LIGA QYTETARE SHQIPTARO-AMERIKANE E NGRE ĒĖSHTJEN E KOSOVĖS NĖ KOMBET E BASHKUARA

Shkruan: Shirley Cloyes DioGuardi 
Kėshilltare e Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane
pėr Ēėshtjet e Ballkanit
------
Mė 12 dhjetor, anėtarėt e Bordit tė Drejtorėve tė Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane, zhvilluan njė takim nė selinė e Kombeve tė Bashkuara nė Nju Jork, me kongresmenin Ben Gillman, pėrfaqėsues i Presidentit Bush pranė Asamblesė sė  Pėrgjithshme tė Kombeve tė Bashkuara dhe me ambasadorin amerikan pranė OKB-sė, John Negroponte.  Gjatė kėtij takimi u zhvilluan diskutime tė hollėsishme pėr gjendjen  ekonomike dhe politike nė Kosovė.  Nė takim morėn pjesė Presidenti i Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane dhe ish-kongresmeni Joe DioGuardi, Kėshilltarja pėr Ēėshtjet e Ballkanit, Shirley Cloyes, Agim Aliēkaj, Zef Balaj, Luan Bukolla, Arslan Ēekaj, Gjegj Dedvukaj dhe Nasi Kajana. Pėrveē tyre, nė takim morėn pjesė edhe kėshilltarėt e Bordit tė LQSHA, Sydney Huckvale dhe Manina Urgolo-Dunn.


Duke u bazuar nė takimet e mėhershme me Shirley Cloyes dhe Joe DioGuardi, Kongresmeni Gillman, organizoi njė takim privat tė Bordit tė Lidhjes Qytetare me ambasadorin Negroponte pėr tė diskutuar krizėn qė po pėrvijohet perms bllokimit tė procesit tė privatizimit dhe problemin e mungesės sė akcesit ndaj huave tė Bankės Botėrore nė Kosovė.  Lidhja Qytetare ftoi ambasadorin Negroponte qė tė angazhohet pranė Kėshillit tė Sigurimit, qė ky i fundit, tė lejojė hapjen e dyerve pėr zhvillim tė mirėfilltė ekonomik dhe infrastrukturor tė Kosvės, ku shkalla e papunėsisė ėshtė alarmante dhe ku statusi ngelet ende i pazgjidhur.

Vetėm pak kohė pas pėrfundimit tė Luftės sė vitit 1999, Cloyes dhe DioGuardi, qenė takuar me kongresmenin e atėhershėm Ben Gilman pėr t'i lejuar Kosovės, protektorat i Kombeve tė Bashkuara, ēasje pėr huazime pranė tė Korporatės pėr Investime Private nė Botė (OPIC). Falė angazhimit dhe lobingut tė Lidhjes Qytatare, Gilman ia doli t'ia mbushte mendjen qeverisė amerikane qė tė hiqej dorė nga kėrkesa e sovranitetit pėrhuatė e OPIC-ut.  Duke sjellur kėtė precedent para ambasadorit Negroponte, DioGuardi tha: "Ne e kemi tė qartė se ēfarė do tė thotė tė jeshė pjesė e tė ardhmes sė Evropės:  tė jeshė i bashkuar, demokratik dhe tė jeshė forcė kompetitive nė fushėn ekonomike. Procesi aktual nė Kosovė nuk po lejon tė ndodhė njė gjė e tillė dhe njėra ndėr arsyet kryesore qė na ka bashkuar kėtu sot ėshtė fakti se nė Kosovė do tė ngjajė ajo qė do tė vendoset nė OKB.


"Problemi ynė mė i madh ėshtė fakti se Serbia nuk po le rast pa shfrytėzuar pėr tė ndėrhyrė nė punėt e brendshme tė Kosovės. Kjo ndėrhyrje ka filluar me okupimin serb tė Mitrovicės, tė ndihmuar nga francezėt dhe nga rusėt, nė kundėrshtim tė plotė me rezolutėn 1244 tė Kombeve tė Bashkuara. Pėr pasojė kemi njė ndarje 'de facto' tė Kosovės. Tani, pėrmes bllokimit tė procesit tė privatizimit, ėshtė hequr edhe njėra ndėr avantazhet e paktapėr shqiptarėt qė do t'u mundėsonte atyre punėsimin. Duke e theksuar problemin e papunėsisė nė shkallėn 70 pėr qind, nė vendin nė tė cilin 70 pėr qind epopullsisė ėshtė e moshės nėn tridhjetė vjeē, DioGuardi pyeti se si ishte e mundur tė implementoheshin tė gjitha standardet e vėna kusht nga OKB-ja,nėse privatizimi ngelet i bllokuar. Ai pėrmendi dhe e citoi Kongresmenin Henry Hyde, kryetarin e Komitetit pėr Marrėdhėnie Ndėrkombėtare, i cili nėdhjetorin e vitit tė kaluar tha publikisht nė Menheten se: "Standardet para statusit janė qėndrim i gabuar si vėnia e karrocės para kuajve, qėndrim i cili rrezikon tė krijojė njė Rrip tė ri tė Gazės, kėsaj radhe mu nė zemėr tė Evropės.”

