Shkėlqesisė sė tij

Z. Javier Solana

Sekretar i Pėrgjithshėm i Kėshillit tė Bashkimit Evropian

Pėrfaqėsues i Lartė pėr Politikėn e Pėrbashkėt tė Jashtme dhe tė Sigurimit

Bruksel

 

 

 

I nderuar Shkėlqesi,

 

Ngjarjet e fundit nė Ballkan, konkretisht nė Republikėn ish Jugosllave tė Maqedonisė (RIJM), qė po ndiqen me shqetėsim jo vetėm nga opinioni shqiptar, na imponojnė ne, dy ish diplomatėve shqiptarė qė kemi punuar me ēėshtjet ballkanike, t`Ju drejtohemi Juve, duke shprehur pikėpamjen tonė rreth krizės e gjendjes se shqiptarėve nė Ballkan.

Kemi bindjen se ngjarjet e tanishme nė Ballkan janė produkt i politikave tė ndjekura deri sot nga Evropa ndaj ēėshtjes shqiptare, qė ėshtė thelbi i problemit ballkanik. Ėshtė gjithashtu pėrshtypja jonė se nė projektet pėr ardhmėrinė e Ballkanit pėr fat tė keq shqiptarėt janė paragjykuar pėrsėri e konceptuar si pjesė pėrbėrėse dhe mbushėse e shteteve tė tjerė ballkanikė. Pėr kėtė arsye, vendimmarrėsit evropianė sot kanė mbajtur qendrim tejet kritik dhe i shikojnė shtrėmbėr pėrpjekjet e shqiptarėve pėr barazi dhe liri. Pėr pasojė, ata etiketohen me emėrtime tė ndryshme qė nuk i shėrbejnė zgjidhjes reale tė ēėshtjes, duke i detyruar tė reagojnė nė mėnyrė radikale dhe pastaj duke i quajtur elementė turbullues tė Ballkanit.

Pėr afro 80 vjet Kosova u la nėn administrimin e Serbisė, e cila dėshmoi se ishte kundėr zhvillimit dhe prosperitetit tė shqiptarėve. Politika e saj dritėshkurtėr nga pozitat e nacionalizmit agresiv ēoi nė ngjarjet nė tė cilat ju Shkėlqesi luajtėt rol konstruktiv dhe tė pėrgėzueshem.

Shqiptarėt kanė provuar pothuajse tė njėjtėn situatė nė Republikėn ish Jugosllave tė Maqedonisė, megjithėse ata e pranuan shtetin maqedon si tė tyren me shpresė se fati i tyre do tė pėrmirėsohej. Gjatė ekzistencės sė shtetit maqedon, shqiptarėt kanė dhėnė prova se kanė qenė faktor kyē pėr stabilitetin e tij. Qėndrimi i tyre si dhe i shtetit shqiptar kanė qenė nė kundėrshtim me qėndrimin e fqinjėve tė tjerė ndaj kėtij vendi. Edhe sot, sipas deklaratave tė tyre tė qarta, tė ashtuquajturit radikalė dhe terroristė, si edhe tė moderuarit duan qė shqiptarėt tė jenė tė barabartė me pjesėn tjetėr tė popullsisė; ata nuk synojnė ta shpėrbėjnė shtetin maqedon. Konflikti i tanishėm nuk ėshtė luftė civile nė gjirin e shqiptarėve apo midis shqioptarėve dhe maqedonėve. Ai ėshtė luftė e armatosur dhe njėkohėsisht politike midis kryengritėsve dhe subjekteve politike shqiptare nga njėra anė dhe qeverisė maqedone nga ana tjetėr.

Sot u kėrkohet shqiptarėve qė nė rrugė paqėsore e me mjete politike tė pėrpiqen tė realizojnė tė drejtat e tyre megjithėse dihet botėrisht se ata kanė mė se 10 vjet qė po bėjnė tė njėjtėn gjė por pa sukses. Numri i tyre real falsifikohet pėr t’i mbajtur tė nėnshtruar, ndėrsa qarqet zyrtare evropiane pranojnė ēka shpall me tė madhe qeveria maqedone si tė vėrtetė. Shqiptarėt kėrkojnė tė ruajne vlerat e tyre kulturore, nė fakt u imponohet gjuha sllave. Kanė kėrkuar njė unversitet qė tė financohet nga shteti kurse qeveria dhe, pėr tė ardhur keq, edhe Evropa u imponojnė njė universitet privat. Qėndrimet anti-shqiptare tė qeverive maqedone kanė penetruar edhe nė radhėt e njerėzve tė thjeshtė. Popullsia e indoktrinuar maqedone, duke pasur edhe inkurajim indirekt zyrtar, del nė rrugė pėr tė protestuar kundėr shkollimit tė shqiptarėve nė gjuhen shqipe, akt i paprecedent ky racizmi nė historinė bashkėkohėse. Shqiptarėt duan tė kenė tė drejta tė barabarta me maqedonėt. Ata duan qė vendi tė deklarohet shtet i dy popujve shtetformues meqė pėrbėjnė rreth 40 pėrqind tė numrit tė pėrgjithshėm tė popullsisė sė vendit. Edhe Komisioni Parlamentar Maqedon pėr Marrėdhėnie me Jashtė e pranon gjendjen e vajtueshme tė shqiptarėve nė RIJM. Sipas raportit qė Komisioni shpalli nė maj 2000, fuqia punėtore nė kėtė shtet ėshtė 84.5% maqedone dhe 9.4% shqiptare, kurse nė polici dhe ushtri shqiptarėt pėrbėjnė 3.1% tė nėpunėsve, ndėrsa maqedonėt 93.9%. Nė universitetet e Shkupit (Skopje) dhe tė Manastirit (Bitola), shqiptarėt pėrbėjnė 1.5-2% tė tė gjithė studentėve.

