Dėshmi
Shirley Cloyes DioGuardi
Kėshilltarė pėr Cėshtje tė Ballkanit, Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane
Senati i SHBA
Dėgjimi i Komitetit pėr Marrėdhėnie me Jashtė
14 Korrik 2004
Politika e Jashtme e SHBA Drejtė Evropės Juglindore:
Puna e Papėrfunduar nė Ballkan
Me 1990, sekretari i shetit James Baker kishte deklaruar se: Jugoslavia duhet te qendroj e bashkruar per ēfardo ēmimi." Njė pėrgjigje e tillė ndaj shkatrrimit te ish jugoslavisė ( qė kishte filluar mė vonė at vit) pati efekte tragjike. Deri me 1990, diktatori serb, tani mė kriminel i akuzuar i luftes, Slobodan Milosoviq kishte bėrė katėr luftėra agresive, duke lėnė kėshtu 300.000 tė vdekur, 4 milion tė zhvendosur dhe biliona dollarė tė taksave tė SHBA-ve tė shpenzuara. Siē ka shpjeguar eksperti i Ballkanit Noel Malcolm, kur federata Jugoslave filloj tė ndahet, ēdo njėsi konstituive kishte te drejtėn ligjore pėr vetvendosje sipas ligjit ndėrkombėtar. Bota njohu pavarėsinė e Slovenisė, Kroacisė, Bosnjes dhe Maqedonisė. Kėshtu, Malcolm tha "Pavarėsia pėr Kosovėn dhe Malin e Zi do tė kishin pėrcjellur fenomenin qė veē ndodhte atė kohė" Mirėpo, Perendimi i lejoi Serbisė qė nė emėr tė tė mbajturit tė Jugoslavisė sė bashku tė bėjė luftėra dhe bile edhe ti vejė embargė armėsh Bosnjės. Nė kėtė mėnyrė, Shtetet e bashkuara dhe Evropa tragjikisht i ndimuan strategjisė sė Milloshoviqit pėr destabilzim, spastrim etnik dhe gjenocid.
Edhe pse fushata e bombardimeve tė NATO-s, udhequr nga SHBA kundėr Serbis nė pranverėn e vitit 1999 ndaloj marshin gjenocidial tė Milloshoviqit pėr gjatė Evropes jug-lindore, ajo nuk solli paqe dhe stabilitet pėr rajonin.Siē ka thenė edhe shkollarja kroate Branka Magase nė njė ligjeratė dhėnė nė institutin boshnjak nė Londėr mė 10 Maj 1999, "Pėr gjersa procesi i Jugoslavisė tė pranohet si komponentė mė vete, duke vėnė kėshtu edhe Kosovėn nė rrugėn e pavarėsisė, do tė jetė e pamundur tė ndėrtohet njė sistem shtetėror paqėsor dhe demokratik nė Evropen jug- lindore, "Puna e papėrfunduar nė Ballkan arrihet me njohjen e pavarėsisė sė Kosovės dhe Malit tė Zi. Pėr tė arritur kėtė nevoitet qė ShBA-tė tė lėnė anash mendimin e gabuar i cili ka udhėhequr politikėn e saj tė jashtme qė nga fillimi i shkatrrimit tė Jugoslavisė, pra fakti qė mendimi se njė Kosovė e pavarur do tė kėrcėnoj paqen dhe stabilitetin nė Evropen jug- lindore, pėrgjersa siē ka vrejtur edhe Magas e kundėrta ėshtė e vėrtetė. Nė shtator 2002 senatori Josaph Biden ka thenė ne njė ligjėrat drejtuar komunitetit shqiptaro-amerikan nė Chicago se "Interesi i zhvezhur personal i Shteteve tė Bashkuara mbėshtetet nė fillimin e shekullit 21 me njė Evropė tė tėrė, tė pandarė dhe tė bashkuar. " Sepse saherė qė kjo Evropė futet nė kaus, bile dhe bijat tona vdesin, ekonomija jonė bie, dhe ne paguajmė ēmime." Ai me tutje kishte shtuar se fati i 7 milion shqiptarėve nė Ballkan ėshtė gjithashtu "Kritik pėr interesin tonė". Nėse legjitimiteti etnik i popullit shqiptar nuk njihet dhe mbrohet, Biden kishte thėnė, "Tė gjitha progreset nė rajon do tė shktarrrohen, nėse ne nuk e stabilizojmė Ballkanin, dhe do tė paguajmė ēmim tė lartė". Biden kishte kuptuar qė nėse perėndimi
2/Cloyes DioGuardi/US Senate
nuk do ti dėrgonte njė sinjal Serbisė qė nuk do tė ketė kthim nė formulen e vjetėr tė federates jugoslave, Shtetet e Bashkuara do tė rrezikonin qė tė futeshin nė njė sakrificė tė re dhe nė marsh pėr luftė.
