Analizė nga Shirley Cloyes DioGuardi, Kėshilltare pėr Cėshtje tė Ballkanit pranė Ligės Qytetare Shqiptaro-Amerikane, e deklaratės hyrėse tė Sllobodan Millosheviqit, dėrguar Tribunalit Ndėrkombėtar pėr Krime nė Ish-Jugosllavi (ICTY) nė Hagė, nė lidhje me dėshminė gojore tė ish-Kongresmenit Joe DioGuardi tė dates 15 Prill 2002.

Akuzat e Sllobodan Millosheviqit ndaj ish-Kongresmenit Joe DioGuardi dhe Ligės Qytetare Shqiptaro-Amerikane:

Nė dėshminė e tij hyrėse para ICTY mė 15 Shkurt 2002, Sllobodan Millosheviqi bėrė kėtė deklarim (faqet e transkriptit numėr 406-407):

“Nė pėrkrahje tė terrorizmit dhe separatizmit Shqiptar nė Kosovė dhe Metohi, ne shohim angazhimin e mėrgatės Shqiptare nė vendet e Evropės Perėndimore dhe nė SHBA. Nė Amerikė mė 1989, u formua Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane nėn udhėheqjen e Kongresmenit Joseph DioGuardi, detyrė tė sė cilės ishte lobimi nė Kapitol Hill pėr kėrkesat dhe qėllimet e Shqiptarėve tė Kosovės. Pėrmes lobimi aktiv, u hapėn dyertė pėr seperatistėt e Kosovės dhe Metohisė pėr kontakte zyrtare nė Senatin dhe Kongresin Amerikan. …Sidoqoftė, Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane ka dhėnė njė kontribut tė madh nė pėrhapjen sistematike tė njė ndjenje anti-Serbe dhe tė satanizimit tė popullit Serb nė sytė e publikut Amerikan.”

Nė njė mėnyrė mjeshtėrore, Millosheviqi po i fajsonte tė tjerėt pėr pasaoja e veprimeve tė tij dhe po pėrpjekjet pėr manipulimin e popullit Serb dhe opinionit tė gjerė botėror pėrmes shtypit. Sikur qė kishte bėrė pėr mėse dhjetė vite nė Ballkan, edhe tani ai tėrhjekte vėmendjen nga krimet qė ai dhe regjimi i tij kishin bėrė pėr mėse njė dekadė tė luftės gjenocidiale dhe pėrdorte gjykimin e tij nė Hagė pėr tė akuzuar Perėndimin dhe NATO-n se kishin krijuar rrethana qė cuan nė shkatėrrimin e Jugosllavisė dhe ndezjen e katėr luftrave qė morėn mėse 350,000 jetėra njerzish dhe lane mėse katėr milionė tė tjerė pa strehė mbi kokė. Edhe njė here, po pėrpiqei tė paraqiste viktimat Kosovare dhe Boshnjake tė terrorit tė tij, tė dėbimit masiv, dhe vrasjes masive, si “terroristė” dhe “seperatistė” tė cilėt ai u detyrua t’i luftojė pėr Sėrbinė dhe komunitetin ndėrkombėtar.

Me tė vėrtetė Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane ka lobuar aktivisht nė Kongresin e SHBA-ve nė pėrpjekje pėr tė ndalur shtypjen ndaj Shqiptarėve tė Kosovės dhe pėr tė influencuar politikėn e jashtme Amerikane nė kėrkim tė njė paqe tė drejtė dhe afatgjate nė Ballkan. Kjo punė ka filluar qė nga pranvera e vitit 1987, kur Millosheviqi filloi fushatėn e tij barbare kundėr Shqiptarėve tė Kosovės dhe dha deklaratėn e tij tė njohur nė Fushė Kosovė, qė i fajėsonte Shqiptarėt pėr tė kėqijat qė i kishin rėnė Serbisė. Atėherė Anėtar i Kongresit tė SHBA-ve, DioGuardi inicoi Rezoluta Kongresionale, deklarata dhe dėgjime nė pėrpjekje pėr tė sjellur zėrin e Shqiptarėve te Kosovės nė veshėt e botės. Nė janar 1989, pas daljes nga Kongresi me kėrkesė tė shumė Shqiptaro-Amerikanėve, ai krijoi Ligėn Qytetare Shqiptaro-Amerikane, nė mėnyrė qė Kosovarėt do tė kenin njė zė nė Washington dhe njė platėformė pėrmes sė cilės do tė arsimohejė komuniteti ndėrkombėtar nė lidhje me atė qė me tė vėrtetė po ndodhėte nė Kosovė. Ky proces u pa qė ishte kritik, sepse dy muaj mė vonė Millosheviqi okupoi Kosovėn. Okupimi brutal i Millosheviqit do tė zgjaste pėr dhjetė vite, duke pėrfunduar me fushatėn e bombardimeve tė NATO-s kundėr ushtrisė Serbe.

Nė dekadėn qė pasoi, asnjėherė DioGuardi nuk u pėrpoq qė tė stigmizojė apo demonizojė popullin Serb. Nė fakt, nė deklaratė pas deklarate, shumica e tė cilave janė tė incizuara dhe mund t’i dėrgohen pėr dėshmi ICTY-sė, ai gjithėmonė ka vėnė theks nė tė dalluarit e popullit Serb (shumicėn e tė cilėve ai i quante “njerzė tė mire” sikur qė ishin shumica e Gjermanėve gjatė kohės sė Nacizmit), dhe Sllobodan Millosheviqit dhe bandave tė tij. Kjo pėrsėri nuk do tė thotė se nuk kishte asnjė civil Serb qė kishte bashkėpunuar me makinerinė e Millosheviqit. Njerzė tė tillė ekzistonin. Por, DioGuardi dhe Bordi i Ligės Qytetare Shqiptaro-Amerikane gjithėmonė kanė theksuar edhe publikisht se masa Serbe ėshtė gjithashtu victimė e kohės sė Millosheviqit si pasojė e keqinformimit tė bėrė ndaj tyre ditė pėr ditė pėrmes mediave tė kontrolluara nga shteti nė Beograd.

