xheladin Zeneli (nėnpresident) i 

Shoqatės Ana e Malit. 

Faton Bislimi, student koordinator i Lidhjes Qytetare nga Kosova, ishte 

pėrkthyes zyrtari i delegacionit. Ndėrkohė qė Kongresmeni Lantosh u nis 

pėr nė Budapest pėr tė kremtuar 75-vjetorin e tij tė ditėlindjes nė 

vendin e origjinės sė tij, disa nga anėtarėt e delegacionit tonė 

udhėtuan pėr nė Prishtinė pėr tė mbajtur njė konferencė shtypi mė 5 

gusht pėr hulumtimet tona nė Malin e Zi. Fill pas konferencės, ne patėm 

fatin tė takohemi me Azem Hajdinin, njė nga pak tė mbijetuarit e 

masakrės sė 4300 luftėtarėve antifashistė nė vitin 1945 nė Tivar, Mal i 

Zi, nga forcat ushtarake serbe dhe malazeze. Azem Hajdini, i cili ka 

publikuar njė raport tė dokumentuar tė masakrės, shpjegoi sesi ai, nėn 

kėrcėnimin pėr vdekje, pėr shumė e shumė vite nuk ishte lejuar tė fliste 

pėr kėtė tragjedi. 

Ai shprehu shqetėsimin e tij se shqiptarėt e Malit tė Zi dhe kudo nė 

Ballkan do tė vazhdojnė tė pėrballen me rrezikun e pėrzėnies dhe tė 

shfarosjes nėse ne nuk do tė kėrkojmė ndryshimin e situatės. 

 

Mes/titull: Emigrimi i detyruar forcėrisht, konfiskimi i tokės dhe 

asimilimi i dhunshėm 

 

Nė vijim tė historisė mizore tė genocidit kundėr shqiptarėve tė Malit tė 

Zi, e cila filloi sė pari me aneksimin e tokės shqiptare nga Mali i Zi 

mė 1878, atje ka ndodhur njė praktikė e vazhdueshme e emigracionit tė 

detyruar forcėrisht, konfiskimit tė tokės dhe asimilimit tė dhunshėm. 

Delegacioni i ndeshi kėto realitete nga Ulqini nė Tuz, gjithashtu nė 

Plavė-Guci, ku pjesa e caktuar e grupit pėrfundoi misionin e hulumtimit 

tė fakteve. 

Historiani Riza Rexha shpjegoi se qyshkur tė ashtuquajturat Fuqi tė 

Mėdha nė Kongresin famėkeq tė Berlinit i vunė shqiptarėt nėn kontrollin 

malazez, pėrpjekjet pėr ta ndaluar fjalėn shqipe, mėnyrėn e jetesės dhe 

kulturėn shqiptare dhe pėr t"i sllavizuar shqiptarėt, duke filluar me 

vendosjen e prapashtesės sllave "-iē" nė mbiemrat e shqiptarėve, ka 

vazhduar me intensitet. Sipas Riza Rexhės "shqiptarėt pėrballen me tė 

njėjtat ēėshtje me tė cilat janė pėrballur gjatė 123 viteve me radhė." 

Si rezultat, sot gjysma e popullsisė shqiptare tė Malit tė Zi jeton nė 

Shtetet e Bashkuara tė Amerikės dhe nė Evropėn Perėndimore. Riza Rexha 

gjithashtu pėrshkroi njė strategji paralele qė synon vendosjen e 

malazezėve nė zonat me popullsi shqiptare pėr tė ndryshuar pėrbėrjen e 

tyre etnike dhe strukturat politike. 