Pas 10 viteve tė punės pėr tė zgjidhur konfliktin ballkanik, duke pėrfshirė se 25 udhtime ne rajon , unė besoj se nuk do tė ketė paqe dhe stabilitet afatgjatė nė Evropėn jug- lindore, gjersa ēėshtja shqiptare e cila gjėndet nė zemėr tė konfliktit ballkanik tė zgjidhet duke filluar kėshtu se pari me njohjen e pavarėsisė sė Kosovės. Gjer ne nje kohe te tille, ne te cilen Shtetet e Bashkuara dhe Unioni Evropian te njohin te drejten e Kosoves per vetvendosje dhe pavarėsi, une besoj se ne do te vazhdojmė, e ta riciklojmė politiken e jashtme te deshtuar si pjese e te kaluares sone-duke rrezikuar keshtu konflikte te reja nė Ballkan ne nje kohe kure ne me se paku na duhet nje resultat i tille gjer sa kemi krizen e madhe ne Irak, jostabilitetin e rrezikshem ne Lindjen e mesme dhe Afganistan, si dhe kercnimin nuklear te Kores veriore.
Sote, resultati i politiks se jashtme te deshtuar te mbajtjes se bashku te Jugoslavisė per ēfardo ēmimi "Edhe pse dezintigrimi i saj eshte gati i kompletuar "eshte fakti qe ne kemi ende nje shtet te korruktuar,mafioz ne Serbi, sepse ne kemi anashkaluar venjen e kushteve per ndihmen ndaj Serbise pas renjes se Slobodan Miloshoviqit dhe se kemi deshtuar ti ndihmojme Serbise te denazifikohet demokratizohet, dhe te shkatrroje sistemin kriminal te Milloshoviqit pas nje dekate luftėrash. Zgjedhja para pak kohe e te orientuarit ndaj reformave Boris Tadiē, si president i Serbisė dhe humbja e ultranacionalistit Tomisllav Nikoliē eshte per tu pershendetur, por do te jetė e pakuptim, nese Tadiē eshte i paafte te binde shumicen ultranacionaliste ne parlament per te marre pergjegjesine per historin e Serbisė.
Mali i Zi sote eshte nje shtet i dobet i mbuluar nga korrupsioni, kryesishte pasi qė Evropa perendimore,me aprovim te SHBA, kan shpenzuar vite te tera duke ua imponuar Serbise dhe Malit te Zi te qendrojne ne nje konferderat si perpjekje per te parandaluar pavarėsinė e Kosovės. Ky Union nuk funksionon dhe patjeter do te zhduket kure referendumi per pavarėsi per Malin e Zi do te ndodhe vitin e ardhshem. Obligimi financiar i Malit te Zi ndaj administrates jugoslave eshte rritur me pake fitim,dhe perpjekja per te krijuar nje Union qe ai ka kundershtuar ka larguar vemendjen e Malit te Zi nga reformat per te cilat Mali i Zi ka shume nevojė. Ne Bosnje, ne kemi njė shtetė te dobėt, gjysmėkriminal dhe te deshtuar, rezultat ky i kantonizimit te ndermarre nga Marrveshja e Dejtonit e cila ka sjellur paralizimin e parlamentit si rrezultat i ndarjeve destruktive ne bazė te vijave etnike kure secila prej tyre e ka te drejten e vetos mbi procesin e vendimmarrjes.