Shirley Cloyes hapi diskutimin e saj duke iu referuar ankesave tė paraqitura nga qeveria serbe nė njė gjykatė tė Nju Jorkut, kundėr OKB-sė, UNMIK-ut dhe kundėr Agjencisė Kosovare tė Mirėbesimit me qėllim tė ndėrprerjes sė privatizimit tė ish-ndėrmarrjeve tė Kosovės nė pronėsi shtetėrore.  Pėr shkak se AKM-sė, pėr dallim nga Kombet e Bashkuara, i mungon imuniteti dhe rrjedhimisht ka frikė se mund tė pasojnė ankesa tė tjera nėpėr vende tė ndryshme, udhėheqėsi i shtyllės sė katėrt tė UNMIK-ut, Nikolas Lamsdorf dhe disa anėtarė tė Bordit tė Drejtorėve tė AKM-sė e bllokuan vazhdimin e mėtejmė tė privatizimit mė 7 tetor. Pėr pasojė, Cloyes tha: "Ekziston njė kontradiktė e madhe tė cilėn komuniteti ndėrkombėtar nuk mund ta  injorojė mė. "Nė njėrėn anė, Shtetet e Bashkaura dhe Evropa insistojnė se Kosova duhet t'i pėrmbushė standardet e caktuara me qėllim qė tė arrihet statusi final, ndėrsa nė anėn tjetėr, pėrmbushja e kėtyre standardeve ėshtė e pamundur nė qoftė se progresi ekonomik nuk duket nė horizont.  Unė e di se Zyra Ligjore e Kombeve tė Bashkuara mund tė insistojė qė privatizimi tė vazhdojė dhe e di poashtu se Kombet e Bashkuara mund tė marrin hua nga Banka Botėrore nė emėr tė Kosovės. Derisa tė mos ndodh kjo gjė Kosova do tė vazhdojė tė ketė njė ekonomi tė varur nga ndihmat. Pjesa dėrrmuese e kosovarėve janė duke mbijetuar falė ndihmės nga jashtė dhe falė bujarisė sė diasporės.
 
Mirėpo, shtrohet pyetja: ēfarė do tė ndodhė gjatė disa viteve nė vijim, kur ndihmat do tė shterojnė dhe kur komuniteti ndėrkombėtar do tė largohet nga Kosova? Nė qoftė se Kosovės i mohohet e drejta pėr zhvillimin e ekonomisė sė saj, nuk do tė kalojė shumė kohė dhe do tė shohim privimin e tė drejtave mė themelore dhe madje edhe vdekjen nga uria. Shpresoj shumė se Kombet e Bashkuara do ta parandalojnė realizimin e kėtij skenari.”

Duke iu referuar pėrmbushjes sė standardeve para statusit, Cloyes pėrmendi mungesėn e sinqeritetit tė qėllimeve tė qeverisė amerikane dhe tė vendeve tė Bashkimit Evropian nė fund tė kėtij procesi, tė projektuar pėr vitin 2005. Ndėrlidhur mė kėtė ajo pėrmendi njė deklaratė tė Daniel Serverit (Daniel Serwer) nė njė tė pėrditshme tė Kosovės. Duke shfaqur habinė pėrse Beogradi kundėrshtoi planin e Kombeve tė Bashkuara pėr pėrmbushjen e standardeve, Server tha: "Mendoj se kushtet e vėna pėrmes kėtij plani janė jashtėzakonisht tė ashpra. Besoj se asnjė vend ballkanik nuk do tė mund t'i pėrmbushte tė gjitha kėto kėrkesa.”
Cloyes i pėrkujtoi ambasadorit Negroponte se kjo lloj deklarate shton frikėn e Kosovės se standardet nuk do tė mund t'i pėrmbushė kurrė dhe bashk me kėtė nuk do tė mund ta arrijė as pavarėsinė e saj.  Kur ta vėrejė komuniteti shqiptar se pjesa dėrrmuse e komunitetit ndėrkombėtar vazhdon t'u pėrkulet kėrkesave tė Beogradit, qė edhe pas vrasjes sė Zoran Xhinxhiqit vazhdon tė ngrihet mbi krimin e organizuar, kriminelėt e luftės dhe nga anėtarėt e elitės sunduese nė Serbi, Kosova e ka shumė tė vėshtirė, nė mos tė pamundur t'i besojė procesit.  Shqiptarėt i kanė drejtuar sytė kah komuniteti ndėrkombėtar qė ky i fundit tė udhėheqė e drejtojė fundin e politikave raciste tė Serbisė, tė cilat kanė ēuar nė njė dekadė luftėrash nė Ballkan. Nė qoftė se Kosova shtyhet drejt sundimit tė sėrishėm nga Serbia si njė "model ekstrem" nuk ka njeri nė Ballkan qė do tė mund tė pohojė se konflikti mund tė shmanget", konkludoi Cloyes.
 
