Mbi/titulli:
LQSHA: - Komiteti i Kongresit pėr Marrėdhėnie  Ndėrkombėtare, (House International
Relations Committee 21 maj 2003) -

Titulli:
"E ARDHMJA E KOSOVĖS": POLITIKAT E AKADEMIKUT TĖ TĖRBUAR ULTRANACIONALIST
SERB VASO ĒUBRILLOVIĒ, POLLĖN DĖSHIRAT SATANIKE TĖ RANKOVIĒIT DHE MILOSHEVIĒIT


Nėn/titulli:
Prandaj, shtrohet pyetja pėrse do tė mendonte cilidoqoftė njeri se shqiptarėt
e Kosovės, tė cilėt janė goditur e dėrrmuar nga serbėt dhe nga malazezėt
pėr breza tė tėrė me radhė, do tė ishin tė gatshėm tė pajtoheshin qė edhe
njė herė tė bėhen pre e Serbisė, nė kohėn kur madje edhe sivėllezėrit e tyre
sllavė po kėrkojnė daljen nga ombrella e tyre?

Dėshmia e : Hon. Joseph J. DioGuardi
Anėtar i Kongresit nga viti 1985 - 1989
Member of the House of Representatives, 1985-1989

Zotėri Kryetar,
Kongresmeni Lantosh, nė emėr tė tė gjithė Shqiptarėve kėtu dhe nė Ballkan,
si dhe nė emėr tė tė gjithė njerėzve qė e duan lirinė, iu falėnderojmė nga
thellėsia e zemrės pėr paraqitjen e Rezolutės 28 tė Kongresit (H.Res. 28
) nė mbėshtetje tė shtetėsisė sė Kosovės dhe pėr mbajtjen e kėsaj seance
dėgjimore tė rėndėsishme. Si njė ish-koleg, i cili ishte i pari qė, ēėshtjen
e represionit ndaj shqiptarėve nė ish-Jugosllavi dhe shkeljen e egėr tė tė
drejtave tė njeriut nė Kosovė, e solli para auditorit tė Kongresit nė vitin
1986, si anėtar i tij i ri nė atė kohė, jam thellėsisht mirėnjohės qė sėrish
po mė jepet rasti dhe mundėsia tė flasė pėr Kosovėn dhe pėr pavarėsinė e
saj.
Dhe dua tė pėrmend edhe njė herė se, ju zotėri kryetar dhe kongresmeni Lantosh
ishit ndėr tė parėt persona qė bashkėsponsorizuat njė rezolutė pėr tė drejtat
e shqiptarėve nė ish-Jugosllavi, tė cilėn unė e paraqita nė korrik tė vitit
1987 dhe nė tė cilėn na u bashkangjitėn mbi pesėdhjetė kolegė tanė kongresmenė
nė rolin e bashkėsponsorizuesve. Mė lejoni, po kėshtu tė them qė nė fillim
se me Kosovėn apo me cilėndo pjesė tjetėr shqiptare nė hapėsirėn e Ballkanit
apo edhe me shqiptarėt nė Amerikė nuk mė lidhė asfarė interesi financiar
i ēfarėdoqoftė natyre. Jam thjeshtė njė vullnetar i papagesė sė bashku me
gruan time,
Shirley.
Ne nuk kemi asfarė investimesh tė pėrbashkėta me asnjė shqiptar, qoftė kėtu,
qoftė nė Evropė. Nuk kemi ambicie politike nė Kosovė, nė Shqipėri apo gjetiu
nė Ballkan. Dhe asnjėherė nuk kemi bėrė ēfarėdo kėrkese qoftė pėr ndihmė
qeveritare nė mbėshtetje tė aktiviteteve tona qoftė pėr pagesė tė tė ardhurave.
Thėnė shkurt, nė asnjė mėnyrė nuk jemi tė ngatėrruar nė fusha tė
tilla.  Ne thjesht jemi duke kėrkuar paqen me drejtėsi pėr shqiptarėt e shumėvuajtur
tė Kosovės. Qė kur e pėrfundova mandatin nė Kongres nė vitin 1989, kam vazhduar
ta praqesė kėtė ēėshtje kėtu nė Washington, nė Ballkan dhe kudo nė botė,
pėr liri dhe pėr vetėvendosje tė dy milionė shqiptarėve tė Kosovės.
Nuk e harroj kurrė seancėn dėgjimore tė Kongresit, pėr tė Drejtat e Njeriut
nė Kosovė tė kryesuar nga ju, i nderuar kongresmen Lantosh dhe nga kongresmeni
John Potter mė 24 prill tė vitit 1990, qė u mbajt nė dhomėn e madhe tė seancave
dėgjimore tė Senatit dhe ku poashtu morėn pjesė dhe dhanė pėrkrahjen e tyre
pėr lirinė e shqiptarėve nė Kosovė edhe senatorėt Pell, Dole dhe Presler.
Kanė kaluar mbi trembėdhjetė vite nga kjo seancė historike pėr popullin shqiptar,
nė tė cilėn Liga jonė Qytetare pati sjellė dymbėdhjetė liderė nga Kosova
qė tė sqaronin rastin kundėr Serbisė nė lidhje me shumė arsye tė qendrueshme,
tė cilat atėbotė qenė vėnė nė pikėpyetje nga shumėkush, por qė tani kur hedhim
njė vėshtrim prapa shohim se ato janė zhveshur e kanė dalė tė vėrteta faktike,
tė cilat, nė ndėrkohė, u pėrcollėn nga katėr luftėra tė tmerrshme ballkanike
