Mbi/titulli:
LQSHA si Lob i vetėm Shqiptaro-Amerikan i regjistruar nė Washington D.C.

Titulli:
LIDHJA QYTETARE SHQIPTARO AMERIKANE - "PESĖMBĖDHJETĖ VITE MĖ VONĖ"

Nga Shirley Cloyes DioGuardi,
Kėshilltare e LQSHA pėr Ēėshtjet Ballkanike

Kur Lidhja Qytetare Shqiptaro-Amerikane i afrohet, nė janarin qė vjen, kremtimit
tė pėrvjetorit tė saj tė pesėmbėdhjetė, pas njė viti tė ngjeshur me aktivitete
tė dendura, unė besoj se ėshtė e rėndėsishme qė nė Ditėn e Flamurit tė mendojmė
se si Lidhja Qytetare Shqiptaro-Amerikane i ka kontribuar zgjidhjes sė ēėshtjes
kombėtare tė tė gjithė shqiptarėve nė gjeneratėn tonė. Gjithashtu ėshtė e
rėndėsishme qė tė merret nė shqyrtim se si Lidhja Qqytetare i ka fokusuar
gjatė vitit qė po e lėmė pas energjitė dhe burimet e saj si njė lob vullnetar
duke u mbėshtetur nė sukseset e pėrpjekjeve tė saj tė shkuara, si i vetmi
lob zyrtar i regjistruar dhe grup i pavarur nė mbrojtje tė ēėshtjes shqiptare
nė Uashington D.C.

Mes/titull:
Puna e Vazhdueshme e LQSHA pėr Ēėshtjen Kombėtare Shqiptare pėr vititn 2003
filloi mė 27 Janar nė Kapitol tė SHBA

Puna e vazhdueshme e Lidhjes Qytetare pėr ēėshtjen shqiptare nė vitin 2003,
mbase vitin e saj mė tė suksesshėm qė kur u themelua, e filloi mė 27 janar
nė Kapitol Hill tė SHBA-ve, mu pranė dhomave tė parlamentit, ndėrkohė qė
presidenti Xhorxh W. Bush po e jepte mesazhin e tij para kombit.
Lidhja Qytetare qe grupi i vetėm nga jashtė, tė cilit iu lejua hyrja nė
kėtė ndėrtesė nė tė njejtėn kohė me Presidentin. Dhe kongresmeni Tom Lantosh,
kishte tė drejtė kur gjatė fjalimit tė tij para dyzetė anėtarėve tė bordit
tonė tė drejtorėve dhe pėrkrahėsve kyē, qė ishin tubuar nė dhomėn zyrtare
tė pranimit tė Komitetit pėr Marrėdhėnie Ndėrkombėtare, atė mbrėmje tha:
"Kjo flet vetvetiu se sa larg ka shkuar Lidhja Qytetare dhe puna e saj pėr
 Ēėshtjen Shqiptare nė Washington, gjatė jetės sė saj pesėmbėdhjetėvjeēare".
 
Ndonėse Bordi erdhi nė Kapitol, nė radhė tė parė, pėr ta dėgjuuar presidentin
Bush, ai erdhi edhe pėr ta kremtuar dhe marrė pjesė nė njė moment historik
tė jetės sė Lidhjes Qytetare dhe tė Kombit Shqiptar: siē ishte paraqitje
e Rezolutės numėr 28 para Kongresit, qė u bė po atė ditė nga kongresmeni
i lartė demokrat pranė Komitetit tė Kongresit pėr Marrėdhėnie Ndėrkombėtare,
Tom Lantosh, nė mbėshtetje tė pavarėsisė sė Kosovės tani dhe nga kongresmeni
Henri Haid, kryetar i kėtij komiteti. Rezoluta, e cila u bėn njė analizė
gjithėpėrfshirėse tė gjitha shkaqeve ligjore, politike dhe ekonomike qė provojnė
nė mėnyrė tė qėndrueshme arsyen pėrse Kosova e meriton pavarėsinė qė tani,

i pėrmend poashtu edhe rreziqet qė sjell shtyrja e marrjes sė vendimit pėr
statusin final tė Kosovės, pėr njė Kosovė tė qendrueshme e cila do t?i kontribuojė
stabilitetit tė gjithė Evropės Juglindore.