Disa nga shembujt mė flagrantė tė konfiskimit tė tokave tė shqiptarėve 

dhe tė vendosjes sė malazezėve nė zonat e populluara me shqiptarė pėr tė 

ndryshuar demografinė kanė ndodhur dhe janė duke ndodhur nė Tuz. Ne 

mėsuam nga Anton Lajcaj, njė profesor nė Tuz, se brenda vitit tė 

ardhshėm, 1200 sllavė do tė vendosen nė fermat dhe do t"iu jepen 

apartmente nė tokat e konfiskuara midis Tuzit dhe Podgoricės. Nė tė 

njėjtėn kohė, qeveria ka konfiskuar tokėn nė pronėsi tė sllavėve nė 

rrethinat e Podgoricės me qėllim qė tė ndėrtojė atje njė burg. Qeveria 

iu ka premtuar pronarėve tė shqetėsuar tė tokave se ata do tė 

kompensohen me 60000 metra katrore tokė qė do t"iu merret shqiptarėve. 

Qeveria gjithashtu, gjoja pėr tė ndėrtuar njė park kombėtar, po ua merr 

shqiptarėve kilometra tė tėra katrore tokash pėrgjatė Liqenit tė 

Shkodrės, tė cilat shqiptarėt i kanė me tapi brez pas brezi. Kur 

Kongresmeni Lantosh pyeti se ēfarė lloj kompensimi do t"iu bėhet 

shqiptarėve tė cilėve ua ka marrė tokat e tyre qeveria malazeze, Anton 

Lajcaj u pėrgjigj se ata nuk do tė marrin asgjė prej gjėje dhe se ēdo 

protest do tė shpėrblehet me burg dhe me persekutim. Tuzi ka qenė 

gjithashtu i ndarė fizikisht nga ndėrtimi i njė baze ushtarake dhe i njė 

depoje tė mbeturinave e cila ėshtė burim i sėmundjeve tė fėmijėve 

shqiptarė. 

Anton Lajcaj deklaroi se "politika malazeze dhunon tė gjitha konventat 

evropiane tė tė drejtave tė njeriut dhe se, po tė vazhdojė kėshtu, e 

gjithė popullsia shqiptare do tė largohet prej kėndej ose do tė 

asimilohet." Kur Kongresmeni Lantosh, zonja Lantosh dhe anėtarėt e 

delegacionit tonė ishim tronditur thellė nga ato qė kishim parė dhe nga 

guximi i shqiptarėve tė cilėt ne i takuan nė Malin e Zi, ne ishim 

plotėsisht tė vetėdijshėm se politika shtetėrore tashmė ia ka arritur tė 

asimilojė shumė shqiptarė, tė cilėt nuk flasin mė gjuhėn e tyre amtare. 

Disa shqiptarė janė bashkuar tashmė me partitė politike malazeze dhe tė 

tjerė kanė bashkėpunuar nė mėnyrė aktive me forcat qeveritare tė 

sigurisė dhe me policinė speciale nė kontrollin dhe nė shtypjen e 

popullsisė shqiptare. 

 

Mes/titull: Arsimi si njė instrument i asimilimit dhe emigrimit tė 

detyruar 

 

Delegacioni kėrkoi tė takojė presidentin (Petrit Gjokaj) dhe 

nėnpresidentin (Nik Gjeloshaj) tė Shoqatės Kombėtare tė Studentėve 

Shqiptarė, si dhe liderė tė degėve tė kėsaj shoqate nė Ulqin. Ngaqė atje 

nuk ka arsim tė lartė nė gjuhėn shqipe, tė gjithė i ndjekin studimet 

universitare jashtė Malit tė Zi. Shoqata, e cila ka 700 anėtarė, ėshtė 

themeluar kohėt e fundit pėr tė kundėrshtuar asimilimin dhe pėr tė 

ndihmuar studentėt qė tė pėrballen me njė sistem arsimor qė ėshtė 

ndėrtuar nė njė mėnyrė tė tillė qė pėr studentėt shqiptarė tė mbyllen tė 

gjitha rrugėt. Petrit Gjokaj dhe Nik Gjeloshaj folėn pėr trysninė e 

pareshtur mbi studentėt shqiptarė pėr tė harruar identitetin e tyre dhe 

historinė e tyre dhe tė heqin dorė nga aktiviteti politik. Nė pėrgjigje 

tė kėsaj trysnie, Shoqata ėshtė duke kėrkuar qė arsimi nė gjuhėn shqipe 

tė bėhet nė shkollėn e lartė dhe me njė program mėsimor qė ua mėson 

historinė dhe kulturėn shqiptare. Aktualisht, mėsimet nė gjuhėn shqipe 

ekzistojnė vetėm nė shkollėn fillore, por as kjo madje nuk ka pėrhapje 

tė plotė. 

