Po i Ikėn Koha Kosovės

 

nga Shirley Cloyes DioGuardi, Kėshilltare pėr Ēėshtje tė Ballkanit

 

Qė nga Qershori 1999, progresi politik, shoqėror dhe ekonomik i Kosovės ėshtė mbajtur peng pėr shkak tė statusit final tė padefinuar. Shqiptarėt e Kosovės, qė kryesisht janė pro-perėndimorė, demokratikė, tė zellshėm, tė disiplinuar, dhe punėtorė, janė kurthuar nė njė shoqėri tė varur nga ndihmat. Afėr shtatėdhjetė pėrqind e Shqiptarėve tė Kosovės ende janė tė papunė, nė njė popullatė ku mėse 70 pėrqind e banorėve janė nėn moshėn tridhjetė vjeēare. Privatizimi dhe ēasja nė kreditė nga Banka Botėrore, qė do tė sjellnin punėsim dhe investime aq shumė tė duhura pėr Kosovėn, nė mėnyrė tė pėrsėritur janė bllokuar nga komuniteti ndėrkombėtar tejmase i preokupuar me ankesat historike tė Serbisė ndaj Kosovės.

 

Mė 20 Dhjetor 2002, Kongresmeni Henry Hyde, kryetar i Komitetit pėr Marrėdhėnie Ndėrkombėtare tė Dhomės sė Pėrfaqėsuesve tė SHBA-ve, kishte paralajmėruar se, “Kosova ėshtė nė rrezik tė shėndrrimit nė njė Breg tė Gazės, kėsaj rradhe mu nė zemėr tė Evropės.” “Nuk do tė ketė punė pa paqe dhe stabilitet,” ka thenė ai, “por nuk mund tė ketė paqe dhe stabilitet nė Kosovė pa pavarėsi.” Nė Janar 2003, Hyde iu bashkangjitė Kongresmenit Tom Lantos, anėtarit numėr njė Demokrat nė kėtė Komitet, duke bashkėsponsoruar (nėnshkruar) Rezolutėn 28 tė Kongresit, e cila thėrret Shtetet e Bashkuara qė tė deklarojnė pavarėsinė pėr Kosovėn tash. Mė pak se njė vit e gjysėm mė vonė, deprivimi, qė ėshtė mbajtur nėn kontrollė falė zemėrgjerėsisė sė Shqiptarėve nė diasporė, ka filluar tė rritet dhe dhuna ka shpėrthyer. Sidoqoftė, Departamenti i Shtetit tė SHBA-ve vazhdon tė insistojė se Kosova duhet t’i arrijė standardet pothuajse tė paarritėshme para se statusi i saj do tė mund tė zgjidhet.

 

Edhe sa vuajtje dhe humbje jetėsh duhet tė durojė Kosova para se komuniteti ndėrkombėtar tė kuptojė dhe politikat e tij tė gabuara gjenden mu nė zemėr tė problemit? Si pasojė e dhunės tragjike pas mbytjes nė lum tė tre fėmijėve Shqiptarė nė Kosovėn veriore muajin e kaluar, NATO, OKB, Uashingtoni, dhe Brukseli kanė dėrguar pėrforcime pėr mėse 18,000 trupat e NATO-s qė veē gjenden nė vend, nė kėtė protektorat tė OKB-sė me mėse dy million banorė. Por, opcioni ushtarak ėshtė vetėm njė zgjidhje e pėrkohėshme. Ai nuk do tė zgjidhė problemi thelbėsor, qė ėshtė dėshtimi i komunitetit ndėrkombėtar nė njohjen e pavarėsisė sė Kosovės—pesė vite pasi NATO i dha fund lufės gjenocidiale tė ish-diktatorit Serb Slobodan Millosheviq kundėr shumicės Shqiptare tė Kosovės. Vonimi i pacaktuar i statusit final tė Kosovės e ka sjellur atė nė qosh pėrsėri.

 

NATO ka pasqyruar nė mėnyrė tė gabueshme kaosin qė kaploi Kosovėn nga 17 deri mė 19 Mars, duke lėnė 19 tė vdekur dhe shumė tė lėnduar, si njė akt “tė orkestruar” nga Shqiptarėt pėr tė “spastruar etnikisht” minoritetin Serb tė Kosovės. Parasėgjithash, Shqiptarėt e Kosovės dėnojnė dhunėn dhe nuk janė ata qė u zhytėn nė pėrleshjet e shkaktuara pas demostratave paqėsore. Dėshprimi dhe hidhėrimi Shqiptar si duket u shfrytėzua nga njė grup i vogėl kriminelėsh dhe ekstremistėsh politkė nga tė dy komunitetet sikur ai Serb ashtu edhe ai Shqiptar. Mirėpo, pjesa kryesore e dhunės qė ndodhi nuk ishte as e orkestruar e as nė lidhje me ndonjė trazirė ndėretnike. Ishte njė shpėrthim spontan i hidhėrimit dhe frustrimit nga ana e Shqiptarėve tė stresuar qė kanė humbur besimin nė qėllimet e komunitetit ndėrkombėtar, filluar nga Serbėt nė qytetin ilegalisht tė ndarė tė Mitrovicės ku Shqiptarėt janė pėrditė tė provokuar nga aktivitetet destabilizuese tė Beogradit atje. Gjerėsa NATO, qeveria e SHBA-ve, dhe Bashkimi Evropian nuk e kuptojnė kėtė realitet, ata do tė kenė mė shumė afinitet nė pėrsėritjen e politikave tė jashtėme tė dėshtuara nė tė kaluarėn.