Roli i Ligės Qytetare Shqiptaro-Amerikane gjatė okupimit Serb tė Kosovės (1989-1999):

Nė dėshminė e tij tė 15 Shkurtit, (fq. 382-383), Millosheviqi tha “…gjerė mė 1998, dhjetė vite tė plota nga koha kur Serbia kishte filluar tė akuzohejė se kishte marrė kompetencat shtetėrore nga territory i saj nė Kosovė e Metohi, gjatė tė gjithė ketyre dhjetė viteve nuk kishte afarė vrasjesh askund, asfarė djegėjesh apo kidnapimesh, apo ndonjė gjė tė ngjashme, dhe askush nuk ishte burgosur pėr arsye politike.” Ai mandej shtoi se “gjuha Shqipe u pėrdorė njejtė si gjuha Serbe” dhe se ajo ishte “gjuha zyrtare e provinces.” Ai foli pėr arsimimin e fėmijėve Shqiptarė nė “shkolla shtetėrore” nė “gjuhėn Shqipe.” Ai po ashtu tha se liderėt politikė Shqiptarė mund tė “mbanin konferenca shtypi nė mes tė Beogradit” dhe ta “gjykonin shtetin pa u ballafaquar me asfarė sanksioni.” Mė vonė, ai tha (fq. 410) “nuk ka asfarė evidence pėr persekutimin e Shqiptarėve nė Kosovė.”

Kėto janė deklarime qesharake. Kur Presidenti Jugosllav Marshall Tito vdiq mė 1980, Serbėt, tė cilėt ai i kishte mbajtur nėn kontrollė, rifilluan shtypjen e tyre historike ndaj Shqiptarėve. Studentėt e shkollave tė mesme dhe universitetit nė Kosovė bėnė demostrata massive pėr tė shprehur pakėnaqėsinė e tyre me statusin politik, ekonomik, dhe ligjor tė tyre nė Jugosllavi. Ata kėrkuan statusin e Republikės pėr Kosovė, qė shoni edhe fillimin e njė levizjeje tė re pėr tė zgjidhur cėshtjen kombėtare Shqiptare nė gjysmėn e dytė tė shekyllit njėzet. Kryengritjet e studentėve ishin edhe prekursori i rėnies sė Komunizmit dhe shkatėrrimit tė ish Jugosllavisė, sepse ishte Kosova vendi ku mė sė miri shiheshin dėshtimet politike dhe ekonomike tė sistemit federativ. Regjimi I priti kėto kryengritje paqėsore me gaz lotėsjellės, pushkė automatike, dhe tankse. Shqiptarėt, duke pėrfshirė edhe grate e fėmijėt, u vranė vetėm se thėrrisnin “Kosova Republikė” dhe “Ne duam demokraci.”

Numri i saktė i studentėve dhe tė rriturve tė vrarė e lėnduar me siguri nuk do tė dihet asnjėhere. Sidoqoftė, sa pėr shėnim, nga 1981 deri mė 1987, mė shumė se 600,000 Shqiptarė tė Kosovės, apo njė e treta e popullsisė sė Kosovės, kishin kaluar nėpėr sistemin criminal tė drejtėsisė Serbe. Shumė prej tyre ishin rrahur, torturuar, dhe burgosur pėr fyerje politike tė till si “krime kundėr shtetit” apo “propagandė armiqėsore kundėr shtetit.” Liderėt e demostratave ishin dėnuar edhe me nga dhjetė vjetė burg.

Mė 1989, Sllobodan Millosheviqi arriti nė pushtet duke hedhur zjarrė nė racizmit anti-shqiptar qė ėshtė aq thellė i rrėnjosur nė shoqėrinė serbe. Mė 28 Mars, ai okupoi Kosovėn. Radio dhe Televizioni, shkollat, dhe klinika mjekėsore shqiptare u mbyllėn, gjerėsa bizneset u ozurpuan, dhe profesionistėt u larguan nga puna. Gjuha shqipe u ndalua tė pėrdorejė nė jetėn publike, gjerėsa ajo serbo-kroate u instalua si gjuhė zyrtare. Burgosja, tortura dhe vrasja u bėnė rutinė. Tė ballafaquar mė kėto aktė tė patolerueshme, Kuvendi i Kosovės deklaroi pavarėsinė e Kosovės brenda Federatės Jugosllave mė 2 Korrik 1990. Si pėrgjigje, Serbia shpėrndau Kuvendin, largoi tė gjithė shqiptarėt nga punėt zyrtare dhe i zėvendėsoi ata me serbė nga Serbia. Ajo qė pasoi pėr mėse dhjetė vitet nė vijim ishte okupimi mė i tmerrshėm nė zemėr tė Evropės qė nga koha Naziste, gjatė tė cilit mėse 400,000 shqiptarė u detyruan ta lėshojnė Kosovėn, edhe atė bile para ofensivės serbe tė verės sė vitit 1998.

Nė pėrgjithėsi, Millosheviqi ishte i suksesshėm nė fshehjen e relitetit tė okupimit serb tė Kosovės nga shtypi ndėrkombėtar, sepse ai kishte kontrollė tė plotė mbi agjensinė jugosllave tė lajmeve, Tanjug. Me keqėsimin e gjendjes nė Kosovė nė pranėver dhe verė tė vitit 1989, Kongresi dhe Senati aprovuan rezolutat (H.Con.Res. 314 dhe S.Con.Res. 124), me tė dhėna nga Liga Qytetare, qė dėnonin Serbinė pėr shkelje tė tė drejtave tė njeriut nė Kosovė. Si rezultat, Sllobodan Millosheviqi edhe ndėrroi Ambasadorin serb nė SHBA. DioGuardi atėherė vendosi qė tė pėrgatitet pėr tė bėrė njė udhėtim nė Prishtinė pėr tė pare pėr sė afėrmi okupimin, pėr tė marrė fotografi, dhe dėshmi nga gazetarėt dhe intelektualėt shqiptarė nė mėnyrė qė tė bindej administrata e Bushit me atė qė me tė vertetė po ndodhte nė Kosovė, sepse Departamenti i Shtetit tė SHBA-ve pėr shumė arsye kishte vendosur qė tė ignoronte realitetin nėn regjimin e Millosheviqit.

Me pėrkrahjen e Kongresmenit Tom Lantos dhe atij Ben Gilman si dhe me njė letėr nga Senatori Bob Dole dhe dymbėdhjetė Senatorė tjerė tė SHBA-ve qė thėrrisnin Millosheviqin tė lirojė Kosovėn, DioGuardi shkoi nė Beograd dhe Prishtinė nė Nėntor 1989. Departamenti i Shtetit nuk kishte aspak njohuri nė lidhje me kėtė visitė, gjerėsa aeroplani arriti nė Beograd (pasi qė pėrndryshe ata do tė kishin parandaluar njė visitė tė tillė), dhe Kongresmeni Lantos njoftoi ambasadorin e atėhershėm tė SHBA-ve nė Beograd, Warren Zimmerman se ai kishte arritur nė Serbi. Zimmerman i zemėruar I kishte thenė Lantos se ishte rrezik pėr DioGuardin tė gjendejė nė Beograd dhe se ai duhejė kthyer prapa menjėherė. Nė ndėrkohė, ai ishte nė rrugė pėr nė Hotelin Intercontinental nė Beograd ku kishte ftuar edhe mediat pėr t’ju bashkangjitur. Drejtori serb i hotelit i kishte thenė DioGuardit se do tė humbaste punėn sikur tė bėnte aq qė DioGuardi kishte kėrkuar.