Rezoluta 28 e Kongresit e fiton rėndėsinė e saj tė posaēme edhe nga fakti
se ajo u paraqit nga liderėt mė tė rėndėsishėm legjislativė Amerikanė pėr
ēėshtjet e politikės sė jashtme nė Kongresin e SHBA, tė cilėt poashtu punojnė
edhe me Shtėpinė e Bardhė nė tė gjitha ēėshtjet e politikės sė jashtme me
rėndėsi tė posaēme. Rezoluta ėshtė dokumenti i vetėm legjislativ qė promovon
njohjen zyrtare tė pavarėsisė sė Kosovės nga njė vend tjetėr i botės.

Mes/titull:
Pėr Shqiptarėt nuk ka asgjė mė me rėndėsi sesa njohja e menjėhershme e Pavarėsisė
sė Kosovės nga Uashingtoni

Rezoluta numėr 28 e Kongresit u paraqit katėrmbėdhjetė vjet pasi qė kongresmeni
i atėhershėm, Joe DioGuardi, u takua me disa nga mbėshtetėsit e tij kryesorė
politikė nga radhėt e komunitetit Shqiptaro-Amerikan, pėr tė formuar Lidhjen
Qytetare si njė makinė qė, nė fund tė shekullit tė njėzet, do tė fillonte
angazhimin dhe pėrpjekjet e saj diplomatike pėr tė tėrhequr vėmendjen nė
nivel ndėrkombėtar ndaj shtypjes qė po u bėhej shqiptarėve nė Ballkan, me
theks tė posaēėm nė Kosovė.


Rezoluta numėr 28 e Kongresit nuk do tė mund tė paraqitej nė vitin 2003 pa
ekspertizėn profesionale dhe pa suksesin e lartė tė "lobit", (qė nė mbarė
botėn shqiptare ėshtė bėrė i njohur si Lidhja  Qytetare), nė mbėshtetje tė
lirisė dhe tė demokracisė nė Kosovė, nė Maqedoni, nė Mal tė Zi, nė Preshevė,
Shqipėri dhe nė Ēamėri.


Besoj se nė Ditėn e Flamurit ėshtė me rėndėsi tė dihet e tė pranohet se Rezoluta
e Kongresit Numėr 28 qe produkt i punės gati dyvjeēare tė Lidhjes  Qytetare
Shqiptaro-Amerikane pėr thyerjen e heshtjes sė imponuar nga komuniteti ndėrkombėtar
 pas pėrfundimit tė luftės sė NATO-s nė qershorin e vitit 1999, qoftė pėr
statusin pėrfundimtar tė Kosovės, qoftė pėr realitetet tjera nė terren, duke
pėrfshirė papunėsinė qė arrin shkallėn mbi 70 pėr qind, qoftė pėr vazhimin
?de facto? tė ndarjes sė Mitrovicės dhe kriminalizimin e Ushtrisė Ēlirimtare
tė Kosovės. Ma thotė arsyeja se ėshtė me rėndėsi tė dihet e tė pranohet se
Rezoluta Numėr 28 dhe seancat dėgjimore tė Kongresit qė e pasuan atė, hapėn,
si asgjė tjetėr mė parė, ēėshtjet thelbėsore, tė cilave komuniteti ndėrkombėtar
do tė donte t'u bishtnonte, nė mos t'u ikte plotėsisht, pėr tė lėnė kėshtu
Kosovėn nė harresė.