Kosova ndere kohe ka qen nen protektoratin e OKB-ės, qe nga sulmet ajrore te NATO-s te vitit 1999 qe i kishin dhen funde luftes gjenocidiale te Serbis kunder shumices shqiptare te Kosoves prej mese 2 milion. Edhe pse Kosova eshte pro-perendimore, shume pro Amerikane, dhe me popullėsi te zellshme, progresi i saj ekonomik dhe politik ėshte mbajtur peng per shkak te moszgjidhjes te statusit perfundimtar. 70% e popullit te Kosoves eshte nen moshen 30 vjeqare dhe mese 60% janė te papune. Pese vite pas
3/Cloyes DioGuardi/US Senate
perfundimit te luftes, Kosova eshte gjendur ne nje kurthe te nje ekonomie te varur nga ndihmat per kunder vullnetit te saj. Privatizimi dhe qasja ne kredi nga banka boterore, qe do te sillnin me shume vende pune aq te nevojshme dhe investime ne Kosovė, janė penguar nga komuniteti nderkombetar duke marr per bazė preokopimin e Beogradit mbi sovranitet. Ne nivelin politik, edhe pse Kosova ka nje qeveri te zgjedhur ne menyre ligjore te quajtur Kuvendi i Kosovės, kompetencat e saj janė te kufizuara dhe ajo eshte perjashtuar nga procesi i vendimmarrjes nga OKB. Administratori i OKB-ės ka kompetenca te pakufizuara, por ai gjithmone mbikqyret nga Keshilli i Sigurimit te OKBės, ne te cilin shumica e antarėve kundershtojne pavarėsinė e Kosoves." Nderkohe Beogradi eshte angazhuar ne menyr aktive per te destabilizuar Kosoven qe nga perfundimi i luftes (duke filluar me ndarjen de fakto tė Mitrovicės si shkelje e Rezulutes 1244) per te quar me pare argumentin se ndarja eshte menyra e vetme per te zgjidhurė konfliktin Shqiptaro-Serb. Beogradi ka manipuluar serbet e Kosoves duke i future ata ne seperatizem, permes grupeve paramilitare dhe policore si dhe duke ofruar perkrahje financiare per politikanet serb te Kosoves per te mbajtur gjallė instuticionet paralele te cilat OKB i kundershton por nuk ben asgjė per ti ndaluar.
Dhuna qe shperdheu ne Kosovė me 17 Mars eshte nje indikator, jo I gjendjes se problemeve nder etnike ne Kosove, sipas mendimit time, por I deshtimit te Shteteve te Bashkuara dhe Evropes per te zhvilluar nje politke qe do te mundesonte pjeseve juridike te ish-Jugoslavisė te kenė vetvendosje dhe te zhvillojnė shtete funksionale. NATO ka paraqitur gabimishte kaosin qe mbertheu Kosoven nga 17 deri me 19 Mars, duke lene 28 te vdekur dhe 600 te plagosur, si nje akt te orkestruar "nga shqiptaret per tė spastruar etnikishte" Kosoven nga pakica Serbe. Ne te vertet, nje grup i vogel i ekstremisteve politik dhe krimineleve ( nga te dy palet ajo serbe dhe shqiptare) kishte shfrytezuar demostratat paqesore dhe kishte krijuar nje kaus ne pjesen veriore te vendit e cila kryesisht kontrollohet nga serbet. Per gjersa dhuna nuk mund te arsyetohet, eshte thelbesore te kuptohet e verteta. Privimi ka filluar te rritet ne Kosove dhe me te po rritet edhe brengosja qe do te vazhdone te shfrytzohet nese status quo mbahet edhe me tutje. Shqiptaret po humbasin besimin ne qellimet e komunitetit nderkomtar, te shtyre nga serbet e qytetit te ndar iliegalisht te Mitrovicesė, ku shqiptaret provokohen perdite nga aktivitet destabilizuese te Beogradit. Nder kohė, Washingtoni dhe Brukseli po instistojnė qe Kosova te arrijė standarde thuajse te pamundshnme para se statusi I saje te zgjidhet. Si do qofte, siq kishte then Kongresmeni Henry Hyde, Kryetar I Komitetit per Marredhenje Nerkombetare te Kongresit te SHBA, ne funde te vitit 2002, "Kosova po rrezikon te behet edhe nje Rrip I Gazes, kesaj rradhe ne zemer te Evropes. Nuk do te ket pune pa paqe dhe stabilitet tha ai, dhe nuk do te ket paqe dhe stabilitet pa nje Kosove te pavarur." Ne duhet te kuptojmė ngjarjet e 15-17 Marsit si nje shenjė se ka ardhur koha per ti liruar shqiptaret nga friga se ata perseri munde te bien nėn dominimin serb. Per ti liruar serbet qe nuk ishin involvuar ne krimet e vitit 1998-1999 dhe qe dojne te jetojnė nė Kosove nga presioni i Beogradit, per ti ndihmuar Serbisė te ndahet nga e kaluara e saj raciste dhe imperialiste, dhe per te siguruar Perendimin nga deshtimi I paqes qe as ai nuk e done. Qellimi ne Kosove duhet te jete nje shtet I pavarur qe pranon ndihme nderkombetare ne arritjen e standardeve demokratike dhe mbrojtje nga NATO. Kjo do tė
4/Cloyes DioGuardi/US Senate
sjellė integrimin komplet te grupeve te ndryshme etnike ne Kosove dhe do te lejojė zhvillimin pa te cilin nuk do te ketė stabilitet dhe paqe as ne Kosovė e as ne Ballkan.