Kėshtu qė, DioGuardio u telefonoi pėrfaqėsuesve tė mediave serbe dhe tė huaja dhe I ftoj ata nė njė conference pėr shtyp nė Ndėrtesėn Ndėrkombėtare tė Shtypit. Ai mandej iu shpėrndau atyre mėse njėzet artikuj tė botuar nė New York Times dhe Wall Street Journal qė kishin tė bėnin me shkeljen e tė drejtave tė njeriut dhe krimet e Millosheviqit nė Kosovė, artikuj kėta qė gazetarėt e pranishėm nuk I kishin pare asnjėherė mė pare. Po ashtu, ai u dha atyre edhe letrėn e Dolit drejtuar Millosheviqit, nė tė cilėn I tėrhiqte vėrejtjen kėtij tė fundit se Kongresi I SHBA-ve po pėrcillte veprimet e tij kundėr shqiptarėve nė Kosovė.

Pas kėsaj, Shėrbimi Sekret Jugosllav kishte pėrcjellur Joe DioGuardin nė Prishtinė, ku ai me tė arritur gjeti ushtarė, tankse, dhe autoblinda nė cdo rrugė. Ai tentoi tė mbajė njė conference shtypi nė Hotelin Grand nė Prishtinė, por nuk u lejua. I pakthyeshėm, ai mbajti konferencėn pėr shtyp para Hotelit, para tankseve, gjerėsa turma njerzish grumbulloheshin gjė qė shėnoi edhe konfrontimin historik me ushtrinė Serbe qė vazhdoi pėr vite tė tėra. Kur DioGuardi u kthye nė Washington, ai raporti pėr eksperiencėn e tij para Kongresit tė SHBA-ve dhe tregoi fotografi tė brutalitetit serb qė I kishte marrė nga gazetarė tė njohur si Zenun Celaj (tash editor menaxhues i tė pėrditshmės Zėri) dhe aktivistit tė tė drejtave tė njeriut Zekeria Cana. Lantos ishte pėrgjigjur duke thenė se okupimi i Kosovės i rikujtonte atij okupimin Nacist tė Evropės, qė ai dhe familja e tij, Hebrejė nė Hungari, kishin patur fat t’i shpėtonin.

Nė Shkurt 1990, aktivisti I mirėnjohur kosovar Enver Hadri ishte vrarė nė Belgjikė pasi qė aktivisht lobonte Parlamentin Evropian nė lidhje me vrasjet e shqiptarėve tė pafajshėm tė Kosovės nga policia. DioGuardi ishte ftuar pėr tė dhėnė njė eulogji nė funeralin e tij para mijėra tė pranishmėve. Me kėrkesė tė sė shoqės dhe tė birit tė Hadrit, DioGuardi mė tutje udhėtoi pėr nė Zhenevė pėr t’i dorėzuar Komisionit tė OKB-sė pėr tė Drejtat e Njeriut njė listė prej mėse tridhjetė emrash tė protestuesve shqiptarė tė qetė qė ishin vrarė nga autoritetet serbe, listė kjo e gjetur nė trupin e Hadrit nė kohėn e vrasjes sė tij. Njė vit mė vonė, shėrbimi sekret i policies serbe (UDBA), nėn kontroll tė Millosheviqit, publikisht ishte identifikuar si vrasės..

Mė 24 Prill 1990, Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane solli dhjet liderė politike e qytetarė, duke pėrfshirė edhe Ibrahim Rugovėn, nė Washington pėr tė dėshmuar kundėr okupimit tė Kosovės nga Millosheviqi nė njė dėgjim kongresional tė kryesuar nga Tom Lantos dhe John Porter, atėherė bashkėkryesues i Komitetit tė Kongresit pėr tė Drejtuat e Njeriut. Ambasada serbe kishte bėrė shtypje tė madhe pėr tė ndaluar kėtė dėgjim, por pa sukses. Ndėrkohė, ky dėgjim ishte aq i suksesshėm dhe Kongresmeni Lantos ishte aq i impresionuar sa qė u pajtua qė tė shoqėronte DioGuardin pėr nė Kosovė. Nė fund tė Majit, ata arriten nė Prishtinė ku ishin pritur nga dhjetra mijėra Shqiptarė para Hotelit Grand me lule dhe brohoritje “USA – Rroftė Demokracia.” Nė pėrgjigje, ushtria serbe e shpėrndau turmėn me gaz lotėsjellės dhe rrahu e lėndoi qindra me plumba gome, duke lėnė kėshtu njė tė vdekur. I shokuar, Lantos i kishte deklaruar DioGuardit se do tė dedikohej nė shkatėrrimin e Millosheviqit me tu kthyer nė Washington. Nė Korrik 1990, pėr shkak tė publikimit tė madh tė kėsaj ngjarje, parlamenti serb i ndaloi hyrjen nė Jugosllavi DioGuardit pėr pesė vite me kėrkesė tė Millosheviqit.

Tre muaj mė vonė, nė Gusht 1990, Senatori Bob Dole dhe gjashtė kolegė tė tij shkuan nė Kosovė me kėrkesė tė Ligės Qytetare Shqiptaro-Amerikane pėr tė sfiduar okupimin serb tė Kosovės. Kur ata arritėn nė qendėr tė Prishtinės, ata shikuan me dėshprim se si turmat e mbledhura pėr t’i pritur shpėrndaheshin me gaz lotėsjellės, gjerėsa policia serbe kishte parandaluar daljen nga autobusi i tyre tė Dolit dhe kolegėve tė tij. Stafi i Senatorit Dole kishte arritur tė incizonte pjesė nga kjo ngjarje, kopja e sė cilės kasetė i ėshtė dorėzuar ICTY-sė.