Pėrmes legjislacionit tė Kongresit, pėrmes mbrojtjes dhe pėrkrahjes, pėrmes
misioneve faktmbledhėse, pėrmes kėrkimeve intensive dhe analizave tė nivelit
tė lartė shkencor, Lidhja Qytetare, nė fillim tė shekullit tė njėzet e njė
ka vazhduar vizionin e saj tė palėkundur pėr njė komb shqiptar tė lirė, tė
pavarur dhe tė sigurt, nė nivelet qė nuk janė parė deri mė tani. Mė 21 maj
gjatė njė aktiviteti pėrcjellės bėrė rezolutės numėr 28, Komiteti i Kongresit
pėr Marrėdhėnie Ndėrkombėtare mbajti njė seancė tė plotė dėgjimore me temėn
"E ardhmja e Kosovės", seancė kjo tė cilėn e udhėhoqi vetė kryetari Hyde
dhe pėrkrah tij edhe kongresmeni Tom Lantosh. 


Pas njė hyrjeje domethėnėse qė bėri kryetari Hyde, kongresmeni Lantosh bėri
njė  prezantim tė fuqishėm dhe mjeshtėror ndaj politikės sė Departamentit
tė shtetit nė lidhje me "standardet para statusit". Me kėtė rast ai theksoi:
"Ata qė pohojnė se duhet vėnė 'standardet para statusit' janė duke aplikuar
njė standard tė dyfishtė pėr Kosovėn". Kosova, tha ai, e meriton pavarėsinė
pėr tė njėjtat arsye qė kėtė gjė e kanė merituar edhe pjesėt tjera pėrbėrėse
tė ish-Jugosllavisė.


"Kėtė e kėrkojnė siguria, demokracia dhe e meriton vetė drejtėsia nė kuptimin
mė themelor tė fjalės" tha mė tej Lantosh dhe pėr tė vėnė nė spikamė qėndrimin
e tij, nė vazhdim kongresmeni Lantosh pėrmendi dymbėdhejtė vende me popullsi
tė pėrgjithshme nėn 100.000 banorė, vende kėto tė pavarura dhe tė pranuara
si tė tilla edhe nga SHBA-tė.  


Gjatė njė diskutimi tė fuqishėm me prova me Departamentin e Shtetit, kongresmeni
republikan Dana Rorabaher, pjesėtar i kėtij komiteti, theksoi: "Po t'u ishte
kėrkuar Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės t'i pėrmbushnin standardet para
statusit, ne ende do tė vazhdonim tė sundoheshim e qeveriseshim nga britanikėt".

Seanca dėgjimore e datės 21 maj dėrgoi njė sinjal tė qartė edhe nė adresė
tė komunitetit ndėrkombėtar, se megjithėse Departamenti amerikan i shtetit
dhe Unioni Evropian vazhdojnė ta kundėrshtojnė pavarėsinė e Kosovės, liderėt
mė tė rėndėsishėm tė politikės sė jashtme nė Kongresin Amerikan e mbėshtesin
kėtė pavarėsinė qė tani.

Mes/titull:
Peshkopi Mark Sopi: Kosova nė rajon ėshtė burim paqeje dhe jo dhune

Me insistimin e kongresmenit Hyde, pas seancės dėgjimore tė 21 majit, Lidhja
 Qytetare Shqiptaro-Amerikane u nis pėr njė udhėtim gjithpėrfshirės nėpėr
tėrė Kosovėn, nga data 29 qershor deri mė datėn 6 korrik, me qėllim qė pas
kthimit tė raportonte nė Kongres gjendjen dhe kushtet qė kishin mundur t?i
shihnin atje me sytė e tyre gjatė kėtij udhėtimi. Gjatė kėtij udhėtimi, Lidhja
 Qytetare Shqiptaro-Amerikane, vuri kontakt me studentė, me nėpunės, veteranė,
njerėz profesionistė, me aktivistė tė ndryshėm e me liderė fetarė dhe me
shumė zyrtarė tė politikės nė Gjilan, nė Podujevė, nė Suharekė, Skenderaj,
Pejė, Gjakovė, Prishtinė e Prizren. Tema mė e rėndėsishme qė doli nga ky
udhėtim dhe nga tė gjitha aktivitetiet qė u kryen gjatė tij ishte zgjėrimi
i vazhdueshėm i hendekut midis versionit zyrtar tė realitetit nė Kosovė dhe
pėrvojės qė po e jetojnė shqiptarėt e Kosovės me kurrizin e tyre nga dita
nė ditė, qė pėrndryshe pėrbėjnė afėr 95 pėr qind tė popullsisė sė gjithėmbarshme
kėtu.