Gjithnjė e mė shumė serbishtja po shndėrrohet nė gjuhė tė vetme tė 

shkollės nė tė gjitha nivelet (studentėt janė tė detyruar t"i pėrkthejnė 

tekstet serbe nė shqip), dhe programet mėsimore janė plotėsisht nė 

shėrbim tė kulturės dhe tė historisė serbomalazeze. Petrit Gjokaj tha 

gjithashtu se Shoqata e Studentėve ishte duke punuar me tė gjithė trupėn 

studentore nė Mal tė Zi pėr tė ēuar pėrpara ēėshtjen politike tė 

shqiptarėve. 

Ngaqė shqiptarėt pėrbėjnė vetėm shtatė pėr qind tė popullsisė sė Malit 

tė Zi, studentėt theksuan se, duke u nisur nga standartet evropiane, ata 

nuk mund tė shpresojnė qė Mali i Zi tė ndėrtojė njė Universitet nė 

gjuhėn shqipe. 

Megjithatė, ata thanė se studentėt shqiptarė tė Malit tė Zi duhet tė 

regjistrohen sa mė shumė nė universitetet e Kosovės, Shqipėrisė dhe 

Maqedonisė pa iu krijuar asnjė pengesė prej atyre universiteteve. Petrit 

Gjokaj dhe Nik Gjeloshaj thanė se njė kolegj nė gjuhėn shqipe pėr tė 

pėrgatitur arsimtarė pėr shkollėn fillore dhe tetėvjeēare do tė duhej tė 

funksiononte nė Malin e Zi. Ata treguan sesi propozimi pėr kolegjin pėr 

arsimtarė ėshtė duke u hedhur poshtė nė mėnyrė sistematike nga 

politikanėt malazezė dhe shqiptarė. Qeveria ka ofruar tė ndėrtojė njė 

kolegj pėr arsimtarė nė Nikshiq, i cili ėshtė nė thellėsi tė njė 

territori plot me sllavė dhe prandaj ėshtė i papranueshėm nga shumica e 

shqiptarėve. 

Ndėrkaq, partitė politike shqiptare, nė vend qė tė jenė tė bashkuar pėr 

tė kundėrshtuar ndėrtimin e kolegjit nė Nikshiq, janė duke u ndeshur mes 

tyre se ku tė ndėrtohet kolegji nė tokėn shqiptare. Rezultati ėshtė njė 

bllokim i situatės ēka kėrcėnon tė ardhmen e arsimit shqiptar nė Mal tė 

Zi. Studentėt tė cilėt kanė mundėsi ekonomike pėr tė studiuar nė 

universitetet jashtė Malit tė Zi shpesh e shikojnė se e kanė tė pamundur 

tė rikthehen nė Malin e Zi, sepse shteti nuk i njeh diplomat e atyre 

universiteteve dhe, prandaj, ata nuk mund tė gjejnė punė. Por shumė 

studentė nuk arrijnė tė studiojnė nė asnjė shkollė tė mesme. 

Pėr shembull, ne mėsuam nga historiani Ismail Doda, kur po qėndronim 

bashkė pranė shtatores sė Skėnderbeut, ndėrtuar me financimin e Shoqatės 

Patriotike tė Krajės, se studentėt nga Kraja janė tė detyruar tė shkojnė 

nė Ulqin ose tė marrin autobusin pėr tė bėrė njė rrugė tė gjatė qė tė 

mund tė vazhdojnė shkollėn e mesme. 