Nė Janar 1991, DioGuardi solli Iljaz Ramalin, kryetar i Kuvendit tė Kosovės nė ekzil, nė Luksemburg pėr tė takuar Kongresmenin Ton Lantos dhe Lordin Nicholas Bethel nga Parlamenti Britanik dhe ai Evropian pėr tė nėnshkruar njė deklaratė tė pėrbashkėt qė proklamonte krijimin e “Grupin Ndėrparlamentar pėr Mbrojtje tė Kosovės” si njė strategji pėr tė ekspozuar edhe mė tutje okupimin e Kosovės nga Millosheviqi. Fatkeqėsisht, Ibrahim Rugova dhe partia e tij, Lidhja Demokratike e Kosoves (LDK), menduan se ky veprim ishte kompetitiv me ndėrtimin e partisė sė tyre dhe nuk e pėrkrahėn kėtė iniciativė.

Nė Shkurt 1991, DioGuardi dėshmoi para Komitetit pėr Punė tė Jashtme tė Senatit tė SHBA-ve, kryesuar nga Senatorėt Joe Biden dhe Claiborne Pell, dhe bėri publike pėr here tė parėn cėshjen e pavarėsisė sė Kosovės sipas ligjit ndėrkombėtar. Nė kėtė seancė, DioGuardi prezentoi dokumentacion nė shkrim nė lidhje me krimet serbe ndaj shqiptarėv civil tė pafajshėm, qė iu kishin ofruar nga Qendra pėr Mbrojtjen e tė Drejtave dhe Lirive tė Njeriut nė Prishtinė, si dhe njė raport mbi shkatėrrimin e industrisė sė Kosovės nga Sindikata e Pavarur e Kosovės. DioGuardi e kishte quajtur Millosheviqin pasardhės modern tė Adolf Hitlerit gjatė kėsaj seance dhe kishte dėnuar Departamentin e Shtetit se po ignoronte raportet mbi shkeljet e tė drejtave tė njeriut nė Serbi qė nga vitet e 1980-ta dhe po bėnte njė politikė thellėsisht tė gabuar qė pėrfundimisht do tė conte nė njė luftė nė Ballkan.

Nė Qershor 1991, DioGuardi udhėtoi pėr nė Kopenhagė, Danimarkė pėr t’u takuar me komunitetin shqiptar atje dhe pėr tė ndjekur njė Konferencė tė Komisionit tė Helsinkut. Ai kishte mbajtur edhe njė konferencė pėr shtyp, ku kishte treguar fotografi tė zmadhuara tė tė torturuarve dhe tė vrarėve shqiptarė nga policia serbe nėn drejtimin e Sllobodan Millosheviqit. Mė vonė, nė Tetor 1991, njė ligj pėr tė cilin kishte lobuar Liga Qytetare, u aprovua, qė ndalonte ndihmėn pėr Serbinė nėn Amandamentin Nickles-D’Amato tė Ligjit mbi Ndihmėn Financiare tė Jashtme. Nė njė referendum tė mbajtur atė vit, popullsia e Kosovės ushtroi tė drejtėn e saj pėr vetvendosje duke votuar maksimalisht nė favor tė pavarėsisė nga Serbia.

Nė janar 1992, me rritjen e dhunės kundėr shqiptarėve tė Kosovės, qė pėrfundimisht shkaktoi edhe udhėtimin e mėse 400,000 shqiptarėve nė Evropėn Perėndimore dhe Amerikė deri mė 1995, roli i Ligės Qytetare ishte instrumental nė prezentimin tė njė resolute tė Kongresit mire tė dokumentuar (H. Con. Res. 264), tė bashkėsponsoruar nga Kongresmenėt Tom Lantos dhe Ben Gilman, qė thėrriste pėr njohjen e pavarėsisė sė Kosovės nga Serbia. Pėr shtat vitet e ardhėshme, DioGuardi, dhe qė nga 1994, Shirley Cloyes (e cila mė vonė do tė bėhej bashkėshortja e tij) punuan tė palodhur pėr tė bindur Kongresin e SHBA-ve dhe dy administratat e atėherėshme pėr t’i dhėnė fund okupimit tė Kosovės dhe pėr t’i dhėnė pavarėsinė Kosovės duke u bazuar nė principet kushtetuese, sikur qė kishin edhe katėr pjesėt tjera juridike tė ish-Jugosllavisė: Sllovenia, Kroacia, Bosnia, dhe Maqedonia. Nė Maj 1994, kongresmeni Gilman paraqiti njė rezolutė ( H. Con. Res. 251) qė thėrriste Presidentin Bill Klinton tė raportonte para Kongresit brenda njė periudhe prej gjashtėdhjetė ditėve nė lidhje me situatėn nė Kosovė dhe tė bėnte rekomandime pėr tė mbrojtur tė drejtat e Kosovarėve, duke mos pėrjashtuar as mundėsinė e krijimit tė njė protektorati ndėrkombėtar sė bashku me anėtarėt tjerė tė Kėshillit tė Sigurimit tė OKB-sė dhe Bashkimit Evropian. Mė 1995, DioGuardi dhe Cloyes ishin pėrgjegjės pėr dėgjimin Kongresional nė lidhje me dimensionin shqiptar tė krizės nė Ballkan. Shumė rezoluta dhe dėgjime tjera vazhduan mė tutje.

Fatkeqėsisht, Perėndimi vazhdoi tė ndjekė njė politikė tė kontainimit (shtrėngimit) duke shkuar aq larg sa qė edhe e bėri Sllobodan Millosheviqin, njė kriminel lufte, paqėruajtės me Marrėveshjen e Daytonit mė 1995. E papėrcmuar pėr politikėn e saj tė rezistencėn paqėsore ndaj okupimit Serb, Kosova, pėr tė gjithė qėllimet dhe synimet, ishte lėnė nga komuniteti ndėrkombėtar pėr t’u gjetur pėr vete. Mė 1993, nga dėshprimi, Ushtria Clirimtare e Kosovės ishte themeluar nė Zvicėr, dhe pesė vite mė vonė do tė vinte nė mbrojtje tė shqiptarėve tė Kosovės kur armata serbe sulmoi Drenicėn nė Shkurt 1998. Para kėtij sulmi, i dėrguari i SHBA-ve Robert Gelbart I kishte dhėnė dritėn e gjelbėrt Millosheviqit tė pushtonte Drenicėn duke e quajtur Ushtrinė Clirimtare tė Kosovės njė “grup terrorist.” Nė Mars 1998, gjatė pyetjeve, me tė dhėna nga Liga Qytetare, nė njė dėgjim tė Komitetit pėr Marrėdhėnie Ndėrkombėtare tė Kongresit tė SHBA-ve, Gelbart u detyrua tė pranojė se qeveria e SHBA-ve zyrtarisht nuk e kishte etiketuar UCK-nė si njė organizatė terroriste. Ky kthim krijoi njė breshėri reagimesh nė mediat perėndimore dhe brenda natės tentimi pėr tė “kriminalizuar” UCK-nė morri fund. (Verzioni i pėrshkrimit tė kėtyre ngjarjeve nga Millosheviqi mė 15 Shkurt, fq. 400 ėshtė jokorrekt).