Per te arritur ket qellimė duhet berė disa ndryshime radikale ne politiken e jashtme Amerikane jo vetem te asaj ne Ballkan, por an e kėndė globit. Ne ket aspekt, une besoje se ne jemi ne kendė tė ndryshimit te botkuptimit qe me vete do te sjellė kalimin nga nje politik e jashtme qe pergjigjet vetem ndaj shperthimit te dhunes ne nje politik te jashtme qe kerkon te parandaoj dhunen duke shkaterruar rrenjet e saj. Ky ndryshim I botkuptimit do te sjelle edhe te te kuptuarit qe ne politike edhe "Realpolitike", te nxjerrė nga normat e te drejtave te njeriut, nuk do te arrij interesa vitale te Shteteve te Bashkuara; gegjesishtė, perhapjen e demokracisė, zhvillimit ekonomik, paqes, dhe sigurise ne mbarė globin. Ky ndrishim I botkuptimit do te sjellė edhe te te kuptuarite se rrespektimi I sovranitetit te shtetit duhet te shkojė paralel me rrespektimin per te drejtat e njeriut.
Per te realizuar ket ndryshim te botkuptimit ne Ballkan, ne se pari duhet pyetur dhe pergjigjur disa pytjeve te veshtira: Pse politika e jashtme e SHBA ka qenė vazhdimisht e perqendruar ne Beograd qe nga perfundimi I luftes ne Qershor 1999, pasi Serbia ne menyrė brutale dhe ilegale kishte okupuar Kosoven per nje decade, kishe zhdukur mijra boshnjakė dhe shqiptarė te Kosovės, dhe dhunshėm kishte deportuar miliona njerėz? Pse ne kemi refuzuar te konfrontohemi me qeshtjen kryesore- e cila eshte nevoja per te denazifikuar dhe demokratizuar Serbinė? Kjo ka qenė ēeshtja kryesore qe kur Milloshoviqi erdhi ne pushtet me 1987 dhe nuk mund qe ende te mbahet e anashkaluar edhe pas atentatit tragjike ndaj ish kryeministrit Zoran Gjingjiē, qe ishte resultat I perleshjeve massive ne mese kriminelve te luftes, krimit te organizuar dhe establishmentit qeverisės ne Serbi. Nje gje e tille nuk mund te anashkalohet edhe me tutje veqenarisht pasi qe Beogradi me 2002 u vertetua te ketė shitur arm Irakut gjatė embargos se armeve ndaj tij. Po nje gje e tille nuk mund te anashkalohet me tutje kur kriminelet e luftes Sllobodan Milloshoviq dhe Vojislav Sheshel ishin zgjedhur ne poste politike kur partit e tyre fituan nje shumic ne zgjedhjet parlamentare te vitit 2003 dhe, nje gje e tille nuk mund te anashkalohet me tutje kur parlamenti I Serbisė aprovoi nje ligj ne Mars 2004 qe u ndante rroga dhe benefite Milloshoviqit, Sheshelit, dhe te akuzuarve te tjere serbe per krime lufte ne Hagė.