dhe nga ngritja e akuzave, burgosja e mė pas gjykimi i liderit serb, Milosheviq.
Gjatė kėtrye trembėdhejtė viteve, nė Ballkan kanė ndodhur ndryshime tė shumta
duke filluar nga invadimi serb nė Slloveni nė vitin 1990, nė Kroaci nė vitin
1991, nė Bosnje  nė vitin1992 dhe pastaj nga pėrpjekja pėr spastrimin masiv
etnik tė Kosovės nė vitin 1999. Nė ndėrkohė ne kemi zgjedhur tre presidentė,
kemi konvokuar shtatė Kongrese, kemi parė tė vriteshin mbi treqind mijė njerėz
tė pafajshėm nė Bosnjė dhe tė paktėn, 10.000 tė tillė nė Kosovė. Ne kemi
qenė dėshmitarė tė shpėrnguljes sė miliona njerėzve nga shtėpitė dhe trojet
e tyre gjithnjė dhe kryesisht pėr shkak tė pėrkatėsisė sė trye etnike apo
fetare. Thėnė shkurt, kjo periudhė filloi me luftėn e Irakut dhe pokėshtu,
pėrfundoi pėrseri me Luftėn nė Irak, qė mori fund vetėm pak ditė mė parė.
Sadam Huseini tashmė ėshtė mposhtur dhe larguar nga pushteti, mbase ai mund
edhe tė ketė vdekur. Milosheviēit po i bėhet gjyq nė Tribunalin e Hagės dhe
11 shtatori i vitit 2001 tashmė e ka ndryshuar pikėpamjen tonė globale si
dhe qėndrimin tonė personal rreth shumė gjėrave tė ndryshme.
Por zotėri kryetar, njė gjė megjithatė ka ngelur e pandryshuar, e ajo ėshtė
politika kėmbėngulėse e Stejt Departamentit tonė pėr ruajtjen e Jugosllavisė
unike nė njėrėn apo nė formėn tjetėr. Unė ende e ruaj letrėn prej tri faqesh
tė dėrguar nga Stejt Departamenti nė vitin 1987 nė adresė tė kryetarit tė
atėhershėm, Dante Fascell. Pėrmes kėsaj letre bėhej pėrpjekje pėr ta bindur
atė dhe kryetarin e nėnkomitetit, Gus Yarton, qė tė mos mbahej seancė dėgjimore
mbi rezolutėn e vitit 1987 pėr shumė arsye tė ngjashme qė keni pasur rastin
t'i dėgjoni nga Stej Departamenti dhe keni mundėsi qė ato pėrsėri t'i dėgjoni
nga surrogatėt e tyre edhe sot. Megjithatė, nga ajo seancė dėgjimore e mbajtur
nė tetorin e vitit 1987 dhe gjatė saj u informuan shumė njerėz, ashtu siē
do tė informohen edhe sot, pėr vuajtjet dhe hallin
dėshpėrues tė popullit shqiptar dhe pėr pabarazinė qė edhe njė herė po kurdiset
ndaj tyre. Dhe nė qoftė se ruajta e njė pjese tė Jugosllavisė nuk ėshtė zgjidhje
aq e keqe edhe pas gjithė asaj qė ne kemi pasur mundėsinė ta shikojmė nga
liderėt serbė dhe liderėt tjerė komunistė tė pėrkatėsisė sllave gjatė kėtyre
trembėdhjetė viteve tė kaluara, si mund ta vlerėsoni prirjen e
Stejt Departamentit pėr tė shkuar pas zėrave tė "Evropės sė Vjetėr" pėr krijimin
e njė regjimi tė cunguar sllav, pėrsėri nė kurriz tė popullit shqiptar.
Dhe posaēėrisht, rastet kur diplomatėt tanė shtetėrorė duket sikur kanė filluar
t'i dėgjojnė miqėt tanė diskutabilė nė Francė, nė Rusi, nė Serbi dhe nė Greqi,
nė vend se tė shkonin pas vlerave tė verteta tė demokracisė amerikane dhe
duket sikur kanė filluar tė mbėshtesin njė
inkarnim pėr njė Jugosllavi tė re , tė quajtur Serbia dhe Mali i Zi. Tė krijohet
pėrshtypja sikur ata nė mėnyrė tė pakuptimtė dhe tė pabesueshme po jetojnė
me shpresėn se kosovarėt do tė pajtohen tė bėhen pjesė e gjithė kėsaj krijese,
ani pse edhe vetė Mali i Zi dhe populli i tij, qė mbajnė lidhje vėllazėrore
gjaku me serbėt, gjithnjė e mė shumė po na dėrgojnė sinjale nga mė tė ndryshmet
se nuk e kanė ndėrmend t'u bashkangjiten sivėllezėrve dhe motave tė tyre
sllavė nė krijimin e kėtij shteti tė ri. (Pėr mė tepėr, ata kohėve tė fundit
zgjodhėn njė president
proindipendentist, i cili e ka theksuar kėtė gjė ashtu si edhe premieri Gjukanoviē).
Prandaj, shtrohet pyetja pėrse do tė mendonte cilidoqoftė njeri se shqiptarėt
e Kosovės, tė cilėt janė goditur e dėrrmuar nga serbėt dhe nga malazezėt
pėr breza tė tėrė me radhė, do tė ishin tė gatshėm tė pajtoheshin qė edhe
njė herė tė bėhen pre e Serbisė, nė kohėn kur madje edhe
sivėllezėrit e tyre sllavė po kėrkojnė daljen nga ombrella e tyre?