Millosheviqi thot se Perėndimi e “ndau Jugosllavinė” (14 Shkurt, fq. 257) dhe ishte nė anėn e UCK-sė. E kundėrta ishte e vėrtetė. Edhe SHBA-tė edhe Evropa e pėrkrahėn Millosheviqin disa here rradhazi, sė bashku me historinė e tij revizioniste nė Ballkan, gjerėsa dėshmitė ishin aq tė pastėrta, dėmi aq i madh, dhe mundėsia pėr luftra tė tjera aq e pa mohueshme, sa qė SHBA-tė dhe NATO nuk paten mundėsi qė tė rrinin anash dhe vetėm tė shiqonin. Sic tregojnė edhe ngjarjet qė pasuan, pikėsynim kryesor i Millosheviqit dhe bandave tė tij, sipas tij, nuk ishte UCK-ja “terroriste, seperatiste” por nė tė vėrtetė ishte e gjithė popullata civile etnike shqiptare.

Historia Revizioniste e Sllobodan Millosheviqit:

Nė fjalimin e tij hyrės, Sllobodan Millosheviqi e quan Kosovėn “djepi i civilizimit serb” apo “Jerusalemi i saj.” Ai thot se territory i Kosovės ėshtė njė pjese integrale e “shtetit sovran tė Serbisė.” Ai po ashtu mohon se serbėn kishin “planifikuar spastrimin etnik tė Kosovės pėr njė kohė tė gjatė.”

Pjesė e arsyes qė bėri Perėndimin tė shikojė dhe tė presė kaq gjatė gjerėsa Kosovarėt po burgoseshin, torturoheshin, dhe vriteshin, ishte Evropa dhe Amerika kishin zėnė veshin me prezantimin jo tė drejtė tė historisė sė Ballkanit nga Millosheviqi dhe me sovranitetin e Serbisė mbi Kosovėn. Millosheqivi pėrpiqet tė paraqesė Kosovės si tokė serbe, sepse serbėt kanė jetuar atje shtat shekuj Para Erės Sonė (18 Shkurt, fq. 495). Nė realitet, shqiptarėt janė njerzit autoktonė tė Ballkanit, duke arritur nė kėtė vend dhjetra mijėra vjet para serbėve. Millosheviqi e quan Kosovėn “Jerusalem” tė Serbisė pėr shkat tė dates historike tė 13 Qershorit 1389 tė betejės sė Fushė Kosovės, nė tė cilėn armata serbe (sė bashku me armatat aleate tė krishtere tė bullgarėve dhe shqiptarėve), kishte bėrė njė luftė tė madhe, por humbėse kundėr pushtuesve Otoman Turkė.

Ajo pėr te cilėn Millosheviqi nuk flet ėshtė se pas Luftrave Ballkanike tė viti 1912-1913, qė edhe shėnuan fundin e mėse pesėqind viteve tė regjimit Turk Otoman, mėse gjysmė milioni shqiptarė u vranė nė Serbi dhe Maqedoni apo vdiqėn nga uria dhe sėmundjen e ndryshme. Serbia pa casje nė detė, e etur pėr resurcet natyrore tė Kosovės dhe portet detare tė Shqipėrisė fqinje, lansoi njė invadim brutal duke marrė kėshtu shumė toka shqiptare, duke perfshirė kėtu edhe Kosovėn. Mė 1918, “Fuqitė e Mėdha” ratifikuan aneksimin e Kosovės nga Serbia dhe ndanė pjesė tjetėr tė mbetur tė territorit shqiptar. Vetėm pėr shkak tė intervenimit tė Presidentit tė SHBA-ve Woodrow Wilson ishte krijuar shteti Shqiptar (qė ėshte edhe njė nga arsyet kryesore qė shqiptarėt sot e kėsaj dite duan SHBA-te). Kėto vendime lane vetėm gjysėn e mėse tani shtat milionė shqiptarėve nė Ballkan brenda Shqipėrisė, dhe gjysmėn jashtė saj, duke jetuar pranė njėri tjetrit nė shtetin e ri tė quajtur Jugosllavi nėn regjimet e dhunėshme sllave. Qė nga ajo kohė gjerė nė fushatėn bombarduese tė NATO-s mė 1999, Serbėt iu kthyen okupimit, shkatėrrimit tė identitetit kombėtar, djegėjes sė fshatrave tė tėrė, dėbimit me dhunė, spastrimit etnik, dhe gjenocidit kundėr mėse 90 pėrqind tė popullsisė shqiptare tė Kosovės. Pėr gati njė shkull, racizmi anti-shqiptarė ka qenė njė realitet nė mes tė sllavėve nė Ballkan, dhe gjatė gjithė kėsaj kohe ka ekzistuar njė model i kjartė arrestimeve, burgosjeve, spastrimit etnik, dėbimit masiv, dhe gjenocidit.

Gjatė viteve 1920 dhe 1930, mėse gjysėm milioni shqiptarėsh etnikė ishin dėbuar me dhunė nga Serbia nga trojet e tyre nė Serbi e Maqedoni pėr nė Turqi. Mė 7 Mars 1937, Dr. Vaso Cubrilloviq, profesor i filozofisė nė Universitetin e Beogradit dhe, nė periudhėn e pasluftės, minister nė ministri tė ndryshme tė qeverisė Jugosllave, prezentoi para qeverisė sė atėherėshme tė”Mbretėrisė Serbe, Kroate, dhe Sllovene” njė raport tė titulluar “Pėrzėnia e Shqiptarėve” Regjimi serb ishte i kujdesshėm nė mbajtjen sekret tė kėtij raporti, sepse ai parashihte njė sėr rrugės pėrmes sė cilave do tė dėboheshin tė gjithė shqiptarėt, dhe nėse kėto medota do tė dėshtonin, atėherė tė gjithė do tė zhdukeshin. Cubriloviqi kishte hartuar kėtė raport, gjerėsa diplomatėt serbė po negocionin “Marrėveshjen mbi Rregullat e Emigrimit tė Popullsisė Turke nga Rajonet e Serbisė Jugore nė Jugosllavi.” Nė realitet, kjo marrėveshje i ishte dedikuar dėbimit pėr nė Turqi tė atyre shqiptarėve qė ishin muslimanė nga Serbia, qė mandej do pėrfshinte edhe ata nė Maqedoni e Mal tė Zi. Sllobodan Millosheviqi e konsideronte Cubrilloviqin si mentor tė tij, dhe bile i kishte kushtuar njė eulogji gjatė funeralit tė tij.