Peshkopi katolik, Mark Sopi e pėrmblodhi pėr mrekulli sentimentin kombėtar
Shqiptar kur shprehu habinė e tij deri nė shtangie ndaj paaftėsisė qė po
vihet re nė radhėt e komuniteti ndėrkombėtar pėr tė kuptuar se Kosova "ėshtė
aleatja e tyre mė e mirė nė Ballkan, shoqėria e tė cilės, po t'i njihej pavarėsia
dhe t'i jepej njė ndihmė e caktuar nė investime, do tė ia delte mbanė me
sukes nė mėnyrė shumė rapide".


Pėrveē kėsaj, ai e potencoi me tė drejtė dhe shumė saktė se "Kosova nė kėtė
rajon ėshtė burim paqeje e jo burim dhune". Ndėrsa, Adem Demaēi nė Prishtinė
e lavdėroi Lidhjen Qytetare pėr angazhimin e saj efektiv nė sfidimin dhe
kundėrshtimin e pėrpjekjeve pėr ndarjen e Kosovės apo kthimin e saj tė sėrishėm
nėn sundimin e Serbisė. "Po tė kishit vepruar ndryshe, do tė kishit gabuar
rėndė", tha ai. "Edhe nė qoftė se puna e juaj nuk jep fryt aty pėr aty, frytin
do ta japė nė ndėrkohė, hap pas hapi, se mentaliteti i njerėzve po ndryshon
pandėrprerė".

Mes/titull:
Lidhja Qytetare nuk e ka harruar Preshevėn, Medvegjėn dhe Bujanocin nė vitin
2003

Nė pėrputhje me natyrėn e misionit tė saj pėr t'i ndihmuar tė gjithė shqiptarėt
nė Ballkan, Lidhja Qytetare ka mbajtur nė Gjilan njė takim tė posaēėm me
tė gjithė liderėt kryesorė politikė e civilė nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci.
Gjatė kėtij takimi na u dha rasti tė merrnim konfirmime shqetėsuese, sipas
tė cilave pjesa mė e madhe e kushteve tė vėna me marrėveshjen e vitit 2001
me Beogradin, tė asistuar nga NATO-ja, ose po sabotohen ose po shkelen me
tė dy kėmbėt ditėn pėr dritė.


Jonuz Musliu, ish-kryesues i UĒPMB-sė, shfaqi dėshpėrimin e tij pėr praktikėn
e arrestimeve dhe tė dhunės qė nga pėrfundimi i luftės dhe nė fund diskutimin
e tij e pėrmbylli me njė pyetje retorike: "Si mund tė jemi pjesė e Serbisė,
kur ajo nuk do tė na shohė me sy".

Mes/titull:
Lidhja Qytetare dėrgoi, pėr herė tė parė, njė kongresmen amerikan pėr t'i
vizituar shqiptarėt nė Mal tė Zi

Tė ballafaquar me pamundėsinė reale tė liderėve politikė tė shqiptarėve tė
Malit tė Zi, tė nxitur nga domozdoshmėria pėr tė mbrojtur interesat Amerikane
nė politikėn e jashtme si dhe tė shtyrė nga angazhimi i Serbisė pėr ta kthyer
Kosovėn me forcė brenda kreaturės sė re tė shtetit jugosllav, tė emėruar
tash Serbia dhe Mali i Zi, Lidhja Qytetare, nė gjysmėn e dytė tė vitit 2003,
ndėrmori njė fushatė historike, qė e kishte pėrgatitur gjatė njė viti, pėr
ta ndėrkombėtarizuar gjendjen e mjeruar dhe hallin e madh tė shqiptarėve
nė Mal tė Zi. Me ndihmėn dhe pėrkrahjen e Shoqatės Patriotike tė Krajės dhe
tė Shoqatės sė Anamalit, nga data 30 korrik deri mė 4 gusht, sė bashku me
kongresmenin Tom Lantosh dhe me bashkėshorten e tij Anetėn, udhėhoqėm njė
mision faktmbledhės nė Ulqin, nė Anėn e Malit, Krajė, Tuz dhe nė Plavė e
Guci.  