Nuk ėshtė e drejtė tė anashkalohen dobėsitė kushtetuese tė ketij shteti apo madje tė reklamohen ato si arritje demokratike. Kushtetuta e re maqedone nuk realizoi ēka shpresonin shqiptarėt. Kushtetuta e regjimit tė mėparshėm komunist ishte njė hap para saj pėr sa i pėrket pėrkufizimit tė RIJM. Ajo e pėrcaktonte republikėn si shtet i maqedonėve, shqiptarėve dhe pakicave tė tjera kombėtare, kurse preambula e kushtetutės sė sotme e pėrcakton RIJM si shtet tė maqedonėve, duke interpretuar nė mėnyrė spekulative termin "maqedon" sikur ai u referohet maqedonėve dhe shqiptarėve sė bashku dhe pakicave kombėtare. Nuk mund tė ketė shtetas tė barabartė nė njė vend ku njė pjesė e popullsisė diskriminohet nė institucionet politike, organet shtetėrore, nė organet lokale tė qeverisjes, nė shkencė, kulturė dhe media. Mohimi i tė drejtave bazė i bėn shqiptarėt tė lenė vendin, qė flet pėr njė farė spastrimi etnik megjithėse askush nuk e ka quajtur tė tillė, i kryer nė mėnyrė shume tė rafinuar. Kjo praktikė tė kujton fushatat greke dhe serbe tė spastrimit etnik tė shqiptarėve. Koalicionet qė krijohen me parti shqiptare, marifet pėr tė mbuluar kėtė realitet, nuk mund tė kompensojnė mungesat kushtetuese pėr sa u pėrket tė drejtave tė popullsisė shqiptare. Anėtarėt shqiptarė tė kabinetit qeveritar nuk luajnė ndonjė rol dhe mendimi i tyre injorohet. Ngjarjet e fundit e provuan mė sė miri kėtė fakt.

RIJM, qė u krijua thjesht si entitet artificial politik, mbart dobėsi inherente. Pra, nuk janė fajtorė shqiptarėt qė kjo krijesė nuk ėshtė e qėndrueshme. Pėr ekzistencėn e saj ajo u detyrohet faktorit ndėrkombėtar, qėndrimit tė shqiptarėve dhe koniunkturave rajonale.

Pse ky vesh i shurdhėr ndaj shqiptarėve nga pushtetmbajtėsit e vendeve ku ata jetojnė dhe nga fuqitė evropiane? A nuk kanė mbi 80 vjet dhe sidomos kėto 50 vitet e fundit shqiptarėt e Ēamėrisė, krahinė shqiptare nė veri-perėndim tė shtetit tė sotėm grek, qė kėrkojnė tė drejtat e tyre legjitime dhe askush nuk i pėrfill? Ju mund tė mos keni dėgjuar pėr njė problem tė tillė shqiptar nė Greqi. Ėshtė mėse e natyrshme sepse nė Evropė arrin vetėm zėri i Greqisė. Greqia kreu gjenocid, spastrim tė pėrgjakshėm etnik tė shqiptarėve, nė prag tė mbarimit tė Luftės sė Dytė Botėrore. Rreth 150 mijė njerėz kėrkojnė tė kthehen nė vatrat e tyre nė Greqi. Ata kėrkojnė tė drejtat e tyre sipas ligjit ndėrkombėtar.