Vetėm Lufta e Dytė Botėrore pėrkohėsisht pezulloi dėbimin e shqiptarėve pėr nė Turqi. Sipas Millosheviqit nė deklarimin e tij tė dates 15 Shkurt (fq. 393), kjo ėshtė koha kur “implementimi i produktit tė larė ngė gjak tė Shqipėrisė sė Madhe” filloi. Nė tė vėrtetė, pas tėrheqjes sė gjermanėve nga Ballkani mė 1944, armata serbe lansoi njė ofensive pėr tė riokupuar Kosovėn dhe tokat e tjera shqiptare ne Maqedoni dhe Mal tė Zi, duke bėrė kėshtu njė fushatė terrori dhe gjenocidi qė rezultoi nė vdekjen e mėse 40,000 shqiptarėve. Njė kohė vecanėrisht famėkeqe e kėsaj periudhe tė gjenocidit ishte vrasja e mėse dymijė shqiptarėve nė Mars 1945, qė iu ishin bashkuar vullnetarisht armatės jugosllave pėr “ta luftuar fashizmin” dhe ishin marshuar nga Kosova nė Tivar, Mal tė Zi, ku edhe ishin ekzekutuar nė mėnyrė kolektive.

Qė nga viti 1947 deri mė 1966, afėrsisht 300,000 shqiptarė ishin dėbuar nga Kosova dhe pjesė tjera tė Jugosllavisė, shumica e tė cilėve ishin dėrguar nė Turqi nga famėkeqi Aleksandar Rankoviq, i cili kishte shėrbyer si Minister i Punėve tė Brendėshme nėn Presidentin Marshall Tito. Shumė tė tjerė ishin burgosur dhe torturuar. Pas largimit tė Rankoviqit mė 1966, Tito, duke patur dijoni se shtypja ndaj shqiptarėve tė Kosovės kishte arritur pėrmasa tė rrezikshme, i dha Kosovės autonomi dhe mandej “legalizoi” kėtė status nė Kushtetutėn e vitit 1974. Nėn kėtė aranzhman, Kosova, njė krahinė autonome, kishte qeverinė e saj, forcėn policore, sistemin bankar, shėndetėsinė dhe arsimin, si dhe njė vote tė barabartė dhe njė vend nė Presidencėn e Jugosllavisė. Pas njė periudhe me mė pak shtypje, Tito vdiq mė 1980, dhe popullata shqiptare e Kosovės edhe njėherė u bė objekt sulmi. (Shtypja e protestave tė 1981 tė shqiptarėve tė Kosovės, invazioni i Kosovės mė 1989, dhe okupimi I tmerrshėm qė mandej vazhdoi u sqaruan mė lartė).

Duke pare se c’kishte ndodhė gjatė okupimit, ishte badallarake nga ana e Millosheviqit tė thoshte nė dėshiminė e tij hyrėse tė 14 Shkurtit se “Dihet fare mire se lufta nuk ka zgjidhur situatėn nė Kosovė, por e ka ndėrlikuar atė,” (fq. 226), dhe se nuk kishte “asfarė katastrofe humanitare deri sa NATO filloi sulmet ajrore” (fq. 231), dhe se “dhuna vinte nga veprimet terroriste tė UCK-sė” duke i detyruar serbėt tė reagojnė “tejmase dhunshėm.” (fq. 232).

Nga ofensiva verore serbe e vitit 1998 deri tek fushata bombarduese e NATO-s mė 1999:

Deri nė kohėn e sulmit tė armatės serbe mbi Drenicė, Sllobodan Millosheviqi vec ishte fajtor pėr shkatėrrimin e ish Jugosllavisė permes dėshirės sė tij ndaj hegjemonizmit serb. Nė deklaratėn e tij hyrėse, ai refuzon faktin se dėbimi masiv, spastrimi etnik, dhe vrasjet nė Kosovė kishin qenė tė planifikuara, dhe po ashtu mohoi realitetin e offensives serbe tė verės gjatė sė cilės mėse 300,000 shqiptarė ishin dėbuar nga vendet e tyre si pasojė e kėrcėnimit tė spastrimit etnik pėr nė Maqedoni e Shqipėri dhe gjetkė. Qė nga Marsi 1998 deri nė pėrfundim tė luftės, DioGuardi dhe Cloyes ishin nė kontakt tė rregulltė me liderėt e UCK-sė nė front, dhe Cloyes, ish publiciste qė kishte kontakte me mediat, kishte ndihmuar nė sigurimin e lidhjeve nė mes personelit tė UCK-sė ne Zvicėr e Kosovė dhe CNN-it. Nė fund tė Gushtit, DioGuardi dhe Cloyes fluturuan pėr nė Shqipėri pėr t’u takuar me refugjatėt kosovarė, shumica gra e fėmijė, si dhe drejtorin e UNHCR nė Tropojė. Ata po ashtu u takuan edhe me anėtarė tė UCK-sė nė njė shtėpi tė sigurtė nė kėtė qytet kufitar. Pėrafėrsisht treqindė refugjatėt qė arritėn po atė ditė ishin nė gjendje trauma dhe lodhjeje, pasi qė kishin ikur maleve nė kėmbė. Disa njohėn DioGuardin dhe Cloyes dhe iu treguan atyre pėr shtėpinė e djeguara, fushat e shkrumbuara, bagėtinė e mbytur, arrestimet, torturat, dhe vdekjet.