Kjo qe hera e parė qė ndonjė kongresmen amerikan po u bėnte vizitė viseve
shqiptare tė Malit tė Zi. Pėrmes organizimit tė forumeve me ekspertė tė disa
fushave tė ndryshme dhe pėrmes inspektimeve nė terren tė kushteve qė mbizotėrojnė
nė komunitet shqiptare, ia dolėm tė konfirmonim se angazhimi i shumicės sllave
tė Malit tė Zi tė sponsoruar nga shteti, pėr pėrzėnien ose asimilimin e plotė
tė popullsisė shqiptare tė Malit tė Zi, nuk ėshtė ēėshtje dhe material qė
i pėrket vetėm historisė, por ėshtė njė realitet tronditės i kohės, i cili
kėrcėnon vetė ekzistencėn biologjike tė mėtejmė tė shqiptarėve nė Mal tė Zi.

Kongresmeni Lantosh shprehu ndjenjat e gjithė delegacionit, nė tė cilin bėnin
pjesė edhe anėtarėt e bordit tė Lidhjes Qytetare, Luan Bukolla, Shirley Cloyes,
Gjergj Dedvukaj, Xhozef DioGuardi, Adem Dukaj, Sadri Gjonbalaj dhe Marash
Nuculaj, koordinatori i LQSHA, studenti Faton Bislimi, anėtari i Shoqatės
sė Anamalit dhe ish-anėtar i parlamenit malazez, Xheladin Zeneli, zėvendėskryetari
i shoqatės sė Krajės, Xhevat Kraja dhe anėtari i bordit tė kėsaj shoqate,
Adem Cukaj, kur atė qė pati rastin ta shihte gjatė kėsaj kohe me sytė e tij
e pėrshkroi me fjalėt: "fyerje dhe mizori kur sheh qė nė shekullin njėzet
e njė, njerėz tė civilizuar, (shqiptarėt) qė jetojnė nė Evropė mund tė jenė
tė diskriminuar aq thellė, thjesht pse duan tė ruajnė trashėgiminė e tyre
gjuhėsore, kulturore dhe etnike".


Duke u mbėshtetur nė ato qė dėgjuan dhe panė nė Mal tė Zi, kongresmeni dhe
bashkėshortja e tij Anetė Lantosh, ranė dakort qė tė mbanin njė seancė dėgjimore
nė dhomėn e Kongresit pėr tė drejtat e njeriut, me temėn "E ardhmja e shqiptarėve
nė Mal tė Zi", me qėllim qė vėmendja e "korridoreve tė larta tė pushteit"
tė pėrqendrohet edhe mbi Malin e Zi.


Mė 30 tetor, seanca dėgjimore u mbajt nė Komitetin e Kongresit pėr Marrėdhėnie
Ndėrkombėtare, dhe ajo u bashkėdrejtua nga kongresmenėt Lantosh e Rorabaher.
Dėshmitarė ekspertė gjatė kėsaj seance qenė Dr. Nail Draga dhe Anton Lajēaj
(arsimtarė shqiptarė nga Mali i Zi, tė cilėt i ofrun dėshmi edhe delegacionit
tonė gjatė udhėtimit tė tij verėn qė shkoi), Xheladin Zeneli, ish-anėtar
i parlamentit tė Malit tė Zi dhe unė.

Mes/titulli:
Lidhja Qytetare vazhdon tė nxjerrė nė shesh historinė e groposur tė shtypjes
brutale tė popullit shqiptar

Delegacioni i Lidhjes Qytetare mori pjesė edhe nė takime qė pėr temė qendrore
kishin dy ngjarje tė rėndėsishme historike qė kanė ngjarė nė Maqedoni dhe
nė Mal tė Zi. 