Zotėri kryetar, u deshėn trembėdhejtė vite bashkė me njė luftė tė dytė pėr
t'u pėrmirėsuar e sjellur nė vend njė politikė e dėshtuar nė Irak. Gjatė
asaj kohe, u vranė e u zhdukėn, u torturuan e u sakatuan e madje edhe u detyruan
me forcė tė lėshonin shtėpitė dhe mallin e tyre qindėra mijė njerėz tė pafajshėm.
Edhe sa vite tė tjera do t'i duhen Stejt Departamentit
ta kuptojė pėrfundimisht se pavarėsia e Kosovės ėshtė rruga e vetme pėr paqen
dhe pėr stabilitetin  nė Ballkan dhe rrjedhimisht bashkė mė kėtė edhe nė
Evropė, e cila ėshtė me rėndėsi  jetike pėr interesin tanė kombėtar?
T'ia hedhim njė vėshtrim tė shkurtėr, pėr njė ēast, tė kaluarės sė vėrtetė
nė marrėdhėniet shqiptaro-serbe. Mund tė provoj tė kthehem pesėqind vite
mbrapa dhe tė demonstroj me fakte tradhėtinė serbe e cila, atėbotė i la fqinjėt
e tyre tė krishtėrė shqiptarėt (atėherė tė gjithė tė krishtėrė) tė bartnin
mbi supet e tyre gjithė barrėn e rėndė tė okupimit turko-otoman tė
asaj kohe pėr katėrqind vjetė rresht. Mirėpo unė nuk dua ta bėj kėtė gjė,
nuk dua t'u marrė kohė pėr eksplorimin e kėsaj historie deri diku tė vjetėr.
Nė vend tė kėsaj, le t'ia fillojmė nga data 7 mars e vitit 1937, kur akademiku
i tėrbuar ultranacionalist serb dhe lider politik nė tė njėjtėn kohė, Dr.
Vaso Ēubriloviē, veprat dhe filozofia e ligė e tė cilit pollėn dėshirat satanike
tė Aleksandėr Rankoviēit dhe tė Sllobodan Milosheviēit, nė Beograd prezantoi
planin e tij me shkrim  pėr pastrimin e Jugosllavisė nėpėrgjithėsi e tė Kosovės
nė veēanti nga tė gjithė shqiptarėt. Shkrimi i tij mbante titullin "Dėbimi
i shqiptarėve". Ja ku e kam kėtu pranė dhe kėrkoj miratimin tuaj qė gjatė
kėsaj paraqitjeje t'i pėrmend vetėm emrat e dy pjesėve tė tij: "Metoda e
dėbimit" dhe "Organizimi i dėbimit", pėr tė demonstruar dhe kuptuar se prej
nga i kishin marrė inspirimin dhe idetė e tyre tė ēmendura pėr spastrimin
etnik tė Jugosllavisė dhe pėr krijimin e Serbisė sė Madhe Milosheviēi me
bashkėkombasit e tij komunistė, shumica prej tė cilėve edhe sot e kėsaj dite
vazhdojnė tė jetojnė tė qetė nė Serbi dhe nė Mal tė Zi. Pa pasur nevojė ta
lexoj tėrė tekstin, keni mirėsinė ju lutem e mė lejoni tė pėrmend nė radhė
vetėm disa pjesė nga taktika terroriste, ēnjerzore dhe e pa kurrfarė feje,
e  propozuar nga Ēubriloviēi nė podiumin e Beogradit nė vitin 1937: "Nėse
duam ta dėbojmė popullsinė Shqiptare, atėherė ne duhet gjithsesi tė krijojmė
njė psikozė tė pėrshtatshme frike dhe pasigurie nė mesin e popullit shqiptar.
Ne duhet tė pėrdorim paranė apo edhe kėrcėnimet pėr ta pėrfituar klerin dhe
pėrfaqėsuesit e njerėzit me nam nė radhėt e tyre. Pokėshtu, ne duhet tė angazhojmė
agjituesit dhe propaganduesit, posaēėrisht nga Turqia, pėr t'i mashtruar
shqiptarėt rreth pėrfitimeve dhe dobisė dhe fatit qė i pret ata nėse shpėrngulen
pėr nė Turqi. Dhe nė qoftė se edhe gjithė kjo nuk jep rezultate tė duhura,
atėherė duhet ta vėjmė nė veprim gjithė aparatin tonė shtetėror pėr t'i shtėrnguar
shqiptarėt nė atė masė sa qė qėndrimi i tyre i mėtejmė tė bėhet i padurueshėm.
Kėtu duhet venė nė veprim tė gjitha taktikat e pamėshirshme policore qė i
kemi nė dispozicion. Dhe nė qoftė se edhe gjithė kjo nuk mjafton, ne duhet
t'u shpėrndajmė armė kolonistėve tanė nga fiset e ndryshem malazeze dhe ēetnikėve,
e jo ushtrisė sonė tė rregullt,
qė ata tė shkaktojnė dhe inicojnė trazira tė nivelit lokal, nė mėnyrė qė
mė pas t'i shtypim nė mėnyrė tė pėrgjakshme dhe tė pamėshirshme, me gjithė
forcėn dhe bruitalitetin qė posedojmė. Dhe nė fund fare, nėse edhe e gjithė
kjo nuk jep efektin dhe rezultatin e dėshiruar pėr pėrzėnien e tė gjithė
shqiptarėve jashtė Jugosllavisė, atėherė ngelet edhe njė mjet tjetėr, tė