Shumė prej tyre nuk kanė asnjė rrugėzgjidhje. Nail Draga, president i 

Shoqatės sė Artistėve dhe Intelektualėve nė Ulqin dhe njė drejtor 

shkolle qė kohėt e fundit ėshtė pushuar nga puna prej qeverisė sė Malit 

tė Zi, i tha delegacionit tė Lidhjes Qytetare se "edhe pse Mali i Zi 

ėshtė njė vend shumėkombėsh , prandaj edhe shumėkulturor, kultura 

malazeze mbisundon." 

Ai tha se "deri sot qeveria e Malit tė Zi nuk ka financuar qoftė edhe 

njė projekt tė vetėm kulturor ose shkencor shqiptar." 

 

Mes/titull: Prapambetja zhvillimore ekonomike dhe pappunėsa si njė 

instrument i emigracionit tė detyruar me forcė 

 

Askund tjetėr nuk ėshtė mė i dukshėm fakti se racizmi antishqiptar sjell 

pasoja negative ndaj shqiptarėve dhe malazezėve se nė fushėn e 

ekonomisė. 

Ulqini, njė qytet ilir me bukuri magjepsėse qė ėshtė themeluar nė Epokėn 

e Bronxit, ėshtė qendra mė e madhe turistike nė Detin Adriatik. Qyteti 

ėshtė nė mė shumė se 80 pėr qind shqiptar dhe njė numėr shumė i madh i 

turistėve qė vizitojnė Ulqinin janė shqiptarė. 

Edhe pse qeveria qendrore nė Podgoricė i merr pėrfitimet mė tė shumta 

nga turizmi i Ulqinit, duke e lėnė bashkinė pa fondet qė do t"i 

duheshin qė ajo tė vepronte vetė, ajo, pra qeveria malazeze, refuzon 

zhvillimin e infrastrukturės sė zhvillimit tė Ulqinit sepse Ulqini ėshtė 

njė zonė me shumicė shqiptare. Rezultati ėshtė qė Podgorica lė gjithė 

Malin e Zi pa kapitalin mė urgjentisht tė nevojshėm qė do tė sigurohej 

nėpėrmjet industrisė sė turizmit tė zhvilluar nė shkallėn e duhur. 

Delegacioni mėsoi se gjashtėdhjetė pėr qind (60%) e Ulqinit pėrbėhet nga 

brezi i ri i shqiptarėve, sepse ata kanė gjetur punė nė turizėm dhe nė 

administratėn bashkiake. Megjithatė nė Anėn e Malit, Krajė, Tuz dhe 

Plavė-Guci, brezi i vjetėr mbizotėron, pėr shkak tė mungesės sė punės 

dhe tė infrastrukturės. 

