Intervistė ekskluzive pėr Bota Sot e Zonjės Shirley Cloyes-DioGuardi, Kėshilltare e Ēėshtjeve tė Ballkanit e Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane
SHIRLEY CLOYES DIOGUARDI: NUK DO TĖ KETĖ PAQE DHE STABILITET PA PAVARĖSINĖ E KOSOVĖS
Kongresmeni Tom Lantosh mė 18 Maj tha se nėse Serbia do tė luftojė tė mbajė Kosovėn do tė mbetet edhe pa Kosovėn, edhe pa mundėsinė pėr tiu bashkangjitur Europės.
-------
Cloyes: Perėndimi ka vazhduar qė tė mbėshtesė forcėn mė pak demokratike nė rajon, me emrin Serbi
ELIDA BUĒPAPAJ: Administrata e Presidentit Bush ka vendosur tė ketė njė strategji tė re e cila do tė pėrcaktojė statusin e Kosovės nėse do tė jetė e pavarur nga Serbia apo do tė ketė njė hybrid status. Richard C. Holbrooke e pėrshėndeti kėtė iniciativė tė Presidentit Bush. Po LQSHA a e pėrshėndet gjithashtu ?
SHIRLEY CLOYES: Lidhja Qytetare Shqiptaro-Amerikane e pėrshėndet vendimin e administrates tė Presidentit Bush pėr ta risjellė dhe rikthyer statusin e pazgjidhur tė Kosovės nė plan tė parė tė politikės sė jashtme tė SHBA. Ne besojmė se dėshtimi i Perėndimit qysh pas pėrfundimit tė luftės nė Qershor 1999 pėr tė vepruar dhe zgjidhur statusin e Kosovės, dhe pėr tė njohur pavarėsinė e Kosovės, pėrbėn njė kėrcėnim pėr jetėn ekonomike dhe politike tė Europės Juglindore. Statusi i pazgjidhur i Kosovės gjithashtu pėrbėn njė rrezik pėr interesat vitale tė Amerikės, sepse ēdo herė qė Europa ėshtė nė rrezik tė luftėrave, ėshtė Amerika ajo qė paguan ēmimin pėr kėtė. LQSHA beson, ashtu si edhe miqtė tanė nė Kongresin e SHBA, se e vetmja mėnyrė pėr tė parandaluar njė rifillim tė dhunės nė Europėn Juglindore si dhe njė zgjidhje e problemeve politike, ekonomike dhe sociale qė e mban Ballkani gjithmonė vatėr epidemie dhe murtaje, ėshtė pėrcaktimi i statusit final tė Kosovės qysh tani.
Nė kėtė drejtim, katėr anėtarė tė qeverisė sė SHBA kanė bėrė parashikime nė lidhje me Europėn Juglindore, tė cilat unė mendoj se tė gjithė Shqiptarėt kudo ku jetojnė, po ashtu edhe Komuniteti Ndėrkombėtar, duhet ti marrin me seriozitetin e duhur.
Parashikimi i parė ėshtė bėrė nga Senatori Xhoe Bajdėn (Joe Biden) nė Ēikago nė Shtatorin e vitit 2002. Ai tha se Shtetet e Bashkuara tani duhet tė krijojnė njė stabilitet nė varėsi tė dy fenomeneve tė njėkohėshme qė ndikojnė nė marrėdhėniet Euro-Amerikane tė cilat janė: kalimi i pesėdhjetė viteve tė perdes sė hekurt dhe ridalja nė skenė e Ballkanit pas pesėqind vjetėsh.
Tė dy kėto fenomene janė kritike pėr tė ardhmen e Shqiptarėve, kudo ku ata janė. Si viktima tė racizmit, spastrimit etnik, dhe genocidit prej regjimeve sllave prej fundit tė shekullit 19-tė, Shqiptarėt nė Jugosllavinė e Titos (nė Kosovė, Maqedoni, Malin e Zi, dhe nė Luginėn e Preshevės) kanė qenė qytetarė tė dorės sė dytė. Kur ra Perdja e Hekurt, Shqiptarėt u shfaqėn si forca mė pro-Perėndimore dhe mė pro-demokratike se i gjithė blloku Lindor. Por, mjerisht, Perėndimi ka vazhduar qė tė mbėshtesė forcėn mė pak demokratike nė rajon, me emrin Serbi, dhe makineria propagandistike e Beogradit e ka pėrforcuar kėtė permes shpifjeve dhe fallsiteteve duke i portretizuar Shqiptarėt nėpėr kryeqytetet e Perėndimit si njė shumicė Muslimane nė zemėr tė Europės qė pėrbėn rrezik pėr Krishtėrimin Perėndimor si njė force irredentiste qė synon tė ndryshojė kufijtė e Europės.