cilin Serbia dhe Mali i Zi e kanė pėrdorur me efektivitet tė lartė praktik
pas vitit 1878, e ky mjet ėshtė, djegia e fshehtė dhe tinzare e katundeve
shqiptare dhe lagjeve tė ndryshme tė qyteteteve". (Njė diēka qė nė Kosovė
e patėm rastin ta shihnim pėrseri nė
vitin 1999).
Zotėri kryetar, nuk ėshtė e lehtė tė besohet se ky plan edhe sot e kėsaj
dite ekziston nė formėn e parė tė tė shkruarit. Ne e patėm pėrkthyer kėtė
projekt nga njė skriptė origjinale e shkruar nė alfabetin ēirilik serb, kėtu
ne pesėmbėdhjetė vjetė mė parė dhe mė pas tė njėjtin e patėm shpėrndarė nė
tė katėr anėt, posaēėrisht nė mesin e liderėve tė komunitetit hebre, i cili
ka
vuajtur sa s'mund tė pėrshkruhet nė duartė e njė diktatori tjetėr. 

Mes/titulli:
Kosova mund tė ketė me Serbinė vetėm marrėdhėnie partneriteti, si shtet i
pavarur.

Ne u pėrpoqėm tė ndikonim pėr tė kuptuar drejt njė gjendje reale edhe pas
arritjes sė marrėveshjes sė dėshtuar tė Dejtonit nė vitin 1995, nė mėnyrė
qė SHBA-tė dhe NATO-ja ta kuptonin se Milosheviqi e kishte ndarė mendjen
qė pėrfundimisht tė zbatonte planin e mentorit tė tij, Vaso Ēubriloviq. Si
pėr ēudi dhe nė mėnyrė tė pabesueshme, plani i Ēubriloviqit i kishte paraprirė
dy vite tė plota planit tė shkruar nga Hitleri pėr "Zgjidhjen Finale" sė
ēėshtjes sė popullit hebre nė Evropė. Mirėpo plani i Ēubriloviqit mbijetoi

edhe pesėdhjetė vite tė tjera me radhė dhe kur Milosheviqi erdhi nė pushtet
nė vitin 1987 ai, pa  njė pa dy, i vuri vetės detyrė qė kėtė plan ta implementonte
nė Kosovė. Regjimi i tij ultranacionalist e komunist, filloi njė operacion
masiv policor kundėr popullsisė civile shqiptare nė vitin 1987 dhe 1988,
kreu njė okupim ushtarak dhe zbatoi represion prej  shteti
policor mbi Kosovėn nga vitet 1989 deri nė vitin 1998 (duke krijuar edhe
njė geto tė re Varshave nė zemėr tė Evropės), dhe njė spastrim etnik dhe
gjenocid nė vitin 1999, veprime kėto pėr shkak tė tė cilave, tani, atij dhe
regjimit tė tij po i bėhet gjyq nė Hagė.
Pėr shkak tė punės sė palodhshme dhe efektive tė lobit tonė popullor, Liga
Qytetare Shqiptaro-Amerikane me ndihmėn e madhe tė komunitetit hebre nė Shtetet
e Bashkuara tė Amerikės, Stejt Departamenti ynė mė nė fund, pas dhjetė vjetė
pėrkėdheljesh qė po i bėheshin Milosheveqit, e lejoi NATO-n ta bėnte atė
qė duhej, e ajo ishte bombardimi i Serbisė deri nė pėrulje ashtu siē bėmė
edhe me Sadamin dhe mė heret edhe me Adolf Hitlerin.

Mestitull/
Asnjė marrėveshje tė re me Serbinė dhe me regjimet e tjera sllave jodemokratike

Por zotėri kryetar, tė mos harrojmė se deri nė procesin e Rambujesė nė Francė,
qė nisi nė fillim tė vitit 1999, pavarėsisht pėrpjekjeve tona dėshpėruese
pėr tė shmangur edhe njė luftė tjetėr nė Ballkan, kėsaj here nė Kosovė, i
dėrguari ynė amerikan pėr Ballkanin, Riēard Holbruk dhe Stejt Departamenti
po bėnin tė pamundurėn ta shndėrronin Milosheviēin nė partner tonin pėr paqen,
megjithėse ai edhe ashtu kishte ndezur tre luftėra, kishte vrarė 300.000
boshnjakė tė pafajshėm dhe po kėrcėnohej se do tė implementonte ėndrrėn mesjetare
serbe pėr Serbinė e Madhe, sipas tė cilės tė gjithė serbėt qė jetojnė nė
Ballkan duhej tė bashkoheshin nė njė shtet tė vetėm. Ma ha mendja se tė paktėn,
e gjithė kjo flet pėr gjykim tonin tė pamatur nė atė kohė dhe rrjedhimisht
na lejon tė vėmė nė dyshim ēfarėdo marrėveshje tė re me Serbinė dhe me regjimet
tjera sllave jodemokratike. Sipas nesh, po t'u jepet rasti qė edhe njė herė
tė dominojnė mbi popullin shqiptar, pėrsėri do tė vijė deri te ndonjė luftė
e re, tė cilėn mė pas, bazuar nė pėrvojėn mė tė re me Evropėn, do tė mund
ta ndalonin vetėm trupat dhe paratė amerikane.
Njė shembull i freskėt tragjik, qė flet pėr brutalitetin policor dhe paramilitar
tė Serbisė, e qė ka ngjarė pas qershorit 1999, ėshtė rasti i tre tė rinjve
shqiptaro-amerikanė, vėllezėrve Bytyqi, babai i tė cilėve Ahmet Bytyēi sot
ėshtė pranė nesh, duke kėrkuar ende zbatimin e drejtėsisė. Kėta tė rinj u
ekzekutuan nga forcat serbe dhe mė pas u hodhėn nė njė varrezė masive vetėm
pėr arsye se, nė pėrpjekje pėr t'u ndihmuar disa fqinjve tė tyre me pėrkatėsi
rome, gabimisht kishin kaluar kufirin serb. Ata u ekzekutuan nga operativė
tė policisė speciale serbe vetėm pse ishin shqiptarė dhe amerikanė. Ky shėmbull
flet qartė pėr racizmin e  rrėnjosur thellė nė shpirtin e tyre kundėr popullit
shqiptar dhe pėr armiqėsinė e tyre ndaj Amerikės pėr shkak tė rolit tė saj
udhėheqės nė Luftėn e NATO-s atje. (Kongresmeni Lantosh, mė lejoni qė edhe
njė herė t'u falėnderohem pėr ndihmėn e dhėnė nė zbardhjen dhe vėnien para
drejtėsisė tė vrasėsve tė Agron, Mehmet dhe Ylli Bytyēit).