Cila ėshtė zgjidhja qė Evropa u ofron kėtyre njerėzve qė vuajnė dhe qė shteti grek i ka poshtėruar duke i quajtur "kolaboracionistė dhe kriminelė? Ata nuk mund tė shohin shtėpitė e tyre edhe si turistė sepse shteti grek "demokratik," anėtar i Bashkimit Evropian, nuk i lejon tė futen nė Greqi. Mos vallė heshtja pėr kėrkesat e tyre tė drejta u imponon atyre radikalizimin si rrugėdalje? Nė qoftė se ndonjė ditė kėta njerėz tė mjeruar, tė poshtėruar dhe tė ofenduar, kėto qėnie njerėzore qė injorohen dhe janė braktisur nė fatin e tyre tragjik nga komuniteti ndėrkombėtar, ngrihen pėr tė fituar tė drejtat e tyre dhe luftojnė si pjesėtarė tė UĒĒ-sė [Ushtria Ēlirimtare e Ēamėrisė] kundėr njė anėtareje tė BE-sė dhe NATO-s, cilat do tė ishin epitetet qė do t’u ngjiste atyre komuniteti ndėrkombėtar? Sigurisht, termat pėr t’i cilėsuar ata do tė ishin po aq denigruese sa edhe ato qė pėrdoren pėr shqiptarėt nė Kosovėn Lindore dhe nė Republikėn ish-Jugosllave tė Maqedonisė. Ēka na shqetėson janė pasojat e kėtij qėndrimi dhe neglizhenca ndaj ēėshtjes, megjithėse na duket e pabesueshme se Evropa e sotme, qė nuk ėshtė mė Evropa e sė kaluarės, qė i shpėrndau shqiptarėt nė Greqi, Maqedoni, Serbi dhe Mal tė Zi, do tė bėjė sehir duke pritur qė gota tė mbushet e tė derdhet.

Pse heshtet pėr kapriēiot nacionaliste greke apo pėr mohimin qė ajo i bėn ekzistencės sė pakicave kombėtare, pėr tolerancėn e autoriteteve greke ndaj terrorizmit apo pėr ēėshtje tė tjera tė brendshme nė Greqi? Pse i duron Evropa demokratike leksionet greke pėr demokracinė dhe zgjidhjen paqėsore tė krizave? Trajtimi grek i pakicės kombėtare turke, mohimi i pranisė sė popullsisė sė lashtė shqiptare dhe i popullsisė maqedone atje janė prova tė qarta se si Greqia i ka zgjidhur problemet e saj tė brendshme. Ēuditėrisht, Evropa nuk i sheh fakte tė tillė, tė qartė dhe tė thjeshtė, qė kanė tė bėjnė me njė nga anėtaret e saj.

Rruga qė u kėrkohet shqiptarėve tė ndjekin dėshmon se realizimi i tė drejtave tė tyre ėshtė shtyrė nė kalendat greke. Ata sot nė Ballkan gjenden nė mes tė korrenteve tė vjetra evro-ballkanike, qė veprojnė me gjithė forcat kundėr tyre. Pothuajse asgjė nuk ka ndryshuar nė qėndrimin e tė tjerėve ndaj shqiptarėve.

Ėshtė pėr tė ardhur keq qė diplomacia ruse ende lejohet tė pėrzihet nė punėt e Ballkanit ndėrkohė qė organizmat euro-atlantike politike dhe ushtarake mund tė pėrballojnė dhe zgjidhin krizat jo vetėm ne Ballkan. Si mund tė pajtohet Evropa dhe bota tjetėr e qytetėruar me deklaratat raciste dhe diskriminuese ndaj njė populli tė tėrė tė ministrit tė Jashtėm rus? Sipas tij, "kudo ku shqiptarėt janė shumicė lulėzon ekstremizmi dhe krimi i organizuar." Sipas pikėpamjes sė tij, shqiptarėt tė rinė atje ku janė siē kanė qenė deri sot, tė ndarė, tė copėtuar, tė dobėt e pa tė drejta nė shtetet sllave sepse vetėm kėshtu forcohet ndikimi rus nė Ballkan. Njė element i fortė shqiptar i thotė Ndal fundamentalizmit fetar orodoks, si dhe racizmit e ndikimit mbytės sllavist, qė ka krijuar aq probleme dhe u ka shkaktuar aq tragjedi popujve tė rajonit tonė dhe qytetėrimit nė pėrgjithėsi.

 

Shkėlqesi,

 