Serbia e ka tė qartė se e ka tė pamundur tė ripushtojė Kosovėn, dhe tani po pėrpiqet pėr njė kompromis qė do ti mundėsonte aneksimin e veriut tė Kosovės. Ndarja e Kosovės ka qenė gjithmonė njė objektiv i Beogradit. Kjo e rrezikon tė ardhmen e Kosovės duke iu hapur kėshtu dyert rrezikut pėr njė shpėrthim tė ri tė dhunės nė Europėn Juglindore.
Nė 1913, Ballkani u shfaq nė skenė pas mė tepėr se 500 vjet sundimi tė perandorisė Otomane. Nė fund tė viteve 80, u rishfaq nė skenė pas mė tepėr se 40 vjet tė regjimit Komunist. Gjithmonė rajoni ėshtė parė prej Europės Perėndimore si njė zonė moēali dhe vorbulle. Sot, Europa sė bashku me Shtetet e Bashkuara, janė duke kuptuar se Europa Juglindore duhet tė integrohet nė pjesėn tjetėr tė Europės, nėse Europa dėshiron qė tė mbetet nė paqe dhe tė ketė prosperitet e zhvillim. Shqiptarėt nga ana e tyre duhet tė punojnė nė nivelet politike si nė Bruksel, ashtu edhe nė Washington qė ta bindin Perėndimin se nuk mund tė ketė asnjėlloj integrimi deri kur sistemi i Milosheviēit nė Serbi tė ēmontohet tėrėsisht nga themelet, pjesė e tė cilit ėshtė edhe racizmi kundėr Shqiptarėve dhe Muslimanėve tė Bosnjes.
Disa zyrtarė tė lartė nė Perėndim e kuptojnė kėtė, por ata janė pak. Kjo mė bėn mua qė tė shkoj tek parashikimi i dytė nga dikush qė e kupton kėtė, tek Kongresmeni Tom Lantosh ( Tom Lantos) qė pėrfaqėson krahun e Demokratėve nė Komitetin e Marrėdhėnieve Ndėrkombėtare tė Kongresit Amerikan. Mė 18 Maj 2005, nė séancėn e dėgjimit pėr Kosovėn nė Komitetin pėr Marrėdhėniet Ndėrkombėtare, ai tha se Ēdokush qė ka njė njohje tė rajonit e di se nuk ka asnjė rrugė qė tė mund ta kthejė Kosovėn nė njė status si provincė e Serbisė. Pra, kjo nuk ėshtė njė opsion. Shumica dėrrmuese e popullsisė sė Kosovės janė Shqiptarėt etnikė, tė cilėt i kanė tė gjallė nė kujtesėn e tyre dhunėn dhe mizoritė serbe qė i kanė pėrjetuar vetėm pak vite mė parė. Beogradi tani duhet tė vendosė nėse Serbia do ti bashkohet Europės duke pėrfituar prosperitetin e Europės dhe tė ardhmen ose nėse Serbia do tė luftojė tė mbajė Kosovėn. Nėse Beogradi do tė zgjedhė rrugėn e dytė, ai do tė mbetet edhe pa Kosovėn, edhe pa mundėsinė pėr tiu bashkangjitur Europės. Ne duhet qė ta ndihmojmė Serbinė tė kuptojė se ku do ta ēojnė atė zgjedhjet qė do tė bėjė.
Parashikimi i tretė qė unė mendoj se ia vlen qė ta marrim nė konsiderate ėshtė bėrė nga Kongresmeni Henri Hajd ( Henry Hyde), Kryetari i Komitetit pėr Marrėdhėniet Ndėrkombėtare tė Kongresit Amerikan nė Dhjetor tė vitit 2002 nė New York City dhe nė vijim nė Washington D.C. Ai tha se nuk do tė ketė punė pa paqe dhe stabilitet, por nuk do tė ketė paqe dhe stabilitet nė Ballkan pa pavarėsinė e Kosovės. Me 70 % tė popullsisė sė Kosovėn nėn moshėn 30 vjeē dhe me mė tepėr se 60 % tė popullsisė tė papunė, status quo-ja ėshtė e papranueshme. Pa fituar pavarėsinė, Kosova nuk mund tė pėrfitojė kredi tė fuqishme nga institucionet ndėrkombėtare monetare, pėr tė cilat ka nevojė tė ndėrtojė infrastrukturėn e nevojshme pėr tė tėrhequr dhe thithur investitorėt e huaj pėr tė hapur frontet e punės.