Mestitull/
Pėrballė diktatorėve brutalė tė Serbisė

Zotėri kryetar, ju mund tė thoni se si kishte mundėsi qė Stejt Departamenti
ynė tė mashtrohej e joshej aq lehtė nga dikatorė aq brutal tė Serbisė, si
Rankoviēi dhe Milosheviēi dhe madje tani edhe nga Vojislav Koshtunica dhe
Nebojsha Ēoviēi, tė veshur e tė llustruar nėn petkun e stilit evropian?
Dhe unė po ua sqaroj se kjo ėshtė bėrė pėr kėto arsye: E para, kėta "padronė
tė gėnjeshtrės" dhe paraardhėsit e tyre shfrytėzuan shtypin dhe median e
kontrolluar nė Beograd pesėdhejtė vjetė me radhė pėr tė rishkruar historinė
dhe imazhin e popullit shqiptar, i cili ishte vėnė nėn
shtypjen mė tė egėr tė totalitarizmit komunist pas luftės sė Dytė Botėrore,
jo vetėm nė Jugosllavi por edhe nė Shqipėri.
E dyta, kėta "padronė tė gėnjeshtrės" pėrdorėn dhurata tė ndryshme monetare
pėr shumė diplomatė dhe politikanė perėndimorė, si fjala vjen Henri Kisingeri
dhe Lorenc Igelberger, tė cilėt punonin me ta si bankierė, apo shėrbenin
nė bordet e korporatave tė tyre shtetėrore si drejtorė qė paguheshin nga
jashtė dhe merrnin pagesa tė majme nė emėr tė konsultimeve tė
ndryshme "ende tė pazbuluara", siē patėm rastin tė shihnim kohėve tė fundit
nga ngurrimi i zotėri Kisingerit pėr t'u vėnė nė krye tė njė komisioni presidencial,
sapo e kuptoi se me kėtė rast do tė detyrohej qė fillimisht tė shpaloste
edhe financat e tij, tė cilat, sipas  asaj qė besojnė shumė njerėz, do tė
hedhnin dritė mbi shumė konflikte interesash tė tė kaluarės ku bėjnė pjesė
edhe kontrata tė ndryshme qeveritare tė udhėhequra nga padronėt e tij.
Zotėri Igelberger, ish-ambasador i SHBA-ve nė Beograd dhe partner i Henri
Kisingerit, ka lojtur rol shumė tė madh nė "Global Motors", nė kompaninė
qė prodhoi veturėn "Yugo", ka shėrbyėr nė tė paktėn njė bord bankar me Milosheviqin
dhe megjithatė arriti qė nė vitin 1992 tė bėhej Sekretar i Shtetit pasi qė
mė parė, pėrmes dredhinave, arritit t'u shpėtonte pyetjeve shumė tė qarta
dhe tė drejtpėrdrejta tė senatorit Jesse Helms rreth marrėveshjeve tė tij
financiare me Jugosllavinė dhe me Milosheviqin.
Nuk u bė e madhe se nė Stejt Departamentin tonė, nė fillim tė viteve tė nėntėdhjeta
ekzistonte njė politikė qė anonte kah Serbia, kur sekretari i atėhershėm
i shtetit, James Baker deklaronte se ne duhej ta ruanim Jugosllavinė unike
pavarėsisht kostos, duke i dhėnė kėshtu Milosheviqit
sinjalin e gjelbėr pėr tė vazhduar luftėrat e tij dhe pėr ta pėrfunduar okupimin
brutal tė Kosovės. Kjo prirje dhe ky anim proserb nxori kokė sėrish kur Riēard
Holbruk u pėrkul edhe njė herė para Milosheviqit nė vitin 1995 dhe nuk lejoi
asnjė lider shqiptar tė merrte pjesė nė tryezėn e Dejtonit, pa ēka se shqiptarėt
pėrbėnin grupin e tretė etnik pėr nga madhėsia nė kėtė
territor, pas serbėve dhe kroatėve.
Kjo i dha Milosheviqit edhe njė sinjal tė freskėt pėr ta vazhduar brutalitetin
e tij. Ndėrsa goditjen e fundit fyerse e dha i dėrguari i posaēėm amerikan
pėr Ballkanin, ambasadori Riēard
Gelbard, kur deklaroi sheshit se ushtria qytetare shqiptare, e njohur si
UĒK ishte "grup terrorist". Kjo ngjante nė kohėn kur kjo ushtri s'po bėnte
gjė tjetėr veēse po pėrpiqej tė mbronte familjet dhe pronėn e pasurinė e
tyre nga paramilitarėt plaēkitės, shumica prej tė cilėve s'ishin veēse kriminelė
tė liruar nga burgjet, tė veshur mė pas nė uniforma sipas rastit dhe detyrave
qė u viheshin nė pėrgjegjėsi. Dhe kjo bėhej nė kohėn kur UĒK-ja nuk
figuronte si grup terrorist nė asnjė vend dhe nė asnjė nivel tė botės. Kjo
i dha Milosheviqit pikėrisht armėn qė kėrkonte dhe pėr tė cilėn kishte nevojė
nė mėnyrė qė tė marshonte nė Drenicė nė fillim tė vitit 1998, pėr tė ekzekutuar
shumė burra, gra dhe fėmijė nė emėr tė terroristėve apo nė emėr tė asaj se
ata "kishin strehuar apo mbėshtetur terroristėt".
Prandaj, zotėri kryetar, duke pasur parasysh kėtė histori tė shkurtėr tė
manifestimit brutal tė racizmit armiqėsor nga sllavėt kundėr popullit shqiptar
dhe kėtė historik tė vlerėsimeve dhe gjykimeve tepėr tė paqėlluara tė Stejt
Departamentit tonė nė favor tė serbėve derisa, pėr pak, nuk u bė tepėr vonė,
si ka mundėsi qė kushdoqoftė tė presė nga populli shqiptar i Kosovės prej
mė se dy milionė banorėsh, qė pėrbėn nėntėdhjetė e pesė pėr qind tė popullsisė
sė gjithmbarshme tė Kosovės, tė merret me Serbinė nė ēfarėdo rasti apo rrethane,
pėrveēse nė formė partneriteti si shtet i pavarur, qė nė rast tė tillė do
t'i hynte bashkėpunimit nė interesin
reciprok qė do tė shpinte nė integrimin evropian?                      
                                         