 

Nė frontin politik, askund mė mirė nuk shihet dėshtimi I politikės sė jashtme perėndimore se sa nė regjionin e Mitrovicės, ku fėmijėt Shqiptarė gjetėn vdekjen nė ujrat e lumit Ibėr, qė tani ndanė shumicėn Serbe nė veri dhe atė Shqiptare nė jug. Para luftės, Mitrovica ka qenė njė qytet i pandarė shumetnik me shumicė Shqiptare. Qė nga pėrfundimi i sulmeve ajrore tė NATO-s nė Qershor 1999, ėshtė bėrė e pamundur pėr Shqiptarėt tė kthehen nė shtėpitė e tyre ne veri, si dhe pėr Serbėt tė kthehen nė jug. Nė shkelje tė vet Rezolutės 1244 tė OKB-sė, komuniteti ndėrkombėtar ka heshtur para ndarjes ilegale por de facto tė Mitrovicės. Edhe pse publikisht ėshtė shprehur kundėr krijimit tė strukturave paralele Serbe nė veri, nė realitet komuniteti ndėrkombėtar vetėm se ka shikuar gjerėsa kėto struktura janė krijuar me insistimin dhe ndihmėn e Beogradit.

 

Duke ditur se ka humbur tė drejtėn pėr tė qeverisur Kosovėn, Beogradi ėshtė angazhuar aktivisht pėr tė destabilizuar atė qė nga pėrfundimi i luftės nė mėnyrė qė tė avokojė nė favor tė argumentit pėr ndarjen e Kosovės si zgjidhja e vetme ndaj konfliktit Serbo-Shqiptar. Duke pretenduar tė jetė i preokupuar me Serbėt e Kosovės, politika destabilizuese e Beogradit ka patur njė ndikim tė madh nė dhunėn e muajit tė kaluar. Nė pėrvjetorin e pestė tė bombardimit tė NATO-s kundėr Serbisė mė 24 Mars 1999, Beogradi shpreson tė bindė komunitetin ndėrkombėtar njėherė e pėrgjithmonė se “terrorizmi” Shqiptar ėshtė problemi dhe se ndarja ėshtė zgjidhja. Gjerėsa insistohet qė Kosova tė mbetet nėn kontroll tė Serbisė, marrja e njė pjese tė territorit gjithėmonė ka qenė edhe fund i lojės pėr Serbinė.

 

Nėse Serbia ka sukses tė realizimin e qėllimeve tė saja, kjo do tė ndodhė vetėm nėse Uashingtoni dhe Brukseli janė mashktruar gjatė kėtyre katėr viteve dhe kanė harruar se Serbia, ajo qė nėn Millosheviqin ka bėrė katėr luftra agresive nė Ballkan duke lėnė mėse 300,000 tė vdekur dhe mėse 4 milionė tė zhvendosur, ende ėshtė e pareformuar. Nė Serbi, krimi i organizuar vepron kokė mė kokė me kriminelėt e luftės, policinė speciale, dhe establishmentin politik. Edhepse ky realitet mė nė fund u demaskua vitin e kaluar me faktin se Beogradi i kishte shitur armė Irakut gjatė kohės kur ndaj Irakut kishte embargo tė armėve, dhe qė ai ishte i pėrzier nė atentatin vdekjeprurės ndaj atėherė-Kryeministrit Serb Zoran Gjingjiq, Perėndimi ka dėshtuar tė pėrdorė kėto fakte pėr tė shkatėrruar totalisht sistemin e Millosheviqit.

 

Gjerėsa dhuna e muajit sė kaluar nė Kosovė duhet dėnuar, komuniteti ndėrkombėtar duhet tė jetė shumė i qartė nė lidhje me burimin e saj. Tė akuzuarit e liderėve vendor Shqiptarė, siē bėri Bashkimi Evropian, kur komuniteti ndėrkombėtar ka refuzuar t’ju jape atyre pushtet tė vėrtetė pėr tė qeverisur Kosovėn dhe nė mėnyrė tė madhe i ka pėrjashtuar ata nga procesi vendimmarrės, nuk do tė parandalojė Kosovėn pėr t’u futur nė njė spirale tė daljes nga kontrolli pėrsėri. Vetėm pavarėsia e Kosovės do tė vendoste atė dhe gjithė rajonin nė rrugėn drejtė njė paqe tė drejtė dhe afatgjatė. Ėshtė lehtė pėr komunitetin ndėrkombėtar tė harrojė se Shqiptarėt e Kosovės kanė vuajtur pėr mėse njė decade nėn pushtimin Serb, dhe kanė pėsuar mė nė fund luftėn qė la mėse 10,000 Shqiptarė tė vdekur dhe afėr njė milion tė deportuar. Ka ardhur koha pėr t’i ēliruar Shqiptarėt nga frika se mund tė kthehen pėrsėri nėn dominimin Serb; pėr t’i ēliruar Serbėt, qė nuk kanė qenė tė kyēur nė krimet e viteve 1998-1999 dhe duan tė kthehen pėr tė jetuar nė Kosovė, nga presionet e Beogradit; pėr t’i ndihmuar Serbisė tė ndahet nga e kaluara e saj raciste dhe imperialiste; dhe pėr tė ruajtur Perėndimin nga dėshtimi nė paqe, gjė qė vėshtirė do ta pėrballonte.