Agim Aliēkaj dhe Luan Bukolla, anėtarė tė Bordit tė Lidhjes Qytetare nga Kosova, e pėrforcuan kėtė mendim edhe mė tej. Bukolla e bėri tė qartė se pas genocidit tė Milosheviēit, Kosova kurrė nuk do tė pranojė tė kthehet nėn sundimin e Serbisė. Aliēkaj tėrhoqi vėrejtjen nga rreziku qė pėrbėn ndėrhyrja e Beogradit nė Kosovė. "Ruajtja e 'Status quo'-s nga komuniteti ndėrkombėtar po e shton shpresėn e Beogradit pėr vėnien e sėrishme tė Kosovės nėn kontrollin e saj dhe shuarjen e shpresave tė shqiptarėve pėr pavarėsi. Nė qoftė se Shtetet e Bashkuara tė Amerikės dhe Kėshilli i Sigurimit tė OKB-sė nuk ua mbushin mendjen shqiptarėve se i pret njė e ardhme jashtė Serbisė, zgjidhje nuk do tė ketė kurrė," tha ai.

Nė vazhdėn e kėtij komunikimi tė gjatė dhe tė hapur, ambasadori Negroponte theksoi se njėra ndėr ēėshtjet mė tė mėdha tė Ballkanit, qė u gjend para komunitetit ndėrkombėtar dhe Kombeve tė Bashkuara gjatė njė dekade tė tėrė qė e lamė pas, ende vazhdon "tė zėrė  vend shumė prioritar nė agjendėn tonė", pavarėsisht pėrqendrimit tė gjithanshėm nė Irak dhe nė Afganistan.  Ai pėrmendi rėndėsinė qė kanė rezultatet qė do tė arrihen nė Bosnje dhe nė Kosovė, si dhe atė qė po ngjet nė Maqedoni, "pėr shkak tė gjendjes politike atje". Duke pėrmendur njohuritė dhe afėrsinė me debatin mbi statusin final tė Kosovės, ai pranoi se "Standardet para statusit kanė qenė mėnyrė pėr shtyrjen e kėtij diskutimi deri nė njė kohė tė caktuar nė tė ardhmen, megjithėse duket se tani mė kemi njė ditė tė caktuar pėr fillimin e kėtyre bisedimeve."


Ambasadori Negroponte kėrkoi dhe mori konfirmimin e Lidhjes Qytetare se intervenimi i NATO-s "e shpėtoi Kosovėn", por se, natyrisht, nuk ishte dhe nuk ėshtė nė pyetje vetėm mbijetimi i Kosovės". Lidhur mė kėtė ai sqaroi shqetėsimin e Lidhjes Qytetare. "Pas gjithė asaj qė ka pėrjetuar Kosova gjatė viteve tė nėntėdhejta tė shekullit tė kaluar, ju keni shqetėsimin se gjatė disa viteve tė ardhshme komuniteti ndėrkombėtar mund ta humbė interesimin, se situata mund tė degjenerojė dhe se rrjedhimisht do tė mund tė pėrballeni me situatė tė njėjtė qė kėrkon intervenim tė sėrishėm." Ai pėrmblodhi bashkėbisedimin me Lidhjen Qytetare me fjalėt: "Sėrish ma keni ringjallur interesimin pėr Ballkanin" dhe mė pas shprehu mirėnjohjen dhe falėnderimet se iu dha rasti tė bisedonte me anėtarė tė

 

Lidhjes Qytetare tė njoftuar thellė me atė qė po ngjet nė Kosovė.

Pas takimit me ambasadorin Negroponte, ish-kongresmeni Gilman e dėrgoi Lidhjen Qytetare pėr njė vizitė nė Kombet e Bashkuara dhe mė pas nė njė takim me Hans Correll, Zėvendėssekretar i Pėrgjithshėm pėr ēėshtjet ligjore dhe avokat ligjor i Kombeve tė Bashkuara. Gjatė kėtij sesioni me Corell-in, qė u mbajt me dyer tė mbyllura dhe pa praninė e kamerave, Lidhja Qytetare diskutoi pėr zhbllokimin e privatizimit dhe pėr votėn e Parlamentit tė Kosovės pėr shfuqizimin e ligjeve diskriminuese tė miratuara pas vitit 1989. Lidhja Qytetare planifikon qė disa anėtarėve tė duhur tė Parlamentit tė Kosovės t'ua japė informatat e duhura, dhe, po kėshtu, pėr dijeni dhe zbatimin e tyre, UNMIK-ut, Bashkimit Evropian dhe Departamentit tė Shtetit tė SHBA.

Pėrktheu: Musli BAZHDARAJ