Box
ME NDIHMĖN E MADHE TĖ KOMUNITET HEBRE NĖ SHBA

Pėr shkak tė punės sė palodhshme dhe efektive tė lobit tonė popullor, Liga
Qytetare Shqiptaro-Amerikane me ndihmėn e madhe tė komunitetit hebre nė Shtetet
e Bashkuara tė Amerikės, Stejt Departamenti ynė mė nė fund, pas dhjetė vjetė
pėrkėdheljesh qė po i bėheshin Milosheveqit, e lejoi NATO-n ta bėnte atė
qė duhej, e ajo ishte bombardimi i Serbisė deri nė pėrulje ashtu siē bėmė
edhe me Sadamin dhe mė heret edhe me Adolf Hitlerin.

Mes/titull: 
Claiborne Pell: Shqiptarėt kanė njė traditė krenare tė rezistencės ndaj sundimit
dhe shtypjes sė huaj

Zotėri kryetar, tani qė paraqita njė fotografi rrėqethėse tė sjelljes kolektive
antishqiptare nga ana e regjimeve komuniste serbe, pas Luftės sė Dytė Botėrore,
tė kthehemi e tė  hedhim njė vėshtrim tė shkurtėr mbi popullin shqiptar pėr
njė ēast. Kush janė shqiptarėt dhe ēfarė po kėrkojnė ata sot?
Besoj se kolegu ynė i ndjerė, kryetar i Komitetit tė Senatit pėr Marėdhėniet
Ndėrkombėtare  nė atė kohė, Claiborne Pell, qė kishte pasur fatin qė detyrėn
e parė si oficer i ri i zyrės sė jashtme amerikane ta merrte nė Shqipėri
nė vitin 1939, gjatė njė seance dėgjimore nė vitin 1990 e pėrshkroi popullin
shqiptar nė mėnyrėn mė tė saktė, kur tha se: "Shqiptarėt kanė njė traditė
krenare tė rezistencės ndaj sundimit dhe shtypjes sė huaj. Paraardhėsit e
tyre, ilirėt nuk u inkorporuan kurrė plotėsisht nė Perandorinė Romake dhe
pokėshtu edhe sulltanėt turq nuk ia dolėn dot qė me sukses tė nėnshtronin
gegėt dhe toskėt shqiptarė. Nė tė dy kėto raste, sundimtarėt e tokave tė
sotme shqiptare preferuan qė nė vend tė sundimit total t'u linin atyre
hapėsirė tė mjaftueshme nė mėnyrė qė ata tė organizonin, sipas dėshirave
tė tyre, njė vetėsundim mbi  kėto toka. Romakėt dhe turqit morėn leksion
tė mirė kur arritėn tė mėsonin se shqitarėt nuk duhej ngacmuar, sepse nuk
ia vlente. Por, me gjithė kėtė pėrvojė nga e kaluara, duket se nė kohėn qė
po jetojmė, liderėt e njė shtetit tjetėr multietnik e kanė injoruar fare
kėtė leksion. Liderėt e Jugosllavisė, e nė veēanti ata tė Serbisė, nuk e
kanė ndalur kurrė 
fushatėn e egėr kundėr shqiptarėve nė Kosovė. Janė bėrė arrestime masive,
janė kryėr vrasje dhe rrahje tė shumta dhe ėshtė revokuar statusi autonom
i krahinės sė tyre.
Privimi i Kosovės nga gjithė ajo qė po zbatohet dhe aplikohet nė tėrė Evropėn
Lindore nuk mund dhe nuk ėshtė as nė interesin e Jugosllavisė apo tė Serbisė
e as nė interesin e SHBA-ve. Shqiptarėt janė popull i pavarur dhe krenar
nė mėnyrė shumė tė zjarrtė dhe ata do t'i kundėrvihen kėtij represioni me
tėrė qenjen e tyre. Mirėpo ata kanė nevojė pėr ndihmė dhe inkuarajim nga
vendet tjera tė lira, e nė veēanti nga Shtetet e Bashkuara tė Amerikės. Po

ua them botėrisht se unė do tė bėj gjithė ēfarė mundem pėr tė mbėshtetur
kauzėn e drejtė tė shqiptarėve tė Kosovės." (Claiborne Pell e bėri kėtė deklaratė
trembėdhejtė vite mė parė por vlera e saj ėshtė shumė aktuale edhe sot).