Dhe kjo mė bėn mua tė shkoj tek parashikimi i katėrt i Kongresmenit Dana Rorabaher (Dana Rohrabacher) tė cilin ai e bėri nė bordin e Ligės Qytetare nė Washington nė Shkurt 2005. Politika jonė e lėnies tė Kosovės nė harresė, e bėri Rohrabacher tė thotė se ne jemi duke rrėmbyer jetėt e Kosovarėve. Kjo pėr mua ėshtė njė konseguencė reale dhe tragjike e politikės tė jashtme qė ka ushtruar Perėndimi ndaj Europės Juglindore, veēanėrisht kur Shtetet e Bashkuara janė duke bėrė gjithēka pėr tė pėrhapur demokracinė nė vende si Iraku dhe Ukraina.
Cloyes: Nuk e kuptoj se pėrse Serbisė, vendit qė ka kryer luftra genocidiale pėr njė dekadė rresht nė Ballkan, nuk i kėrkohen tė njėjtat standarde
ELIDA BUĒPAPAJ: Nėnsekretari i Shtetit Nikolas Bėrns ( Nicholas Burns) bėri me dije qėndrimin e administratės sė Presidentit Bush nė lidhje me Kosovėn nė dėshminė e tij Kongresionale mė 18 Maj, ku ju Zonja Cloyes, nė emėr tė LQSHA, bėtė tuajėn. Do tė desha tju pyes nėse midis dy dėshmive tuaja a ndanit pikėpamje tė pėrbashkėta rreth Kosovės ?
SHIRLEY CLOYES: Nėnsekretari i Shtetit Nikolas Bėrns dhe unė nuk folėm me njėri-tjetrin mė 18 Maj. Ai dhe kolegėt e tij e lanė seancėn e dėgjimit pasi ai paraqiti dėshminė. Unė pajtohem me nėnvizimet e mėposhtme tė Nėnsekretarit Bėrns tė bėra nė Komitetin e Marrėdhėnieve Ndėrkombėtare: se, politika vrastare e Millosheviēit dhe tė tjerėve krijoi konfliktet mė shkatėrrimtare dhe abuzimet mė tė kėqija ndaj tė drejtave tė njeriut nė Evropė qė nga Lufta e Dytė Botėrore; se ka ardhur koha tė vendoset e ardhmja politike e Kosovės; se e ardhmja e papėrcaktuar e Kosovės nuk kėnaq askėnd dhe lė tė hapur mundėsinė e dhunės se re etnike; se statusi i pazgjidhur i Kosovės nuk e lejon atė tė zhvillojė njė ekonomi tė qėndrueshme; dhe se institucionet paralele, tė financuara nga Beogradi, mė sė shumti nė Mitrovicė, duhet tė shpėrbėhen ose tė integrohen nė strukturat e Kosovės.
Megjithatė, pikėpamja ime ndryshon nga ajo e Nėnsekretarit Bėrns kur vjen puna tek zgjidhja pėrfundimtare e statusit dhe tek hapat qė duhen bėrė pėr tė arritur njė paqe afatgjatė nė Evropėn Juglindore. Z. Bėrns informoi Kongresin se ne nuk e dimė cili do tė jetė statusi pėrfundimtar i Kosovės. Unė besoj se administrata Bush, si administratat Klinton dhe Bush pėrpara saj, i pėrmbahen idesė false se ndalja e shpėrbėrjes sė ish Jugosllavisė ėshtė ēelėsi i paqes afatgjatė dhe se Kosova mundet disi tė integrohet nė Evropė si pjesė e konfederatės me Serbinė dhe Malin e Zi. Unė besoj se lejimi i shpėrbėrjes sė ish Jugosllavisė, duke vepruar me njohjen e pavarėsisė sė Kosovės dhe tė Malit tė Zi (me njė kusht pėr ti dhėnė fund diskriminimit kundėr shqiptarėve dhe pakicave tė tjera nė Malin e Zi), ėshtė thelbėsore pėr arritjen e paqes afatgjatė. Mali i Zi, po aq sa Kosova, nuk dėshiron tė jetė i lidhur me Serbinė.