Nė Krajė, historiani Ali Gjecbritaj informoi grupin tonė se nė vitin 

1991, 4000 njerėz jetonin atje, por sot nė Krajė banojnė vetėm 2000 

shqiptarė, sepse nuk ka punė, nuk ka ujė tė pijshėm (pavarėsisht 

afėrsisė sė qytetit me Liqenin e Shkodrės) dhe nuk kanė lidhje me 

Internetin. Muhamet Gjokaj, njė jurist nė Tuz, na shpjegoi se qyshkur 

Tuzit, qendrės mė tė madhe tė shqiptarėve tė rajonit tė Malėsisė, i 

ėshtė hequr autonomia e tij si bashki mė 1957 dhe ėshtė pėrfshirė nėn 

Podgoricėn, ekonomia dhe infrastruktura janė pėrkeqėsuar deri nė atė 

pikė sa qė gjysma e popullsisė shqiptare ka emigruar tjetėrkund. Nė 

njėrin nga momentet mė tronditėse tė udhėtimit tonė pėrmes Malit tė Zi, 

Gjokaj na shpalosi shkallėn e mjerimit, pėrfshirė mungesėn e ujit tė 

pijshėm, mungesėn e elektricitetit minimal, mungesėn e lidhjeve 

telefonike nė fshatrat shqiptare tė rajonit. I tillė ėshtė rasti i 

Dinoshės, fshatit mė tė madh shqiptar tė asaj zone, i cili ndodhet vetėm 

pesė kilometra larg kryeqytetit Podgorica dhe ku banojnė 1500 veta. Kur 

Kongresmeni Lantosh pyeti sa fshatra malazeze janė nė kushte tė 

ngjashme, pėrgjigja ishte kuptimplote "asnjė". Nė mėnyrė alarmante, 

Gjokaj deklaroi se "kėrkesa pėr ta bėrė Tuzin komunė, si dhe ēdo kėrkesė 

pėr pėrmirėsimine gjendjes sė shqiptarėve, ėshtė e paragjykuar tė 

konsiderohet si njė vepėr e "lėvizjes separatiste". Ai deklaroi se 

qeveria e Malit tė Zi ėshtė duke i kaluar tani nė parlament ligjet pėr 

t"ua ndaluar shqiptarėve kontrollin e pushtetit vendor pėrgjithmonė. 

Delegacion ynė mėsoi se Bashkimi Evropian nuk ka bėrė asgjė pėr tė 

ndalur kėtė tragjedi tė pashoqe. 

 

Mestitull/ Mungesa e shėrbimit shėndetėsor si njė instrument i 

asimilimit dhe emigracionit tė detyruar me forcė 

 

Siē ėshtė shpjeguar mė lart, emrat shqiptarė janė ndryshuar nė ēastin e 

lindjes qė tė duken sllavė. Kjo bėhet sepse asnjė nga shtėpitė e lindjes 

nė Malin e Zi nuk drejtohen dhe nuk kanė nė pėrbėrje mjekė ose mami 

shqiptare. Dr. Sime Dobreci e informoi delegacionin se nuk ka pasur 

investime financiare nė sistemin e shėrbimit shėndetėsor nė asnjėrėn 

prej zonave shqiptare tė Malit tė Zi gjatė njėze viteve tė fundit. 

Shumica e shqiptarėve nė Malin e Zi nuk mbulohen nga shėrbimet 

shėndetėsore dhe, kur ata trajtohen nga kėto shėrbime, atėherė 

komunikimi me sistemin e shėrbimit shėndetėsor bėhet nė serbisht. 

Spitali i Ulqinit ėshtė njė institucion i varfėr, pa personel tė 

mjaftueshėm dhe funksionin vetėm pėr turistėt, tė cilėt trajtohen pėr 

sėmundje dhe plagė, por nuk funksionon pėr vendasit. Delegacion vizitoi 

klinikėn nė Ana e Malit, njė nga klinikat e pakėta tė shqiptarėve nė 

Malin e Zi. Vetėm dy mjekė iu shėrbejnė 10000 banorėve. 

Dhe tė dy vijnė nga Ulqini ēdo mėngjes dhe rikthehen nė shtėpi nė orėn 

7:00 tė ēdo mbrėmjeje. Nga Dr. Zulfie Duraku, me mėsuam se qeveria 

financon shkollimin e studentėve sllavė tė mjekėsisė por jo tė 

studentėve shqiptarė. (Ajo e kishte financuar shkollimin e vet nė moshėn 

38 vjeēe.) Dr. Duraku nėnvizoi se klinika nė Ana e Malit ėshtė 

"saktėsisht ashtu siē ka qenė atėherė kur ajo kishte lindur, pra si para 

38 vjetėsh". Ajo na tha se klinika nuk merr asnjė fond nga qeveria. 

 

Mestitull/ Sistemi i drejtėsisė antikrim dhe forcat e armatosura si 

instrumente tė shtypjes politike 

 

Juristi Gezim Kalavrezi ia dha delegacion njė pamje tė hollėsishme tė 

sistemit tė drejtėsisė antikrim nė Malin e Zi, ku "parimi i tė drejtave 

tė njeriut pėrpara ligjit nuk ėshtė praktikuar dhe ajo qė ėshtė shkruar 

nė Kushtetutė nuk ėshtė zbatuar," tha ai. 