Mes/titull
Shqiptarėt kanė treguar njė tolerancė tė paparė, sidomos pėr hebrejtė gjatė
epokės naziste

Dhe, zotėri kryetar, zor se mund tė gjendet rast tjetėr nė botė qė mund tė
ngjajė me rastin  dhe fakt historik tė shqiptarėve, tė cilėt kultivojnė tri
religjione, katolicizmin, islamin dhe orthodoksizmin e krishterė. Ata kanė
treguar njė tolerancė dhe mirėkuptim tė paparė pėr tė tjerėt, e posaēėrisht
pėr ēifutėt e shtypur gjatė epokės naziste, shumė prej tė cilėve ia msynė

Shqipėrisė dhe Kosovės sepse e dinin se ishte tradita shqiptare ajo qė do
t'i mbronte nga ndjekėsit e tyre nazsitė.Tregimet madhėshtore pėr heroizmin
shqiptar edhe pse tė ballafaquar me vdekjen,  pėrshkruhen nė librin e mrekullueshėm
"Shpėtim nė Shqipėri". Duket
e pabesueshme por ėshtė e vėrtetė se secili ēifut me banim nė tokat shqiptare
dhe pothuajse secili ēifut fatlum qė kishte arritur tė ikte e tė futej nė
kėto toka ngeli i paprekur. Kėto toka shqiptare, brenda dhe rreth Shqipėrisė
dhe Kosovės, ishin tė vetmet toka tė tilla nė tėrė Evropėn. Kėto ishin tokat
e vetme nė Evropė, nė tė cilat, pas Luftės sė Dytė Botėrore,
kishte mė shumė ēifutė sesa qė kishte pasur para shpėrthimi tė kėsaj lufte.
Do tė kisha dashur qė nė arkivin e Kongresit tė futej edhe parathėnia e librit
"Shpėtimi nė Shqipėri" nga Tom Lantosh dhe nga ish-kongresmeni Ben Gilman,
dy amerikano-hebrej tė dėgjuar, dhe do tė dėshiroja qė njė kopje tė kėtij
libri tė mrekullueshėm ta jap ty, i nderuari
zotėri kryetar.

Mes/titull :
Shqiptarėt janė miqtė mė tė mirė tė SHBA nė Ballkan & u janė mirėnjohės pėr
jetė Amerikanėve

Dhe sė fundi edhe njė ēėshtje tjetėr pėrfundimtare pėr shqiptarėt. Ata janė
miqtė mė tė mirė tė Amerikės nė Ballkan. Kur ndodhi tragjedia e 11 shtatorit,
shqiptarėt ndezėn qirinjtė e tyre, mbajtėn tubime tė heshtura, shpėrndanė
posterė nė mbėshtetjen tonė dhe nėpėr ekranet televizive dhe emisionet e
radiove u prononcuan me tėrė fuqinė dhe zėrin qė kishin nė
pėrkrahje tė Amerikės dhe tė tremijė viktimave tė saj tė terrorit, ndėrkohė
qė sllavėt e Beogradit dhe tė Shkupit dhe vėllezėrit e tyre orthodoksė nė
Greqi dhe nė Rusi dolėn nėpėr rrugė dhe hodhėn valle nga gėzimi dhe hareja
pėr humbjen tragjike qė na ishte shkaktuar ne nė sytė e gjithė botės. Gjatė
fushatės sė NATO-s mbi Jugosllavi, ushtarėt shqiptarė tė UĒK-sė qė po zhvillonin
betejat e tyre nė tokat e Kosovės u erdhėn nė ndihmė pilotėve tanė pėr t'i
gjetur dhe goditur caqet e parapara, nė mėnyrė qė tė mos pėsonte asnjė pilot
apo ushtar yni. (Shumica prej tyre ishin shqiptaro-amerikanė qė i ishin bashkangjitur
brigadės sė Atlantikut me qėllim qė tė shkonin e t'u vinin nė ndihmė familjeve
dhe fqinjėve tė tyre).
Dhe shqiptaro-amerikanėt pokėshtu me krenari dhe gatishmėri tė lartė i shėrbyen
vendit tanė edhe gjatė luftės sė fundit nė Irak. Gjatė njė interviste tė
dhėnė kohėve tė fundit, njė shqiptaro-amerikane tha se kishte zgjedhur vullnetarisht
tė luftonte nė Irak pėr shkak tė asaj qė Amerika kishte bėrė pėr shqiptarėt
e Kosovės. Shqipėria shkoj edhe mė tutje dhe
dėrgoi njė kontigjent prej njėqind trupash speciale pėr mbrojtjen aktive
tė forcave tona tė armatosura nė Irak.
Zotėri kryetar, ėshtė koha qė Stejt Departamenti ynė ta kuptojė se cilėt
janė miqtė tanė dhe t'u bashkohet atyre nė ndėrtimin e njė shteti tė pavarur
qė tani, nė mėnyrė qė Kosova tė mund tė tėrheq investime, burime tė ndryshme
nga kreditė dhe huatė dhe kėshtu tė hapė  pėrspektivė dhe vende tė raja pune
pėr popullin e saj.
Nė Kosovė ka shumė tė rinj (Kosova ka popullsinė mė tė re nė Evropė) dhe
mbi gjashtėdhjetė pėr qind prej tyre janė tė papunėsuar. Kosovės i duhet
pavarėsia e saj nė mėnyrė qė tė mund tė krijojė vende tė reja pune dhe tė
krijojė kapitalin e saj, mu ashtu sikurse qė shqiptarėt kanė bėrė nė mėnyrė
aq bindėse nė Amerikė dhe nė Evropėn Perėndimore gjatė dy dekadave tė
fundit.