Millosheviqi mohoi edhe realitetin e 15 Janarit 1999, masakrėn e dyzetegjashtė civilėve tė pafajshėm nė Recak, duke e quajtur atė njė “konflikt nė mes njėsive policore dhe UCK-sė terroriste, qė ishte pėrdorur njė arsyeje pėr t’i akuzuar forcat serbe se kinse po i sulmojnė civilėt.” Po, UCK ka luftuar me foracat serbe nė atė fshat atė ditė, mirėpo UCK ishte tėrhjekur disa orė para se tė ndodhte masakra nė kodrinėn jugore tė fshatit Recak. Millosheviqi nuk mund ta pėrdorė kėtė ngjarje pėr tė justifikuar veprimet e armatės sė tij. Veprimet e Armatės serbe tė asaj dite, edhe pse mund tė duken tė reja pėr komunitetin ndėrkombėtar, nuk ishin asgje e re pėr mėse 92 pėrqin tė popullsisė shqiptare tė Kosovės. Masakra nė tė gjitha dimenzionet e saj – gra tė mbyllura brenda, djemtė dhe burrat e tyre tė marrė nga to vetėm pėr tu gjetur mė vonė me sy tė nxjerrur, fytyra tė prishura, dhe tė vrarė nė kokė po nė qafė nga afėr—pėrcillte njė model tė njejtė. Qė nga sulmi mbi Drenicė nė Shkurt 1998, kishte dhjetra vrasje tė stilit ekzekutues qė kishin lėnė mėse 2,000 vdekur gjerė nė masakrėn e Recakut. E vetmja gjė qė kishte bėrė kėtė incident tė ndryshėm nga tė mėhershimit ishte se kjo kishte ndodhur gjatė prezencėn sė vėzhguesve Perėndimor, nėn ombrellėn e OSBE-sė, gjerėsa aeroplanėt e NATO-s patrollonin hapsirėn ajrore. Tragjikisht, shumica e mėse 700 vėzhguesve tė paarmatosur atė ditė gjendeshin gjithėkund tjetėr nėpėr Kosovė, duke u munduar tė pėrmbushinin detyrėn e tyre humnanitar, qė ishte e pamundur, tė dhėnė mbi ta sipas marrėveshjes tė pamatur tė nėnshkruar nga Millosheviqi dhe i dėrguari i SHBA-ve Richard Holbrooke nė Tetor. Ajo marrėveshje parashikonte tė conte deri nė tėrheqjen substanciale tė trupa serbe. Mirėpo, Millosheviqi kishte pėrdorur kėtė kohė pėr tė pėrforcuar forcat e tij pėr tė kryer dėbimin masiv qė e filloi nė Mars kur edhe NATO pėrfundimisht bombardoi Serbinė. Anėtarė tė UCK-sė informuar Cloyes dhe DioGuardin nė lidhje me pėrforcimin e trupave, mirėpo kjo informatė ra nė veshė tė shurdhėr tė administratės sė Klintonit, vetėm sa pėr tu verifikuar si e vėrtetė njė vit mė vonė nė shtyp.

Edhepse kurrė nuk do ta dijme sigurisht, ne besojmė se prezenca e vėzhguesve ndėrkombėtar ka mundur tė shkaktojė qė qytetarėt e Recakut tė mos organizoheshin pėr tu mbrojtur dhe si tė tillė u sulmuan nė surprise nė atė ditė famėkeqe. Pėr shembull, Imrane Dema, tani katėrdhjetė vjecare dhe nėnė e tre fėmijėve, u kishte thėnė reporterėve nė kampin e refugjatėve Stankovec mė 3 Qershor 1999, se “Unė besova nė marrėveshjen e Tetorit, dhe gjithė cka ndodhi ishte se katėr nga kushėritė e burrit tim ishin vrarė pasi qė u kishin lėshuar shtėpitė me qėra vėzhguesve evropianė.” Nė njė mėngjes vjetor pėr Kongresmenin Benjamin Gilman, njėri nga shqiptaro-amerikanėt e pranishėm i tregoi Cloyes se njėri prej vėllezėrve tė saj ishte prerė nė gjysmė para prindėrve tė saj nė shtėpinė e tyre gjatė kohės sė “marrėveshjes sė Tetorit.”

Nė deklarimin e tij hyrės, Millosheviqi fajėson fushatėn bombarduese tė NATOs pėr deportimin e afro njė milioni refugjatėve nga Kosova, dhe fajėson UCK-nė pėr rrahjen dhe vrasjen si dhe deportimin e kėtyre njerėzve (14 Shkurt, fq. 251 dhe 264; 15 Shkurt, fq. 322). Nė realitet, tė gjithė te deportuarit tė intervistuar nė shtyp apo televizion nė kampet e refugjatėve nė Maqedoni e Shqipėri kanė thenė se ata po iknin nga ushtria dhe forcat paramilitare serbe. Ata thonin se ishin nė gjendje tė vdisnin sikur bombat e NATOs t’i godisnin, sepse e dinin se vetėm NATO do tė mund ta ndalte marshin gjenocidial tė Millosheviqit nėpėr Kosovė. Arianit Zeka, njė mik i DioGuardit dhe Cloyes nė tė njėzetat qė punon pėr Aleancėn pėr Ardhmėrinė e Kosovės dhe vjen nga njė familje e arsimuar dhe privilegjuar nga Prishtina, kishte folur pėr ditėt qė I kishte kaluar duke u fshehur nėpėr male. Ai ka thenė se ata kishin “jetuar sikur kafshėt e gjuetisė nėpėr male,” dhe kishte treguar se si njerzit I hidhnin gjuhėt jashtė kur binte shi pėr tė marrė njė pike ujė, dhe se sikur tė mos kishte qenė bombardimi i NATO-s, ata ose do tė ishin ekzekutuar apo do tė kishin vdekur nga uria apo dehidrimi. Sipas tė gjithė gjasave, nė cdo vend ku ishte prezente UCK-ja, shancet pėr mbijetesėn e shqiptarėve shoheshin.

Tė gjitha grate, duke pėrfshirė edhe gjyshėn nėntėdhjetenjė vjecare, si dhe fėmijet e familjes Kuci tė Junikut (tė lidhur pėrmes martesės me njėrin nga anėtarėt e Bordit tė Ligės Qytetare) kanė humbur mashkujt e tyre nga dora e ushtrisė dhe forcave paramilitare serbe (1,000 ishin marrė) dhe kishin ecur nė kėmbė malve pėr tė dalė nė Shqipėri nė kėrikim tė shpėtimit nga serbėt. Nėse thirret pėr tė dėshmuar para ICTY, DioGuardi do tė jetė nė gjendje tė sjellė edhe shumė shembuj tjerė. Vlenė tė theksohet se qė nga fillimi I offensives serbe tė verės mė 1998 deri nė fillimin e fushatės sė bombardimeve tė NATO-s mė 24 Mars 1999, Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane ka pranuar thirrje telefonike gjithė ditėn e natėn nga anėtarė tė Bordit dhe pėrkrahės tė tjerė qė kėrkonin ndihmėn e organizatės pėr familjet e tyre nė Kosovė. Shumė miq tanė nė Kosovė ishin fshehur nėpėr male nga frika e vrasjes, kur armata serbe filloi t’i kėrkojė profesionistėt dhe intelektualėt kryesorė pėr arrest e vrasje. Tė tjerėt, sic ėshtė rasti i avokatit Bajram Kelemendi qė nuk kishte ikur, por ishte kidnapuar dhe vrarė. DioGuardi dhe Cloyes po ashtu ishin nė kontakt tė rregullt javor me Arben Xhaferin, liderin e Partisė Demokratike tė Shqiptarėve nė Maqedoni, zyra e tė cilin kishte arritur t’i akomodonte mėse 100,000 tė deportuar nga kampet e refugjatėve nė shtėpitė e shqiptarėve nė Maqedoni. Xhaferi personalisht kishte kaluar kufirin pėr tė shpėtuar disa nga intelektualėt dhe figurat kryesore politike tė Kosovės, tė cilėt me siguri se do tė vriteshin nga armata dhe policia serbe gjatė operacionit tė tyre pėr zhdukjen e elitės shqiptare.