Pėr shembull, ligji qė thekson se minoritetet kanė tė drejtėn tė 

pėrdorin gjuhėn e tyre nė tė folur dhe nė tė shkruar nuk ėshtė zbatuar 

kurrė. Tė gjitha procedurat gjyqėsore bėhen nė serbisht dhe pastaj 

pėrkthehen. Sipas Kalavrezit, pėrkthimi ėshtė shpesh aq i dobėt saqė tė 

drejtat e qytetarėve janė shfuqizuar plotėsisht. Asnjė nga gjyqtarėt nė 

Gjykatėn Supreme apo nė zyrat e prokurorisė nuk janė shqiptarė. Gjatė 

prezantimit me delegacionin tonė, Muhamet Gjokaj na rrėfeu se ai ishte 

njė prej 300 shqiptarėve, nga mosha 18 deri 35 vjeēe (shumė prej tyre, 

si Gjokaj, i martuar, me grua dhe fėmijė), tė cilėt sapo kishin marrė 

fletėthirrjet ushtarake tė Serbisė pėr t"u paraqitur nė shėrbimin 

ushtarak mė 3 shtator. Ky rekrutim, pra regjistrim i shqiptarėve tė 

Malit tė Zi nė ushtrinė e Serbisė, ėshtė shpallur si njė pėrpjekje 

"multietnike" e shtetit, tani qė shqiptarėt dhe sllavėt "nuk janė mė nė 

konflikt." Dhe kur ėshtė kėtu fjala, historikisht, shqiptarėt kanė qenė 

objekt i racizmit dhe brutalitetit tė tejskajshėm nė ushtritė e ish 

Jugosllavisė nėn komandėn serbe dhe malazeze. 

 

Mestitull/Konkluzion 

 

Situata e shqiptarėve tė Malit tė Zi ėshtė e tmerrėshme dhe ogurkeqe. 

Siē na deklaroi Nail Draga gjatė vizitės sonė, "qeveria malazeze i 

"pranon" problemet e saj kur delegacionet ndėrkombėtare e vizitojnė 

Podgoricėn, por nė praktikė ata kurrė nuk bėjnė ndonjė gjė." Mendėsia e 

ngulitur nė qeveri ėshtė thellėsisht raciste dhe ende si nė kohėn e 

komunizmit. Draga beson se problemi i tė drejtave qytetare tė 

shqiptarėve nė Malin e Zi mund tė zgjidhet vetėm pėrmes ndėrhyrjes 

diplomatike tė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės dhe Bashkimit Evropian. 

Anėtarėt e delegacionit tė Lidhjes Qytetare janė tė pėrkushtuar tė 

punojnė me Kongresmenin Lantosh pėr tė ndėrkombėtarizuar gjendjen e 

shqiptarėve nė Malin e Zi. Ne nuk do ta mbėshtetim pavarėsinė e Malit tė 

Zi derisa popullsia shqiptare tė ketė fituar plotėsisht tė drejtat 

ekonomike, politike dhe kulturore. 

Dhe ne fuqimisht do tė kundėrshtojmė pranimin e Serbisė dhe tė Malit tė 

Zi nė Bashkimin Evropian dhe NATO gjersa tė dyja tė kenė vullnetin e 

mirė pėr tė pranuar dhe mbrojtur legjitimitetin e shqiptarėve, duke 

hequr dorė nga njė qind vjet tė spastrimit etnik e tė genocidit dhe tė 

pėrqafojnė demokracinė si sundim tė ligjit. 

 

Shirley Cloyes DioGuardi ėshtė Kėshilltare e Ēėshtjeve Ballkanike e 

LQSHA Pėrktheu dhe 

 

pėrgatiti pėr botim: Elida BUĒPAPAJ