Pse SHBA lejoj qe Milloshoviqi te okupoj Kosovėn dhe mandej ti vras dhe depertoj shumicen shqiptare se pari, nje popullė qe ishte I vendosur per jodhunė derisa u detyrua te mbroj veten me ēdo kusht dhe qe edhe sotė eshtė nje populle thellesishte proamerikan? Pse ne e beme Milloshoviqin, njė nga kriminelet me te keqinje te luftes ne kohen moderne, njė paqesor nė Marrvjeshjen e Dejtonit me 1995, duke pranuar keshtu deshiren e tij per te mbajtur qeshtjen shqiptare jashtė negociatave dhe duke I dhenė ati thuajse nje teritor sovran ne formė tė > Republika Serbska< ne shkembim per nenshkrimin e tij per te perfunduar luften ne Bosnje? Pse ne e perkrahem Ushtrinė Ēlirimtare tė Kosovės gjatė luftes mė 1999 dhe mandej nė kohėn e pasluftes iu bashkangjitėm Evropes perendimore duke I etiketuar ēlirimtaret si "terroristė?"Dhe, ne fund, si, pasi mesuam nga pritja vdekjeprurėse qe bemė ne Bosnje dhe thuajse vonimi fatal ne Kosovė a jemi duke e venė
5/Cloyes DioGuardi/US Senate
ne rrezik rindertimin e Kosoves pas luftes? Permes veprimeve dhe mosveprimeve tona pse po e leme Kosoven ne njė limbo sociale, ekonomike, dhe politike dhe po rrezikojme te kemi nje konflikt te dhunshem, bile ndoshta edhe luft ne kėt process? Une besoj se ka vetem nje pergjigje kryesore per te gjitha keto pyetje-gjegjesishtė Shtetet e Bashkuara dhe Evropa kan operuar dhe vazhdojne te operojnė sipas miteve te krijuara nga Beogradi ne lidhje me konfliktin serbo-shqiptar qe I sherben demonizimit te shqiptareve dhe rracionalizimit te shkatėrrimit te tyre. Miti primar se shqiptaret jan te dhunshum, potencialisht fundamentalista, musliman ne zemer te Evropes-I mundesoj Evropes te mbetet "neutrale" gjate luftrave gjenocidiale te Milloshoviqit. Ky Mit lejoj Shtetet e Bashkuara te harrojnė Ballkanin per disa vite si pjesė e parendesishme e interesave tona vitale ne menyrė qė jetrat Amerikane kurrė te mos rrezikoheshin. Ky mit tani na mundesone neve te marrim nje rol me sekondar se Evropa ne te ardhmen e rajonit- nje Evrop qė nuk done pergjegjesinė pėr luftėrat e Millosheviqit kunder boshnjakeve dhe shqiptareve te Kosoves, nje Evropė qė mendonė se Serbia ka premtime te pasura (perkunder faktit qė ndarja e ish-jugoslavisė filloi nga kolapsi I saj financiar), nje Evropė qė I frigohet spekrit te nje " Shqiperie te madhe, kur forca e vetme hegjemonike ne Ballkan ka qen deshira per "Serbi te madhe", dhe njė Evropė qe beson se kompletimi I ndarjes se ish Jugoslavisė permes nje Kosove te pavarur do tė paraqes njė shembull pėr levizje te vetvendosjes nė vende te ndryshme te cilat ajo nuk ėshtė e pergaditur ti njoh.
Fatkeqesisht, njė pjes e qeveris se SHBA lehtaazi e ka pranuar mitin qė shqiptaret jan musliman fundamentalista te cilet paraqesin nje kercenim ndaj evropes krishtere. Ne te vertetė shqiptaret jan musliman teknik, katolik, dhe ortotoks te cilen kan jetuar ne harmoni se bashku shpesh edhe jan martuar njeri me tjetrin per shekuj te tėrė. Shqiptaret krenohen me tolerancen e tyre fetare. Ata jan shqipar se pari, feja eshte secondare. Lideri fetar I Serbeve te Kosoves, Bishopi artemije, perhapur edhe me gjer mitin se shqiptaret jan muslimann ekstremist me ndihme n e lobit Serb.Nje muaj pas perleshjeve te Marsit 2004, Artemije erdhi ne Washington me disa prifterinje tjer ortodoks dhe shperndau nje liber te titulluar Kosova e Kryqezuar tek antaret e Kongresit.Libri paraqiste shkatrrimin e kishave ortodokse dhe vendeve tjera fetare ne Kosovė gjat perijudhės Qershor Tetor 1999. Edhe pse shumė pak kasha Serbe ishin demtuar pas luftes dhe disa ishin djegur ne Marsė, shumica e ketyre keqberesve ende nuk jan indentifikuar dhe arrestuar. Disa prej tyre ishin padyshim shqiptarė, por poashtu masovikisht besohet (bile edhe nga policet Kosovarė dhe nderkomtarė) qė sherbimi sekret Serb kishte paguar shqiptarė dhe serbė per te djegur kishat Serbe ne Mars.