Millosheviqi thot se “sipas traditės sė ushtrisė serbe, njė I burgosur lufte dhe njė person i paarmatosur mbahen si tė shenjtė. … Kjo nuk ishte bėrė nga ushtria apo policia” (14 Shkurt, fq. 253). Ai fajėson NATO-n pėr vrasjen e tė burgosurve nė Istog nė Maj 1999 (15 Shkurt, fq. 345). Mirėpo, nuk ishte burgu ai qė ishtė bombarduar nga NATO. Sic kishte raportuar edhe UCK nga rajoni nė atė kohė, disa nga kazermat ku qėndronte ushtria serbe ishin goditur nga bombat e NATO-s. Kėshtu qė, ushtria serbe atėherė hudhi bomba dhe granta dore nė burg pėr t’ia lėnė fajin NATO-s pėr vrasjen e tė burgosurve.

Nė deklarimin e tij hyrės tė 14 Shkurtit, Millosheviqi kundėrshton ekzistimin e varreve masive. Tani, edhe komuniteti ndėrkombėtar e din se trupa tė pajetė janė zhvarrosur dhe dėrguar nė Serbi pėrmes kamioneve ftohės nė kohėn e pėrfundimit tė luftės ku edhe ishin rivarrosur pėr tė fshehur krimet e bėra gjatė luftės nė Kosovė.

Gjatė gjithė kohės sė luftės, Millosheviqi provoi tė minojė pėrkrahjen e perėndimit pėr UCK-nė duke tentuar tė paraqiste lidhje midis tyre dhe fundamentalistėve Islamik terroristė. Ai e diskuton kėtė lidhje tė cpifur disa here nė deklaratėn e tij hyrėse dhe paraqet njė lidhje me Iranin, nė vecanti (15 Shkurt, fq. 387). Para se fushata bombarduese e NATO-s tė kishte filluar, njė raport iu ishte siguruar DioGuardit dhe Cloyes nga Komiteti Republikan pėr Politikė i Senatit tė SHBA-ve. Shkruar nga Yossef Bodansky, njė ish agjentė i Mossadės, paguar nga lobi grek e serb nė Kapitol Hill, dhe titualluar “Fronti i Ri nė Ballkan i SHBA-ve dhe Iranit,” ky raport krijonte njė lidhje krejtėsisht nė fantazi dhe histori komplekse se kinse ekzistonte njė lidhje nė mes UCK-sė dhe nacionalistėve nė Tehran. Raporti shkonte aq larg sa qė edhe akuzonte njerzė tė vlerėsuar lartė ndėrkombėtarisht nė Kosovė si Adem Demaci e Rexhep Qosja, se kishin qenė pjesė integrale e rrjetit terrorist musliman. Fatkeqėsisht ky raport ishte pranuar nga shumica e tė djathtėve ekstrem nė rradhėt e republikanėve qė edhe sot pėrdoret si shkak pėr tė kundėrshtuar kėrkesėn e shqiptarėve tė Kosovės pėr liri, duke mbajtur tezėn e krijimit tė njė shteti radikal musliman nė zemėr tė Evropės qė do tė shtrihejė nga Bosnja pėrmes Sanxhakut nėpėr Kosovė dhe deri nė Lindjen e Mesme (Millosheviq, 18 Shkurt, fq. 467). Shqiptarėt kanė jetuar pėr shekuj tė tėrė nė harmoni si Katolikė, Muslimanė, dhe Ortodoksė. Ata nuk kanė asfarė lidhje me fundamentalizmin Islamik, dhe kjo pėrfshinė edhe UCK-nė. UCK i kishte deklaruar DioGuardit dhe Cloyes se nuk do tė pranonin as para nga shtetet islamike tė Lindjes sė Mesme nė mėnyrė qė tė mos e bėnin Perėndimin tė dyshojė se kanė lidhje me Islamin radikal. Komuniteti ndėrkombėtar nuk duhet tė lejojė Sllobodan Millosheviqin tė pėrdorė ndjeshėmirė e rritur ndaj terrorizmit pas 11 Shtatorit 2001 pėr tė keqprezentuar sfidėn e shqiptarėve pėr tė tejkaluar shtypjen e tij.

Me qė shkatėrrimi eskaloi qė nga pranvera e vitit 1998 deri nė pranverė tė vitit 1990, DioGuardi dhe Cloyes kanė dėshmuar para Kongresit tė SHBA-ve. Nė Mars 1998, DioGuardi u paraqit para Komitetit Kongresional tė Helsinkit dhe nė Maj para Komitetit pėr Marrėdhėnie me Jashtė tė Senatit, duke thirrur SHBA-tė qė tė intervenojnė nė Kosovė para se Millosheviqi tė vriste mė shumė shqiptarė. Nė Korrik 1998, me kėrkesė tė Ligės Qytetare, Senatori Alphonse D’Amato dhe Kongresmeni Chris Smith kaluan Rezoluta (S. Con. Re. 105 dhe H. Con. Res. 304) qė thėrrisnin pėr akuzimin e Sllobodan Millosheviqit si kriminel lufte nė Hagė. Njė vit mė vonė, Cloes dėshmoi para Komitetit pėr Marrėdhėnie me Jashtė tė Kongresit pas Ambasadorit Jean Kirkpatrick dhe Henry Kissinger nė pėrkrahje tė dislokimit tė trupave tė SHBA-ve nė Kosovė. Nė Prill, me kėrkes tė Ligės Qytetare, ligje tė ndryshme ishin paraqitur nė Kongres dhe Senat qė thėrrisnin pėr armatosjen e UCK-sė, akuzimin e Sllobodan Millosheviqit si kriminel lufte, dhe ratifikimin e pavarėsisė sė Kosovės.

Nė Maj 1999, Millosheviqi u akuzua dhe njė muaj mė vonė luftės I erdhi fundi pas njė fushate dhjetė javore tė bombardimeve nga ana e NATO-s.

# # #