Xhozef DioGuardi iu bashkua mijėra shqiptarėve nė Qafė tė Maqedonisė, me
ē?rast mbajti njė fjalim nė shenjė pėrkujtimi pėr nėntėdhejtėvjetorin e vdekjes
sė Sulltanes, vajzės sė re shqiptare,  qė nė pėrfundim tė luftėrave ballkanike
tė viteve 1912 - 1913, vrau me gėrshėrė tre oficerė tė ushtrisė serbe nė
shenjė hakmarrje pėr vrasjen e babait tė saj dhe pėr masakrėn qė kishin bėrė
ata dhe forcat e tyre mbi tė gjithė meshkujt tjerė tė katundit.
Nė ndėrkohė, gjatė kthimit nė Prishtinė, pata fatin tė takoja Azem Hajdinin,
njėrin ndėr personazhėt e paktė qė i kanė shpėtuar masakrės sė forcave serbo-malazeze
tė vitit 1945 qė vranė mbi 4300 ushtarėt antifashistė shqiptarė, nė Tivar
tė Malit tė Zi.


Duke qenė dėshmitar pėr tė vdekurit e pėr tė gjallėt, Hajdini ėshtė shembull
unikal pėr gjithė shqiptarėt qė kėrkojnė dhėnien fund tė arrestimeve, burgosjeve,
torturės, dėbimit dhe gjenocidit mbi njėqindvjeēar. Para se tė kthehej nė
SHBA, me njė kopje tė librit tė tij mbi Masakrėn e Tivarit, njė shembull
qė flet pėr mėnyrėn e llahtarshme tė trajtimit tė shqiptarėve nga malazezėt
nė tė kaluarėn, Lidhja Qytetare i bėri Azem Hajdinit njė vizitė tė gjatė
dhe zhvilloi me tė njė diskutim gjithėpėrfshirės.

Pėrfundim

Nė kėtė ditė tė flamurit, qė pėrkon me pėrmbylljen e punimeve tė shumta intensive
e serioze tė Kongresit mbi njė mori tė tėrė ēėshtjesh tė politikės sė brendshme
dhe ndėrkombėtare, Lidhja Qytetare ėshtė duke planifikuar veprimet e saj
mė tė rėndėsishme pėr fazėn e ardhshme, me qėllim qė tė sigurojė mbėshtetjen
aq tė nevojshme pėr pavarėsinė sė Kosovės para se tė mbahen zgjedhjet presidenciale,
nė fund tė vitit 2004. 


Nė kėtė periudhė tė vėshtirė historike pėr kombin e shkapėrderdhur shqiptar
prej 15 milionėsh, shtatė milionė prej tė cilėve nė Ballkan ende po u mohohet
liria dhe zhvillimi i vėrtetė ekonomik, ia vlenė tė rikujtojmė sėrish thėnien
e famshme tė presidentit Xhon F. Kenedi: ?Mos pyet se ēfarė mund tė bėjė
atdheu pėr ty, por parashtro pyetjen ēfarė mund tė bėsh ti pėr atdheun tėnd?.

Besoj se nė kėtė Ditė Flamuri, tė gjithė shqiptarėt, e veēanėrisht 500.000
shqiptarėt e SHBA-ve, duhet tė pyesin veten se ēfarė janė duke bėrė pėr tė
mbrojtur gjuhėn, kulturėn dhe historinė e kombit shqiptar dhe cila ėshtė
ndihma e tyre pėr ndėrtimin e njė Kosove tė lirė, tė sigurt dhe demokratike,
si bazament i fuqishėm pėr Shqiptarėt nė Ballkan dhe nė botė. Anėtarėsimi
i ēdo familje shqiptare pranė Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane nė vitin
2004, do tė ishte hapi mė i qėlluar pėr fillimin e mbarė tė kėtij viti.


Pėrktheu: Musli Bazhdaraj Pėrg.pėr botim: Elida BUĒPAPAJ