Eshte e rendesishme te kuptohet se te gjitha kishat ne Kosove njeher ishin shqiptare, sepse te gjith shqiptaret ishin te krishter gjer sa Perandoria Otomane okupoj Kosovėn dhe vuri Islamin si fe dominante. Pas renjės se Perandoris Otomane ne fun te luftrave Ballkanike, kasha te Kosoves u moren nga Serbet kure atailegalisht aneksuan Kosovėn. Qe nga kohet Otomane deri me tash, shqiptaret gjithmonė kan mbrojtur kishat dhe vendet tjera fetare ne Kosovė. Nderkohe, mira Xhami, kasha, monumente fetare, dhe arkiva shqiptare jane shkatrruar nga trupat ushtarake dhe paramilitare Serbe qe nga pranvera 1998 deri ne fund te luftes me 1999. Ky shkatrrim massive ėshtė dokumentuar ne
6/Cloyes DioGuardi/US Senate
menyre perfide nė njė database elektronike dhe ekspozitė te titulluar"Libra te Djegur dhe Tempuj te Shkatrruar," nga Andras Riedlmayer I Univerzitetit tė Hardvardit, I cili gjithashtu kishte deshmuar para Tribunalit te Hages per Krime ne kėt tem, dhe nga nje grup shkollaresh te Kmunitetit Isamik ne Kosovė. Ne nje liber te titulluar Barbaritė Serbe Kunder Monumenteve Islamike ne Kosovės: shkurt 1998 deri mė Qershor 1999.
Nuk ka asnje arsyetim per shkatrrimin e ndonje monumenti fetar, por nuk ka asnje arsyetim gjithashtu per keqinterpretimin e kesaj qeshtje nga Beogradi dhe perkrasit e tij mbrenda komunitetit fetar serb ne Kosovė. Perpjekja e regjimit te Milloshoviqit (e cila vazhdon edhe ne administraten e tanishme ne Serbi) per ti paraqitur shqiptaret si nje forcė potencialisht islamike estremiste ne zemer te Evropes dhe per te larguar vemendjen nderkomtare nga nje dekadė e okupimit dhe gjenocidit qe Serbia beri ne Kosovė eshte skandaloze. E gjithė kjo eshte dizajnuar per ti shkuar per shtati frikes perendimore per Islamin ne menyre qė Serbia te fitoj edhe me shume tokė. Beogradi e dine se nuk do te arrijė te merr sovranitetitn mbi Kosovė, dhe keshtu tani eshte angazhuar ne nje fushat probaganistike per te ndar Kosovėn. Tutje, Serbia nuk eshte realisht e interesuar ne kishat ortodokse ne Kosovėn veriore ku shumica e serbeve jetojn sot, por nė minjerat e Trepēės, njė nga komplekset me te mdha minjerike dhe metalurgjike ne Evropė.
Tragjedia me e nadhe ne Kosovėn e pasluftes eshte se makina probaganistike anti shqiptare, kryesuar nga nenpresidenti serb Nebojsha Qoviq, po arrin sukses ne krijimin e nje barazije false ne mes terrorizmit te sponzuruar nga shteti serb, I cili la mijėra shqiptarė te vdekur dhe miliona te zhvendosur, dhe akteve individuale te hakmarrjes te bera nga shqiptaret e rėnduar psikologjokisht pas luftes. Ne njė ndryshim ironic te fatit besimi edhe nje herė u be peng I probagandes kohegjatė serbe se shqiptaret janė nacionalistė radikal dhe pergjegjes per gjithcka negative ne Ballkan. Pasi qe pergjigjesija per diplomacy dhe mardhenje me jasht rezervohet nga Misioni i OKB ne Kosovė, pasi qe lideret e shqiptarėve te Kosovės kanė deshtuar ne te kuptuarit e nevojes per te shprehur aspiratat legjitime te Kosovarve per vetvendosje dhe pavarėsi ne parlamentet dhe dhomat editoriale te botes, dhe pasi qe Kosova nuk ka sovranitet, opinioni nderkomtar gjat 5 viteve ka levizur nga ai i gjinocidi serb ne atė te mungessse progresit ne ndertimin e instuticioneve demokratike ne Kosove, shkeljen e te drejtave te njeriut ndaj serbeve, dhe korrupsionin. Shperdhimi tragjik i dhunes ne Kosove me 17 19 Mars thuajse ka arritur te kompletojė kėtė levizje te mendimit. Ne pergjigje te kerkeses se Kosoves per pavarėsi, Keshilli i Sigurimit te OKB ka kerkuar plotsimin e "standardeve para statusit." "Standarded para statusit" eshte bere melodi e thuajse cdo qeverie, cdo instuticioni multirateral, dhe cdo OJQ nderkomtare. Eshte bere melodi edhe e disa partive kryesore te Kosoves. Nuk ka asgje te keqe me standardet. Por ne shkallen kur kjo politikė po behet mekanizem vonues, delė se e njejta eshte dizajnuar per te zėvendesuar politiken e "mbajtjes se Jugoslavisė se bashku per cfardo cmimi" ne nje formė te re. E gjithė kjo ka me pak te bejė me ndertimin e demokracis se sa deshiren e Evropes dhe Amerikės per te shtyrė zgjidhjen e statusit final te Kosoves. Nese Kosova duhet te prosperojė, ajo duhet te integrohet ne Paktin e Stabilitetit dhe te ket Ēasje ne Banken Boterore dhe Fondin Monetar Nderkomtar. Nuk do te ket futje te mdha te kapitalit nga Evropa dhe Shtetet e
7/Cloyes DioGuardi/US Senate
Bashkuara gjersa Kosova te mos jet nje shtet Sovran. Pra, vonimi I statusit final eshte ber recet per minimin e qendrueshmeris politike dhe ekonomike te rajonit.