Pėrveē kėsaj, Nėnsekretari i Shteti Bėrns kėmbėngul bashkė me OKB-nė dhe Evropėn se fillimi i njė procesi pėr pėrcaktimin e statusit tė ardhshėm tė Kosovės varet nga vazhdimi i pėrparimit tė liderėve tė Kosovės nė drejtim tė standardeve tė vėna nga OKB-ja tė cilat janė pėrpiluar pėr tė siguruar pėrmbushjen e vlerave bazė tė multietnicitetit, tė demokracisė dhe tė orientimit tė tregut . Ndėrkohė qė nuk ka asgjė tė keqe me pėrmbushjen e standardeve (diēka qė shumica mbizotėruese shqiptare e dėshiron), unė besoj bashkė me Kongresmenin Lantosh, kemi bindjen se deri tani standardet janė pėrdorur sė pari si njė taktikė pėr tė vonuar zgjidhjen e statusit final tė Kosovės dhe mėnyrė pėr tė mohuar pavarėsinė. Nė tė njėjtėn kohė, unė nuk e kuptoj se pėrse Serbisė, vendit qė ka kryer luftra genocidiale pėr njė dekadė rresht nė Ballkan, nuk i kėrkohen tė njėjtat standarde, bashkė me Malin e Zi dhe Maqedoninė. Dhe kėtu unė mendoj se gjendet problemi parėsor.
Nėnsekretari i Shtetit Bėrns mė 18 Maj theksoi mė shumė se njė herė se Shtetet e Bashkuara do tė kėmbėngulin qė Beogradi tė arrestojė dhe transferojė nė Hagė kriminelėt serbė tė luftės tė Bosnjes Ratko Mlladiē dhe Radovan Karaxhiē. Por ky qėllim i lavdėrueshėm nuk do tė arrijė dot demokratizimin dhe de-nazifikimin e Serbisė, ēka ėshtė e rėndėsishme pėr ti siguruar dhe sjellė paqen dhe prosperitetin rajonit. Fakti se Grupi i Kontaktit, sipas Nėnsekretarit Bėrns, parashikon bisedimet pėr statusin tė pėrfshijnė dialogun midis Prishtinės dhe Beogradit pėrforcon mendimin tim se Perėndimi vazhdon tė ndjekė politikėn e jashtme tė dėshtuar tė njėzet viteve tė fundit, njė politikė qė i shpėrblen autorėt e luftės genocidiale.
Cloyes: Unė shpresoj qė Shqiptarėt e Amerikės tė mos bien nė gjumė tash qė Amerika ka vendosur tė ketė rol mė tė madh nė fillimin e negociatave
ELIDA BUĒPAPAJ: Ipeshkvi Mark Sopi, Dom Lush Gjergji, dhe Ardian Gjini, Ministėr i qeverisė Kosumi gjithashtu dėshmuan nė seancėn Kongresuale tė 18 Majit. Pjesėmarrja e tyre ėshtė bėrė e mundur nga LQSHA. A mendoni se delegacioni juaj i arriti synimet e tij nė Washington D.C ?
