40


LIGA SHQIPTARO - AMERIKANE

në krye me Jozef Dioguardin zëdhënese e zgjidhjes së

çështjes shqiptare në Balkan

Ish Kongresmeni Jozef Dioguardi

Intervistë me Jozef   Dioguardin

TrojetTona: Zoti Dioguardi. vite me radhe, Liga
Qytetare Shqiptaro-Amerikane ishte padyshim zë i I fort i shqiptareve në SHBA, e cila ne krye me ju ia hapi dyert shqiptarëve në Kongresin Amerikan çtàrë është pozita e juaj sot?
J. D: LQSHA-ja u themelua menjëhere pas largimittim nga Kongresi Amerikan në vitin 1988, që të vazhdoja punën e nisur me parë për ngritjen e vetëdijes shoqërore per kombin 7 milionësh të ndarë në mënyrë artificiale duke e shfrytëzuar procesin politik Amerikan që të njihet the të shqyrtohet problemi I shtypjes së shqiptarëve në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi dhe Serbine jugore.

Liga Qytetare u dallua me ndërmarrjen e hapave të guximshëm që ta ekspozonte trajtimin brutal të shqiptarëve në duart e regjimeve shtypëse sllave. Pas invadimit të Kosovës nga ana e Sllobodan Mihlosheviqit, unë vajta në Kosovë në nëntor të v.1989 me qëllim që të vendosja kontakte me liderët shqiptarë duke përfshirë Ibrahim Rugovën, Rexhep Qosjen,Shkëlzen Mahiqin the Veton Surroin si dhe njëkohësisht, përballë rrezikut që më kërcënohej mua personalisht, mbajta konferenca shtypi në Beograd dhe Kosovë që ti dënoja veprimet serbe. Në vitin 1990, Liga Shqiptare arriti të fitojë vëmendjen e Kongresit Amerikan që të kundërshtohej okupimi i Kosovës me crast Dr. Rugova dhe lideretë tjerë shqiptarë deponuan dëshmitë e tyre në audiencën zyrtare në Uashington DC. Deshmidhenia u pasua me një darkë historike në NewYork City, ku liderët sbqiptarë patën rastin të prezantohen para diasporës shqiptaro-amerikane. Rreth tre mijë(3000) persona ishin të pranishem në këtë rast ku ishte senatori D'Amato dhe Lautenberg si dhe kongresisti Tom Lantos


 

Në Maj të vitit 1990 e mora me vete kongresmenin Tom Lantos që ta shikonte me sy të vet okupimin serb në Kosovë dhe që atje me nje përcjellje historike, me kolonë automjetesh, u nisëm që ta kalonim kufirin nga Prizreni për në Tiranë, ku do të takoheshim me kryetarin Ramiz Alia, që ta nxisim atë per ti haput dyert demokracisë në Shqipëri. Në korrik u mbajt tubimi me I suksesshëm deri ateherë ku u mblodhën më se 10000 shqiptaro-amerikanë përpara Shtëpisë së Bardhë dhe Kapitol Hill. Në mes tjerëve, Senatorët Dole dhe Pell si dhe kongresistët Brumfilt dhe Lantos iu drejtuan masës së tubuar dhe i ofruan mbështetje. Ky tubim i la përshtypje të madhe senatorit Dole aq shumë. sa që në gusht ai mori 6 senatorë me vete the shkoi në Kosovë, ku u bind drejtpërdrejt me torturat e përditshme të serbëve që ushtronin mbi popullin shqiptarë. Më 21 Shkurt 1991, LigaQytetare mundësoi një audiencë para Komisionit të senatorëve Biden dhe Pell une bëra paraqitjen time më bindëse se kurrë më parë kundër politikes së jashtme Amerikane për Balkanin, duke e dënuar Millosheviqin si stalinist the ultranacionalist.
NC Mars të vitit 1992 në përpjekjet e saja. Liga Qytetare çoi nga Maqedonia në Shqipëri me dhjetra shqiptarë të pajisur me makina, karburante dhe ushqime për të ndihmuar përhapjen e mesazhit demokratik të Dr. Berishës nëpër fshatrat e largëta.
Gjatë peniudhës pesëvjecare nga 1990-1995. nga LQSHA-ja u sponsorizuan shumë aktivitetë tjera si rezoluta, dëshmidhënje e tubime. Mirëpo, një ndër ngjarjet më të rëndësishme në veprimtarinë e Ligës Qytetare ishte afirmimi ndërkombëtar i popullit shqiptar në janar 1995, kur pas një vit bashkëpunimimë kongresistin Gilman dhe personelin e tij, në Muzeum Përkujtimor të Holokaustit në Uashington, kombi Shqiptar u njohptonr veprën heroike që

 

40