Kur shikon lajmet nė ekranet televizive kushdo mund tė konstatojė se pėrtej kufijve tė Republikės sė Shqipėrisė gjenden territore tė banuara nga shqiptarė. Cili popull ndodhet nė tė njėjtėn situatė si shqiptarėt nė Ballkan? Fqinjėt e shqiptarėve janė shqiptarė, njerėz qė flasin tė njėjtėn gjuhė dhe kanė tė njėjtėn kulturė dhe gjak. Tė ndarė, trojet ku ata jetojnė janė Shqipėria autentike. Tė bashkuar, kėto troje nuk do tė pėrbėnin Shqipėrinė e Madhe sepse brenda kufijve tė saj nuk do tė kishte territore qė u pėrkasin popujve tė tjerė. Megjithatė, orientimi proevropian i shqiptarėve ėshtė mėse i qartė. Synimi i tyre pėr t’u futur nė Evropė hedh poshtė tezėn sllave se ata janė nacionalistė ekstremistė. Lufta e armatosur dhe politike e shqiptarėve drejtohet kundėr nacionalizmit agresiv sllav, qe gjakosi kaq shumė njerėz nė Ballkan gjatė dhjetė viteve tė fundit. Deklaratat pėr shqiptarė tė moderuar dhe ekstrmistė kanė si qėllim tė errėsojnė kėtė orientim tė shqiptarėve; ato nuk flasin pėr qėndrim serioz. Ato e keqėsojnė situatėn dhe fshehin tė vėrtetėn, atė qė shqiptarėt kanė kėrkuar dhe kėrkojnė, hapėsirė demokratike ku tė gėzojnė tė drejta legjitime si komb nė familjen evropiane. Ata nuk duan tė margjinalizohen si deri sot.

 

Shkėlqesi, na lejoni tė bėjmė disa sugjerime pėr krizėn nė Republikėn ish-Jugosllave tė Maqedonisė:

  1. Eshtė e nevojshme tė merren masa urgjente preventivuese ndaj influencave dhe ndėrhyrjeve ruse, serbe, bullgare dhe greke, qė mund tė bėhen shkak pėr konflikt mė tė gjerė. Ato nuk mund tė jutifikohen mbasi shteti maqedon nuk rrezikohet nga jashtė. Konflikti ėshtė i brendshėm.
  2. Ndjehet gjithmonė e mė shumė nevoja pėr njė angazhim mė tė madh tė Bashkimit Evropian. Ngjarjet treguan se gjendja nuk do tė kishte arritur nė kėtė pikė nė qoftė se do tė ishin marrė masa parandaluese dhe t’u ishte bėrė presion nė kohėn e duhur qeverive maqedone nė mėnyrė qė ato tė trajtonin seriozisht shqetėsimet e shqiptarėve, shkaku i situatės qė po jetojmė aktualisht. Forcat e NATO-s nė kufi dhe ushtria maqedone, e cila po mundohet tė shtypė njė lėvizje me bazė brenda vendit, po merren vetėm me pasojat. Janė humbur rreth dhjetė vjet duke zbukuruar regjimin hibrid maqedon.
  3. Kriza duhet tė zgjidhet me dialog dypalėsh, shqiptaro-maqedon, nėn kujdesin tuaj pa i ndarė shqiptarėt nė pjesė tė moderuar e ekstremistė. Shqiptarėt janė kundėr bisedimeve sa pėr sy e faqe. Pėr tė pasur sukses, ato duhet tė organizohen seriozisht. Ato nuk duhet tė pėrdoren si perde tymi pėr tė mashtruar shqiptarėt dhe bashkėsinė ndėrkombėtare. I ashtuquajturi reagim i popullsisė maqedonėve ėshtė pretekst i maskuar keq.
  4. Sipas shembullit tė raportit tė OKB-sė, pėrpiluar nga juristė tė njohur, pėr ēėshtjen e Kosovės, tė cilėt konkludojnė se Kosovės i takon pavarėsia dhe tė qėnit shtet nė bazė tė sė drejtės ndėrkombėtare, BE dhe organizma tė tjera tė bėjnė diagnostikimin e ēėshtjes shqiptare nė tėrėsi, nė Kosovė, nė Kosovėn Lindore, Maqedoni, nė Mal tė Zi, dhe Greqi dhe tė parashtrojnė zgjidhjet e duhura, tė cilat qeveritė e vendeve pėrkatėse e kanė pėr detyrė t’i zbatojnė. Nė qoftė se kemi nxjerrė mėsime nga historia, fshehja e problemeve dhe favorizimi i njė pale kundėr njė tjetre ēojnė nė radikalizėm dhe nė dhunė, qė askush nuk e dėshiron.

 

Duke pėrfituar nga rasti, na lejoni Shkėlqesi tė shprehim konsideratėn tonė mė tė lartė pėr Ju personalisht dhe organizmin qė ju pėrfaqėsoni.

 

 

Sinqerisht,

 

 

Eqerem Mete (ish Drejtor i Drejtorisė pėr Ballkanin dhe Lindjen e Mesme nė MPJ tė Shqipėrisė nė vitet 1992-1996) [e-mail: eqerem@gis.net]

 

Petrit Kasemi (ish diplomat nė Drejtorinė e Ballkanit dhe tė Lindjes sė Mesme nė MPJ tė Shqipėrisė nė vitet 1992-1996) [e-mail: petrit.kasemi@chello.at]

Boston, MA, SHBA

Graz, Austri