SHIRLEY CLOYES: Ne i arritėm synimet tona plotėsisht. Seanca e dėgjimit nė Komitetin pėr Marrėdhėniet Ndėrkombėtare tė Kongresit qė u mbajt me temėn e tashmja dhe statusi i ardhėm i Kosovės, ishte e njė rėndėsie tė madhe, e cila vinte pas riparaqitjes nė Janar tė kėtij viti nė Kongresin e ri tė 109-tė (109th Congress) tė Rezolutės 28 (H.Res. 28), tani Rezoluta 24 (H.Res. 24) nga Kongresmenėt Lantosh dhe Hajd, liderėt e politikės sė jashtme nė Dhomės sė Pėrfaqėsuesve tė SHBA-ve, tė cilėt i bėnin thirrje Shteteve tė Bashkuara qė tė njihnin pavarėsinė e Kosovės qysh tani. Liga Qytetare ishte shumė e shqetėsuar pas shtrėmbėrimeve tė Kishės Ortodokse Serbe dhe lobit tė Beogradit nė Washington, ku Shqiptarėt paraqiteshin si Muslimanė fundamentalistė qė pėrbėjnė kėrcėnim pėr Krishtėrimin Perėndimor kur nė tė vėrtetė Shqiptarėt, qė kanė qenė Katolikė, tė Krishterė Ortodoksė dhe Muslimanė kanė bashkėjetuar pėr shekuj nė mėnyrė paqėsore, paraqesin njė harmoni ideale ndėrfetare tė cilėn pak kombe e kanė pasur. Ne e pamė tė nevojshme qė tė informonim Kongresin pėr kėtė fakt, dhe Kongresmeni Hajd, si Kryetar i Komitetit ra dakord me ne, qė tė kishim njė delegacion nga Kosova tė udhėhequr nga klerikėt e Kishės Katolike tė cilėt ti drejtoheshin Kongresit, bashkė me njė pėrfaqėsues nga qeveria e Kosovės, qė konkretisht ishte Ardian Gjini qė do tė diskutonte pėr statusin e Kosovės. Unė besoj se ekipi jonė ia arriti qė tė bėnte njė punė tė shkėlqyer.
Unė e dija qė pėrpara séances se Nėnsekretari i Shtetit pėr Ēėshtjet Politike Nicholas Burns do tė pėrfaqėsonte administratėn e Presidentit Bush nė panelin e parė. Unė gjithashtu e dija se dėshmitė e ekipit tone tė Shqiptarėve do tė vazhdonin nė panelin e dytė, ndėrsa nė panelin e tretė do tė ishin pėrfaqėsuesit e qeverisė sė Serbisė dhe kishės serbe. Ajo qė unė nuk e dija derisa The Washington Post botoi njė artikull kryesor nė seksionin e parė tė gazetės njė ditė pėrpara se tė mbahej seanca dėshimore nė Kongres, ishte se Nicholas Burns do tė bėnte me dije aty strategjinė e re tė Presidentit Bush pėr Ballkanin.
Ky ishte njė sinjal i qartė pėr mua se puna e Ligės Qytetare, duke e mbajtur nė mėnyrė konstante nė Kongres ēėshtjen e pavarėsisė sė Kosovės nė periudhėn e postluftės, kishte pasur sukses. Nė tė shkuarėn Departamenti i Shtetit ishte pėrpjekur qė ta bindte Komitetin pėr Marrėdhėniet Ndėrkombėtare tė Kongresit qė tė mos mbante sencat e dėgjimit pėr Rezolutėn 467 (H.Res. 467 ) dhe Rezolutėn 28 (H.Res. 28). Kur Rezoluta 28 ( H.Res. 28) u riparaqit nė Janar 2005 si Rezoluta 24 ( H.Res. 24 in), Ministri i Jashtėm i Serbisė Vuk Drashkoviē thirri urgjentisht njė sesion tė veēantė nė Parlamentin serb pėr tė diskutuar strategjinė qė duhet tė ndėrmarrė Serbia ndaj lobit Shqiptar nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės.
Kur Kongresmeni Hajd e pėrmbushi premtimin qė kishte bėrė nė Tetor 2004 nė Komitetin pėr Marrėdhėniet Ndėrkombėtare tė Kongresit, se do tė mbahej mė 18 Maj njė tjetėr séance dėgjimi pėr statusin e ardhėm tė Kosovės, Departamenti i Shtetit, nė mėnyrė tė qartė bėri njė hop duke dėrguar pėr tė dėshmuar pėr ēėshtjen nė fjalė zyrtarė tė nivelit mė tė lartė pėr tė dhėnė sinjale tė qarta drejt zgjidhjes tė statusit pėrfumdimtar tė Kosovės.
Por, megjithė kėtė sukses, unė dola nga senca dėgjimore kongresuale me njė pėrgjegjshmėri edhe mė madhore. Dhe unė shpresoj qė edhe Shqiptarėt e Kosovės tė mos bien nė gjumė duke u nisur nga fakti se Amerika tash ka vendosur qė tė ketė njė rol tė mė madh nė fillimin e negociatave pėr statusin final tė Kosovės. Amerika ka hedhur njė hap duke i kėrkuar Grupit tė Kontaktit dhe OKB-sė pėr tu mbledhur nė tavolinė, por shefi i negociatave, emri i tė cilit ende nuk ėshtė shqiptuar, do tė jetė njė Europian. Dhe sikur e thashė, edhe mė parė, Beogradi do tė jetė pjesė e dialogut.