Mes/titull:
Liria e plotė pėr shqiptarėt e Kosovės nėnkupton pavarėsi nga Serbia.

Prandaj zotėri kryetar, nėse duam tė dijmė se ēfarė dėshiron populli shqiptar
i Kosovės, kėtė mund ta bėjmė fare lehtė dhe pa asnjė vėshtirėsi. Ajo qė
kėrkon ky popull ėshtė liria e plotė nga ata tė cilėt kanė kėrkuar dhe janė
pėrpjekur pėr ta zhdukur atė, nga ata tė cilėt janė pėrpjekur pėr ta dėbuar
dhe tė cilėt deri mė sot, megiithėse kanė kaluar mbi katėr vjet nga
lufta e tyre brutale nga e cila, nė Kosovė, u vranė mbi 10.000 shqiptarė
tė pafajshėm dhe u sakatuan, u dhunuan e u torturuan edhe dhjetra mijėra
tė tjerė, nuk e kanė parė tė arsyeshme tė kėrkojnė falje pėr gjithė ato krime
tė tmerrshme qė po dalin nė dritė, veē tjerash, edhe gjatė procesit gjyqėsor
qė po i bėhet Milosheviqit nė Hagė.
Liria e plotė pėr shqiptarėt e Kosovės nėnkupton pavarėsi nga Serbia. Shqiptarėt
e kanė fituar dhe merituar kėtė pėrmes gjakut tė tyre, pėrmes miqėsisė dhe
besnikėrisė sė tyre ndaj nesh dhe pėrmes dashurisė dhe respektit tė tyre
ndaj vlerave demokratike tė Perėndimit.
Nga pėrfundimi i fushatės ajrore tė NATO-s nė qershor tė vitit 1999, shqiptarėt
e Kosovės kaluan me sukses tri zgjedhje demokratike dhe paqėsore, kanė themeluar
njė qeveri tė koalicionit nėn autoritetin e OKB-sė dhe nė pėrgjithėsi  kanė
treguar dhe dėshmuar shkathtėsinė dhe zotėsinė e tyre pėr tė punuar dhe jetuar
sė bashku me tė tjerėt. Mungesa e statusit final, po ndikon veē tjerash edhe
nė pengimin dhe stėrkeqjen e zvetnimin e gjėrave tė
vogla por tė rėndėsishme dhe tė domosdoshme pėr krijimin e shoqėrisė civile.
Siē e dini zotėri kryetar, njė Kapitulli i ROTARY-it nė Gjakovė nuk ėshtė
autorizuar ende, biles kjo nuk ėshtė bėrė edhe pasi qė ju shkruat njė ankesė
rreth kėsaj ēėshtjeje, sepse guverneri qarkor i "Rotary" nė Athinė mendon
se Beogradi ende duhet tė ketė fjalėn e tij nė kėtė ēėshtje, prandaj ata
u angazhuan kundėr njė kaptine tė Rotarit nė Kosovė me qėllim qė tė mos prekej
e lėndohej Beogradi.
Mund ta merrni me mend edhe vetė se ēfarė ofendimi dhe pėrpuzje e padrejtė
ėshtė kjo pėr popullin shqiptar tė Gjakovės, i cili pavarėsisht kėsaj nuk
ėshtė thyer por ende po vazhdon tė veprojė si "Rotary Club", dhe po vazhdon
t'u dalė krah e t'u ndihmojė fqinjėve tė tyre hallexhinj, ani se pa asfarė
dokumenti apo njohje zyrtare.
Si pėrfundim, zotėri kryetar, shqiptarėt kanė nevojė edhe pėr investime,
edhe pėr hua, edhe pėr liri pėr t'u angazhuar nė aktivitete tė ndryshme civile,
tė cilat mund tė vijnė vetėm nga njė status final qė pėrfundon me njė shtet
tė pavarur. Pas kėsaj mund tė bėhet fjalė pėr krijimin e vendeve tė reja
tė punės dhe kjo do tė bėhej vetėm duke iu falėnderuar investimeve dhe huave

ndėrkombėtare pėrmes tė cilave do tė ngjallej puna dhe angazhimi i pabesueshėm
i popullit shqiptar. Zgjidhja ėshtė kjo:  Kosova ose duhet tė krijojet dhe
kthehet nė njė partner produktiv evropian, njė partner produktiv pėrmes investimeve
dhe prosperitetit ekonomik, ose Kosova duhet qė t?i jepet Serbisė jodemokratike
edhe njė herė qė tė veprojė nė stilin e saj.
Nėse pėrcaktohemi pėr kėtė tė fundit, jam mė se i sigurt se Ballkani do tė
shkojė sėrish nė njė konflikt tė ri, i cili, siē dihet qartė, nuk ėshtė aspak
nė interesin e Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės. Ju faleminderit zotėri
kryetar.

Pėrktheu: Musli Bazhdaraj
Pėrgatitipėr botim: Elida Buēpapaj