Pervec "standardeve para statusit" komuniteti nderkomtar ka pergaditur edhe dy mekanizma tjera politike per te vonuar zgjidhjen e statusit final. Keto janė kerkesat qe Kosova te behet nje "shtet multietnik" dhe te garantoj kthimin e nje numri substancial te serbeve qe leshuan apo u larguan nga Kosova ne fund te luftes. Por Kosova nuk eshte nje shoqeri multietnike, ajo eshte 95% shqiptare me disa pakica si serb (rreth 4%), boshnjak romė, ashkali, dhe turq. Komuniteti nderkomtar duhet te fokusohet ne vendosjen e sundimit te ligjit dhe rrespektimit si dhe mbrotjes se te drejtave te pakicave. Ne nje mas` ai edhe ka patur sukses ne ket drejtim, permes punes shume te mire te bere nga OJQ lokale si Kshilli per Mrojtjen e te Drejtave dhe Lirive te Njeriut, dhe agjensive qeveritare te SHBA si USAID. Por thirrja pėr "multietnicitet" dhe "kthim te serbeve" shume shpesh eshte perdorur si mjet propagandues nga Serbia per te bllokuar integrimin e pakices serbe te Kosoves ne shtetin e shumices shqiptare te Kosoves.
Beogradi vazhdon te manipulojė me nje numer te serbeve qe jetuan ne Kosove para lufte dhe qe tani duhen te kthehen. Shumica e serbeve te Kosoves te rinje dhe te afte nuk duan te kthehen pervec per te marrė grante per te ndertuar shtepitė e tyre, per te shitur ato, dhe per tu larguar nga Kosova pergjithmonė. Nderkohė Beogradi dhe aleatet e tij nuk zėnė ne gojė nevojen per kthimin reciprok te serbeve ne shtepitė e tyre ne jug dhe shqiptareve ne shtepitė e tyre ne pjesen veriore te qytetit te Mitrovicės. Dhe per kėtė ka nje arsyje. Qellimi perfundimtar i atyre qe e bejnė te ardhmen e Kosoves te bazuar me kthimin e refugjateve serbė nuk ka fare te bejė me respektimin e te drejtave te njeriut dhe civile te serbeve si dhe sundimin e ligjit, rregullit por ka per qellim ndarjen e Kosoves pergjatė vijave etnike apo dhenjes sė "autonomisė substanciale" per Kosoven nen "Serbi dhe Mali i Zi."
Parlamenti i Kosoves dhe populli shqiptar nuk janė kunder kthimit te serbeve, por ata duan nje siguri nga komuniteti nderkomtar, udhėhequr nga SHBA, se pavarėsia do tu jepet ne menyrė qe ata te largojne frigen legjitime te nje terrorizmi te ri te sponzuruar nga shteti serb. Sipas mendimit tim SHBA nuk eshte e pėrgaditur per te dhenė nje garanci te tille, perkundrazi une besoj se loja Amerikane eshte per ti "dhene" Kosovės "autonomi substanciale "nen Serbi, nje akt ky qe thjesht do te perforconte lidhjet ekonomike dhe politike te Evropes Perendimore me Beogradin te cilat janė ndertuar per mėse nje shekull nga racizmi anti shqiptar dhe gjaku shqiptar.