Rezultati kurrsesi nuk ėshtė i sigurtė, dhe prandaj qeveria e Kosovės, veēanėrisht, duhet tė punojė fuqimisht nė mediat Perėndimore dhe me Lidhjen Qytetare Shqiptaro-Amerikane nė Uashington pėr ta mbrojtur historinė dhe realitetin e shqiptarėve tė Kosovės, vizionin qė kanė pėr tė ardhmen shqiptarėt e Kosovės. Dhe tė mos vazhdojmė tė bėjmė kaq pak nė kėtė front, teksa Beogradi punon ditė e natė pėr tė propaganduar pikėpamjet e tij dhe pėr ta ushtruar ndikimin e tij.
Menjėherė pas luftės, qeveria e Serbisė pėrmes makinerisė propagandistike tė shpifjeve ia ka arritur qė tė krijojė njė barazi fallco midis bėrėsit tė krimeve dhe viktimave tė genocidit serb nė Ballkan, dhe ka arritur qė tė ketė sukses, sepse pala tjetėr, pra viktimat e vėrteta, nga ana e tyre, si zyrtarėt e Kosovės dhe pjesėve tė tjera tė Ballkanit, nuk kanė pasur njė plan strategjik pėr tė hedhur nė kosh tė plehėrave propagandėn fallco qė Beogradi bėn nė Perėndim.
Mestitull: Kur Serbia tė pranojė pavarėsinė e Kosovės mund tė takohen zyrtarėt kosovarė me ata serbė
ELIDA BUĒPAPAJ: Komuniteti Ndėrkombėtar dhe veēanėrisht BE kanė filluar qė ti bėjnė presion Presidentit tė Kosovės Ibrahim Rugova pėr njė takim me Boris Tadiēin. Ibrahim Rugova nuk e ka pranuar njė takim tźte-ą-tźte me presidentin serb, por njė takim nė kuadrin ndėrkombėtar. A keni ndonjė koment nė lidhje me kėtė ?
SHIRLEY CLOYES: Unė jam dakord me Presidentit Rugova nė kėtė pikė. Unė nuk e kuptoj si ėshtė e mundur qė ky takim tė jetė frutdhėnės, kur Serbia pretendon ta ketė sovranitetin mbi Kosovėn dhe Boris Tadiēi nė mėnyrė publike ka hedhur poshtė vullnetin e popullit tė Kosovės pėr pavarėsi. Unė mendoj se Presidenti Rugova dhe zyrtarėt e tjerė Kosovarė duhet tė takohen me zyrtarėt serbė pasi Serbia tė pranojė qė Kosova do tė jetė e pavarur. Atėhere ata mund tė ulen pėr tė sheshuar marrėveshjet bilaterale tė bashkėpunimit politik dhe ekonomik.
BOX
VUK DRASHKOVIĒI KUNDĖR LOBIT SHQIPTAR NĖ SHBA
Kur Rezoluta 28 ( H.Res. 28) u riparaqit nė Janar 2005 si Rezoluta 24 ( H.Res. 24 in), Ministri i Jashtėm i Serbisė Vuk Drashkoviē thirri urgjentisht njė sesion tė veēantė nė Parlamentin serb pėr tė diskutuar strategjinė qė duhet tė ndėrmarrė Serbia ndaj lobit Shqiptar nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės.
BOX
SERBIA PĖRMES MAKINERISĖ PROPAGANDISTIKE TĖ SHPIFJEVE KA KRIJUAR BARAZI FALLCO MIDIS BĖRĖSI TĖ KRIMEVE DHE VIKTIMAVE
Menjėherė pas luftės, qeveria e Serbisė pėrmes makinerisė propagandistike tė shpifjeve ia ka arritur qė tė krijojė njė barazi fallco midis bėrėsit tė krimeve dhe viktimave tė genocidit serb nė Ballkan, dhe ka arritur qė tė ketė sukses, sepse pala tjetėr, pra viktimat e vėrteta, nga ana e tyre, si zyrtarėt e Kosovės dhe pjesėve tė tjera tė Ballkanit, nuk kanė pasur njė plan strategjik pėr tė hedhur nė kosh tė plehėrave propagandėn fallco qė Beogradi bėn nė Perėndim.