Mbi te gjitha fokusi i komunitetit nderkomtar ne "multietnicitet," ne mungesė te tė drejtės per respektimin e vuajtjeve te kaluara, ekspozon atė qe eshte: Nje loje per te blerė kohė. Ne te njejtin drejtim gjithashtu shkon edhe theksi i vėnė mbi "dialogun" ne mes Kosovės dhe Serbisė para zgjidhjes se statusit final. Kjo strategji e vazhdimit te prolongimit te jetes te nje federate Jugoslave te deshtuar nuk do te ketė sukses. Sic ka thene analistja e politikes se jashtme Georgie Anne Geyer ne nje artikull nė lidhje me ngjarjet e 17-19 Marsit ne Kosove, "kaosi ne Ballkan ka lindur nga pavendosshmeria nga ana e
8/Cloyes DioGuardi/US Senate
perendimit, vecenarisht e Evropes dhe Kombeve te Bashkuar, dhe nga mosdeshira per te bere Serbinė te pranojė atė qe ka berė. pavarėsia per provincen e shumvuajtur te [Kosoves] nuk eshte vetem e drejtė por eshte edhe e paevitueshme."
Ne perfundim, eshte mendim i imi dhe i bordit te drejtorve te Liges Qytetare Shqiptaro-Amerikane se celesi per paqe dhe stabilitet afatgjatė ne Evropen juglindore eshte nje Kosove e pavarur, e sigurt mbrenda kufijve te saj, dhe e aftė per ti pranuar grupet pakicė - pa i shikuar ato si nje lloj i kalit te Trojes. Celesi per te arritur ket eshte angazhimi i qendrueshem American ne Ballkan dhe deshira per tia berė te qartė Evropes Pėrendimore se pavarėsia e Kosoves eshte rruga e vetme per te parandaluar luftė te re ne rajon.
# # #
HYRJE
Me 14 Korrik 2004, senatori Gorge Voinovich, anėtar i Komitetit per Mardhenje me Jashtė tė Senatit tė SHBA, kryesoi nje degjim te ketij Komiteti mbi "Politiken e SHBA drejt Evropes Juglindore: Puna e Paperfunduar ne Ballkan." Voinovich, nje senator serbo-american nga Ohio, eshte autor i Rezolutes 326 te Senatit, qe denon," dhunen etnike ne Kosovė," te cilen ai e paraqiti me 31 Mars ne pergjigjje ndaj perleshjeve qe ndodhen ne Kosove prej 17 deri me 19 Mars. Senatori Joe Biden, demokrati number njė ne ketė Komitet dhe bashkshponzorues i kesaj rezulute ishte pjesėmarres ne ketė ndegjim. Paneli i parė i deshmitareve perfshinte Kathy Stephens, asistente e zėvendes sekretarit per Evropen Jugore dhe Qendrore ne Departamentin e Shtetit, dhe Mira Ricardel ushtruese e detyres se asistentit te sekretarit per politiken nderkomtare te sigurisė ne Departamentin e Mbrotjes. Paneli i dytė perfshinte ambasadorin James Dobbins, drejtor i Qendres per Siguri Nderkomtare dhe Politikė Mbrojtese ne Korporaten RAND, Jame OBrien, drejtor ne The Olbright Group, Ivan Vejvoda, drejtor ekzekutiv i Fondit te Ballkanit per Demokraci ne Fondit Gjerman te Marshallit nga Serbia dhe Mali i Zi, dhe Veton Surroi, botues i Koha Ditore nga Prishtina. Shirley Cloyes DioGuardi, kėshilltare per ceshtje te Ballkanit pranė Liges Qytetare Shqiptaro-Amerikane dorzoi deshmi me shkrim ne perkrahje te pavarsisė se Kosoves tash, e cila u be pjese zyrtare e ketij degjimi. Ne mes atyre qe ofruan deshmi me goje, vetem Jame Dobbins u beri thirrje SHBA-ve dhe Unionit Evropian qe te perkrahin pavarėsinė per Kosoven, me stipulimin qe pavarėsia te behet dy vite nga tash "pasi qe te jenė permbushur nje numer tė arsyeshem tė standardeve ne nderkohe." Pa deshminė e derguar nga Cloyes ne emer te Liges Qytetare Shqiptaro Americane, degjimi do te kishte dhene nje pershtypje te gabuar se kinse askush nuk e perkrahu pavarsinė e Kosoves tash.